• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, August 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër…” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës
“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër…” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
“Pak ditë para arrestimit, Koço Plaku më tregoi se në vitin 1957, pas arratisjes së vëllait në Jugosllavi, ai donte të vriste veten, por…”/ Dëshmia e rrallë e kolegut për ing, e famshëm, që u pushkatua në ’76-ën
“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër…” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
“Pasi kryetari lexoi dënimet me vdekje, Vangjeli, m’i nguli sytë, sikur nëpërmjet atij shikimi, nxitonte të më linte amanetin, për…”/ Dëshmia rrëqethëse e shkrimtarit dhe publicistit të njohur
“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër…” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
“Pak ditë para arrestimit, Koço Plaku më tregoi se në vitin 1957, pas arratisjes së vëllait në Jugosllavi, ai donte të vriste veten, por…”/ Dëshmia e rrallë e kolegut për ing, e famshëm, që u pushkatua në ’76-ën
“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër…” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
“Pak ditë para arrestimit, Koço Plaku më tregoi se në vitin 1957, pas arratisjes së vëllait në Jugosllavi, ai donte të vriste veten, por…”/ Dëshmia e rrallë e kolegut për ing, e famshëm, që u pushkatua në ’76-ën
“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër…” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e dymbëdhjetë

Memorie.al / Që nga fundi i nëntorit të vitit 1944 kur erdhi zyrtarisht në pushtet, e deri sa vdiq në vitin 1985, diktatori komunist Enver Hoxha, duke dashur që t’i ngjante idhullit të tij, Josif Visaranoviç Stalinit dhe duke ndjekur “rrugën” e tij, hera herës ndërmerrte spastrime në udhëheqjen e lartë të PPSH-së, gjë të cilën praktikisht e kishte filluar që nga viti 1941, me Anastas Lulën e Sadik Premten, e vazhdoi me Koci Xoxen (dhe grupin e tij) në vitin 1948-’49 dhe e mbaroi në vitin 1981-’82, me të ashtuquajturin “Grupi armiqësor i Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut”. Në këtë interval kohor prej më se katër dekadash, siç dihet tashmë, ai eliminoi pothuaj të gjithë themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare, anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së dhe drejtuesit kryesorë të ashtuquajturës “Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare”, aq sa nga viti 1960 e, deri në shembjen e regjimit komunist në 1990-ën, vetëm Pilo Peristeri kishte shpëtuar nga burgu apo internimi, duke iu gëzuar privilegjeve si kandidat i përjetshëm i Byrosë Politike dhe funksionit të drejtorit të Kombinatit të Autotraktorëve “Enver Hoxha”!

Por, ndryshe sa kishte bërë deri në fillimin e viteve ’70-të, ku “shpata” e Enver Hoxhës kishte rënë kryesisht mbi udhëheqjen e lartë të PKSH-së, (Koci Xoxe, Kristo Themelko, Sotir Vullkanim Ramadan Çitaku, Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Liri Gega, Gjin Marku, Koço Tashko, Liri Belishova, etj.), të cilët ai i kishte akuzuar për “devijatorë të vijës së Partisë” dhe i kishte dënuar si “tradhtar dhe armiq të popullit”, në mesin e viteve ’70-të, diktatori Enver Hoxha filloi goditjen edhe ndaj disa anëtarëve të Byrosë Politike, që mbanin edhe poste ministrore, si Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi,  duke i akuzuar ata edhe si “sabotatorë” të Ekonomisë Socialiste”!

Gjithashtu mund të lexoni

“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976

“Mjerimi ekonomik stimuloi emigrimin dhe politika represive e Beogradit ndaj pakicave, shkaktoj mërgimin e 400 mijë shqiptarëve të Kosovës…”/ Shkrimi i panjohur i “Neue Zürcher Zeitung”, në 2006-ën

Dhe ashtu siç kishte bërë me Beqir Ballukun, Petrit Dumen e Hito Çakon, (të cilët u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan), ku për të vërtetuar “veprimtarinë e tyre armiqësore”, Enver Hoxha dënoi me burgje dhe internime edhe një grup të madh oficerësh madhorë, edhe me të ashtuquajturin “Grupi sabotator i Ekonomisë”, ku përveç Këllezit dhe Theodhosit, bënin pjesë edhe dy ministrat Kiço Ngjela e Vasil Kati, u akuzuan dhe u dënuan edhe disa funksionarë të lartë të sektorit të Tregtisë, drejtorë e specialist të njohur, siç ishin Andrea Manço, Ahmet Jegeni, Bardhyl Frashëri etj., si dhe të sektorit të Naftës, si; drejtues, inxhinierë e specialist të njohur, si; Filip Nashi, Beqir Alija, Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Protoko Murati, Dhimitër Stefa, Jani Konomi, Nuredin Skrapari, etj.

Siç do të shohim edhe në dokumentet në fjalë, procesin hetimor ndaj ndaj të ashtuquajturit “Grupi armiqësor e sabotator i Ekonomisë”, që kishte realizuar Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit, me akuza të montuara dhe dëshmi të rreme apo të marra nën torturë, etj., e vazhdoi edhe Gjykata e Lartë e Republikës Popullore të Shqipërisë me në krye Aranit Çelën, duke i “kanalizuar” akuzat edhe nga ana “juridike”, për të “vërtetuar” ato që kishte thënë Enver Hoxha në Plenumet e Komitetit Qendror të PPSH-së, ndaj Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit, Kiço Ngjelës, Vasil Katit etj.

Sa më sipër për të gjithë këta, pas viteve ’90-të, është folur dhe shkruar shumë, si nga pjesëtarë të atyre “grupeve”, familjarë të tyre, etj., etj., Memorie.al ka siguruar dokumentet arkivore të Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë të asaj kohe dhe ish-Presidiumit të Kuvendit Popullor, ku është marrë në shqyrtim “Grupi armiqësor i Ekonomisë”, “Tregtia” dhe “Nafta”, të cilat shohin dritën e botimit për herë të parë, dokumente të cilat po i publikojmë në disa numra, bashkë me fotot e faksimilet përkatëse.

Në pjesën e parë dhe të dytë të këtij cikli shkrimesh, po publikojmë dokumentet ku bëhet fjalë për ish-drejtorit të Makinaimportit, Andrea Manço me origjinë nga fshati Boboshticë e Korçës,, vëllai i të cilit Todo Manço, për vite me radhë kishte shërbyer si kryeinxhinier dhe drejtor i minierës së kromit të Bulqizës, e gjithashtu për disa legjislatura me radhë edhe deputet i Kuvendit Popullor, i cili kur u nda nga jeta më 6 nëntor 1974, iu bë një ceremoni madhështore mortore, me homazhe në qendër të kryeqytetit, ku përveç Enver Hoxhës, mori pjesë e gjithë udhëheqja e lartë e PPSH-së, me në krye kryeministrin Mehmet Shehu. Ndërsa Todo Manços, (“Hero i Punës Socialiste”) do t’i bëheshin gjithë këto nderime, vëllai i tij, Andrea, afro dy vjet më pas, do të torturohej në qelitë e Sigurimit të Shtetit dhe do të dënohej me vdekje, me pushkatim, si “armik i popullit” dhe “agjent i agjenturave të huaja”, e varri i tij, ende nuk është gjetur!

                                                           Vijon nga numri kaluar

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË TË KRYESUAR NGA ARANIT ÇELA, DËRGUAR PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, PËR DËNIMIN E “GRUPIT ARMIQËSOR” NË SEKTORIN E NAFTËS, ME NË KRYE FILIP NASHI, BEQIR ALIJA, KOÇO PLAKU, MILTO GJIKOPULLI, ETJ.

                                                          RELACION

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË          Tiranë më 21.6.1976

GJYKATA E LARTË

Nr.381

                                      Presidiumit të Kuvendit Popullor

                                                                 Tiranë

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTE

Nr.12. Regj. Themeltarë

Nr.13 i vendimit

                                                        VENDIM

                                                NE EMËR TE POPULLIT

Gjykata e Lartë e Republikës Popullore të Shqipërisë, e përbërë prej:

Kryetares së seancës: Eleni Selenica Z. Kryetare Gjykatës Lartë

Nd. Gjyqtar së seancës: Mitat Goskova

Nd. Gjyqtar së seancës: Fehmi Legreta

T’asistuar prej sekretarit Sadik Mema, me pjesëmarrjen e Prokurorit Sotiraq Samara ZV. Prokuror’i Përgjithshëm, nga data 11-17.6.1976 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, çështjen penale Nr.12 që ju përket të pandehurve:

I pandehuri Milto Gjikopulli, vuri në dukje se jo vetëm nga ana e Elvira Babiçenkos, është informuar për qenien edhe të Koço Plakut në shërbim të Zbulimit Sovjetik, por edhe kur është takuar në Moskë me zbuluesin sovjetik në vitin 1971, ai ka dashur t’i japë letër për Koço Plakun, por kur morri vesh se Miltoja kishte bërë përpjekje për t’u lidhur me Elvirën, për qëllime sigurie, zbuluesi sovjetik nuk i dha letrën, duke theksuar se do ta dërgonte atë në rrugë tjetër.

Kurse dëshmitari Zenel Pushaj, deklaroi se vetë i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhra si të veprojë më tej, se do të vinte një njeri që do t’i thoshte; “ke të fala nga xhaxhaj”, kjo punë nuk do të zgjas shumë vite, na duhesh në të ardhshmen, në qoftë se shikon që sabotojnë të tjerët, t’i mos bëj alarm, paraqitu si armikë i Bashkimit Sovjetik etj.”. Personi që e ka marrë në lidhje të pandehurin Koço Plalu, ashtu sikurse ai i ka deklaruar vetë dëshmitarit Zenel Pushaj, ka qenë zbuluesi sovjetik “Kozorjev”, i ardhur si “specialist” në industrinë e Naftës dhe Gazit.

Pretendimi i të pandehurit Koço Plaku, se dëshmitarit këto fakte ja ka thënë, por duke u ndodhur në rrethana të “vështira”, nuk është i bazuar. Me dëshmitarin Zenel Pushaj, i pandehuri Koço Plaku ka zhvilluar biseda nga më të ndryshmet, duke i folur gjatë për pjesëtarët e familjes së tij, për pikëpamjet e tij, për sabotimet e kryera në Naftë nga ai dhe të tjerët, gjë që nuk mohohet prej tij, prandaj nuk ka asnjë arsye të mos u besohet thënieve të dëshmitarit Zenel Pushaj, i cili të gjitha të dhënat që jep, i ka dëgjuar nga vetë i pandehuri dhe jo nëpërmjet ndonjë personi tjetër.

Gjatë Gjykimit të çështjes u vërtetua se të pandehurit Filip Nashi e Beqir Alija, duke shfrytëzuar postet drejtuese që ata zinin në Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës dhe në Institut, kanë shpërdoruar pozitën e tyre zyrtare, duke sjellë një dëm me pasoja veçanërisht të rënda. Duke vepruar në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës së tyre, në kundërshtim; me ligjet dhe rregullat e administrimit të vlerave monetare e materiale, kanë shpërndarë jashtë sistemit të Naftës ndërmarrjeve të ndryshme, kooperativave bujqësore, reparteve ushtarake dhe institucioneve, makineri e pajisje të shumta.

Kështu i pandehuri Filip Nashi, ka shpërndarë 20 copë vetura, 7 kamionë, 105 prozhektorë, 40 elektromotorë, 3 moto-gjeneratorë, pajisje mjekësore, 60 amplifikatorë, 20 stabilizatorë, mbi 200 copë auto-goma komplet, sasi të ndryshme alumin bllok, bronzi bllok, çeliqet, acide të ndryshme, qymyr koks, makina shkrimi etj. Ky i pandehuri duke patur dorë të lirë për administrimin e fondeve kolosale të akorduara nga Qeveria për industrinë e Naftës, ka manovruar me to sipas dëshirës, është sjellë me pasurinë e popullit, si armik.

Edhe i pandehuri Beqir Alija, ka urdhëruar e lejuar që t’u shpërndahen reparteve ushtarake, kooperativave bujqësore dhe institucioneve të ndryshme jashtë sistemit të Naftës, materiale pajisje me vlerë 384.800 lekë. Vlefta e përgjithshme e materialeve dhe pajisjeve të shpërndara sipas akt-eksperimentimit, arrin në 6.329.200 lekë. Fajësia e të pandehurve për krimin e shpërdorimit të pozitës zyrtare, u vërtetua me thëniet e dëshmitarëve, në provat shkresore, aktin e ekspertimit dhe pohimet e tyre.

Përfundimisht gjykata arrin në konkluzionin se; veprimtaria armiqësore – sabotuese e të gjithë të pandehurve është shtrirë në gjithë sektorët e Naftës dhe Gazit, ajo ka dëmtuar rëndë ekonominë socialiste, aftësinë mbrojtëse të vendit. Ajo ka synuar përfundimisht në rrëzimin e pushtetit popullor dhe si e tillë paraqet rrezikshmëri të madhe shoqërore. Gjykata në përcaktimin e rrezikshmërisë shoqërore të të pandehurve, ka parasysh faktin që në nxitjen, shtrirjen dhe intensitetin e saj, një rol të rëndësishëm ka luajtur puna e elementit armik, që kishte zënë vend në krye të Komisionit të Planit të Shtetit dhe Ministrinë e Industrisë e Minierave.

Gjithashtu Gjykata; në përcaktimin e rrezikshmërisë shoqërore të secilit të pandehur për krimin e sabotimit, ka parasysh edhe faktin që veprimtaria sabotuese e të pandehurve Koço Plaku e Milto Gjikopulli, është pjesë e pashkëputur e veprimtarisë së tyre si agjentë të revizionistëve sovjetikë. Pra në caktimin e masës së dënimit, gjykata ka parasysh sa sipër si dhe personalitetin e secilit të pandehur, rolin që ka luajtur në gjithë këtë veprimtari armiqësore e sabotuese dhe shkallën e fajësisë.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata e Lartë në mbështetje të neneve 278 e 279 të Kodit të Pr. Penale të Republikës Popullore të Shqipërisë.

VENDOSI

Të deklarojë fajtorë të pandehurit Filip Nashi, Beqir Alija, Milto Gjikopulli, Koço Plaku, Protoko Murati, Dhimitër Stefa, Jani Konomi e Nuredin Skrapari, për krimin e sabotimit të parashikuar nga neni 72 në lidhje me nenin 12 të K. Penal të Republikës Popullore të Shqipërisë. Të deklarojë fajtorë të pandehurit Milto Gjikopulli e Koço Plaku, për krimin e tradhtisë ndaj Atdheut, të parashikuar nga neni 64 të K. Penal të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Të deklarojë fajtorë të pandehurit Filip Nashi, Beqir Alija, Milto Gjikopulli, Koço Plaku, Protoko Muratit, Dhimitër Stefa e Jani Konomi, për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor, të parashikuar nga paragrafi i I-rë i nenit 75, në lidhje me nenin 12 të K. Penal të Republikës Popullore të Shqipërisë. Të deklarojë fajtorë të pandehurit Filip Nashi e Beqir Alija, për krimin e shpërdorimit të pozitës zyrtare të parashikuar nga paragrafi i II-të i nenit 199 të K. Penal të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Në bazë të dispozitave të sipërme gjykata të pandehurit i dënon:

  1. Filip Apostol Nashi

a) Në bazë të nenit 72, në kombinim me nenin 12 të K.P. me 25 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në bazë të nenit 29 të K.P., me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban.

b) Në bazë të nenit 73/I, në kombinim me nenin 12 të K.P., me 10 vjet heqje të lirisë dhe konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në bazë të nenit 29 të K.P., me heqien e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban.

Ç) Në bazë të paragrafit të II-të të nenit 199 të K.P., me 8 vjet heqje të lirisë.

Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P., duke bërë bashkimin e dënimeve, e dënon me 25 vjet heqje të lirisë, me konfiskimin e pasurisë së tij, me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban, duke filluar vuajtja e dënimit, nga data e arrestimit, 25 Mars 1975.

  1. Beqir Ali Alija

a) Në bazë të nenit 72, në kombinim me nenin 12 të K.P., e dënon me 25 vjet heqje të lirisë dhe me konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në bazë të nenit 29 të K.P., me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban.

b) Në bazë të paragrafit të I-të të nenit 73, në lidhje me nenin 12 të K.P., me 10 vjet heqje të lirisë dhe në konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në bazë të nenit 29 të K.P., me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban.

Ç) Në bazë të paragrafit të II-të të nenit 199 të K.P., me 6 vjet heqje të lirisë.

Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P., duke bërë bashkimin e dënimeve, e dënon me 25 vjet heqje të lirisë, në konfiskimin e pasurisë së tij, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban, duke i filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit, 25 Mars 1975.

  1. Koço Josif Plaku

a) Në bazë të nenit 64 të K.P., e dënon me vdekje me pushkatim, konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., në humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në bazë të nenit 29 të K.P., me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban.

b) Në bazë të nenit 72 në kombinim me nenin 12 të K.P., me 25 vjet heqje të lirisë dhe me konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në bazë të nenit 29 të K.P., me heqien e të gjithë titujve dhe dekoratave që mbanë.

Ç) Në bazë të paragrafit të I-rë të nenit 73, në lidhje me nenin 12 të K.P., me 10 vjet heqje të lirisë dhe me konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në bazë te nenit 29 të K.P., me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban.

Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P., duke bërë bashkimin e dënimeve, e dënon me vdekje me pushkatim, me konfiskimin e pasurisë së tij, me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban,

  1. Milto Vasil Gjikopulli

a) Në bazë të nenit 64 të K.P., e dënon me Vdekje me pushkatim dhe me konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P, me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në bazë të nenit 29 të K.P., me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban.

b) Në bazë të nenit 72, në kombinim me nenin 12 të K.P., me 25 vjet heqje të lirisë dhe me konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në bazë të nonit 29 të K.P., me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban.

Ç) Në bazë të nenit 23/I, në kombinim me nenin 12 të K.P., me 10 vjet heqje të lirisë dhe konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në bazë të nenit 29 të K.P., me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban.

Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P. duke bërë bashkimin e dënimeve e dënon me vdekje me pushkatim, me konfiskimin e pasurisë së tij, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban.

  1. Protoko Avni Murati

a) Në bazë të nenit 72 në kombinim me nenin 12 të K.P., e dënon me 23 vjet heqje të lirisë dhe me konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e së drejtës eletorale për 5 vjet kohë dhe në bazë të nenit 29 të K.P., me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban.

b) Në bazë të paragrafit të I-rë të nenit 73, në kombinim me nenin 12 të K.P., me 10 vjet heqje të lirisë dhe konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në bazë të nenit 29 të K.P., me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban.

Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P., duke bërë bashkimin e dënimeve, e dënon me 23 vjet heqje të lirisë, me konfiskimin e pasurisë së tij, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban, duke i filluar vuajtja e dënimit, nga data e arrestimit, 25 Mars 1975. / Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mjerimi ekonomik stimuloi emigrimin dhe politika represive e Beogradit ndaj pakicave, shkaktoj mërgimin e 400 mijë shqiptarëve të Kosovës...”/ Shkrimi i panjohur i “Neue Zürcher Zeitung”, në 2006-ën

Next Post

“Lule’ dhe ‘Ditari Shqiptar’ i At Fabian Barcata, mbetën ndër dëshmitë e kërkuara për Shqipërinë, prej njohjes së thellë dhe...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për priftin austriak që shërbeu në Rubik

Artikuj të ngjashëm

“Të pandehurit F. Nashi, B. Alija, K. Plaku, P. Murati, M. Gjikopulli, Dh. Stefa e J. Konomi, kanë bërë edhe agjitacion dhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976

August 13, 2025
“Ngjarjet e Kosovës në mars-prill 1981, shtypi sovjetik i paraqiti si; veprimtari e organizuar nga ‘qendrat e huaja të spiunazhit’ por Shqipërinë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi
Dossier

“Mjerimi ekonomik stimuloi emigrimin dhe politika represive e Beogradit ndaj pakicave, shkaktoj mërgimin e 400 mijë shqiptarëve të Kosovës…”/ Shkrimi i panjohur i “Neue Zürcher Zeitung”, në 2006-ën

August 11, 2025
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 13, 2025
“Duhet korrigjuar historiografia zyrtare shqiptare, se Kuvendi i vitit 1602, u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit, ku ka dhe një kishë të Shën Aleksandrit…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
Dossier

“Duhet korrigjuar historiografia zyrtare shqiptare, se Kuvendi i vitit 1602, u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit, ku ka dhe një kishë të Shën Aleksandrit…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

August 10, 2025
“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi
Dossier

“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi

August 11, 2025
“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976   
Dossier

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

August 11, 2025
Next Post
“Lule’ dhe ‘Ditari Shqiptar’ i At Fabian Barcata, mbetën ndër dëshmitë e kërkuara për Shqipërinë, prej njohjes së thellë dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për priftin austriak që shërbeu në Rubik

“Lule’ dhe ‘Ditari Shqiptar’ i At Fabian Barcata, mbetën ndër dëshmitë e kërkuara për Shqipërinë, prej njohjes së thellë dhe...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për priftin austriak që shërbeu në Rubik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme