• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Dëshmia e major Skënder Markut nga New Yorku: Si u arratisa në ’88-ën me vëllanë tim nga maja e Korabit në Jugosllavi dhe si na “tradhtoi” UDB-ja…

Dashnor Kaloçi   

Pjesa e parë

Memorie.al publikon historinë e panjohur me dëshmitë e rralla të dy vëllezërve nga Laçi, Skënder dhe Shpëtim Marku, të cilët në fundin e prillit të vitit 1988, bashkë me shokun e tyre, Agron Gjoka, morën rrugën në drejtim të qytetit të Peshkopisë dhe pasi u ngjitën në majën e malit të Korabit të mbuluar nga bora dhe nën një furtunë me rrebeshe shiu dhe bore, kaluan kufirin shtetëror në brezin e butë, pa u kuptuar nga rojet shqiptare të kufirit. Si u orientuan ata deri sa mbërritën në fshatin Restelicë të Dragashit, ku u dorëzuan vetë në postën jugosllave të kufirit dhe si u trajtuan ata të tre, nga organet e UDB-së në burgun e qytetit të Prizrenit, për çfarë i pyesnin aty dhe përse pas dënimit me një muaj burg për kalim të paligjshëm të kufirit, ata nuk i lejuan të shkonin në Beograd, ku do aplikonin për azil politik pranë ambasadës së SHBA-së, por iu vunë hekurat dhe i nisën për në drejtim të pikës kufitare të Morinit…?!

Kush janë vëllezërit Marku?

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Skënderi u lind në 3 mars të vitit 1960, në qytetin e Peshkopisë prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Pas disa vitesh qëndrimi në atë qytet, babai i tij Hakik Marku, i cili punonte si ndihmës mjek në spitalin e Peshkopisë, u transferua për në qytetin e ri dhe industrial të Laçit, ashtu si dhjetëra familje të tjera, që u caktuan për të shkuar aty ku asokohe po ndërtohej Uzina e Superfosfatit. Skënderi është djali i dytë i familjes, nga gjashtë fëmijët e familjes Marku. Të tre vëllezërit e familjes Marku, u shkolluan në qytetin e Laçit dhe më pas filluan punë në ndërmarrjet industriale. Pas mbarimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vitin 1980-të, Skënder filloi punë në ofiçinën mekanike të Kombinatit Kimiko-Metalurgjik të Laçit. Skënderi kishte pasioni veçantë letërsinë dhe pjesën më të madhe të kohës ai e kalonte duke lexuar libra. Familja e tyre kishin një bibliotekë të admirueshme, të pasuruar më së shumti nga i vëllai i madh, Iliri, prej të cilit Skënderi kishte mësuar shumë. Përveç librave, Skënderi, i cili kishte një fizik shtat lart e trup sportisti, ishte i dhënë edhe pas sporteve, me rrethin e tij shoqëror, gjente kohë për t’u marrë me futboll, basketboll e veglat gjimnastikore. Po kështu dhe Shpëtimi, ngjasonte shumë me vëllanë e tij, Skënderin, por ndryshe nga ai, Shpëtimi në atë kohë ishte inkuadruar si sportist në ekipin e mundjes së Laçit dhe nën drejtimin e trajnerëve, kishte dalë disa herë kampion kombëtar. Skënderi nuk bënte asnjë përjashtim nga vëllezërit e motrat e tij dhe ai njihej si një djalë punëtor, inteligjent dhe që shikonte punën e tij. Ky ishte opinioni që gëzonte Skënder Marku, gjatë gjithë kohës që jetoi në qytetin e Laçit, deri ditën që u mësua lajmi, se ai së bashku me të vëllanë më të vogël, Shpëtimin, ishin arratisur nga Shqipëria dhe kishin kaluar në ish Jugosllavi.

Plani i arratisjes

Ndonëse familja Marku nuk kishte probleme me regjimin komunist të asaj kohe, vetë Skënderi nuk pajtohej me shuma aspekte të asaj jete, që kishin të bënin sidomos me planin politik. Por ndonëse ai kishte rezerva të mëdha ndaj atij sistemi dhe kërkesa të shumta ndaj vetes, qëndronte i mbyllur dhe nuk bisedonte me njeri, duke u treguar mjaft i matur në bisedat që bënte me rrethin e tij shoqëror. Duke qenë se pakënaqësitë e tij ndaj regjimit, po vinin duke u akumuluara gjithnjë e më shumë, Skënderi vendosi që të arratisej nga Shqipëria, duke bërë dhe planet konkrete. Lidhur me këtë, ai tregon: “Planet për t’u arratisur nga Shqipëria së bashku me vëllanë tim më të vogël, Shpëtimin, i kishim bërë dy vite më përpara, por vendimin për të ikur e morëm në prill të vitit 1988. Në atë kohë, unë punoja në ofiçinën e Kombinatit Kimiko-Metalurgjik të Laçit, ku punonte dhe vëllai i madh. Iliri, ndërsa vëllai tjetër më i vogël, Shpëtimi, në atë kohë ishte ushtar në qytetin e Korçës. Një nga arsyet që ne vendosëm për t’u arratisur në atë kohë, ishte dhe gjendja e rënduar si në planin ekonomik, ashtu dhe në atë politik, që po kalonte Shqipëria në ato vite. Po kështu dhe jeta e zymtë e ambienti mjaft mbytës dhe pa ndonjë shpresë në të cilën ndodheshim, nuk na lejonte t’i shihnim vetes asnjë perspektivë për të ardhmen tonë. Nisur nga ajo situatë mjaft e komplikuar dhe ambienti tejet i rënduar, në të cilën ndodheshim, nga fillimi i muajt prill të vitit 1988, unë bisedova me vëllanë e vogël, Shpëtimin, duke qenë në një mëndje, se nuk mund të prisnim më për të realizuar planin e arratisjes, që kishim menduar prej dy vitesh.

Arratisja nga mali i Korabit

Pasi kishim biseduar me Shpëtimin të gjitha hollësitë e planit tonë të arratisjes, në mbrëmjen e 23 prillit të vitit 1988, ai iku nga reparti ushtarak i Elbasanit, ku kryente një kurs ndërlidhje dhe erdhi në qytetin e Laçit, ku banonim ne asokohe, bashkë me një shokun e tij, Agron Gjokën, i cili kishte një vëlla të arratisur në SHBA dhe një tjetër në burg. Po atë natë, pasi ne vendosëm të niseshim në drejtim të qytetit të Peshkopisë, Shpëtimi shkoi në shtëpi dhe që të mos bëheshin merak prindërit, vëllai tjetër, Iliri dhe motrat, u tha atyre se së bashku me mua, atë natë do të shkonim për darkë tek motra jonë e martuar, Zana. Ne kishim bërë në plan se gjatë udhëtimit për në qytetin e Peshkopisë, po të na pyeste njeri rrugës, se ku po shkonim, do ti thonim se kishim një të afërmin tonë shumë sëmurë në fshatrat e Dibrës. Për këtë, nuk do të dyshonte njeri, pasi andej ishte origjina jonë dhe ndodhej pothuaj i gjithë fisi ynë. Nga familja jonë në Laç, nuk kishte dijeni për planin që kishim bërë për t’u arratisur nga Shqipëria, sepse ishim të sigurt, që nuk do të në lejonte njeri, pasi dihej fare mirë se çfarë konsekuencash i prisnin familjet e atyre, që arratiseshin në atë kohë. Por disa biseda unë i kisha bërë me njërën nga motrat e mia, Zanën, së cilës nuk ia kisha thënë hapur planin, që kishim bërë me Shpëtimin, por i kisha lënë të kuptohej se një ditë mund të ikja nga Shqipëria. Unë nuk isha dakord as me përfshirjen me ne të Agron Gjokës, por nuk kisha çfarë bëja se Shpëtimi ma bëri fakt të kryer, duke ma thënë atë pak minuta para nisjes sonë dhe nuk mund të mos pranoja.

Dëshmia e Shpëtimit: Përse e morëm me vete shokun tim, Agron Gjoka?

Agron Gjokën i cili ishte dy tre vjet më i vogël se unë, e njoha së pari te palestra e mundjes, ku ne bënim stërvitjen, pasi ai vinte shpesh aty dhe na shikonte me admirim edhe pse ne ishim një ekip modest i një qyteti të vogël. Që nga ajo kohë unë gjithnjë e më shumë filloja ta mbaja afër Agronin dhe hera herës, bënim edhe ndonjë bisedë “me spec” pa pasur asnjë frikë, pasi përveç anës dhe rrethanave familjare në të cilën ndodhej ai, me një vëlla (Gazmir Gjoka) të arratisur në SHBA diku nga viti 1983, dhe një tjetër në burg, Goni ishte djal trim dhe me karakter që e kishte të shkruar në ballë që s’të vinte kurrë e keqja prej tij dhe ai nuk të linte në balë. Po kështu Goni kishte shumë besim te unë dhe nisur nga të gjitha këto, vendosa ta merrnim me vete, se në të kundërt, pra po mos t’i tregonim, më dukej se ndaj tij po bëja një tradhëti të madhe që në shpirtin e tij nuk do të ma falte kurrë për miqësinë që kishim”, kujton Shpëtim Marku lidhur me arsyet që e shtynë për ta marrë edhe shokun e tij të ngushtë në aventurën që ata po ndërmerrnin, duke shtuar se: “Isha i bindur se për vetë rrethanat familjare që kishte Goni si dhe pakënaqësia e tij e jashtëzakonshme ndaj atij regjimi ku jetonim, arrestimi dhe burgu për të do të ishte vetëm çështje ditësh”. Po si vepruan më pas dy vëllezërit Marku dhe si e vunë në zbatim planin e tyre? Lidhur me këtë, Skënderi kujton: “Pasi e ndamë mëndjen për t’u nisur, unë me Shpëtimin dhe Agronin dolëm në rrugën nacionale në periferi të qytetit të Laçit, diku poshtë “Klubit të Madh” dhe aty i nxorrëm dorën një makine të rastit nga ato automjetet “Skoda” që bënin rrugën e kromit për në minierat e Batrës dhe Bulqizës. Shoferi i saj banonte diku në fshatrat e Krujës dhe makina ishte e Parkut të Mallrave të Laçit. Gjatë gjithë rrugës me të biseduam normalisht siç ndodhte rëndom në bisedat që bënin shoferët me pasagjerët e tyre në rrugët e largëta. Nga qyteti i vogël i Bulqizës ku ne zbritëm në orët e vona të natës, me anë të një makine tjetër, u nisëm për në drejtim të qytetit të Peshkopisë dhe pasi e kaluam atë, zbritëm diku në afërsi të fshatit Kastriot. Shoferit të automjetit “Skoda” me targa të Dibrës, ne i thamë se do të shkonim tek disa njerëzit tanë, që banonin në ato fshatra dhe ai as që dyshoi fare tek ne. Pasi zbritëm aty, u nisëm menjëherë nga ana lindore e rrugës nacionale duke u ngjitur maleve për në drejtim të Kalasë së Dodës, rrëzë Malit të Korabit, pasi në atë zonë kufiri ishte më pak i ruajtur. Ne shkuam në atë vënd pasi në një farë mënyre e njihja disi, se në ato fshatra, ishin të martuara hallat tona, dhe vite përpara kur ishim të vegjël, unë vija këtu te kushërinjtë tanë. Po kështu përveç kësaj, për këtë ne kishim marrë më parë të dhëna nga persona që kishin kryer shërbimin ushtarak në ato zona kufitare dhe e dinim mjaft mirë se nga duhet të kalonim për të mos rënë në sy nga banorët e atyre anëve. Pra, kishim krijuar bindjen se aty ishtë vëndi më i vështirë për të kaluar kufirin për shkak të terrenit të thyer dhe motit të ftohtë me ngrica e acar, por gjithashtu ishte dhe vëndi nga ku rreziku për t’u kapur nga rojet e kufirit ishte më i vogël se në çdo vënd tjetër. Kështu, të gjithë rrugën për nga do të kalonim, ne e kishin planifikuar që më parë, dhe po të na dilte njeri para e të na pyesnin, do u thonim se po shkonim nëpër kushërinjtë tanë që i kishin shtëpitë në atë zonë të thellë malore. Ndonëse ishte muaji prill, në lartësitë e malit të Korabit kishte akoma dëborë dhe bënte shumë ftohtë, gjë të cilën ne e ndjenim shumë nga që për të mos rënë në sy, nuk ishim veshur me rroba të trasha. Pasi ecëm për katër pesë orë në rrugë pa rrugë dhe nëpër një të ftohtë të madh, pak kohë para se të zbardhte dita, në mëngjesin e 24 prillit, ne u gjetëm në afërsi të zonës kufitare në majën e malit të Korabit dhe për të shkuar aty na u desh të kalonim sipër Kalasë së Dodës. Ajo zonë, vende-vende nuk ishte e rrethuar me klonin me tela me gjëmba por vetëm me brezin e butë siç quhej në atë kohë, pasi terreni ishte shumë i thyer dhe aty ishte e vështirë për të kaluar qoftë dhe kafshët e egra, e jo më njerëzit”, kujton Skënderi, lidhur me planin dhe rrugën që përshkoi së bashku me vëllanë e tij, Shpëtimin dhe Agronin, deri sa dolën në zonën kufitare afër klonit në majë të malit të Korabit nga ku prisnin të kalonin kufirin shtetëror për t’u arratisur nga Shqipëria. Por lidhur me këtë, vëllai tjetër, Shpëtimi shton: “Ato katër pesë orë rrugë deri sa u ngjitëm në majë të malit të Korabit, kanë qenë një tmerr i vërtetë që nuk do t’i harroj kurrë, pasi furtuna e madhe me breshër e borë, na e bënte të pamundur vazhdimin e rrugës…?! Dhe disa herë e çova nëpër mënd edhe ndërprerjen e asaj aventure, por as guxoja t’ua thoja Skënderit dhe Agronit që ecnin më shpejt se unë edhe pse isha shumë më i përgatitur fizikisht për shkak të sportit të mundjes. Nuk e di ça force më shtyri në ato momente që të mos e çoja më nëpër mënd, pra kthimin prapa, dhe pak para se të gdhinte data 24 prill, ne ndodheshim në majë të malit të Korabit, ku jo vetëm nuk kishte këmbë ushtari të kufirit, pasi deri në atë periudhë ata rrinin te postat verore, por në atë majë nuk kishte asnjë lloj gjallese tjetër përveç nesh. Nga lodhja e madhe vendosëm të pushojmë duke u future në një qendër zjarri malore dhe gjëja e parë që bëra sapo ndezëm një zjarr të vogël aty, ishte djegia e pashaportës dhe e librezës ushtarake, të cilat i kisha me vete në çantën ushtarake të shpinës bashkë dhe me disa pako biskota që i kishim marrë për të thyer urinë…”, kujton Shpëtim lidhur me udhëtimin e tyre në drejtim të majës së malit të Korabit, atë mesnatë duke u gdhirë 24 prilli vitit 1988…/Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share15TweetPinSendShareSend
Previous Post

Lin Deda, miku personal i Zogut që shpëtoi Shkodrën nga gjermanët dhe u burgos nga komunistët/ Historia tragjike e majorit, që për të jetuar bënte çarqe minjsh…

Next Post

“Ç’farë na pyeste UDB-ja në burgun e Prizrenit, pse na ktheu në Shqipëri, demaskimi në disa qytete dhe torturat nga dy hetuesit në Krujë”/ Dëshmia e majorit nga New Yorku

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Ç’farë na pyeste UDB-ja në burgun e Prizrenit, pse na ktheu në Shqipëri, demaskimi në disa qytete dhe torturat nga dy hetuesit në Krujë”/ Dëshmia e majorit nga New Yorku

“Ç’farë na pyeste UDB-ja në burgun e Prizrenit, pse na ktheu në Shqipëri, demaskimi në disa qytete dhe torturat nga dy hetuesit në Krujë”/ Dëshmia e majorit nga New Yorku

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!