• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Dita e Flamurit, 28 Nandueri, nuk po festohet, kurse 29 Nandori, që asht dita e okupimit të Shqipnis prej bishës…”/ Traktet e liceistëve të Shkodrës në 1948, që tronditën regjimin e Enver Hoxhës

“Dita e Flamurit, 28 Nandueri, nuk po festohet, kurse 29 Nandori, që asht dita e okupimit të Shqipnis prej bishës…”/ Traktet e liceistëve të Shkodrës në 1948, që tronditën regjimin e Enver Hoxhës
“Dita e Flamurit, 28 Nandueri, nuk po festohet, kurse 29 Nandori, që asht dita e okupimit të Shqipnis prej bishës…”/ Traktet e liceistëve të Shkodrës në 1948, që tronditën regjimin e Enver Hoxhës
“Dita e Flamurit, 28 Nandueri, nuk po festohet, kurse 29 Nandori, që asht dita e okupimit të Shqipnis prej bishës…”/ Traktet e liceistëve të Shkodrës në 1948, që tronditën regjimin e Enver Hoxhës
“Dita e Flamurit, 28 Nandueri, nuk po festohet, kurse 29 Nandori, që asht dita e okupimit të Shqipnis prej bishës…”/ Traktet e liceistëve të Shkodrës në 1948, që tronditën regjimin e Enver Hoxhës
“Ndërsa ai po i shikonte me trishtim partizanet me barkun e fryrë, njëra prej tyre i tha: xhaxha, ne s’kemi shkuar në mal vetëm për luftë, por…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
“Nga 1945-sa deri në ’53-in, në Shkodër u arrestuan 60 liceistë dhe 4 prej tyre u pushkatuan, si krerë të organizatave antikomuniste “Përpjekja Shqiptare” dhe grupimi “Social-demokrat”/ Dëshmia e ish-nxënësit…
“Dita e Flamurit, 28 Nandueri, nuk po festohet, kurse 29 Nandori, që asht dita e okupimit të Shqipnis prej bishës…”/ Traktet e liceistëve të Shkodrës në 1948, që tronditën regjimin e Enver Hoxhës

Memorie.al / Ngjarja e rrallë në dokumentet e arkivit të ish-Komitetit Qendror të Partisë, ku tregohet se si organizoheshin të rinjtë për të sabotuar aksionet e punës vullnetare, lëndët ideologjike në shkollë, aktivitetet e partisë në qytet dhe si shpërndanin fletushka, ku thonin se; “Shqipëria me 29 nëntor, nuk u çlirua, por u pushtua nga Bisha komuniste”…! Tre dokumente të janarit 1948, zbulojnë një ngjarje të panjohur në Shkodër, por shumë domethënëse për rezistencën antikomuniste në këtë qytet, ku të angazhuarit, ishin kryesisht të rinjtë e qytetit në Liceun e Shkodrës dhe në ‘Normale’ dhe disa pedagogë të tyre.

Dokumentet janë shkëmbyer mes Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe Komitetit të Partisë në Shkodër. Nga udhëheqja më e lartë e regjimit komunist në Tiranë, kërkohej informacion i hollësishëm, mbi një varg ngjarjesh shqetësuese për regjimin, ku protagonist ishin nxënësit e Liceut dhe ‘Normales’ dhe disa pedagogë të tyre. Sipas këtyre dokumenteve, bëhej fjalë për grupe të rinjsh të organizuar, të cilët kishin aktivitet kundër regjimit.

Ata organizoheshin mes tyre, duke përhapur parulla e fletushka kundër regjimit të Enver Hoxhës, duke sabotuar aksionet e punës prodhuese, duke sabotuar lëndët me karakter ideologjik në shkollë, deri edhe orën e gjuhës ruse, duke e refuzuar festën e 29 nëntorit si ditë çlirimi dhe duke e quajtur atë si; “Dita e pushtimit nga bisha komuniste”, etj.

E gjithë veprimtaria e grupeve të të rinjve antikomunistë në Shkodër, ishte vënë nën shënjestrën e regjimit, e pas kësaj ishin kryer një varg arrestimesh, sidomos mes pedagogëve të tyre dhe disa prej të rinjve. Mes pedagogëve, përmenden emrat e: Filip Ndocajt, Injac Ndojës, Luigj Franos, Hidajet Cekës, Pashko Gjeçit e Zyhdi Sokolit, si edhe pedagogët e burgosur, si: Abdyl Rusi, Mehmet Daija, Adem Bazhdari, Ruzhdi Çoba, Syrri Anamali, dhe poeti Qemal Draçini, që cilësohet në dokument; “vdekë në burg”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Siç vërehet në këto dokumente, këta të rinj e kishin tronditur regjimin komunist me aktivitetin e tyre dhe nga kupola e regjimit, jepeshin urdhra për të dhënë llogari, se si ata ishin organizuar e kishin gjetur terren, për të penguar pushtetin në qytet.

Letra e Manush Myftiut, për Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Shkodrës

Nr. 5/76

6/ I/ 48

                             Komitetit Qytetit

                                 Shkodër

Brenda dy ditëve, të na informoni mbi gjendjen e liceut. Na jemi t’informuar se aty puna nuk është mirë. Ju duhet të na dërgoni një relacion të hollësishëm, ku të na tregoni si qëndron puna, cila është forca t’onë këtu, ç’punë është bërë dhe ç’masa keni marrë juve, për këtë gjendje të punës.

Njëkohësisht të na tregoni se për ç’arësye, juve nuk na keni njoftuar me kohë për këtë çështje.

Manush Myftiu

Relacioni i Komitetit të Partisë së Shkodrës, i firmosur nga Abaz Laze, dërguar Komitetit Qendror të Partisë Komuniste në Tiranë

 V.F.L.P.

 PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE

 KOMITETIT QYTETIT SHKODËR

 Nr. 18/I

                                         Shkodër më 9/ I/ 1948

 KOMITETIT QENDROR P.K. SHQIPTARE

               T I R A N Ë

Gjegje radiogramit t’uej, Nr. Extra Dat. 5-I-48. Mbasi as në relacionet e ma parshëme, nuk janë vu në dukje ndryshimet dhe aktiviteti që ka zhvillue elementi kundërshtarë në Lice e Normale, në vija të përgjithshme, po shënojmë edhe nga të vitit kaluem, në mënyrë që të dalë e kjart gjendja dhe ndryshimet që jan ba;

Në bazë të informatave dhe të deponimeve të vet të burgosurve (Gjimnazistë), konkretisht del se në Lice dhe Normale, tue fillue që në klasën e katërt e, deri në klasën e fundit, disa nga studentët dhe studentet e goditur nga reformat e ligjet e ndryshme të Pushtetit, të nxitun dhe të udhëzuem nga profesor kundërshtarë, gjatë vitit 1946 e 947, kanë mundur të bashkohen ndër rrethe të vogla kundërshtarësh dhe në forma t’organizuera, kanë zhvillue nji lloj aktiviteti, tue sabotue në problemet e organizatës dhe në fushata të ndryshme e, veçanërisht në punë vullnetare etj.

Nga profesorët që kanë veprue si ma sipër, janë: Filip Ndocaj, Injac Ndoja, Luigj Franoja, Hidajet Ceka, Pashko Geci e Zyhdi Sakoli, të gjithë gjithnjë profesorë, ndërsa nga të burgosurit janë: Abdyl Rusi, Mehmet Daija, Adem Bazhdari, Ruzhdi Çoba, Syrri Anamali, të gjithë të burgosur si dhe Qemal Draçini (vdekë në burg).

Të gjithë të nalt përmendurit, në bashkëpunim me njeni tjetrin, kanë afrue pranë vetes elementët e goditur dhe ata ma aktivët të cilët i kanë ndihmue në çdo drejtim, në mënyrë që të ngrejshin rrethe kundërshtare në çdo klasë, që të mundeshin të zhvillonin më lehtë aktivitetin e tyne kundërshtarë, dhe vetëm me ndihmën që këto u kanë dhanë, kan mujt me i ngritë.

Këta për ngritjen e e organizimin dhe për edukimin e tyne rretheve, kan ngarkue personat që po shënojmë ma poshtë: të cilët janë: Shyqyri Ahmet Agaj, Skënder Gera e Hamdi Omari (të përjashtuem), Habit Rusi, Xhevat Çuku e Remzi Çuku (të burgosun), Isa Koka, Telat Rraklli e Injac Doçi (marrë maturën) dhe Ernest Perdoda, Linda Boriçi, Marije Rranxi, Gjok Berisha, Ahmet Bushati, Gjystina Kapidani, Qazim Borshi, Sadije Draçini, të cilët akoma vijojnë shkollën;

Që të gjithë këto kanë lidhje të ngushta me profesorët kundërshtarë dhe jan caktue si përgjegjësia të këtyre rretheve, për të cilën jan ngarkue nga të sipërmit (profesorët) në mënyrë që të kombinojnë sa ma tepër sabotimet e gjithçka tjetër, në lidhje me veprimtarin e tyne kundërshtare.

Siç u tha dhe më sipër, deri në mojët e parë të vitit ‘947, në Lice e Normale, janë kenë ngritë deri në trembëdhjet rrethe kundërshtar, ku merreshin pjesë deri në (60) gjashtëdhjetë studentë e studente të dyshimtë, por prej këtyre, afro (25) gjinden jashtë shkollës, mbasi disa janë në burg, disa janë përjashtua dhe disa të tjerë kanë marrë maturën, kështu që numri i elementit tamam kundërshtarë, metet deri në (30) ose edhe në (40) vetë, të cilët janë të inkuadrumë si anëtarë të rretheve të sipërme dhe që marrin pjesë aktive, në çdo sabotim që pregadisin përgjegjësit e këtyre rretheve, etj.

Këto rrethe të udhëhequra nga personat e nalt përmendun dhe në baz t’udhëzimeve që u janë dhanë nga profesorët e përmendun ma naltë, etj; jan përpjek të organizohen sa ma tepër, tue provokue edhe mbledhje të organizueme, në mënyrë që të zhvillonin aktivitetin sa ma të gjanë, edhe të shtonin rradhët e tyne me elemente të pa kënaqun, etj.

Para dhe mas arrestimeve të disa nga profesorët e nga studentat, kan provokue mledhje të ndryshme n’për shtëpijat e tyne, ku vazhdimisht kan shtrue gjendjen e rreaksionit dhe detyrat që u delnin përpara, për të dhënë kontributin e tyne, për përmbysjen e këti Pushteti, njikohsishtë në të tilla mledhje, kan marr vendime dhe angazhime, që të sabotojn në ç’do fushat të organizatës të Rinis, si dh në problemet e ndryshme të Pushtetit, sidomos në punën vullnetare, etj.

Këta, në bazë të direktivave që merrshin nga ish-Profeorët; Qemal Draçini, Abdyl Rusi, Eqrem Rusi e, tjerët që përmendëm edhe ma nalt, si programe të përditshëm të veprimtarisë tyne, kan pasë: Të sabotonin sa më tepër, tue mos lanë studentat që merrnin pjes në konferenca e metingjet e organizatave të Frontit, etj.

Të mos lejonin të rij student, që të marrin pjes në punë vullnetare, të shkaktonin sa më tepër çrregullime në shkoll, tue prishë edhe rregullin në klasë, të mos lejonin që të rijtë t’i ven rëndësi çështjeve të ndryshme edukative, sidomos atyre të nxierruna nga letratura Ruse, të sabotonin sa më tepër kur jepet mësim në land të ndryshme Ruse, të sabotonin t’ue ba pytje të kota, gjatë diskusioneve në lidhje me recitimet e debatet që bajnë në klasat e nalta etj.

Për të gjithë këto janë udhëzue nga profesorët dhe nga përgjegjësit e rretheve, në mbledhjet dhe në formë takimesh personale, u janë ngarkuar elementëve të tjerë të këtyre rretheve. Përveç sa u tha ma naltë, këta tue majtë vazhdimisht lidhje me njeni tjetërin, në përputhje me të gjitha ngjarjet politike të vendit, si në lidhje me gjygjet etj., kan pregadit parrulla të ndryshme disfatiste dhe i kan shpërnda nëpër qendra të ndryshme: p.sh. në lidhje me gjygjin, këta janë përpjekë të paraqesin si komedi, tue u mundu të mbulonin faktet, në lidhje me ekspozimin e formave të organikës së tyne dhe aktivitetin që ësht zhvillue nga këta, etj.

Këta dhe në kohët e fundit, kanë provokue nji seri mbledhjesh, sidomos në shtëpin e Hamdi Omarit, Thabit Rusit, Xhevat Qukut, Hodo Sokolit dhe në tjera, ku gjithnji kanë shtrue gjendjen dhe detyrat që i delnin përpara, për të vazhdue havazin e tyne, të cilët tash së fundit, d.m.th., në Festën e 29 Nëndorit dhe të vitit të rijë, mbas disa mledhjeve të bame në shtëpin e Xhevat Qukut, vendosën të shkruejnë dhe të shpërndajnë fletushka me përmbajtje politike kundër Pushtetit, tue e paraqitë këtë ndër ma terroristin dhe si nji Pushtet të huej (akupator)

 Të këtilla fletushka, kan shpërnda dhe në festën e Dhjet Korrikut, si dhe në festat e tjera, në mënyrë që të ngjallnin dyshime në Popull, për të cilën tash së fundi, u kapën me to në dorë dhe dy prej tyne, u arrestuen e jan në burgë.

Me nji fjalë, elementi kundërshtarë në vendet e sipër-përmenduna, ka mujtë me u bashku dhe së bashkut, kan mujt të sabotojnë, përsa u ka takue, por kjo nuk ka qenë e vazhdushme, masi në rastet që jan marrë masa arrestimesh e përjashtimesh, për disa kohë kan jetue në nji farë pasiviteti – p.sh., gjat këtyre tre mujve të fundit, nga frika se mund të arrestohen, aktiviteti i tyne ësht kenë, vetëm hjedhja e ndonji parudhe në lidhje me gjygjin dhe në takime të ndryshme, porossitë njeri njetërin, që të ruhen shum për disa ditë.

Kjo në përgjithsi, ndërsa nji pjes e veçanrishtë të sipërshënuemit, edhe gjat kësaj kohe, janë vazhdue takimet dhe nën maskën e festive, jan mbledhë nëpër shtëpijat e shokve të tyne, si p.sh. në datën 24 Nandor, kur disa u përmendën në gjygj si antarë rrethesh, Gjystina Kapidani dhe disa nga shoqet e saja jan mbledhë në shtëpin e Mici Dedës, po antarë i rrethit të tyne, gjithashtu edhe ma vonë, jan mbledhë nëpër shtëpijat e tyne gjoja për të studjue, etj.

Masi edhe mas goditjeve të deritashme, disa e sidomos të sipër shënuarit, por vazhdojnë kontaktet dhe mledhjet ku vazhdimishtë shtrohen çështje me karakter politikë, ky Komiteti, për ta evitue nji aktivitet t’organizuem dhe për të shpartallue, këto rrethe, asht i mendimit që personat që u përmendën më naltë, të cilët vazhdojn akoma shkollën, të demaskohen dhe të përjashtohen spakut katër prej këtyre, ma aktivët dhe që janë të goditun ma randë se të gjithë të tjerët nga Pushteti, ata që duhet të përjashtohen, janë:

Ernest Pedoda, i cilli dhe tash së fundit, ka marrë pjes në shkrumjen e parrudhave dhe marr përsipër për të shtypë e shpërnda fletushka, Marije Rranxi e cilla asht këshillue disa here, nga ish-Drejtorija Mrendëshme, dhe gjithnji vazhdon të lëshojë parudha dhe të inkurrajojë të tjerët, që të mos e ndërpresin punën e tyne kundër Pushtetit, etj., Gjok Berisha, po si të sipërmit, dhe Gjystina Kapidani, e cilla merrë pjes në ç’do mledhje që provokojnë këta, për të shtrue çështjet e tyne.

Këto, jo vetëm që jan të goditur nga ligjet dhe reformat e Pushtetit, por njifen nga të gjithë nxansit dhe nga Populli, si kundërshtarë të pa pajtushëm t’onët, deri sa parë ç’do situatë këta kan vazhdue havazin e tyne, tuj lëshue parrudha, etj.

Përveç sa sipër, mendojmë që edhe disa të tjerve organizata e Rinisë, duhet t’u tërhjeki kartat e antarsis, në mënyrë që goditjet të jenë për të gjithë drejtuesët e rretheve, si mbas elementit dhe disa të tjerë që janë viktimë, të këshillohen nga Organizata e Rinisë dhe Seksioni i Mbrendëshëm.

Për arsye se elementat e arrestuar jan në proçedime e sipër, akoma nuk kemi një ide të qartë, se kush është koka drejtuese e këtyre grupeve dhe në se profesorët, kanë lidhje me elementa të tjerë këtu në Shkodër, a po në Tiranë, prej nga të marrin vijën; e nga kjo nuk kemi mundur, t’u japim deri tash një relacionë të saktë.

Këtu ngjitur, ju dërgojmë dhe përmbajtjen e fletushkave që kanë hedhur.

   P. KOMITETIN E PARTISË

               (Abaz Laze)

                  (firma)

 Shënimi me shkrim dore në krye të dokumentit

Ç’forca kemi ne në Lice? Cila ësht puna t’onë këtu? Ç’masa ka marrë Komiteti i Partisë për forcimin e punës s’onë këtu?

Dokumenti arkivor me traktin me përmbajtje antikomuniste

  1. K. RR. Sh.

“Dita 28 Ndanduer, dita e Flamurit nuk festohet. Kurse dita e 29 Nandorit, dita e okupimit të Shqipnis prej Bishës Komuniste, festohet. Mos e humbë shpresën Popull, se pas mvuejtjeve, vjen Liria…!

Nxjerrë nga origjinali, mbasi kishim vetëm një copë dhe duhet në Seksion Mbrëmshëm. Memorie.al

9/I/48                                   (firma)

Marrë nga Kujto.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Misteri i vrasjes tragjike të Ali Maliqit nga bashkëvuajtësi i tij, në Kampin e Fabrikës së Çimentos në Elbasan, në maj ’67, duke e goditur me levë dhe...”/ Historia tragjike e familjes së njohur dibrane, Agolli

Next Post

“Varrëmihës i kampit të Kozarës, ishte djaloshi Elmaz Libohova, që i shoqëruar nga tre policë, e mori Foto Tomidhin e vdekur në krahë dhe e futi në një gropë, por natën aty...”/ Historia tronditëse e vitit 1948

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia
Dossier

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
Dossier

“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

May 30, 2025
“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati
Dossier

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

May 31, 2025
“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
Next Post
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948

“Varrëmihës i kampit të Kozarës, ishte djaloshi Elmaz Libohova, që i shoqëruar nga tre policë, e mori Foto Tomidhin e vdekur në krahë dhe e futi në një gropë, por natën aty...”/ Historia tronditëse e vitit 1948

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!