• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, November 26, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Deri në ’96-ën, që isha deputete, shkoja me biçikletë në Parlament, pasi fillimisht nuk kishim rrogë dhe vazhdoja të punoja në spital e, kur mbaroja…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur

“Në ’91-in, replikova me Haxhi Lleshin, se qëlloi me armë një person që u fut te vila e tij, më pas, më këcënuan pesë herë me vdekje, aq sa Azem Hajdari…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur

Nga ELISABETA ILNICA

Pjesa e dytë

Memorie.al / Ishte e para në shumë ngjarje që kanë bërë histori. E para, si kirurge femër në Shqipëri. E para që zbulon zarfet kërcënuese për “dënim me vdekje”. E para si deputete në Partinë Demokratike, kur ende shumica ishte nga Partia e Punës. E para herë kur rrëfehej ekskluzivisht…! Kjo ishte Rushen Golemi, doktoresha që është nderuar me disa medalje shqiptare, ku spikat ajo më e larta, “Mjeshtër i Madh i Punës” dhe e përfshirë njëkohësisht në një enciklopedi të Britanisë së Madhe, ku është zgjedhur si një ndër 2.000 personazhet e shquar botërorë të shekullit XX-të. Modeste teksa na fliste për kontributin e saj dhe po kaq modeste edhe me mënyrën e jetesës. Kur zhvilluam këtë intervistë, ajo jetonte me bashkëshortin, Alfredin, në një apartament të vogël, diku pranë “Rrugës së Kavajës”.  

                                                           Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’91-in, replikova me Haxhi Lleshin, se qëlloi me armë një person që u fut te vila e tij, më pas, më këcënuan pesë herë me vdekje, aq sa Azem Hajdari…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur

Si mundëm ta shpëtonim anijen tonë ‘Korabi’ në në Bari të Italisë në vitin 1973, ku u mbytën 95 marinarë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e navigatorit të Flotës Tregtare, për tragjedinë e 52 viteve më parë

Znj. Golemi, gjatë asaj periudhe që ishit deputete e Parlamentit, nuk kishit mbrojtje nga shteti, me truproja siç është sot?

As që bëhej fjalë. Në legjislaturën e vitit 1991-1992, të qenurit deputet nuk sillte asnjë të ardhur. Pra, nuk kishte rrogë dhe as privilegjet e tjera që janë sot. Unë zgjohesha herët në mëngjes dhe shkoja në punë te spitali, mbaroja operacionet atje dhe më pas kthehesha në Parlament. Sërish pasdite e njëjta gjë. Duke qenë se nuk ia dilja dot me këmbë sa andej–këndej, fillova të përdorja biçikletën.

Për sa kohë?

Në të dyja legjislaturat që kam qenë deputete, unë kam shkuar në Parlament me biçikletë. Jo vetëm kaq, por edhe sa u përket rrobave, kur ishte ndonjë seancë e rëndësishme ose takime me delegacione të huaja, u merrja ndonjë triko borxh vajzave.

Si një ndër deputetet e para të së djathtës, si i keni pasur marrëdhëniet me gratë e Partisë së Punës?

Fillimisht nuk është se kisha shumë miqësi, pasi e kisha kohën shumë të kufizuar. Ju tregova që, për rrogë më duhej të shkoja në spital, kisha fëmijët, kështu që përballeshim shumë pak. Nëpër kafene nuk para uleshim, se nuk kishim para. Rroga që merrja me çmimet që ngriheshin çdo ditë, ishte vetëm mbijetesë. Pastaj, vetëm 1 vit ishin deputetet e PP-së, pasi u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme në vitin 1992. Atëherë ndryshoi raporti i femrave djathtas-majtas. Ishim 7 femra nga Partia Demokratike dhe vetëm Ermelinda Meksi nga Partia Socialiste.

Si femra e vetme majtas, atëherë keni patur mundësi ta njihni më mirë Ermelinda Meksin?

Jo vetëm që e kam njohur, por kam ndarë krevatin me Ermelindën, për rreth një muaj.

Për ç’arsye?

Nisi si tip shakaje. Shoqet e mia të PD-së (shtatë prej tyre) ishin nisur për një takim në SHB-ës, në një lobim grash. Pa dashur humba avionin dhe u detyrova të nisesha të nesërmen, ndërsa Ermelinda e kishte prerë vetë biletën një ditë me vonesë. Pra, në New York, zbritëm të dyja njëkohësisht dhe kur vajtëm në hotel, shoqet e mia ishin rregulluar dy e nga dy nëpër dhoma dhe bënin shaka duke thënë që; “për dënim” se humba avionin, do të flesh me “armiken”.

Ia vlente si “armike” Ermelinda?

Ajo është një grua zonjë dhe ia vlen ta kesh si “armike” apo si mike. Kemi pasur marrëdhënie shumë të mira gjatë asaj periudhe që ndamë dhomën, por edhe më vonë. Ishte dhe mbetet një politikane korrekte, por edhe një zonjë që di të ndërtojë dhe të mbajë në ekuilibër miqësinë me militantizmin.

A shihni ndonjë deputete sot në Parlament, që di të mbajë këta ekuilibra?

Fatkeqësisht, më duhet të them “Jo”. Sot klima politike është shumë e ashpër dhe këtu janë përfshirë edhe femrat. Për këtë më vjen shumë keq. Ato kanë harruar të flasin me njëra-tjetrën, si gruaja-gruas, por vetëm si pllaka gramafoni kryetari-kryetarit. Nuk ka shprehi, mendime dhe deklarata të tyre, por vetëm përsëritje fjalish të liderëve. Më vjen keq për çfarë dëgjoj…!

Çfarë dëgjon?

Fyerje personaliteti. Sharje familjare. Sulme personale. Të gjitha këto nuk kanë ndodhur as në fillimet e demokracisë në Parlament. Më kujtohet mirë Azem Hajdari, ishte një ndër personat që fliste më fort në Parlament, edhe merrte vrull për sherr, por edhe ai, si më problematiku që ishte, nuk përmendte emra familjesh e fisi, degë më degë…!

Nga mendoni se vjen e gjitha kjo?

Është futur thellë interesi. Deklaratat që bëhen në Parlament, përveçse janë të turpshme, largojnë vëmendjen nga problemet e vërteta.

“Berisha, student këmbëngulës, politikan i ashpër”

Do ta kishte mbajtur mend mirë, edhe sikur ai të mos bëhej njeri publik. Sali Berisha, si student ka qenë po kaq këmbëngulës sa edhe politikan. “Edhe shumë i zgjuar”, shton me shpejtësi pedagoge Rusheni, e cila ka pasur rastin që t’i japë mësim Berishës. E përballur sërish me të ndër vite, për shkak të angazhimeve politike në të njëjtën parti, Rusheni është ndër personazhet e rrallë që mund të rrëfejë për ish-kryeministrin Berisha në pesë dekada.

Si e keni njohur Berishën?

Berishën e kam njohur ende pa mbushur 20 vjeç. Atë e kam pasur student, por jo fiks, pasi për shkak të biografisë, pas vitit 1975, pësova disa goditje partiake familjare. U hoqën nga puna shumë mjekë të martuar me të huaj. Tim shoq e hoqën nga puna si jurist dhe e çuan në NPVSH. Mua më ulën rrogën dhe nga pedagoge e brendshme, më kaluan si të jashtme. Po ashtu, kisha të drejtën e praktikës dhe isha prezente si pedagoge e dytë në provim. Në këtë situatë, herë pas here i jepja mësim edhe Berishës.

Si ka qenë student Berisha?

Duke lënë mënjanë bindjet partiake, në këto momente po flas si pedagoge, Berisha ishte shumë i përgatitur. Mbaj mend një rast kur po jepja mësim dhe po i bëja pyetje klasës. Ishte një temë mbi frakturat. Ai u ngrit i pari dhe po fliste me shumë siguri për temën. M’u duk shumë i përgatitur që në minutën e parë, ndaj i thashë të ulej e të pyesja dikë tjetër, por ai nuk pushonte. Vijoi të përgjigjej deri në fund dhe nuk donte të ulej. Një karakter që vijon ta ketë edhe sot.

Çfarë karakteri?

Këmbëngulës ka qenë që atëherë, por edhe shume i zgjuar. Shoh që po ashtu ka ngelur.

Dhe çfarë mendon se ka ndryshuar te ai?

Është bërë vetëm më i ashpër.

Nga mendoni se i vjen kjo ashpërsi?

Mendoj nga rrethanat, sepse edhe opozita është bërë më e ashpër. Megjithatë nuk jam dakord me fjalorin e përdorur prej tij kohët e fundit. E gjithë beteja parlamentare me opozitën duhet bërë vetëm mbi informacionin e duhur dhe është e rëndësishme mënyra e të thënit. Këtë nuk e them vetëm për Berishën, por për të gjithë politikanët e tjerë.

A e keni kundërshtuar ndonjëherë?

Një herë e mbaj mend, madje shumë. Ishte koha kur grupi i PD-së kërkonte që të hiqte dënimin me vdekje në Shqipëri, ndërsa unë nuk isha dakord. Larg qoftë, mendoja për vajzat e mia sikur ndokush u bënte keq, të mos e çoj mendjen më thellë… po kundërshtoja gjithë kohës dhe deklarova se do votoja kundër në Parlament. Megjithatë, ai arriti të më bindte me shumë taktikë, por jo pa lodhje.

Megjithatë, Berisha, nuk ju rikandidoi në 1997. Nuk deshët ju apo nuk ju përfshiu në listë ai?

Të jem e sinqertë, këtë të dytën do të zgjidhja më shumë. Edhe unë nuk e kisha më dëshirë. Mos harroni, se mosha ime nuk ishte më edhe aq e përshtatshme për politikë aktive. Po kaloja të 60-tat, ndërkohë që u mërzita shumë me disa media në atë kohë. Mezi arrita të merrja 10 mijë, nga 60 mijë metrat pronë të familjes që më takonin, ndërsa ato më quajtën hajdute. Më kanë lënduar shumë, ndërsa mu bë një anti-fushatë ndaj meje. Mbase kjo një arsye dhe mosha tjetra, por edhe mungesa ime e dëshirës, bënë që unë të mos rikandidohesha më në vitin 1997.

Çfarë keni përfituar ju nga politika?

Legjislaturën e parë vetëm sa kam dhënë. Legjislaturën e dytë vetëm rrogën, e cila ishte shumë e vogël. Jua thashë, në gjithë karrierën time, si kirurge apo politikane, përfitimi im kam qenë vetëm 800 lekë të vjetra. Nuk kam arritur të marr dot as pronat e mia. Nga 60 mijë metra që trashëgoj në Durrës nga familja, mora vetëm 10 mijë, por edhe ato me shpifje, nga fundi në atë kohë (viti ‘95-‘96).

Po ashtu, edhe bashkëshorti im, në pronat e të cilit është një pallat 16-katësh dhe po ndërtohet një tjetër 20-katësh. Dhe ku do të thoni ju? Fiks mbi zonën e “Vollgës” në Durrës, aty ku janë ndaluar ndërtimet dhe gërmimet, pasi mbrohet me ligj si zonë arkeologjike. E vetmja pasuri që kemi unë dhe Fredi, është vetëm ky apartament dhomë e kuzhinë, që shikon ti. Për të tjerat, kemi 20 vjet dyerve të gjykatave dhe nuk po i marrim dot. Bëjini vetë llogaritë tani, se sa kam përfituar unë nga politika…!

Në familjen e doktoreshës

Emri i vjen nga persishtja dhe do të thotë ndriçim (Rushen). E lindur në Durrës më 16 korrik 1935, Rusheni është vajza e Mahmut Golemit, i njohur si prefekt në shumë qytete të Shqipërisë, por edhe si Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë. Tashmë ajo është nëna e tri fëmijëve, e dy binjakeve Inis dhe Iris, si dhe e djalit Konstandin, ndërsa ka 7 nipër e mbesa. Për Rushenin është realizuar edhe një dokumentar në vitet ‘70-’80-të, si kirurgia e parë femër në Shqipëri, ndërsa ka qenë dalluar për aktivitete sportive, sidomos në volejboll dhe atletikë. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Myzafer Trebeshina më tha se Sulo Tragjasin e vramë, pasi ai me shokun e tij, Petro Ndreu, donin të vidhnin paratë te shtëpia e Sami bej Vrionit...” / Raporti i agjentit “Mësuesi”, për oficerin e Sigurimit

Next Post

“Edhe pse një bashkëpunëtor i ngushtë i Sulltanit, Ismail Qemal Vlora ishte një nga politikanët e paktë të asaj kohe që trajtoi ‘çështjen armene’...”/ Ana e panjohur e Plakut të Vlorës në diplomacinë europiane

Artikuj të ngjashëm

“Në ’91-in, replikova me Haxhi Lleshin, se qëlloi me armë një person që u fut te vila e tij, më pas, më këcënuan pesë herë me vdekje, aq sa Azem Hajdari…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur
Intervista

November 24, 2025
Si mundëm ta shpëtonim anijen tonë ‘Korabi’ në në Bari të Italisë në vitin 1973, ku u mbytën 95 marinarë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e navigatorit të Flotës Tregtare, për tragjedinë e 52 viteve më parë
Intervista

Si mundëm ta shpëtonim anijen tonë ‘Korabi’ në në Bari të Italisë në vitin 1973, ku u mbytën 95 marinarë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e navigatorit të Flotës Tregtare, për tragjedinë e 52 viteve më parë

November 23, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Intervista

“Në burgun e Shkodrës erdhi një oficer dhe pasi na pyeti; kush është Imer e Mal Xhemail Metaliaj, na tha; ua pushkatuam vëllain…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik me origjinë nga Tropoja

November 15, 2025
“Ndaj Gjermanisë Perëndimore në 1967-ën, ku ne barazuam, 0 me 0, u tha se luajtëm për Jugosllavinë dhe se Ramiz Alia para ndeshjes….”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit korçar, Todo Vaso   

“Gjatë intervistës në RTV Beogradi, vëllai im, Iliri tha: ‘edhe gjakun do e ndërroj, kurse Enver Hoxhës…”! /Dëshmia e rrallë e Nasi Pavllos, që u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’84-ën, me katër të tjerë

November 14, 2025
“Në rrethinat e Beogradit, ramë në një pritë, na preu rrugën një furgon dhe autobusi ynë devijojë e përfunduam në kanal…”/ Dëshmia e rrallë e Todo Vasos, për ndeshjen e ’68-ës, me Jugosllavinë
Intervista

“Në rrethinat e Beogradit, ramë në një pritë, na preu rrugën një furgon dhe autobusi ynë devijojë e përfunduam në kanal…”/ Dëshmia e rrallë e Todo Vasos, për ndeshjen e ’68-ës, me Jugosllavinë

November 14, 2025
Next Post
Memorie.al

“Edhe pse një bashkëpunëtor i ngushtë i Sulltanit, Ismail Qemal Vlora ishte një nga politikanët e paktë të asaj kohe që trajtoi ‘çështjen armene’...”/ Ana e panjohur e Plakut të Vlorës në diplomacinë europiane

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme