• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

Dëshmia e emigrantit nga SHBA-ve: “Me Banushin u konfliktuam fizikisht afër klonit në Hanin e Hotit, pasi ai më…”/ Ngjarja e bujshme ku u arrestua ‘atentatori i Enver Hoxhës’ në ‘75-ën

E vërteta e konfliktit me ‘atentatorin e Enver Hoxhës’, në prillin e ’75-ës: “Unë s’isha i infiltruar nga Kadri Hazbiu, por Banushin e godita tek kloni afër Hanit të Hotit, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA
E vërteta e konfliktit me ‘atentatorin e Enver Hoxhës’, në prillin e ’75-ës: “Unë s’isha i infiltruar nga Kadri Hazbiu, por Banushin e godita tek kloni afër Hanit të Hotit, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA
E vërteta e konfliktit me ‘atentatorin e Enver Hoxhës’, në prillin e ’75-ës: “Unë s’isha i infiltruar nga Kadri Hazbiu, por Banushin e godita tek kloni afër Hanit të Hotit, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA
E vërteta e konfliktit me ‘atentatorin e Enver Hoxhës’, në prillin e ’75-ës: “Unë s’isha i infiltruar nga Kadri Hazbiu, por Banushin e godita tek kloni afër Hanit të Hotit, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA
E vërteta e konfliktit me ‘atentatorin e Enver Hoxhës’, në prillin e ’75-ës: “Unë s’isha i infiltruar nga Kadri Hazbiu, por Banushin e godita tek kloni afër Hanit të Hotit, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA
E vërteta e konfliktit me ‘atentatorin e Enver Hoxhës’, në prillin e ’75-ës: “Unë s’isha i infiltruar nga Kadri Hazbiu, por Banushin e godita tek kloni afër Hanit të Hotit, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA
E vërteta e konfliktit me ‘atentatorin e Enver Hoxhës’, në prillin e ’75-ës: “Unë s’isha i infiltruar nga Kadri Hazbiu, por Banushin e godita tek kloni afër Hanit të Hotit, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA
Dëshmia e rrallë e shqiptaro-amerikanit: “Si i shpëtuam me Avdul Banushin policisë jugosllave në Dubrovnik dhe takimet tona në Greqi me dy shqiptarët e njohur…”/ Misionet sekrete në ’75-ën

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë

Memorie.al /publikon historinë e panjohur të Tom Mërnaçaj me origjinë nga Selca e Vermoshit dhe i lindur në Tuz të Malit të Zi, ku familja e babait të tij, Gjek Mërnaçaj, ishte vendosur që në vitin 1948, pasi ishin arratisur nga Shqipëria për t’i shpëtuar përndjekjeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës,  i cili e kishte shpallur familjen e tyre si ‘familje reaksionare’. Dëshmia e rrallë e 68-vjeçarit Tom Mërnaçaj, duke filluar me historinë e familjes së tij antikomuniste, rrethanat e njohjes me Avdul Banushin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ftesën e tij dhe arsyen përse ai pranoi të vinte me mision sekret në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës, detyrat konkrete që do kryenin, itinerarin e udhëtimeve të tij me Banushin në shtete të ndryshme të Europës, incidentin me policinë kufitare në Portin e Dubrovnikut, ku atyre i’u sekuestruan materialin propagandistik të organizatës ‘Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare’, udhëtimin për në Greqi dhe qëndrimin e tyre në Igumenicë e Janinë, në vilat luksoze të Nikolla Plasotit dhe Lufter Guvelit, ku Banushi pritej me nderime dhe ishte si njeriu i shtëpisë, dështimin e misionit të parë për të hyrë në Shqipëri, në 28 nëntorin e ’74-ës, kthimin për në SHBA-ve dhe incidentin në tren në Shkup, ku policia jugosllave i’u sekuestroi çantat me armatime, misionin e dytë sekret për të ardhur përsëri në Shqipëri, konfliktin fizik më Banushin, në afërsi të klonit pranë Hanit të Hotit, arrestimin nga rojet kufitare shqiptare dhe dërgimin e tyre në Shkodër e më pas në Tiranë, procesin hetimor, dënimin me burg dhe më pas largimin përsëri nga Shqipëria, e deri tek peripecitë e mëdha duke u endur në shtete të ndryshme të Europës, për të mbërritur përsëri në SHBA, pas asaj aventure të çmendur?!

“Pasi mua dhe Avdul Banushit, na kishte dështuar një tentativë për të hyrë ilegalisht në Shqipëri në nëntorin e vitit 1974, “shokët atje lart” të organizatës “Front i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”, vendosën që ne të shkonim përsëri në Shqipëri, në prillin e vitit 1975 dhe unë e pranova një gjë të tillë, duke menduar se ia kisha një borxh për t’ia shlyer atij. Pasi u nisëm me avion nga SHBA, mbërritëm në Greqi, ku dhe u furnizuam me armë nga zoti Lefter Guveli, që ishte mik i ngushtë i Avdul Banushit. Nga Igumenica ku banonte Lefter Guveli, shkuam në Athinë ku morëm trenin dhe vajtëm në Jugosllavi, nga ku më pas udhëtuam për në Podgoricë, atje banonte familja ime, babai, nëna dhe vëllai im. Në mbrëmjen e 6-7 prillit të vitit 1975, pasi fjetëm një natë në shtëpinë time, të nesërmen në mbrëmje vonë, kaluam Tuzin dhe jemi nisur për në drejtim të kufirit shqiptar, rreth dy-tre km. afër tij. Aty unë i thashë babait tim, Gjekës, që të kthehej në shtëpi, pasi pak a shumë unë e njihja vendin, me që aty ishim afër fshatit të dajave të mi, ku unë kisha kaluar fëmijërinë. Pasi u kthye babai, unë së bashku me Avdul Banushin, kemi kaluar kufirin dhe nën zhurmën e telave të tensionit të lartë, jemi ulur poshtë në drejtim të Hanit të Hotit. Pasi ecëm rreth dy-tre km., mbërritëm tek kloni. Kur pashë klonin, katër metra të lartë, harrova krenarinë për të cilën isha nisur dhe mua më hyri frika në palcë. Kuptohet se në atë kohë unë isha njëzet vjeç dhe përveç urrejtjes për komunizmin të trashëguar nga familja, unë nuk kisha asnjë arsye tjetër të futesha në Shqipëri. Aty i thashë Avdulit, që të ktheheshim siç ishim kthyer një vit më parë dhe ta mbanim sekret “hyrjen” dhe “daljen” tonë nga Shqipëria, sa të na kapnin rojet kufitare shqiptare dhe të na vrisnin. Në atë moment, Avdulit, u revoltua dhe më drejtoi grykën e pistoletës. Kur pashë grykën pistoletën të drejtuar nga unë, për një moment shtanga, por e mblodha veten dhe reagova duke…”!

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

Kështu e kujton në mes të tjerash atë ngjarje të largët dhe aventurën e çmendur të tij, 68-vjeçari Tom Mërnaçaj, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili rrëfen historinë e familjes dhe aventurës së tij të vitit 1975, kur ai u nis bashkë me Avdul Banushin, nga SHBA-ja, për të kaluar kufirin dhe për të hyrë ilegalisht në Shqipëri, me mision sekret, pas detyrës dhe udhëzimeve të rastit, që kishin marrë në komitetin e organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” në New York.

Kush është Tom Mërnaçi, cila është e kaluara e familjes së tij dhe përse babai e xhaxhai i tij, u arratisën nga Shqipëria në vitin 1948 dhe u vendosën në Tuz të Malit të Zi? Cilat ishin arsyet e ikjes së tij nga Jugosllavia për në SHBA dhe si u njoh ai me Avdul Banushin? Përse pranoi Toma që të bashkëpunonte me Avdulin dhe cila është historia e udhëtimeve që ata bënë nga SHBA-ja për në Greqi, Itali dhe Jugosllavi? Si është e vërteta e udhëtimit të tyre të fundit në prillin e vitit 1975, kur ata u nisën nga SHBA-ve për të hyrë ilegalisht me mision sekret në Shqipëri. Cili ishte itinerari që përshkuan ata gjatë atij udhëtimi, kush ishin njerëzit që takuan në Greqi dhe ku u furnizuan me armatimet që do t’iu duheshin me vete kur të hynin në Shqipëri? Cili është vlerësimi i Tom Mërnaçajt për Avdul Banushin dhe përse ai vendosi që të prononcohej publikisht, duke dhënë versionet e tij në këtë intervistë, që Memorie.al po e publikon?

                                                     Vijon nga numri i kaluar

Zoti Mërnaçaj, a keni qenë ju me Avdul Banushin në bazat ushtarake amerikane në Greqi dhe a jeni furnizuar atje me armë?

Unë nuk kam qenë asnjëherë me Avdul Banushin në ato baza dhe nuk kam dijeni për ata ushtarakë amerikanë që ka takuar ai. Sa për armatimet, ne i morëm në shtëpinë e Lefter Guvelit dhe ato ishin armë të vjetra, ca automatikëve, mezi u futej karikatori. Sa për lidhjet që Avduli pretendonte që ka pasur me amerikanët, është punë e tij. Në të vetmen bazë që kam qenë unë me Banushin, ishte shtëpia e zotit Plasoti, ku na pritën me një bujari fisnike, që nuk e harroj, si dhe shtëpia e Lefter Guvelit, njeriut që ishte i lidhur me qarqet antishqiptare. Po kështu desha të shtoj, se kemi qenë edhe te shtëpia e bariut vlleh, të quajtur Gaqi, ku bashkë me Avdul Banushin, kemi ngrënë djath të freskët dhe komposto frutash.

Ku shkuat pas dështimit të misionit tuaj?

Pasi nuk mundëm të hymë dot në Shqipëri, ne shkuam në Shkup, ku morëm vizat dhe gjatë udhëtimit me tren, policia jugosllave e trenit, na zbuloi çantën me gjithë ‘llokumet’ e dinamitit që kishim me vete. Pas kësaj, treni u ndalua në Shkup dhe u rrethua i gjithi nga policia, e cila filloi kontrollin një për një të të gjithë pasagjerët, duke i parë ata imtësisht. Në atë kohë, kishin filluar trazirat e Qipros dhe grekofonët, ishin më të dyshimtët në tren. Ne, duke qenë me pasaporta amerikane, mundëm të shpëtonim dhe e kaluam pa problem udhëtimin tonë deri në Trieste. Kuptohet, pa çantat me dinamit, që na i bllokoi policia. Më pas, nga Triestja shkuam në Romë dhe prej aty me avion për në New York.

Çfarë ju thanë kur mbërritët në New York?

Kur u kthyem në New York, ne folëm për takimet tona dhe bazat ku ishim strehuar si në Greqi ashtu dhe në Shqipëri. Po kështu shkuam dhe në Komitetin “Shqipëria e Lirë”, ku folëm për “suksesin” e misionit tone, duke u dhënë kurajo njerëzve, se ‘Shqipëria nuk ishte dhe aq e padepërtueshme sa thuhej’. Natyrisht unë isha i porositur, që të mos dëshmoja gjë tjetër, se do të haja plumbin ballit.

Të vërtetën rreth atij misioni, a e biseduat me ndonjë shok tuajin?

Në mënyrë absolute, që nga ajo kohë, unë jo vetëm që nuk e kam biseduar për këtë ngjarje me as njeri, por e kam mbajtur gojën të kyçur fort. Është hera e parë që po e përmend në këtë intervistë me ju, i detyruar pas intervistës të zotit Banushi.

Po pse u nise përsëri në prillin e vitit 1975, të vinit në Shqipëri me Avdul Banushin me mision sekret?

Pas dështimit të misionit të parë, unë, si të thuash, ja kisha një borxh për t’ia shlyer Avdul Banushit dhe vendosa që të vija me të përsëri në Shqipëri?

Vetëm kjo ishte arsyeja që vendosët të ndërmerrnit përsëri aventurën për të hyrë në Shqipëri?

Jo vetëm kjo, por atë gjë e bëra dhe pas porosisë që ishte “nga shokët atje lart”, të organizatës “Fronti i Rezistencës”.

Në çfarë itinerari udhëtuat për në Shqipëri, herën e dytë me Avdul Banushin?

Rreth fundit të muajit mars 1975, ne udhëtuam nga SHBA-ja për në Greqi, pothuaj me të njëjtin itinerar. Po kështu, shkuam tek Plasoti në Igumenicë, ku na u bë e njëjta pritje. Por herën e dytë, diçka kishte ndodhur në mes tij dhe Avdul Banushit, sepse e bëmë disa herë rrugën Igumenicë-Janinë.

Çfarë kishte ndodhur në mes tyre?

Atë gjë nuk e kuptova mire, por një sherr kishte plasur në mes tyre. Atë gjë unë e kam mësuar vetëm në vitin 1980, kur kam shkuar për Krishtlindjet tek shtëpia e Nikolla Plasotit, ku u takova dhe me Gaqin, bariun vlleh. Ndërsa Lefterin, nuk e kam takuar dot më që në atë kohë.

Çfarë kishte ndodhur në mes Banushit dhe Guvelit?

Arsyeja e prishjes së tyre, ishte ajo e dështimit të misionit tonë në nëntorin e vitit 1974. Në atë kohë, Guveli e kishte pezulluar hyrjen tonë në Shqipëri nga ajo krahinë, ndoshta sepse në atë kohë, Greqia po i normalizonte marrëdhëniet me Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës dhe ata (grekët), nuk donin që të kishte shkelje kufiri nga ana e tyre. Por ta lëmë këtë dhe le të kthehemi tek misioni ynë i prillit të vitit 1975, për të cilin më pyetët.

Po patjetër, si vazhdoi ai mision?

Nga Igumenica, ne shkuam në Athinë, ku morëm trenin për në Jugosllavi dhe më në fund mbërritëm në Podgoricë, ku kisha familjen time. Aty ishte vetëm babai im, ndërsa nëna me vëllanë, kishin shkuar tek dajat, meqenëse ishin Pashkët. Pasi fjetëm atë natë aty, të nesërmen mbrëma, së bashku me Avdulin, jemi nisur për në drejtim të kufirit. Aty i thashë babait, që të ndalohet dhe të kthehej mbrapsht në shtëpi, pasi pak a shumë, unë e njihja vendin, sepse ishim fare pranë fshatit të dajave të mi, ku unë kisha kaluar fëmijërinë. Babai u kthye, ndërsa unë e Avduli pasi kaluam kufirin nën zhurmën e telave të tensionit të lartë, jemi ulur poshtë në drejtim të Hanit të Hotit dhe pas dy-tre km., arritëm tek kloni. Ne nuk e prisnim që aty të kishte klon, por edhe po të kishte, zoti Banushi më tha se ajo gjë nuk përbënte problem për të. Kur e pashë atë klon impozant, katër metra të lartë, harrova krenarinë që isha nisur nga SHBA-ve dhe më hyri frika në palcë. Kuptohet frika ime, se në atë kohë unë isha 22 vjeç dhe përveç urrejtjes të trashëguar që kisha për komunizmin, nuk kisha asnjë arsye tjetër të hyja në Shqipëri.

Po çfarë bëtë pas frikës që ju zuri?

Pas asaj, i thashë Avdul Banushit, që të ktheheshim mbrapsht, ashtu siç kishim bërë një vit më parë dhe ta mbanim sekret “hyrjen” dhe “daljen” tonë nga Shqipëria, sesa të na kapnin dhe të na vrisnin

Çfarë të tha Avduli pas sugjerimit që i bëtë?

Në ato çaste, Avdulit i kapërceu damari dhe menjëherë më drejtoi pistoletën tek koka. Unë shtanga në fillim, por më pas e mblodha vetën dhe reagova, duke e goditur me automatik në pistoletën e tij dhe aty filloi përleshja në mes nesh, duke u zënë fizikisht me njëri-tjetrin. Nga zhurma që u bë, erdhën rojet shqiptare të kufirit dhe na arrestuan të dyve, pasi Avduli tentoj t’ju ikte.

Si e shpjegoni kapjen tuaj në kufi?

Për mua edhe sot e kësaj dite, mbetet enigmë kapja jonë, por ashtu siç nuk ka të drejtë zoti Avdul Banushi, të drejtojë gishtin nga unë, ashtu as unë, nuk kam të drejtë të akuzoj atë se më tradhtoi, e më shiti në klon, si kujtova atëherë. Ndoshta vetë grindja jonë u bë shkak i kapjes, ose sekreti i udhëtimit tonë nuk ishte mbajtur top sekret.

Ju thoni se ishit vetëm me Avdulin në kufi?

Po kështu është e vërteta dhe babai im nuk ka qenë fare aty me mua në klon. Kjo është dhe arsyeja që unë u prononcova për të dhënë këtë intervistë me ju, në mënyrë që të vë në vend nderin e babait dhe familjes sime malësore, të respektuar, me besë dhe me histori patriotike. Këtë e dinë të gjithë ata shqiptarë, që na njohin këtu në Amerikë. Nuk e kam problem çfarë thotë Avdul Banushi, për mua personalisht dhe nuk do të isha prononcuar, po të mos më kishte përmendur me pa të drejtë emrin e babait dhe vëllait tim, që mbetën antikomunistë. Por unë pranova të flas, se nuk lejoj të më preket nderi i familjes.

Po më pas, pra, pasi u kapën ushtarët e kufirit, ku ju çuan, sa ju dënuan ju personalisht dhe si mundët të iknit përsëri nga Shqipëria?

Pasi na kapën, na çuan në Shkodër, e më pas në Tiranë, ku pasi më mbajtën për 13 muaj ne hetuesi, mua më dënuan me tre vjet . Ky dënim erdhi, sepse unë nuk kisha qenë asnjëherë në Shqipëri dhe përveç shkeljes së kufirit, ata nuk kishin asnjë akuzë kundër meje. Pas tre vjetësh, dalja ime nga Shqipëria ka qenë një hap shumë i rrezikshëm, si për mua dhe për njeriun që më ndihmoi. Prandaj, shpëtimi im nuk ka asnjë rëndësi për asnjeri, sepse ajo është çështje që më përket vetëm mua.

Çfarë bëtë kur u kthyet përsëri në SHBA-ve?

Kur kam ikur nga Shqipëria, e kam parë se sa shumë ia kisha parë sherrin të famshmit “Frontit të Rezistencës Antistaliniste”, ku jo vetëm që nuk kishte njeri për të më ndihmuar, por as që nuk na pyeti njeri, se ç’kishte ndodhur me ne. Atje pashë, se në rast që organizata “Fronti i Rezistencës” nuk kishte ekzistuar kurrë, të paktën tashmë kishte vdekur. Unë ngela në mëshirën e fatit për disa vjet, duke kërkuar vend qëndrimi nëpër Europë, deri sa arrita përfundimisht në SHBA-ve, ku për disa kohë, kam mbajtur një radio-program lokal. Në fund të kësaj interviste, desha të them se: përse Zoti Banushi nuk i ka thënë më parë këto, pasi të mburresh sot me terrorizmin, është një sinkron i dështuar. Është çmenduri.

Zoti Mërnaçaj, ju falenderoj që pranuat të jepnit këtë intervistë.

Edhe unë ju falenderoj ju që ma krijuat këtë mundësi që të prononcohem dhe të përcjellj  fjalët të mia./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 25 Shtator

Next Post

“Gjatë marrjes në pyetje, dy hetuesit, Fatos Trebeshina dhe Fejzo Aloçi, më…”/ Historia tragjike e ruses në qelitë e burgjeve komuniste të Enver Hoxhës

Artikuj të ngjashëm

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Intervista

“Kur e njoftuan me radio Bab Myslymin, se ishte vrarë Mustafa, ai tha; do e bëj  gjakun deri në gju të kalit, por s’bëri asgjë, sepse, Gogo Nushi i tregoi kush e vrau…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së Gjinishit

March 29, 2025
Next Post
“Inskenimet e Sigurimit me agjenten e tyre, që e kishin vënë ngjitur me qelinë time, e cila me anë të trokitjes në mur, më thoshte…”/Historia tragjike e ruses në burgjet e Enver Hoxhës

“Gjatë marrjes në pyetje, dy hetuesit, Fatos Trebeshina dhe Fejzo Aloçi, më…”/ Historia tragjike e ruses në qelitë e burgjeve komuniste të Enver Hoxhës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!