• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, July 26, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Davidi, është djali i Mimiko Kantozit, i cili në Shqipërinë komuniste, punoi gjithë jetën në ‘Albturizëm’, kurse tani jeton në Tel Aviv, pasi…“/ Reportazhi i gazetarit të njohur, me hebrenjtë në Greqi

Dëshmia e rrallë: “Kur vetë gjermanët shpëtonin hebrenjtë në Shqipni në vjetin 1944, duke i…”/ Historia e panjohtun e djaloshit shkodran, Ludovik Deda, ish-ushtarak i tyne
“Vëllai i madh i Nisim Kohenit në Bruklin, nuk do t’ia dijë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ku i ati dhe daja, bënë nga 5 vjet burg politik, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit të njohur, me hebrenjtë në Greqi
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
“Pasi Nako Spiro ndodhej në Moskë, Lef Nosin e çuam për ta fshehur te nipi i një miku të tij, personalitet i shquar, por ai, e dorëzoi te Sigurimi…”/ Kujtimet e hebreut, Marko Menahem
“I dhënë pas argjendarisë, librave dhe ‘Zërit të Amerikës’, Miki vdiq me radio tek veshi, zanatin, ia la të birit Dhimitrit, i cili ua trashëgoi djemve, Gavril e Valirian…”/ Historia e panjohur e familjeve hebreje në Berat

Nga Altin Raxhimi

Pjesa e dytë

Memorie.al / I fundmi i tre reportazheve tregon rrënjët shqiptare të krye-klerikut hebre të Athinës, si ia marrin hebrenjtë vlonjatë; “Do marr çiftenë…”, mbas ceremonish fetare dhe fatet e familjes hebreje me mbiemër Tepelena. Paraditen e dy korrikut të vitit 2016, duke duruar vapën mes djersësh që shkonin çurk, mbi dyqind veta e mbushën dingas sinagogën këtu në qendër të Athinës. Pesë vajza nga komuniteti hebre janjiot, do bënin ceremoninë e kalimit në adoleshencë, bat mitzvah- në, që sipas traditës bie diku nga dymbëdhjetë a trembëdhjetë vjetëshi. Pas kësaj, do ishin zonjusha. Katër prej vajzave vinin nga familje hebreje nga aty, dhe njëra kishte ardhur nga zona e Nju Jorkut, me familje dhe të afërm.

                                                               Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Frengove, te qendra për nisjen e agjentëve në Shqipëri, bënin gosti, kurse në shtëpinë e Xheladin D., dhe Ali P., te ‘Gjyluas’…”! / Dëshmia e rrallë e ish-zyrtarit të UDB-së

“Në Burrel u njoha me Gjergji Molen nga Korça, me babain ‘armik të popullit’, kurse i biri, adhurues i marksizmit, madje kishte shpikur një tezë, që e çoi në Komitetin Qendror, por…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Baba, do shesësh apo do merresh me logje”, – e ngacmonin të tijtë. Donte Pepoja t’ia mësonte shqipen Markos kur ishte fëmijë, por ç’i hynte në punë shqipja atij, gjuhë e vdekur si greqishtja e Homerit – vetëm kur t’i vinte ndonjë xhaxha nga andej, një herë në njëzet vjet.

Por me shqiptarët që vajtën atje pas nëntëdhjetave, emigrantët që zunë sektorë shërbimesh a kujdeseshin për të moshuar në qytet; “do ti që u dashka”? Kur u sëmur e zuri shtratin Pepoja, filloi t’i mësonte greqishten, shqiptares që kujdesej për të. Markoja u bë muzikant dhe menaxher muzike dhe pati dhe dy buzukë me famë në qytet, vende ku politikanët shqiptarë, të stërmunduar nga lodhja që u shkaktonte vendi pas 1997- ës, shkonin për të ndërruar vend.

“Kush nuk ka ardhur: Fatos Nano, Sali Berisha”? “Akoma s’kam qenë në Izrael”, – thotë Markoja. “Xhaxhai më lutet t’i shkoj. Këngët greke kanë popullaritet atje. Më thotë: ‘Dy këngë të këndosh, bile as ti këndosh, t’i incizosh, dhe s’do kesh nevojë të punosh gjithë jetën.’ Por jam grek, ky është vendi im. Nuk ka vend më të mirë në botë, me gjithë krizën”.

Kushëririn e tij të tretë, Viktor Batinon, i cili pas ca vitesh në Izrael, tani punon si administrator pronash të patundshme në Toronto të Kanadasë, kur e pyes se ç’e ndjen veten më thotë: “Fifty-fifty. Gjysmë hebre, gjysmë shqiptar”. David Kantozi është djali i Mimiko Kantozit, i cili punoi gjithë jetën në “Albturizëm”, gjatë komunizmit. Tani Davidi punon në Tel Aviv. U pat bërë me nerva para ca vitesh, nga një dokumentar i televizionit të Izraelit për Shqipërinë, si vendi me “Islam të mirë”

Shqipëria hynte në klasifikimet thjeshtëzuese gjeopolitike, të cilat i acaronin hebrenjtë shqiptarë atje. Kur u bënë zgjedhjet për guvernator të Bankës së Shqipërisë, para dy vjetësh, pati aplikuar për atë vend. Në një media, poshtë këtij lajmi, dikush kishte komentuar, “Mos, tani e kemi të sigurt falimentimin. Nuk mjaftohen hebrenjtë me financat botërore, duan edhe atë të Shqipërisë”! “U ndjeva shumë i fyer”, më thotë Kantozi. “Familja ime i ka dhënë Shqipërisë, ç’mundi”! Tani ka dhe hebrenj shqiptarë që vizitojnë Janinën, lagjet ku u rritën paraardhësit.

Kur fola në gusht në telefon me Annette Fromm-in, folkloristen nga Florida, mbesë janjiote, ajo më tregoi motivimin e saj për ta studiuar si komunitet, viteve tetëdhjetë. “Ekziston një Janinë fiksionale, në mendjen e atyre që jetojnë atje, të njerëzve, të hebrenjve, që kanë lidhje me të”! Në një farë kuptimi, atë botë fiksionale kërkoja dhe unë, jo vetëm të një qendre provinciale perandorie si Janina, por edhe të një hapësire, ku kulturat i rrinin bri njëra-tjetrës, të cilën e rrafshuan mynxyrat e shekullit të njëzet, dhe i bënë njerëzit t’u ngjiteshin anijeve e të merrnin arratinë prej tyre.

“Imagjinoje, i thosha Isak Dostit ndërsa drejtoheshim drejt pallatit të tij mu jashtë Kastrosë një pasdite të nxehtë gushti, – nëse nuk do kishte pasur luftë botërore, mos të kishte pasur Ballkani – siç pati shkruar një gazetar në fillim të luftërave në ish-Jugosllavi – atë prirje për dhunë, do ishte nga vendet më të mira të botës”.

Dosti, shtetas amerikan dhe grek me baba të lindur në Vlorë, i cili vetë ka kaluar jetën duke mbledhur copëza nga këto botë, duke lidhur janjiotë të Argjentinës me të Venezuelës, me të Izraelit me të Francës, me të Shqipërisë me të Janinës, dhe duke kërkuar për vllehët e zonës për romanin që është duke shkruar, më thotë:

“Eh sikur, eh sikur”, dhe hyn përpara në shkallën e tij te pallati i hebrenjve. Nuk është çudi të mbash mbiemër që të tregon nga një vend tjetër. Ka dhe të krishterë grekë që mbajnë mbiemrin Tepelenis dhe në Korfuz, një familje e madhe quhet Avlonitis, vlonjati, ashtu siç ka shqiptarë të familjeve Kosturi a Janina. Një herë, kureshtar për familjet e hebrenjve me mbiemër Tepeleni, u lidha me Isakun, një muzikant”.

“As e kam idenë ç’është. Ndonjë mal në Shqipëri”? Nuk di të ketë gjurmë hebrenjsh në Tepelenë, megjithëse s’përjashtohet të ketë qëlluar ndonjë dyqanxhi a shitës ambulant në shekull të nëntëmbëdhjetë, pasi ishte pjesë e pashallëkut të Janinës dhe shtrihej përgjatë luginës së Vjosës, ku kalonin njerëzit dhe tregtia.

Kafeneja ku erdhi 62-vjeçari Jakov Tepelenis me të shoqen Anën, prindër të Isakut, ndodhet afër shtëpisë së tij në Vrilisiá, në lagjen diku rreth pesë kilometra në verilindje të qytetit e cila, nga tokë bujqësore, u bë zonë banimi për shtresat e mesme të Athinës, gjatë bumit të ndërtimit viteve tetëdhjetë. Aty, për nëntëdhjetë minuta, Jakovi tregoi historinë e familjes së tij, ngadalë, që të sigurohej se ishin marrë shënim të gjitha gjërat që thoshte. Nuk e ka idenë pse e mbajnë mbiemrin Tepelenis.

“Nuk e di se cilët janë emrat që më thoni, (kasapi Jehuda Tepelena, i cili përmendet në reportazhin e parë të kësaj serie) pasi Tepeleni ishte një mbiemër që mbahej nga familje që s’kishin lidhje farefisi me njëra-tjetrën. Familja ime ishte e Jakov Tepelenit, e gjyshit tim, mbase ai ishte kasap. Babain ma quanin quhej Isaak dhe e vetmja lidhje që kishte me Shqipërinë, ishte se gruaja e tij e parë, ishte hebreje nga Shqipëria, nga fisi Haxhis. Quhej Stamula Haxhis dhe kishte dhe një vëlla, Isaak Haxhis, i cili pati vajtur s’e di se si në Izrael.

Por babai dhe gjyshi im, ishin të lindur dhe rritur në Janinë dhe s’kishin vajtur gjëkundi tjetër. Stamula dhe shtatë fëmijët e babait, nga martesa e tij e parë, vdiqën të gjithë në Aushvic. Ishte e tmerrshme vetëm kur e dëgjoja këtë gjë. Nga Aushvici u kthye dhe një vajzë me emrin Estir Tepeleni, e cila mendonte se ishte motër e babait tim dhe erdhi në Janinë, të kërkonte familjen.

Por nuk ishte motër e tij, as kushërirë, se siç të thashë, s’kishin lidhje gjaku të gjithë Tepelenit, ishte thjesht koincidencë. Estir Tepeleni ndenji në Janinë dhe u martua aty dhe pas martese ndryshoi mbiemër e, nuk e di ç’u bë më me të. Babai im, Isaaku, ishte shitës zarzavatesh dhe u martua prapë me një hebreje të fisit Iosafat nga Larisa të cilën e quanin Luna, mamanë time, dhe me të bëri dy fëmijë: mua dhe motrën time Stelën, e cila ndodhet në Izrael që prej 1969-ës.

Familja e babait tim kishte dy-tre, mbase dhe katër shtëpi në Janinë, (s’e di cilën shtëpi keni parë në Janinë, por shtëpia që shitëm në 1973-in është akoma shumë e bukur). Kur u kthye babai nga Aushvici, vetëm njërën shtëpi arriti të merrte, atë që ndodhej në Skufa 10, shtëpitë e tjera i kishin uzurpuar, duke menduar se nuk do të ktheheshin më kurrë. Madje kishin falsifikuar dokumente, sikur shtëpitë i kishin të tyret.

Nuk arrij dot të ta shpjegoj se ç’bëhej atëherë. Kush kishte dalë gjallë nga Aushvici, ishte i humbur, nuk kishte fuqi as të tregonte historinë e tij, e jo më të kërkonte pasurinë. Kohë të egra. Për njërën nga shtëpitë, ai që e kishte marrë i tha babait: ‘e di që shtëpia është jotja, të mbaj mend, por me dokumente tani e kam timen dhe s’më bën dot asgjë. Por meqë të njoh dhe e di që je njeri i mirë, do të të jap disa lira dhe ti do më nënshkruash një dokument që po i merr këto lira (s’e mbaj mend shumën, por ishte qesharake), dhe që s’ke më asnjë pretendim për shtëpinë’.

Dhe babai mori ato pak para e nënshkroi. Nuk kishte ç’të hante. Unë dhe motra u larguam nga Janina dhe Greqia më 1969. Isha 17 vjeç. Na dërguan prindërit në Izrael, pasi e quanin të domosdoshme të rriteshim në vendin e origjinës sonë. Nuk e di se sa mirë bënë. Por edhe Janinën, nuk do e preferoja. Kujtimet që kam që atje, nuk janë kushedi çfarë, fshat ishte atëherë, me qerre dhe karroca, nëpër rrugë të pashtruara. Më vonë u bë qyteti i bukur, që shikoni sot. Prapëseprapë, Izraeli s’ishte i lehtë si fillim. Po kalonte një inflacion të tmerrshëm.

Megjithatë ia dolëm. Në 1981-in, në një dasmë në Izrael, u njoha me gruan time Ana Kohenin, e cila kishte ardhur për dasmën nga Athina. Na solli fat ajo dasmë, s’kaloi shumë kohë dhe u martuam edhe ne dhe bëmë dy fëmijë, dy djem. Në 1986-ën, kur Izraeli po kalonte krizën e dytë financiare dhe u bë e vështirë jetesa, vendosëm të kthehemi në Athinë. Në vitin 1973, prindërit e mi, tashmë në pension, shitën gjithçka kishin në Janinë dhe erdhën në Izrael.

Qëndruan deri në 1975-ën, kur u kthyen për pushime në Janinë dhe babai vdiq aty me infarkt. Kjo është dhe arsyeja që vete shpesh në Janinë. Atje kam eshtrat e tim eti. Por jo, nuk do të doja të jetoja atje, megjithëse ime shoqe do. Thjesht shkoj kur më jepet mundësia, festa fetare, dasma… ç’të jetë, sa herë që kam mundësi. Kur u kthyem në Athinë në 1986-ën, Greqia ishte në kulmet e saj dhe gjetëm kollaj punë, ato që patëm në Izrael. Unë instaloja ashensorë dhe gruaja punonte në një supermarket.

Tani, të dy djemtë që bëmë me universitet këtu, njërin muzikant, pianist, e tjetrin llogaritar të lartë, u detyruan të shkojnë në Izrael, prej krizës së këtushme. S’gjenin punë këtu. Tani në Izrael, është shumë mirë gjendja. Ka punë. Ne vazhdojmë të rrimë këtu, dhe vetëm shkojmë e i vizitojmë. Jemi të dy pensionistë tani dhe gjendemi rahat këtu. Babai nuk na fliste, as për familjen që kish patur, as për Aushvicin.

Ishte shumë e dhimbshme për të. Motra e ngacmonte më shumë se unë, e megjithatë ai shumë rrallë fliste. Unë s’e ngacmoja, pasi e kuptoja sa shumë e vuante. Nuk pranonte të kthehej mbrapa në kohë. Dhe ato pak gjëra që arritëm t’i nxirrnim, na i tregonte nga fundi i jetës. ‘E ç’i doni historitë e vjetra’? – na thoshte.

Nuk donte të fliste. Unë nuk e di se si ishte babai im para luftës, por burri që njoha unë ishte një njeri i mbyllur në vetvete, i heshtur. Ndaj edhe s’e kam informacionin të plotë. Me komunitetin e këtushëm shihemi për festa. Nuk jam shumë religjioz dhe më shumë shkoj në Janinë. Rabinin e ri këtu, s’e njoh mirë.

Di që bën shërbesa të mira dhe ke kënaqësi ta dëgjosh. Ka vullnetin e mirë që të bëjë punë, por për sa i përket forcimit të lidhjeve brenda komunitetit dhe me Janinën, s’para vë re të ketë ndryshuar gjë. Por edhe s’para shkoj në sinagogë (buzëqesh)”. Një fotografi? Ngre supet. Por edhe po doli fotografia në gazetë, në Shqipëri do dalë, jo këtu! “E lëmë më mirë pa fotografi këtë gjë”! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ish-kryetari i Drejtorisë së Tiranës, ku u vranë fare pa faj, me dhjetëra njerëz, gjeneral-majori Halim Xhelo, në kampin e Laçit, sillej me filxhanin e kafesë në dorë, duke...”/ Kujtimet e Uran Kalakullës  

Next Post

“Pas gafës që bëri Dr. Loci, një mjek i paaftë dhe aventurier, Dr. Shiroka i tha; unë s’të lejoj të bësh eksperimente te shqiptarët, siç keni bërë në...”/ Historia e panjohur e legjendës së mjekësisë shqiptare

Artikuj të ngjashëm

“Në Frengove, te qendra për nisjen e agjentëve në Shqipëri, bënin gosti, kurse në shtëpinë e Xheladin D., dhe Ali P., te ‘Gjyluas’…”! / Dëshmia e rrallë e ish-zyrtarit të UDB-së
Dossier

“Në Frengove, te qendra për nisjen e agjentëve në Shqipëri, bënin gosti, kurse në shtëpinë e Xheladin D., dhe Ali P., te ‘Gjyluas’…”! / Dëshmia e rrallë e ish-zyrtarit të UDB-së

July 25, 2025
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Dossier

“Në Burrel u njoha me Gjergji Molen nga Korça, me babain ‘armik të popullit’, kurse i biri, adhurues i marksizmit, madje kishte shpikur një tezë, që e çoi në Komitetin Qendror, por…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 25, 2025
“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së
Dossier

“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së

July 25, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Dossier

“Në burgun e Burrelit, u miqësova me Dom Ndoc Nojën, vëllai i njërit nga ‘Heronjtë e Vigut’, nëna e të cilit jetonte në Shkodër me pensionin e të birit ‘Hero’, por Ndoci…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 25, 2025
“Ish-kryetari i Drejtorisë së Tiranës, ku u vranë fare pa faj, me dhjetëra njerëz, gjeneral-majori Halim Xhelo, në kampin e Laçit, sillej me filxhanin e kafesë në dorë, duke…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës   
Dossier

“Ish-kryetari i Drejtorisë së Tiranës, ku u vranë fare pa faj, me dhjetëra njerëz, gjeneral-majori Halim Xhelo, në kampin e Laçit, sillej me filxhanin e kafesë në dorë, duke…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës  

July 23, 2025
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
Dossier

“Vëllai i madh i Nisim Kohenit në Bruklin, nuk do t’ia dijë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ku i ati dhe daja, bënë nga 5 vjet burg politik, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit të njohur, me hebrenjtë në Greqi

July 22, 2025
Next Post
“Pas gafës që bëri Dr. Loci, një mjek i paaftë dhe aventurier, Dr. Shiroka i tha; unë s’të lejoj të bësh eksperimente te shqiptarët, siç keni bërë në…”/ Historia e panjohur e legjendës së mjekësisë shqiptare

“Pas gafës që bëri Dr. Loci, një mjek i paaftë dhe aventurier, Dr. Shiroka i tha; unë s’të lejoj të bësh eksperimente te shqiptarët, siç keni bërë në...”/ Historia e panjohur e legjendës së mjekësisë shqiptare

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme