• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Çfarë i rrëfehej ish-gjenerali Halim Xhelo, bashkëvuajtësit të tij, Lutfi Sejko në burgun e Laçit, lidhur me të ashtuquajturin ‘Grupi Çam’, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur

“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit
“Pasi e dënuan me vdekje, unë së bashku me hallën, time, motrën e Lefit, Polikseni Dodbiba, shkuam e takuam në burg dhe ai na tha…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së Lef Nosit
“Në Ballsh, njoha Jonuz Purizon, 90 vjeçar, i dënuar me grupin e Teme Sejkos, që e kishin çmëndur në tortura, por një ditë ai u zhduk…”/ Dëshmia e Gëzim Peshkëpisë nga Gjermania
“Si u inskenua nga Sigurimi “Komploti çam” dhe helmimi i gjeneral Hilmi Seitit që s’pranoi të ishte…”/Historia tragjike
“Si u inskenua nga Sigurimi “Komploti çam” dhe helmimi i gjeneral Hilmi Seitit që s’pranoi të ishte…”/Historia tragjike
“Në kampin e Laçit në ’65-ën, Kosta Fili, më tregoi si erdhi në Shqipëri për floririn në Muzinë dhe përfundoi si ‘agjent i Asfalisë’, në gjyqin e Teme Sejkos…”/ Dëshmia e panjohur e minoritarit grek

Nga Hyqmet Zane

Memorie.al / Shkruarja e historisë së Shqipërisë siç po diskutohet tanimë me protagonizmin e Akademisë së Shkëncave, përmes Skënder Gjinushit, Pëllumb Xhufit dhe Paskal Milos, që bëjnë beli në këtë projekt, të krijon një ndjenjë mosbesimi për sinqeritetin e tyre. Duke treguar në kohë për njëanshmërin e qëndrimit të tyre pro diktaturës dhe diktatorit, kuptohet se edhe kjo histori, do të shkruahet sipas modelit që “fituesit shkruajnë historinë, si e duan ata”. Në fakt kështu u bë dhe ngjarjet e mëdha historike që lanë gjurmë në kujtesën e brezave, ose nuk trajtohen fare, ose shkruhen të pavërtetat, siç i ka thënë historiografia komuniste.

Në vend të hyrjes

Me këtë natyrshmëri dhe logjikë të ftohtë diskutoja rreth 30 vjet më parë, me Lutfi Avdul Sejko, të përndjekurin politik të të ashtuquajturit “Grupi çam i Teme Sejkos”. Intelektualizmi i këtij njeriu dhe formimi i tij cilësor me një prejardhje nga familja e Sejkatëve të Filatit, të krijonin besueshmërinë e fjalëve dhe të mendimeve që shprehte. Pothuajse çdo ditë do të isha një dëgjues i mirë i xha Lutfiut, që tregonte me një narracion të bukur dhe me një shqipe të cilësuar çame, prej njeriu të shkolluar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

E dëgjoja me vëmendje, sidomos pas shkrimit që doli në gazetën “Çamëria” për të vërtetat e atij skenari dhe asaj batërdie armiqësore që u derdh mbi shqiptarët e Çamërisë, që erdhën copë e çikë nga shpërngulja si pasojë e gjenocidit grek, përmes bandave të andartëve me Napoleon Zervën në krye mbi popullatën çame.

Lutfi Sejko, ishte nga të arrestuarit e fundit të atij grupi në Elbasan, që më pas do i bashkëngjitej edhe Dalan Sulo në Cerrik, që ishte nga Galbaqi. Kur Lutfiu ishte në burgun e Laçit, së bashku me Petrit Hoxha nga Elbasani, i lauruar shkëlqyeshëm në “Lui Pastër” në Francë, vjen i burgosur edhe Halim Xhelo, ish-gjeneral-major dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme, që u dënua nga Enver Hoxha. Sipas xha Lutfiut, që i kishte treguar Halimi, ai ishte i pranishëm së bashku me Kadri Hazbiun, kur u takuan në Sarandë, me Enver Hoxhën dhe Nikita Hurshovi, me Teme Sejkon.

Ankesat e Enverit te Hurshovi, për Mehmet Shehun kryeministër që nuk e dëgjonte, ishte kokëfortë dhe arrogant, Sekretari i parë i Bashkimit Sovjetik, iu përgjigj: ”Ti më ankohesh mua për Mehmetin. Po ja ku e ke Teme Sejkon të shkëlqyer, që mund të jetë kryeministër”.

Në këtë moment, sipas Halim Xhelos, u ideua i ashtuquajturi “Grupi çam” si xhelozi dhe grup me Mehemt Shehun. “Çfarë patët me ne o Halim”?! – e pyeti Lutfiu dhe ai iu përgjigj; “Gjetëm dhe bëmë” dhe kështu rrëfimi i Halimit tek Lutfiu, mu tregua mua me ditë të tëra, fragment pas fragmenti, deri sa ndërroi jetë më 13 prill 1995. Shumë vite më pas, jo vetëm shkrimet e shumë protagonistëve që duhet thënë se edhe kanë mashtruar në jo pak raste, ose i kanë tjetërsuar të vërtetat, kam saktësuar shumë të vërteta nga studiuesi i nderuar Kastriot Dervishi, ish-Shefi i Arkivit të Ministrisë së Brendshme.

Por, më shumë nga të tjerët, Hektor Sejko (i ndjeri), djali i Taho Mehemt Sejkos, vëllai i Teme Sehjkos, më ka rrëfyer me përpikëri gjithë tablonë e asaj ngjarjeje, që vazhdon të mbetet një tabu për historiografinë dhe që në shumë raste, shmanget dhe retushohet.

Historia

Pas 10 muajsh arrestimi, të atij 28 korriku 1960, në orën 11, hetimi dhe shantazhizmi barbar në dhomat e inkuizicionit komunist, diktatori dha verdiktin e pushkatimit të grupit të ashtuquajtur “Grupi i Teme Sejkos dhe Tahir Demit”. Ka qenë 30 dhe 31 maji i vitit 1961, që togat e pushkatimit do të zbraznin karikatorët e armëve të tyre, mbi bijtë shqiptarë të nënave çame. Ishin Teme Sejko, Tahir Demi, Taho Sejko, Shaban Ademi, Avdul Resuli, Ali Xhelo Arapi, Hajri Mane, që pas atij gjyqi të fund majit 1961, do të pushkatoheshin, ashtu siç nuk vriteshin as edhe kuajt, e jo më njerëzit. Shumëkush ka hamendësuar përmes copëzave të bisedave dhe historive të treguara dhe të shkruara se vrasjet e këtyre djelmëve të Çamërisë, kanë qenë të formave të ndryshme dhe në vende e kushte të ndryshme nga më çnjerëzoret dhe makabre.

Për Teme Sejkon ka edhe më shumë se kaq, se janë kujtime të njerëzve që kanë qenë edhe dëshmitarë se çfarë mënxyrash nga më të paimagjinueshmet që mund t’i bëhen një njeriu, një shqiptari nga pseudo-shqiptarët, një luftëtari antifashist dhe kundëramiralit të vetëm që kishte Flota Luftarake Detare Shqiptare, që përfundoi aq tragjikisht, pa nam e pa nishan. Nuk ishte as i pari e as i fundit Teme Sejko, se edhe të tjerët bashkëkombës të tij, që mbanin edhe grada e pozicione pune për merita të veçanta, asnjëherë nuk janë rikthyer ato vlerësime nga ana e Presidentëve të Republikës së Shqipërisë, si shenjë e rikthimit tek të vërtetat që ekzistonin dhe që u tjetërsuan padrejtësisht.

Është harresë apo e qëllimshme, është një zgjatim në kohë i një pushkatimi dhe dënimi të pamerituar, që po bëhen nga segmentet e ish -Sigurimit të Shtetit, që bëjnë kujdes për të mos vënë në vend dinjitetin e së drejtës morale dhe ligjore të atyre bijve, që ishin shqiptarë dhe që u trajtuan si armiq.

Dhe jo vetëm këta, por edhe më pas u dënuan me pushkatim; Beqo Plaku, Ilia Gjyzeli, Jorgji Cukali, Nikolla Goçi, Theodhori Veto, që u cilësuan si bashkëpunëtorë të kryetarëve të grupit dhe që ishin sajesat e mendjes antishqiptare, që kërkonte të zhdukte nga faqja e dheut çdo njeri që ishte intelektual dhe që nuk ishte grek e serb. Për hir të së vërtetës duhet thënë, se veç të pushkatuarve, nëse kanë qenë të tilla, se nuk ka as edhe një proces-verbal të mbajtur, janë edhe një grup bijsh shqiptarë nga Çamëria, që jo vetëm nuk dolën në gjyq, por u trajtuan në atë farë feje që iu mor jeta në dhomat e hetuesive të komanduara nga vetë Enver Hoxha, përmes Kadri Hazbiut, Mihallaq Ziçishtit, Nevzat Haznedarit dhe një farë Rexhep Kolli, etj. Taho Sejko, vëllai i Temes, nuk doli në gjyq, u eliminua në fshehtësi, ashtu si edhe Shaban Adem Kalo, që kërkoi t’i dilte në mbrojte Tahir Demit, kur shkuan për ta arrestuar.

Nuk dihet se si përfundoi, por jeta e tyre ishte aq e lirë për kriminelët e diktaturës komuniste. Ndërsa i mirënjohur komandant i Çetës “Çamëria”, antifashiste, Haki Rushiti, u dënua 3 herë me vdekje në mungesë. Do të ishte fatale për një pjesë tjetër të këtyre bijve të Çamërisë, që u dënuan me dënime maksimale dhe vdiqën në burgjet e Burrelit, Spaçit e gjetkë, si; Sami Murati, Jonuz Purizo, Rushan Hasan Mullai, Dr. Aleksandër Kalivopulli, pasi ishin dënuar me nga 25 vjet, vdiqën në burgje në Burrel e gjetkë, ashtu si dhe Vangjel Xhomaka, 25 vjet, (vdekur në burg), Yzeir Sollopia, Kostandin Petro Vaso, dënuar me vdekje, kthyer 25 vjet, (vdiq në burg), Pandeli Varezi, dënuar me pushkatim, kthyer në 25 vjet, (vdekur në burg), Kasëm Karafili, 25 vjet, vdiq në internim.

Çdo gjë e ndodhur ndaj grupit të ashtuquajtur të “Çamëve”, kishte si prolog  Hilmi Seitin, që në prill 1960, nuk e pranoi planin ogurzi të sajimit të një grupi armiqësor, për t’iu përgjigjur social-imperializmit rus, pas prishjes me ta.

Pa e zgjatur, Hilmian, siç e thërrisnin me respekt në Shkodër dhe ku mbeti i nderuar gjithnjë, e helmuan. Kështu tregohet dhe kështu ekzistojnë faktet, se ajo që ndodhi më pas, vërtetoi gjithçka: mashtrimin me çdo mjet, që justifikonte qëllimin të Teme Sejkos e të tjerëve, që nuk mund të besonin se mendjet e asaj pjese bastarde shqiptare, i kishin bërë llogaritë si kriminelë që ishin, shkonin aq larg sa realisht do t’u merrnin jetën, vetëm e vetëm se i ishin futur lojës së sajuar. Këto Halim Xhelo, ia tha Lutfi Sejkos, një për një, në burgun e Laçit.

Sa e sa grupe u sajuan më pas, vetëm e vetëm që të çohej në vend idea fikse e diktatorit, për të eliminuar të gjithë elitën intelektuale shqiptare, që nuk u bënë pjesë e strategjisë së UDB-së, përmes emisarëve serbë të saj, Popoviç, Mugosha, Stojniç e Tempo, por edhe sa e sa të tjerëve.

Ishte kjo ide që zhduku klerin katolik shqiptar vetëm e vetëm pse ata ushqenin antishkjaun të frymëzuar nga Homeri shqiptar, Gjergj Fishta.

Ekziston mendimi se të gjitha të ashtuquajturat “grupe armiqësore”, që u eleminuan pas atij nëntori famëkeq të 1944-ës, do të ishin ekskluzivisht intelektualë që kishin studiuar jashtë shtetit, ish-nxënës të shkollës amerikane të Fultz-it, apo që nuk pranuan të viheshin në shërbim të planeve serbe, që nga Mustafa Gjinishi e më tej, që u bënë viktima të tradhtisë komuniste. Ishte kjo klikë antishqiptare që në “emër të popullit”, vranë, ekzekutuan, varën apo eliminuan pa gjyq edhe këtë grup të Teme Sejkos e Tahir Demit.

Ishte i pari dhe i vetmi gjyq, që u bë me altoparlantë dhe publik, si shprehje e urrejtjes krahinore që futi vetë Enver Hoxha në mes shqiptarësh. Këtë fenomen nuk mund ta ndalonin as trupa e avokatëve që ishin thjesht formalë, sa për të thënë përballë një prokurori xhahil, si Aranit Çela, që në atë kohë ishte Prokuror i Përgjithshëm dhe një trupi gjykues, që vepronin mbi bazën e urdhrave dhe jo të drejtësisë, siç ishin Shuaip Panariti, kryetar i Gjykatës së Lartë, gjeneral-major Muharrem Kokomani, kolonel Sotir Spiro, kolonel Bejto Isufi, nën-kolonel Hilmi Telegrafi dhe sekretar séance, Murat Deliallisi.

Përballë këtij “Grupi armiqësor” të sajuar, ishin vetë ata që e kishin sajuar, ishte vetë diktatori dhe Sigurimi i Shtetit. Ky moment ka qenë bërë publik në debatin mes Enver Hoxhës dhe Kadri Hasbiut, kur do të dënohej ky i fundit. Eliminimi i këtij të ashtuquajturi “Grup armiqësor”, ishte edhe një avokati e shkëlqyer që qeveria e Enver Hoxhës, i bënte tezës greke për eliminimin e elitës intelektuale çame, që kishte dalë nga Lufta Antifashiste dhe që ishin përfaqësuesit e atij angazhimi të kësaj krahine në Luftën e Dytë Botërore.

Ishte kjo tezë që ende edhe sot e kësaj dite qarqet zyrtare greke, e thonë dhe ri-thonë sa herë që vjen fjala tek çështja çame dhe zgjidhja e saj. Është rasti për të thënë se shumë nga ata që u cilësuan armiq, ishin në strukturat drejtuese të Luftës dhe që së bashku me pjesën tjetër të çamëve, të organizuar në Batalionin 4 të Regjimentit 15, përbënin edhe pjesën e rëndësishme të kontributetve të Çamërisë në këtë luftë.

Do të doja të fiksoja këtu luftën 55 ditore të Konispolit ndaj forcave gjermane, ku edhe ranë shumë dëshmorë. Ishte një luftë e vërtetë si asnjë luftë tjetër, e ta ashtuquajturës ushtri shqiptare. Dhe kjo është meritë e kësaj popullate të Çamërisë, që u hodh poshtë dhe u shkel me këmbë nga segmentet pro greke brenda udhëheqjes komuniste shqiptare, të cilat ndikuan ndjeshëm për të hedhur idenë e të ashtuquajturit “bashkëpunëtorë me pushtuesin”, të kësaj popullate të Çamërisë.

Ndoshta duhet të ishte gjallë im atë, Nuri Zane, së bashku me Hajri Fetahu dhe Osman Zeneli, Mezan Emin Jonuzi dhe Bejaz Muhamet Muho, apo Alush Xhemil Sejko e me shumë të tjerë, që ishin të internuar në kampet e përqendrimit gjermane dhe italiane si antifashistë, që të rrëfenin se sa të pavërteta janë tezat greke. Por më shumë se kaq, se sa tradhtare ishte qeveria e Enver Hoxhës ndaj interesave mbarëkombëtare shqiptare, kur jo vetëm i vrau çamët, por i dërgoi edhe në internimin e Lozhanit në Maliq, më 1949, u hoqi shtetësinë greke më 1953, dhe më vonë u hodhi baltë gjithë komunitetit çam, pas pushkatimit të pjesëtarëve të këtij grupi.

Komenti im

Çfarë faji kishin bërë këta bij shqiptarësh, që u dënuan dhe u pushkatuan, si pararojë e atij dënimi të madh që i bëri Enver Hoxha gjithë popullatës çame, të shpërngulur me gjenocid nga shtëpitë e tyre në Çamëri, pas atij 1961-shi? Asnjë faj, por kjo ishte filozofia e një regjimi kriminal, që mbeti në pushtet përmes netëve makbethiane ndaj shqiptatërve. Të shkruash për të vërtetat e atyre ngjarjeve që ndodhën 60 vjet më parë, nuk është çështje e një shkrimi, se shumë e shumë herë janë shkruar dhe dokumentuar pabesitë e bëra dhe barbaritë e zbatuara.

Ajo që të vjen keq edhe pas 60 vjetësh, është fakti se ende edhe sot nuk është hequr balta që u hodh mbi këtë popullatë të pafajshme, por edhe mbi viktimat e tij. Asnjë falje nuk kanë marrë ata 63 njerëz nga Çamëria dhe pjesa brenda kufirit shtetëror përfshiu në në këtë gjyq në atë fillim të viteve ’60-të, me të ashtuquajturit “grupe armiqësore” inekzistente dhe të sajuara për hatër të antishqiptarizmit serbo-grek ,të instaluar në kokën e Byrosë Politike dhe të Enver Hoxhës.

Kush duhet t’u kërkojë falje, shteti, Presidenti, drejtësia apo kush tjetër, për ato rreth 1.250 vjet burgime, që u dhanë ndaj këtyre shqiptarëve. Kur sot flasim për të shkruar historinë e Shqipërisë nga emra të njohur dhe me lidhje me sistemin komunist, kupton pse në tekstet e historisë së Shqipërisë, vazhdon të bëhet ende luftë klasash dhe të mos përmenden këta që u bënë viktima të një ideje të çmendur nga një njeri dhe një sistem stalinist. Shumë dokumentacione ekzistojnë për këtë ngjarje tragjike, po aq sa edhe çnjerëzore, por ajo ngjarje makbethiane, kërkon një film të tërë, që do të ishte tronditës për kineastët hollivudianë, tamam si hebrenjtë e Europës.

Të dënuar të tjerë

Skënder Bariu, me vdekje,     kthyer 25 vjet

Dervish Sulo, me vdekje,       kthyer 25 vjet

Nasho Gërxho, me vdekje,    kthyer 25 vjet

Gani Tartari, me vdekje,        kthyer 25 vjet

Rexho Plaku,   dënuar 2 herë 33 vjet burg,

Xhemal Bali,                            27 vjet burg

Zalo Goxhai,                           25 vjet burg

Ali Goxhaj,                              25 vjet burg

Adem Osman Kalo,                 25 vjet burg

Osman Emini,                          25 vjet burg

Hasan Mero,                            25 vjet burg

Haxhi Bilal  Mullai                  25 vjet burg

Kadri Saliko, oficer marine    25 vjet burg

Sulo Veshi,                              25 vjet burg

Eqerem Veshi,                        25 vjet burg

Miho Shëngjergji,                 25 vjet burg

Petro  Duro,                           25 vjet burg

Miço Gogo,                            25 vjet burg

Mushir Plaku,                        25 vjet burg

Lole Dhjamanti,                    25 vjet burg

Luan Goxhai,                         22 vjet burg

Qerim Demo,                         22 vjet burg

Lutfi Sejko,                            20 vjet burg

Mehmet Kadri Bello,           20 vjet burg

Hiqmet Bello,                      20 vjet burg

Mero Ali Plaku,                   20 vjet burg

Lelo Guda,                           20 vjet burg

Pilo Bushi,                           20 vjet burg

Dule Maze Mullai,              18 vjet burg

Spiro Gogo,                        17 vjet burg

Asllan Veliu                         15 vjet burg

Tefik Emin Mero,               15 vjet burg

Xhemil Demi,                     15 vjet burg

Hasan Plaku,                      15 vjet burg

Taip Kaloshi,                      15 vjet burg

Petro Gogo,                       15 vjet burg

Sotir Taho,                         15 vjet burg

Lole Gogo,                         15 vjet burg

Kaso Agushi,                     15 vjet burg

Syrja Musa Shehu,           15 vjet burg

Janaq Gerxho,                 15 vjet burg

Nazmi Sulo Veshi,           11 vjet burg

Hamit Demi,                      5 vjet burg

Epilog

Vazhdon lista me emra dhe vite burgu për secilin që janë të vërtetat që flasin dhe kërkojnë shpagim me faljen që është domosdoshmëri për t’ua bërë, në emër të drejtësisë njerëzore. Ata u dënuan si bashkëpunëtorë me anglo-amerikanët dhe më qesharakja dhe absurdja prej këtyre akuzave, ishte se u akuzuan edhe si bashkëpunëtorë me grekët. (?!) Dhe kush, bijtë e Çamërisë, që grekët i vranë dhe i dëbuan mizorisht nga trojet tyre stërgjyshore. Ata meritojnë nderimin shtetëror nëse vërtet ky shtet ka një president, që duhen të bëjë edhe këto lloj nderimesh. Cili shtet do t’ua heqë baltën “Grupit armik të Teme Sejkos dhe Tahir Demit”?

63 të dënuar dhe 1.250 vjet burgim, veç vrasjeve!

Ashtu ndodhi, plumbat e pabesisë së pushtetit komunist ranë pamëshirshëm mbi trupat e djemve shqiptarë nga Çamëria, për të vrarë jo vetëm atë grup të cilësuar “armik”, por për të vrarë idealizmin e gjithë popullatës dhe vetë Çamërisë. Për të kërkuar të drejtën legjitime, që të dënohet një gjenocid tipik komunist. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 20 Mars 2024

Next Post

“Misteri i rrëmbimit dhe ekzekutimit të Raif Gorana, pilotit të parë shqiptar në Mal të Zit, nga UDB-ja jugosllave dhe përse hezitohet edhe sot zbardhja e vrasjes...”?! / Refleksionet e studjuesit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Misteri i rrëmbimit dhe ekzekutimit të Raif Gorana, pilotit të parë shqiptar në Mal të Zit, nga UDB-ja jugosllave dhe përse hezitohet edhe sot zbardhja e vrasjes…”?! / Refleksionet e studjuesit të njohur

“Misteri i rrëmbimit dhe ekzekutimit të Raif Gorana, pilotit të parë shqiptar në Mal të Zit, nga UDB-ja jugosllave dhe përse hezitohet edhe sot zbardhja e vrasjes...”?! / Refleksionet e studjuesit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!