• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Dëshmia e prof. Foto Bala: “Morëm nga 2.000 napolona neto, ndihma kanë dhënë tregtarët e mëdhenj, si Papavangjeli, Milto Lito dhe…”/ Gjyqi i Deputetëve

“Shefqet Beja më dha stërlina e flori nga të anglo-amerikanëve dhe e para do sulmohej Shkodra, pasi atje reaksioni ishte më i fortë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Shefqet Beja më dha stërlina e flori nga të anglo-amerikanëve dhe e para do sulmohej Shkodra, pasi atje reaksioni ishte më i fortë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Shefqet Beja më dha stërlina e flori nga të anglo-amerikanëve dhe e para do sulmohej Shkodra, pasi atje reaksioni ishte më i fortë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Shefqet Beja më dha stërlina e flori nga të anglo-amerikanëve dhe e para do sulmohej Shkodra, pasi atje reaksioni ishte më i fortë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilat i përkasin dosjes hetimore dhe gjyqësore të të ashtuquajturit “Grupi i Deputetëve”, ku bënin pjesë 24 të pandehur dhe midis tyre emra dhe personalitete të njohura të periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e më pas deputetë të Parlamentit Shqiptar apo në Kryesinë e Frontit Demokratik të Shqipërisë, të kryesuar nga gjeneral-kolonel, Enver Hoxha, si Shefqet Beja, Dr. Enver Sazani, Sheh Ibrahim Karbunara, etj., të cilët u nxorën para një gjykate ushtarake të kryesuar nga major Niko Çeta dhe prokuror, Josif Pashko.

Në atë gjyq i cili u zhvillua në Kinema “17 Nëntori” të kryeqytetit nga data 4 deri në datë 27 shtator, kur u dha edhe pretenca, u gjykuan si të pandehur 24 persona, pjesa dërmuese e tyre ishin personalitete të njohur të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Pjesa më e madhe e tyre ishin intelektualë të njohur, të cilët ishin diplomuar në universitetet e Perëndimit dhe disa prej tyre si: Shefqet Beja, Enver Sazani dhe Sheh Ibrahim Karbunara, ishin deputetë të Parlamentit Shqiptar, të propozuar si kandidatë të Frontit Demokratik që udhëhiqej nga Partia Komuniste e kryesuar prej Enver Hoxhës.

Po kështu në përbërje të atij grupi kishte dhe intelektualë të tjerë dhe tregtarë të ndryshëm, të cilët nuk kishin aderuar në asnjë nga tre forcat politike (Balli, Legaliteti dhe Partia Komuniste) gjatë periudhës së Luftës, por që ishin brumosur dhe kishin përqafuar idetë liberal-demokrate të vendeve Perëndimore ku kishin studiuar, duke pasur prirje të theksuara antikomuniste.

Procesi gjyqësor i “Grupit të Deputetëve” i cili filloi me një pompozitet të madh nga ana e propagandës së regjimit komunist, duke vënë në dispozicion të gjithë arsenalin e saj me radio, gazeta dhe afishe të ngjitura nëpër mure, për nga përmasat e rëndësia e tij, ishte procesi i dytë më i madh i zhvilluar deri në atë kohë, që nga mbarimi i Luftës. Proçesi i parë gjyqësor ishte zhvilluar në marsin e vitit 1945, i njohur si “Gjyqi Special kundër kriminelëve të Luftës” dhe në bankën e të akuzuarve të atij gjyqi, ishin 64 persona, pjesa më e madhe i tyre kishin mbajtur funksione të larta në të gjitha qeveritë shqiptare që nga ajo e Ismail Qemalit, e deri tek ato nën pushtimin gjerman, si deputetë, kryeministra, ministra, prefektë, kryetarë bashkish, ambasadorë, ushtarakë të lartë etj.

Ndryshe nga Gjyqi Special i marsit të vitit 1945, ku gjykoheshin si të pandehur të gjithë ata persona, të cilët regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte shpallur si “armiq e kriminelë lufte”, procesi gjyqësor i Grupit të Deputetëve, që filloi në katër shtatorin e vitit 1947, kishte një ngarkesë akoma më të madhe politike, sociale, e interes pasi aty gjykoheshin një pjesë e atyre personaliteteve që kishin aderuar brenda radhëve të Frontit Demokratik, që e udhëhiqte Partia Komuniste e sapoardhur në pushtet.

Përveç dëshmive të mohuara në atë proces gjyqësor, nga ana e të pandehurve të atij procesi, ka edhe shumë dëshmi të tjera, ku flitet për aktivitetin dhe veprimtarinë e tyre antikomuniste, të filluar që nga periudha e Luftës e deri në kohën që u arrestuan, ku Sheqet Beja, Enver Sazani, Ibrahim Karbunara, Hysen Shehu, Tefik Deliallisi, Sulo Kloso, Salim Kokalari, Beqir Çela etj., kanë pranuar të gjithë aktivitetin e tyre që synonte rrëzimin e Qeverisë Komuniste të Enver Hoxhës. Po kështu në dosjen gjyqësore shihet se të pandehurit kanë pranuar edhe lidhjet e bashkëpunimin e tyre me misionet anglo-amerikane të kryesuara nga Harry Fultz dhe gjenerali Hodgson, si dhe lidhjet me eksponentët kryesorë nacionalistë të Ballit e Legalitetit, që ishin në mërgim apo në arrati nëpër male.

Përveç shumë dëshmive të bëra nga të pandehurit e atij procesi gjyqësor, (gjithnjë duke i’u referuar dosjes në fjalë), ku tregohen lidhjet e tyre dhe aktiviteti antikomunist për rrëzimin e regjimit komunist, një nga dëshmitë më interesante në atë gjyq, është ajo e bërë nga Tefik Deliallisi, ku ai tregon për bisedën e bërë në shtëpinë e Ymer Keçit në Tiranë, ku Ymeri i ngarkoi Hamdi Kacolles, (njeriut që shërbente pranë Myslym Pezës) atentatin ndaj gjeneral-kolonel, Enver Hoxhës e Koci Xoxes, gjatë vizitës që ata do të bënin në Pezë.

Trupi Gjykues

Kryetar: Major Niko Çeta
Anëtar: Kapiten I-rë, Nexhat Hyseni
Kapiten II-të, Mustafa Iljazi
Kryesekretari: Aspirant Thoma Rino
Prokuror: Zv/ Prokuror i Përgjithshëm, Josif Pashko

      Të pandehurit

  1. Shefqet Beja
  2. Enver Sazani
  3. Sheh Ibrahimi (Karbunara)
  4. Selaudin Toto
  5. Irfan Majuni
  6. Tefik Deliallisi
  7. Hysen Shehu
  8. Salim Kokalari
  9. Sulo Konjari
  10. Ramazan Tabaku
  11. Gjovalin Vlashi
  12. Rustem Sharra
  13. Xhevat Xhafa
  14. Rram Marku
  15. Beqir Çela
  16. Riza Alizoti
  17. Sulo Klosi
  18. Saggioti Paolo
  19. Foto Bala
  20. Abdyl Kokoshi
  21. Shefki Minarolli
  22. Pertef Karagjozi
  23. Mehmet Prishtina
  24. Agathokli Xhitoni

                                                      Vijon nga numri kaluar

                                                                   Aktakuza

I pandehuri Xhevat Xhafa

Kur kanë ardhë nga Durrësi në Kavajë, Shefqet Beja, Tefik Deliallisi, e Salim Kokalari ka qenë dhe Rusto Sharra.

I pandehuri Salim Kokalari: Kur vamë në Kavajë, më duket se ishte dhe ky.

Vazhdon i pandehuri Rusto Sharra: Unë në mbledhje kam marrë pjesë vetëm se dy herë. Për një mbledhje që është bërë, më tha Dervish Iba, porse ç’ka ishte biseduar nuk më theksoi gjë. Ai më tha se kjo gjë nuk ishte kurrgjë. Kur u arrestuan Sejdajt, unë kisha frikë dhe rrija si lepur i shtrimë. Me këtë rast i pezulluam mbledhjet e komitetit dhe unë as që jam takuar më me ta.

I pandehuri Xhaf Xhafa: Po takime kemi bërë dhe me këtë.

Vazhdon i pandehuri Rusto Sharra: Nga organizata jam larguar qysh në Fruer 1946, kurse ata kanë vazhduar punën edhe më vonë. Ramo Abilit, i kam dërguar ndihma herë pas here për çdo 15 ditë me anën e katundarit, deri sa ai u vra dhe katundari u arratis në Fruer 1946. Puna që unë kam bërë është e dëmshme por se kam rënë viktimë e…

U pyet avokati mbrojtës i të pandehurit, nëse kishte gjë për të pyetur dhe tha se nuk kishte.

Ju kënduan deponimet e bëra para hetuesisë dhe i pranoi.

Vendim: Për vazhdimin e gjykimit audienca shtyhet për në datën e nesërme 12. 9.1947 ora 15 mbas dite.

Dëshmia e Prof. Foto Balës

Nga Delvina Doktor Riza Resuli, në Përmet Agathokli Xhitoni, në Konispol Rexhep Plaku, në Sarandë Uran Selfo, në Tepelenë Zenel Shehu. Në 23 Gusht të vitit 1945 kam shkuar në Korçë, atje jam takuar me Heqrem Hadon dhe Doktor Liton, të cilëve u ka folur për komitetin. Me këtë rast, Eqeremi më tha se e di dhe kur unë e pyeta nëse kishin dhe ata ndonjë komitet, porse unë nuk vajta. Të pakënaqur me këta elementë: Ligor Cami, Niko Stralla, Thoma Plasa, Stavri Katundi, Aleko Turtulli e të tjerë, por në mënyra indirekte.

Në dhjetor të vitit 1945, unë u ktheva në Gjirokastër, në Përmet u takova me Agathokli Xhitonin, me të cilin fola për organizatën e Ballit dhe biseduam pakënaqësira rreth masave të marra nga komiteti. Agathokliu më tha se kishte pasur kontakt me disa anglezë që i kishte marrë në shtëpi, porse rreth organizatës nuk kishte biseduar me ta. Ai më tha se nga Gjirokastra kishte vajtur në Përmet një i deleguar, ose Aqifi ose Pertefi, i cili kishte folur mbi organizimin e Ballit dhe i kishte thënë që të lidhesh dhe me elementë greko-finë, mbasi aktiviteti ynë ishte i lidhur me veprimtarinë e tyre.

Në Përmet kam biseduar dhe me Hilmi Dokun, i cili ishte inspektor arsimi. Agathokliu më tha se u nevojiteshin disa të holla prandaj donin të kishin dhe një farë ndihme nga ne. Unë i thashë se kur të shkoj në Gjirokastër, do të bisedoj me komitetin dhe për çështje të hollash. Në Përmet qëndrova 12 orë dhe fjeta te Agathokliu. Si vajta në Gjirokastër u takova me Isufin, të cilin mbasi e pyeta më tha se ishte bërë një mbledhje dhe qe vendosur të sabotoheshin zgjedhjet, porse rezultati ishte negativ.

Lidhjet me qendrorin i mbanin me anën e atyre që shkonin në Tiranë, porse më tepër ato i mbante Pertef Isufi, dhe Aqifi. Neve kemi mbledhur nga tregtarët e ndryshëm ndihmë lart nga 2.000 napolona neto, i mblidhte Pertefi dhe Aqifi si gjirokastritë që ishin. Ndihma kanë dhënë tregtarët e mëdhenj, si Papavangjeli, Milto Lito, etj.

Abdyl Kokoshi na ka dërguar një sasi të holla me anën e Pertef Karagjozit të cilin e kishte porositur se punët venë mirë dhe që të kishim kujdes mbasi së shpejti do të kemi një eveniment që do të na kënaqte të gjithëve. Unë, qëllimin e organizatës së Ballit që nuk ishte në interes të popullit e dija, por u futa. Në Gjirokastër kam patur një rreth profesorësh që bisedonim kundër Pushtetit.

Me një mbledhje që është bërë në shtëpinë e kulturës, Hilmi Hysi ka protestuar që të mos pranoheshin punëtorë dhe këtë e ka bërë me qëllim dhe mbasi neve e kishim biseduar më përpara. Xerri bënte jetën në organizatën tonë mbasi ishte i lidhur me Syrja Selfon, kështu që dhe neve për fat të keq, kemi bashkëpunuar me organizatën e Vorio-Epirit. Në pyetjen e Prokurorit i pandehuri tha: Isufi më ka thënë që Pushteti nuk është toni, mbasi neve na ka shfrytëzuar dhe do të na shfrytëzojë, prandaj duhet të punojmë që ta rrëzojmë meqenëse kemi dhe ndihmën e anglo-amerikanëve.

Isufi më ka thënë gjithashtu se Abdyl Kokoshi, dhe Uan Filipi, janë elementë aktivë dhe të zot. Të hollat që na dërguan nga Tirana, do t’i përdornim për nevojat e organizatës dhe për të ndihmuar familjet e kriminelëve të luftës të arratisur ose të dënuar. Mua m’u ngarkua nga organizata që të sabotoja në mësimet e shkollës dhe këtë kam bërë duke u lidhur me një grup profesorësh dhe disa nxënës që ishin djem bejlerësh dhe agallarësh.

Unë nuk mund të bëja shumë punë në shkollë, mbasi kam parë se djalëria nuk kthehej mbrapa dhe të hynte në tendenca konservatore. Isufi në mbledhje ka thënë se Pushteti nuk është në duart e intelektualëve, por në duart e punëtorëve dhe të katundarëve dhe të atyre që nuk kanë dijeni administrative dhe që nuk dinë ta mbajnë, prandaj neve duhet të organizohemi të punojmë dhe të përpiqemi që të marrim në dorë pushtetin tonë. Punën dhe aktivitetin e popullit për rindërtimin e vendit, neve e shikonim por se nuk na interesonte.

Isufi më ka thënë se Komiteti Qendror i Ballit në Tiranë ishte i lidhur dhe me një grup deputetësh dhe më përmendi emrat e Shefqet Bejës, Selaudin Totos dhe të Enver Sazanit. Udhëzimet që na solli Pertef Karagjozi nga të arratisurit e Italisë, ishin që të mos aktivizoheshim, por se të organizoheshim dhe të punonim sa më shumë mbasi për së shpejti do të ndërronte gjendja. Milto Litua dëgjonte Radio-Athinën dhe lajmet na i njoftonte dhe neve. Provokacionet greke neve i pritëm mirë mbasi na interesonte.

Në një rast kur ndodheshim unë, Isufi dhe Hilmiu e (?)mbi pretendimet greke dhe kur Hilmiu tha se këta grekët po na bihen në qafë, atëhere Isufi u hodh dhe tha: ç’po na bëjnë grekët më mirë të vinë grekët se sa këta që janë në fuqi sot. Avokati mbrojtës nuk pati për ti bërë ndonjë pyetje. Ju kënduan deponimet e bëra përpara hetuesisë dhe i pranoi.

(Vendim: Për vazhdimin e gjykimit seanca shtyhet për në datën 13.9.1947 ora 15 mbas dite.)

Dëshmia e italianit, Paulo Saggiotti

U morr në pyetje i pandehuri: Paolo Saggiotti, i cili mbasi nuk dinte gjuhën shqipe u pyet me anën e përkthyesit të betuar rregullisht Abdyl Skënderit.

Ju caktua si avokat mbrojtës z. Fuat Fico, dhe e pranoi.

Ju këndua akt-akuza e Prokurorit dhe e pranoi.

Mbasi u pyet deklaroi: Në Shqipëri kam ardhur në vitin 1931 dhe kam punuar me Aipën. Çlirimi i Shqipërisë më gjeti në Kuçovë. Me çlirimin e Shqipërisë neve kemi menduar se Acjenda do të rifillonte punimet lirisht dhe ne do të ktheheshim në Atdhe, mbasi të sistemoheshe Acjenda, neve mendonim ose të ktheheshim në Itali ose të vazhdonim punën me qetësi këtu.

Mbas çlirimit të vendosur nga gjermanët në Kuçovë, ka ardhur Ministri, porse neve ishim të shqetësuar mbasi kishim mungesa të hollash dhe se mendohej që ushqimet mungonin. Mbasi u sqarua situate, neve mendonim që të gjitha ndërmarrjet italiane në Shqipëri të bashkëpunonin me qëllim që të arrihej që secila ndërmarrje të shpëtonte pasurinë e saj. Atje Drejtor ka qenë Taraskoni, si dhe një grup teknikësh italianë. Ne nuk ishim të qetë për arsyen kryesore të mungesës së ushqimit dhe për këtë kemi bërë mbledhje, ku kemi vendosur të përpiqemi të mbajmë pozitat e para me ndihmën e jashtme.

Këto ndihma konsistonin në ndihmat ushtarake të anglo-amerikanëve të cilët kishin qëllim të zbarkonin në Shqipëri dhe të merrnin Pushtetin. Atëhere inxhinier Taraskoni ka patur lidhje me anglo-amerikanët. Kështu neve mbasi vendosëm në këtë mënyrë, Taraskoni shkoi në Berat dhe bisedoi me Misionin Anglez për çështjen dhe për ndihmat eventuale që ata do të na jepnin; që kështu me ndihmën e tyre si të lirohej Kuçova, neve do të ndihmonim me karburant trupat që do të zbarkonin.

Ai kërkoi gjithashtu prej tyre që të mbrohej pronësia e Aipës në Kuçovë? Këto ishin bisedat kryesore mandej u bisedua për ndihmën që mund të jepesh punëtorëve të acientave në Shqipëri. Si mbas udhëzimeve që i dhanë anglezët, inxhinier Taraskonit kishte shkaktuar ngadalësimin e punëve sa të jetë e mundur më shumë dhe në prishjen e makinerive, gjithashtu na tha që të bënin propagandë me personelin e atjeshme duke u dhënë se gjendja do të ndryshojë së shpejti kështu që ata të sabotonin.

Në Kuçovë ka ardhur Ministri i ekonomisë, Shtylla, i cili tha se acienda rekuizohet dhe përsa i përket personelit, situata hë për hë mbetet e pandryshuar. Më mbrapa erdhi një komisar që qëndroi për gjithnjë aty. Fjalimi i Ministrit u prit me ftohtësi. Fjalët e tij u konkretizuan nga një Qarkore që na erdhi më mbrapa. Neve kemi biseduar mbi situatën e re të krijuar e cila për neve nuk ishte e kënaqshme. Ministri ka ardhur ndërmjet herës së parë dhe herës së dytë që kemi patur kontakt me anglezët.

Mbasi ka ardhur Komisari atje, kanë ardhur dhe disa anglezë me të cilët biseduan po ato të përparshmet rreth situatës së re të krijuar. Anglezët kanë vizituar distilerinë nr.2 që ishte bombarduar dhe djegur nga gjermanët; mandej ata shkuan në distilerinë nr.1.

Anglezët, na lanë dhe 150 napolona ar, ata qenë me uniformë ushtarake dhe njëri ishte Kolonel ose Kapiten, e tjetri Toger. Neve atyre u dhamë disa informata në lidhje me humbjet dhe zjarret që kemi pasur në Kuçovë si dhe mbi gjendjet e tjera të Kuçovës, të cilët ata do ti dërgonin në Itali./Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 22 Nëntor

Next Post

Historia e panjohur / Ferid Jegeni, mësuesi patriot që përhapi arsimin shqip dhe ndikoi tek Komisioni Kufijve, për disa fshatra shqiptare që mbetën këtej kufirit

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Historia e panjohur / Ferid Jegeni, mësuesi patriot që përhapi arsimin shqip dhe ndikoi tek Komisioni Kufijve, për disa fshatra shqiptare që mbetën këtej kufirit

Historia e panjohur / Ferid Jegeni, mësuesi patriot që përhapi arsimin shqip dhe ndikoi tek Komisioni Kufijve, për disa fshatra shqiptare që mbetën këtej kufirit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!