• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Si u plotësua amaneti i Giovannina Çezarit, për t’u prehur pranë bashkëshortit në Krujë…”! / Historia tragjike e vajzës bukuroshe nga Bolonja, që u internua fshatrave të Korçës

“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës

Nga Eugjen Merlika

Pjesa shtatë

                                                      Vijon nga numri kaluar

Memorie.al/ Në paraditen e tre marsit 2001, në aeroportin e Rinasit, nga një avion i Kompanisë së Aviacionit Civil “Alitalia”, zbriste një arkivol i bukur me një kryq sipër. Në të prehej trupi pa jetë i një zonje që, në tetëdhjete e tetë vitet e saj, e kishte kaluar jetën në dy brigjet e Adriatikut. Ky ishte fluturimi i fundit, ishte si një urë e padukshme që lidhte dy brigjet. Në Rinas e prisnin familjarët e bashkëshortit, bijtë, nuset, nipat, miqtë, etj., që do t’a shoqëronin në rrugën piktoreske te Krujës, në banesën e fundit, në varrezat e qytetit të të parëve të burrit të saj, Dr. Asllan Merlikës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

Kjo zonjë ishte Giovannina Çezari, në Shqipëri e njohur me emrin Xhana Merlika. Kishte lindur më 19 prill të të largëtit vitit 1913, në Bolonjën e lashtë e me tradita kulturore. Kishte lindur në një familje të mesme dhe me shumë fëmijë, një nga ato familje që përbëjnë shumicën e heshtur të një shoqërie e njëkohësisht shtyllën kurrizore të një kombi. Babai i saj, Frederiku, kishte një restorant, në të cilin mblidheshin studentët shqiptarë të universitetit më të vjetër të Italisë. Ndërmjet tyre ishte dhe një djalë nga Kruja, Asllan Merlika, që studionte mjekësi. Ndërmjet vajzës së re, që shkonte në restorant për të ndihmuar prindërit, dhe djaloshit student, lindi një dashuri e pastër dhe e fuqishme, që mbeti e tillë gjatë një jete plot peripeci.

Dashuria nuk u pengua nga prindërit e Xhanës e po ashtu dhe nga vëllai i madh i Asllanit, Mustafai, që ishte për të si baba e si nënë. Asllani ishte rritur e shkolluar nën kujdesin e Mustafait dhe ky ishte përpjekur që, megjithëse i larguar që në moshë të njomë, ai të ruante dashurinë për vendin e vet, e dijet e profesionin t’i vinte në shërbim të tij. Kështu pra, mjeku i sapo laureuar në Bolonja, do të kthehej në Shqipëri e do të fillonte punën në profesionin e tij në Peqin. Ndërkaq dashuria do të kurorëzohej me martesën e bolonjezia zeshkane dhe e bukur, do të pranonte të jetonte në një vend që nuk e njihte e që, i siguronte shumë më pak komoditete sesa vendi i saj, por me entuziazmin e dashurisë, që kompensonte gjithçka.

Ajo mbeti gjithmonë pranë bashkëshortit, djaloshit të ëndrrave të saj, në ditë të mira e të këqija. I’u bë krah atij në vite të gjata pune e privacionesh, duke përgjumur në dhimbje e në lot mallin për prindërit, vëllezërit e motrat që një regjim, sa mizor aq dhe imoral, i’a ndalonte t’i shihte. Në vite të gjata terrori, kur njerëzit e bashkëshortit lëngonin në burgjet e Burrelit apo Gjirokastrës, në kampin e shfarosjes së Tepelenës apo të internimit të Lushnjes, do të dëshmonte guxim, kurajo, zemërbardhësi e forcë karakteri, duke ju ardhur në ndihmë kunetërve e nipave nëpër burgje e, duke u bërë strehë e ngrohtë për fëmijët e tyre të mbetur jetimë me prindër gjallë. Bujaria e saj proverbiale, që mbështetej fuqimisht dhe në ndihmat e pakursyera të familjes së saj nga Italia, është e njohur jo vetëm në ambientet familjare por, edhe në ato shoqërore të Korçës, ku Dr. Merlika kaloi pjesën më të madhe të jetës.

Bujaria dhe forca e karakterit do të dilnin në pah dhe në çastet e vështirësive të mëdha familjare, siç ishin sëmundja e të shoqit dhe vitet e internimit. Kur doktori nuk ishte më në punë, kur tromboza cerebrale dhe mosha e kishin kthyer në një person të “pavlefshëm” më për regjimin, sëpata e diktaturës së Shtetit komunist, nuk do të nguronte të godiste qoftë edhe para meritave të pamohueshme të një mjeku të talentuar e të ndërgjegjshëm, në jetëshkrimin e të cilit shënoheshin mijra jetë fëmijësh të shpëtuara nga thonjtë e vdekjes. Kështu, natën e tridhjetë tetorit 1975, familja e doktorit do të provonte në kurrizin e saj mizorinë e vendimeve të pafundme të “zotërinjve” të Komisionit të Internim-Dëbimeve.

Në lartësitë e Gorës, në fshatin Senisht, do të kalonin pesë vitet më të vështira të jetës së Xhanës. Me durim e stoicizëm i përballoi ajo ato vite të ashpra, të ashpra si natyra e Senishtit malor. Nga Bolonja e qytetëruar, në një fshat të humbur të Gorës, kjo ishte parabola e pazakontë e jetës së saj. Duhej forcë, qëndrueshmëri, karakter për t’i bërë ballë një kataklizme të tillë. Ku e gjente forcën kjo grua bolonjeze fisnike për të përballuar një situatë që do te ulte më gjunjë dhe burra të sprovuar në vështirësi? Kush do t’a ndihmonte në misionin e saj në qendrën e një familjeje, në të cilën ajo duhet të ishte faktor harmonie, si bashkëshorte e një njeriu të sëmurë, si nënë, si vjehërr e si gjyshe njëkohësisht? Besimi në Zotin, lutjet e saj të pafund Jezuit, Virgjëreshës e Shën Ndout, ato vlera që i ishin futur thellë në palcë që në fëmijërinë e saj, por që ishin asgjësuar e përdhosur nga një bandë kriminelësh, që fatkeqësisht i kishin marrë frymën Shqipërisë fisnike.

Por forca e saj buronte dhe nga dashuria, një dashuri me D të madhe, që nuk epet para asnjë vështirësie, që nuk njeh kushtëzime, interesa, llogari, dashuria për “Aslaninon” e saj të adhuruar. Dashuria ishte elementi kryesor përbërës i qenies së saj. Ajo shtrihej tek bijtë e familjet e tyre por dhe tek familjarët e tjerë të farefisit të burrit, tek miqtë, shokët, të afërmit tek gjithë rrethi shoqëror në të cilin jetonte e më gjerë tek vendi i adoptuar si Atdhe i dytë. Fati mizor deshi që, në ato pesë vite internimi pa asnjë motivacion, të ndahej nga objekti kryesor i dashurisë së saj.

Dëshpërimi e kushtet e jetesës rënduan sëmundjen e Asllanit të dashur, që ndërroi jetë më 15 dhjetor të 1978-ës. I lindur në një vend malor, në Krujën e lashtë, do të varrosej në një vend tjetër malor, në Senisht. Malet zakonisht janë varret e trimave dhe Asllan Merlika ishte një i tillë. Qe trim, jo se luftoi në llogore duke vrarë njerëz, por se përballoi një jetë të tërë në një regjim, që i ishte armiqësor, duke plotësuar me ndershmëri e shpirt vetëmohimi detyrat si mjek, si njeri, si prind, si mbështetje e pikë referimi për një fis të tërë të përndjekur e, të rënë në fatkeqësi. Ai ishte trim edhe sepse në krah kishte  bashkëshorten besnike, Xhanën, që armën më të fuqishme të jetës së saj kishte dashurinë për njerëzit, respektin për brengat, fatkeqësitë e hallet e tyre. Dhjetori i 1978-ës i preu krahët Xhanës. Tani jeta e saj do të ishte kryesisht kthim mbrapa, zhytje në botën e kujtimeve, por pa lënë mbas dore rolin e saj si nënë e si gjyshe.

Kthehet në vendin e saj, në Bolonjë, mbas gati një gjysëm shekulli, më 20 shtator 1990, për të kaluar vitet e fundit të jetës. Në vend të prindërve do të gjente varret e në varre do të përcillte motra e vëllezër, për të mbetur ajo e fundmja e familjes, për të grumbulluar në zemrën e saj dhimbjet pafund. Por brenga e saj e madhe ishte atje, në atë varr të thjeshtë, në Krujën e largët, në të cilin prehej “Aslanino” i saj. Dëshira e saj ishte që aty të ishte dhe banesa e saj e fundit. Vendi i lindjes, i fëmijërisë e i rinisë së hershme kishte mbetur larg botës së saj të brendshme. Ai vendi tjetër, për të cilin, në lulen e moshës, kishte vendosur të shkonte drejt së panjohurës, që i dha gëzimin e rritjes së fëmijëve e të bashkëjetesës me burrin e adhuruar, ai ishte bota e saj. Në atë botë dëshironte të kishte dhe ajo pjesën e saj, në atë banesë të fundit, të thjeshtë siç kishte qenë jeta e saj, për të qenë në amësim së bashku me të, me” Aslaninon” e saj. Fati desh që dhe ajo të mbyllte sytë në spitalin e një vendi të lartë, si vendi ku ndërroi jetë i shoqi, si Kruja ku prehen eshtrat e tij.

Ndoshta në dëshirën e saj për t’u prehur përgjithmonë në tokën shqiptare, në vendin që i shkaktoi kaq dhimbje e brenga së gjalli, veç dashurisë për burrin, lajtmotivi i jetës së saj, kishte dhe një tjetër të vërtetë. Njeriu mbetet i lidhur shpirtërisht me vendin në të cilin kalon pjesën më të madhe të jetës së tij edhe atëherë kur kjo jetë nuk ka qenë një fushë me lule edhe atëherë kur ajo ka qenë e ashpër, e errët, e dhimbshme. Dashje pa dashje njëjtësohet me të, sepse në të, së bashku me vuajtjet e mangësitë, ka njohur dhe ndonjë çast të shkurtër gëzimi, kënaqësie, e tërësia e tyre përbën atë që quhet jetë njerëzore. Kjo jetë nuk mund të shuhet nga kujtesa e as nuk mund të mbytet malli për të, mbasi mbetet një pjesë e vetes sonë.

Kështu Xhana, fisnikja e përtej detit, sot pushon në gjirin e tokës sonë shqiptare, të atij dheu që lindi dashurinë e saj, në vendin e saj birësor, në atë vend që e priti me zemër në dorë, kur ajo erdhi si nuse. Që nga dita e nusërisë kishte ruajtur një kujtim, një fustan të zi, për të cilin kujdesej si për sytë e ballit. Porosia e saj kishte qenë që ai fustan të ishte veshja e fundit me të cilën do të largohej nga kjo botë. Ai fustan do të mbulonte trupin e saj né dy ditët më të shënuara të jetës tokësore, si betimi i dashurisë e besnikërisë që përcolli gjithë kohën, si në baladat e lashta të tokës arbërore.

Sot, përsëri me zemër ne dorë e priti ai vend, për t’i dhënë bujarisht asaj, të veshur përsëri me fustanin nusëror, mirëseardhjen dhe lamtumirën me të gjithë nderimin e respektin, që meritonte shpirti i saj i bardhë. Memorie.al

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Unë kam thënë se, Bashkimi Sovjetik mund ta pushtojë menjëherë Shqipërinë mbasi, ai është një shtet i fuqishëm, sidomos ushtarakisht…”/ Deponimet e Dom Shtjefën Kurtit në hetuesi, Tiranë 1970

Next Post

Nga Charlie Chaplin, te Dalton Trumbo, Peter Seeger, etj., / Historia e panjohur e shtatë artistëve të mëdhenj, karriera e të cilëve u rrëzua, nga lista e zezë e Hollywood

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
Nga Charlie Chaplin, te Dalton Trumbo, Peter Seeger, etj., / Historia e panjohur e shtatë artistëve të mëdhenj, karriera e të cilëve u rrëzua, nga lista e zezë e Hollywood

Nga Charlie Chaplin, te Dalton Trumbo, Peter Seeger, etj., / Historia e panjohur e shtatë artistëve të mëdhenj, karriera e të cilëve u rrëzua, nga lista e zezë e Hollywood

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!