• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, August 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Çfarë më tha Mbreti Leka i I-rë, për historianin e gazetarin e njohur Fatos Baxhaku, pas takimit të parë me të dhe…”?! / Dëshmia nga Firenze, e veteranit të gazetarisë sportive

Nga Namik Mehmeti

Memorie.al / Me Fatos Baxhakun jam njohur që në fillimet e viteve ’90-të, kur ai ishte një nga gazetarët më të afirmuar në “Gazeta Shqiptare”. E njihja edhe pa prezantue, pasi ishte nip Shkodre, i një familje qytetare shkodrane ndonëse e njohur si pjesmarrëse në Luftën Nacionalçlirimtare, nuk u angazhue në mbështetjen e një lufte klasore, pavarësisht pozitave partiake. Ishte pikërisht daja i tij, Vehbi Çanga, i cili nuk bëri karrier në politikë, (pasi ishte shumë liberal), dhe për disa vite, kryesisht ato vitet e fundit të dikataturës hoxhiste, drejtonte gazetën lokale “Jeta e Re”, në qytetin e Shkodrës .

Gjejë rastin të kujtoj se prezantimin e pare, jo fizikisht me të ndjerin Fatos Baxhaku, ma kishte bërë pikërisht, daja i tij Vehbiu. Ne bisedat që e bënim në “Kafen e Madhe”, duke trokitur edhe gotat e rakisë, në prezencën edhe të mikut të tij gazetarit sportiv Rifat Uruçi, ai na fliste plotë kënaqësi dhe entuziazëm, për nipin e tij, studentin a atyre viteve, Fatos Baxhakun, i cili do të afirmohej si një emër i respektuar e i kërkuar nga lexuesi, jo vetëm si historian, por edhe si gazetar. Dhe Vehbiu nuk ishte gabuar në këtë parashikim.

Ndonëse unë prej vitesh shkruaja në gazetën “Sporti Popullor” e më pas “Sporti Shqiptar”, njohja me gazetaren shkodrane, Arlinda Çausholli, e cila ishte pjesë e stafit të “Gazeta Shqiptare”, me dha mundësinë me bashkpunue me këtë gazetë, pasi ajo u stabilizue për të jetuar në kryeqytet. Mora përsipër të mbuloje kronikën e Shkodrës, pothuajse çdo ditë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Falë përkujdesjes së poetit tonë të njohur Xhevahir Spahiu, që na e solli një kopje të këtij libri nga Irani gjatë një vizite pune në Teheran, u bë e mundur…”/ Libri i panjohur për Abaz Aliun

“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura austro-hungareze

Kështu u bë dhe njohja me Fatosin, i cili nuk kursej asgjë për të hapur rrugën e bashkëpunimit me gazetën, por dhe të takimeve në Tiranë apo në Shkodër. Më pas Fatosi, më afroi edhe bashkëpunimin me gazetarin e sportit E. Çanin, kështu që takimet me Fatosin, u bënë edhe më të shpeshta, pse jo edhe intime.

Nuk harroi dy shkrime që bënë jehonë në shtypin shqiptar tek “Gazeta Shqiptare”, më afroi dhe bashkëpunimin në një intervistë me At Zef Pllumin, i cili sapo ishte çliruar nga prangat e burgjeve komuniste dhe një tjetër shkrim, me ish-zogistin e arratisur në Amerike, Zija Myftija, i cili sfidoi Sigurimin e Shtetit, me arratisjen e tij nga Liqeni i Shkodrës.

Fatosi e shprehte herë pasherre një nostalgji për Monarkinë, Mbretin Zog i I-rë, dhe kur hidhte në shtypin shqiptar shkrime të kësaj natyre, mendimet e tij afronin vlerësime me objektivitet, të mbështetura në dokumenta arkivore të pa njohura më parë dhe të pashfrytëzuara deri atëherë.

Me Ministrin e Oborrit Mbretëror, të ndjerin Abedin Mulosmani, ku unë isha si zëdhënës i shtypit për Oborrin Mbretëror, gjatë takimeve të përditshme, madje edhe në prezencën e Mbretit LEKA I-rë, kishim diskutuar për seriozitetin e objektivitetin e artikujve të shkruara nga Fatosi dhe Mbreti Leka i I-rë,  shprehu dëshirën që në pritjet që bënte në  mjediset e Pallatit të Kongreseve, me legalistët e mbretërorët, me politikanët e deputetët e Kuvendit, ambasadorët dhe intelektualët nga e gjithë Shqipëria e Kosova, të takohej edhe me gazetarin Fatos Baxhaku.

Dhe vlerësimi ndaj Fatosit në atë pritje, u pa nga kohë zgjatja e saj, në një bisedë që tregonte se Mbreti Leka i I-rë, ishte mjaft i vëmendshëm dhe vlerësues ndaj ligjëratës së bashkëbiseduesit. Pasi kthyem me një trokitje gotash nga një teke konjak “Skënderbeg” që Mbreti e shijonte shumë, (aq sa dhe Fatosi), operatori dhe fotoreporteri i mirënjohur Ilia Terpini, shkrepi aparatin fotografik, duke fiksuar një kujtim të bukur dhe simbolik.

Më kujtohet se në ato ditë, Fatos Baxhaku kishte bërë një shkrim të gjatë dhe të ilustruar me foto për martesën e Mbretit Zog i I-rë me Mbretëreshën Geraldinë në Tiranë, çka Mbreti Leka i I-rë u impresionue jashtë mase, pasi shumë nga fotot i shikonte e shijonte për herë të parë. Ai shkrim i botuar në revistën ‘Klan’ mbeti si një dhuratë simbolike për Familjen Mbretërore.

Pasi u ndamë me Mbretin Leka i I-rë, Ministri Mulosmani, e ftoi Fatosin për një darkë në Rezidencën Mbretërore, në “Rrugën e Elbasanit”. Ndërsa dita zyrtare e punës për Mbretin Leka i I-rë,  po mbyllej, në një moment ai shprehu konsideratën më të lartë për Fatosin, duke patur fatin të takohej me një intelektual e historian me reputacion, ku prezantimi i dokumenteve të arshivuar për Monarkinë Zogiste, Mbreti Leka i I-rë, njihej për herë të parë.

Me Fatosin u ndamë fizikisht, kur unë u vendosa familjarisht në Firenze, por në bisedat telefonike, ai gjithnjë më kujtonte edhe kënaqësinë që i jepte qyteti i Shkodrës dhe Liqeni në Shirokë, ku shijonim më shumë nga llojet e peshkut, gjumcat e pjekura në tym. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Minia ishte ndihmësmjeke dhe Sigurimi e arrestoi qëllimisht ditën e dasmës e kur vdiq në burg, e la me amanet që ta vishnin me fustanin e nuses...”/ Dëshmitë e Agim Mustës, për gratë e burgosura

Next Post

“Në ’96-ën, shkova në Dardhë të Pukës, te lokali i Nikoll Ukës, policit më kriminel të Qafë-Barit, që i mori jetën Sandër Sokolit dhe kur më pa, ai...”/ Rrëfimi tronditës, i ish-të dënuarit nga Fushë-Miloti

Artikuj të ngjashëm

“Falë përkujdesjes së poetit tonë të njohur Xhevahir Spahiu, që na e solli një kopje të këtij libri nga Irani gjatë një vizite pune në Teheran, u bë e mundur…”/ Libri i panjohur për Abaz Aliun
Personazh

“Falë përkujdesjes së poetit tonë të njohur Xhevahir Spahiu, që na e solli një kopje të këtij libri nga Irani gjatë një vizite pune në Teheran, u bë e mundur…”/ Libri i panjohur për Abaz Aliun

August 25, 2026
“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura  austro-hungareze
Personazh

“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura austro-hungareze

August 23, 2026
“Në letrën që ia dërgoi gruas së tij Terentia dhe vajzës Tullia, ai shkruante; erdha në Durrachium, sepse është një qytet i lirë, njerëzit këtu janë…”/ Historia e panjohur e Ciceronit me “Tavernën e Adriatikut”

August 21, 2026
“Para se t’i ngrinin monumentin në qendër të qytetit, populli i Elbasanit i ka bërë Aqif Pashës edhe një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur nga Zvicra, për patriotin e famshëm

August 20, 2026
“Duke mos harruar qëndrimin e Mbretit Zog gjatë luftës dhe besnikërinë e ushtarakëve të tij ndaj Francës, gjenerali De Gaulle, i bëri…”/ Ana e panjohur e Monarkut shqiptar me kreun e Francës
Personazh

“Ëndrra e tij ishte që një ditë, rrugët dhe hotelet e reja e të bukura, do ta kthenin Shqipërinë në një destinacion turistik të lakmuar, duke ofruar edhe ski alpine, plazhe…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog

August 19, 2026
“Me drejtorin e revistës ‘La Nazione Albanese’, z. Anselmo Lorencio, mik i madh i shqiptarëve, ai botoi shkrimin me titull ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, i cili…”/ Historia e panjohur e patriotit tiranas

August 18, 2026
Next Post
“Kolën nga Malësia e Shkodrës, kishte një javë që e kishte zënë galeria dhe komanda s’i tregoi familjes që i erdhi në takim, por kur e nxorëm pas dy javësh…”/ Rrëfimi tronditës për burgun e Spaçit

“Në ’96-ën, shkova në Dardhë të Pukës, te lokali i Nikoll Ukës, policit më kriminel të Qafë-Barit, që i mori jetën Sandër Sokolit dhe kur më pa, ai...”/ Rrëfimi tronditës, i ish-të dënuarit nga Fushë-Miloti

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme