• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, September 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Beqir Balluku, donte të vinte pushkën mbi partinë, të bënte grusht shteti, por partia ia tregoi vendin, sikundër bëtë ju me Lin Biaon dhe…”/ Takimi i Mehmet Shehut me Jao Van Juan, dhjetor ‘74

Halim Ramohito
“Qetësia në kufijtë tanë tokësorë është relative, prandaj ne kemi nevojë për armë këmbësorie, tanke dhe…”/ Takimi i Beqir Ballukut me homologun kinez në ’72-in, në Pekin
“Qetësia në kufijtë tanë tokësorë është relative, prandaj ne kemi nevojë për armë këmbësorie, tanke dhe…”/ Takimi i Beqir Ballukut me homologun kinez në ’72-in, në Pekin
“Shoku Enver, t’ua bëjmë kinezëve siç i’a bëmë Hrushovit, që ta marrë vesh bota se me shqiptarët s’bëhet shaka, sepse…”/ Letra e Hysni Kapos në  korrik 1978
Memorie.al
Memorie.al Mehmeti Mao Ce Dun

Nga Halim Ramohito

Pjesa e tretë

Memorie.al /  Halim Ramohito, një nga ish-gjeneralët e mbetur nga grupi i ushtarakëve që u arrestuan dhe u internuan si “grupi puçist” i vitit 1974, nga ana e Enver Hoxhës. Në krye të këtij grupi ishte Beqir Balluku dhe pas tij, kasta më e nderuar e ushtarakëve të kohës, ndër ta dhe gjeneral Ramohito, që pasi kishte marrë pjesë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, kishte shërbyer si përfaqësues i Shqipërisë dhe si atashe ushtarak në ‘Traktatin e Varshavës’. Dëshmitar i prishjes me rusët, Ramohito më vonë do të bëhej dëshmitar i shkatërrimit të ushtrisë shqiptare nga diktatori Hoxha, i cili tregoi se gjatë qëndrimit në pushtet, nuk donte rreth e rrotull njerëz të kualifikuar, por vetëm servilë. Ramohito, i qetë dhe me ftohtësinë që i jepte distanca kohore, nxori dhe botoi kujtimet e tij, pa të cilat ndoshta historia e asaj kohe me “grupin puçist”, nuk do të ishte e plotë, madje edhe mund do të shkruhej shtrembër apo deformohej…!

Me një sinqeritet të rrallë, ai rrëfen ndjesitë e tij gjatë mbledhjes famëkeqe të Komitetit Qendor të PPSh-së, ku u përjashtuan nga partia e, më pas u arrestuan e u internuan për vite me radhë kasta ushtarake e kohës, me në krye Beqir Ballukun. Edhe pse iu desh të zhvishte xhaketën me grada e, të punonte tokën si një bujk në internimin e gjatë, edhe pse iu desh të mos e shihte më nënën e tij as në vdekje, pengu i tij më i madh, mbeten “autokritikat” që iu desh të bënte, për hir të partisë. “Enveri, na vrau edhe me duart tona…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Sidoqoftë, edhe pranimi nga ana ime i ndonjë akuze pa bazë për të ashtuquajturat faje dhe gabime që unë dhe ndonjë shoku im, mund të kishim bërë, më kanë mbetur dhe do të më mbesin gozhdë në zemër, derisa të vdes. Këtë brengë të madhe dua të mos e tresë as dheu dhe këtë nuk ia fal vetes!”, – shkruan Ramohito, në pjesën e parë të kujtimeve të tij, “Në shërbim të Atdheut tim”, botim i “Grand-Prind”. Më poshtë botohet një pjesë nga kapitulli “Kalvari im dhe i gjithë familjes në vitet 1974 – 1990” dhe pikërisht momenti i nisjes së këtij kalvari, nga salla e Komitetit Qendror të PPSh-së.

                                                        Vijon nga numri i kaluar

Në sallën e mbledhjeve të Komitetit Qendror të PPSh-së

Kurse Hito Çako tha: “Unë nuk e konsideroj veten si komplotist…”! Po të krahasohen thëniet e mësipërme, me ato të bëra gjatë zhvillimit të gjyqit për ta, që janë botuar edhe në shtyp (në rast se nuk janë të çensuruara), duket sikur Petriti e Hitua, deri edhe Beqiri, i pranojnë fajet. Por edhe nga përvoja ime dhe e “armiqve të tjerë”, jam i bindur se, këto pohime të tyre, janë rezultat i torturave të shumta, sidomos morale, të kryera ndaj tyre në hetuesi, për gati një vit dhe pa pushim, ditë e natë. Në ato kushte barbare, ku as hasmin mos e pafsh kurrë, ishin të aftë të bënin të flisnin edhe drurët e gurët, dhe jo më njerëzit e gjorë, prej mishi e kockash…!

Në këtë mbledhje, duke marrë pozën e një aktori të përkryer, përveç të tjerave, Enveri iu komunikoi pjesëmarrësve edhe një ngjarje “sensacionale”, sipas tij, gjë që u prit me duartrokitje frenetike. Ky lajm konsistonte në faktin se ai vetë, “kishte shpëtuar jetën e tij” nga tentativa e Hito Çakos, për ta eliminuar edhe fizikisht, pasi ky i fundit, i kishte caktuar si pilot të avionit personal të tij, nipin, nënkolonel Çobo Skënderin. “Por unë, – tha Enveri, – nuk hipa kurrë në këtë avion”.

Është e vërtetë se Enver Hoxhës, i ishte caktuar një avion i posaçëm për udhëtime. Çobo Skënderi, piloti i atij avioni, ishte një nga më të aftët pilotë, të Aviacionit tonë Luftarak. Në atë periudhë, ai kryente edhe detyrën e komisarit të regjimentit të Aviacionit Luftarak të Rinasit. Për këtë detyrë të dytë, ai kish bërë edhe një kurs disamujor fluturimi, ditën dhe natën, në hapësirat e Lindjes së Largët, të ish – Bashkimit Sovjetik. Në bazë të rregullave strikte, sidomos politike, të vendosura kohë më parë, Çobua ishte miratuar të shërbente në këtë avion, me vendimin e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSh-së.

NGA BISEDA E MEHMET SHEHUT, ME NJË DELEGACION KINEZ

            30.11.1974

– Takim me shokët e Partisë Komuniste Kineze –

SHOKU JAO VAN JUAN: (Flet për forcimin e miqësisë midis dy vendeve, për gjendjen e lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe situatën më të fundit në Kinë.)

– Ne iu falënderojmë për ndihmën qe na keni dhënë në luftën kundër Lin Biaos, Lin Shao Çisë e Konfucit, etj. E vërteta është se tradhtia e Lin Biaos, na ka krijuar probleme në prodhimin ushtarak. Jemi duke kapërcyer pasojat e sabotimit të tij, në këtë aspekt.

SHOKU MEHMET SHEHU: – Ju vazhdoni t’i qëndroni ballë për ballë revizionizmit sovjetik

SHOKU JAO VAN JUAN: – Polemika jonë me sovjetiket, vazhdon pa pushim. Ajo, thotë shoku Mao Ce Dun, do të vazhdojë 8 mijë vjet edhe asnjë ditë më pak.

SHOKU MEHMET SHEHU: – Urojmë që ajo të vazhdojë, 12 mijë vjet!

SHOKU JAO VAN JUAN: – Dikush u përpoq të ndërmjetësonte për normalizimin e këtyre marrëdhënieve, por ne i thamë që, sa më shumë të ndërmjetësoni, aq më shumë do të acarohen këto marrëdhënie…!

SHOKU MEHMET SHEHU: – Edhe Lin Biaoja, ishte agjent i sovjetikëve…!

SHOKU JAO VAN JUAN: – Lin Biao ishte një krye agjent i sovjetikëve, të cilin ne e rrëzuam në avion, kur po arratisej për në Bashkimin Sovjetik. Zumë edhe 5 agjentë sovjetikë, të cilëve iu gjetëm planin për krijimin e organizatave subversive në Kinë…! Ne, nga ana jonë, përgatitemi për luftë, bëjmë tunele, armatosim milicinë popullore etj.

SHOKU MEHMET SHEHU: – Cili ishte qëndrimi i Lin Biaos, për milicinë popullore?

SHOKU JAO VAN JUAN: – Ai ishte kundër saj dhe e shikonte me përbuzje. Nuk e donte luftën popullore…

SHOKU MEHMET SHEHU: – Këtë qëndrim mbante tek ne Beqir Balluku ndaj forcave të vetëmbrojtjes popullore, po e pësoi si Lini.

SHOKU JAO VAN JUAN: – Tani, në Kinë, kryesorja është lufta ndaj Lin Biaos dhe Konfucit, duke u orientuar nga mësimet e Mao Ce Dunit. Lin Biaua, mbështetej në idetë e Konfucit, që iu përshtaten nevojave të çdo klase reaksionare. Lufta kundër tij, është vazhdim i Revolucionit të Madh Kulturor Proletar në Kinë. Tani, në shkallë kombëtare, ka marrë fund identifikimi i njerëzve që kishin lidhje me Lin Biaon dhe grushtin e shtetit. Tani, kryesorja është studimi dhe kritika. Ne ndjekim orientimet e Maos: “Dëno, për të kaluar si mësim për të ardhmen, lufto sëmundjen, për të shëruar të sëmurin”!

SHOKU MEHMET SHEHU: – Beqir Balluku, si Lin Biaua, donte të vinte pushkën mbi partinë, të likuidonte rolin e partisë në ushtri, të bënte grusht shteti. Beqir Balluku dhe grupi i tij, u përpoqën të reviziononin artin tonë ushtarak e, ta zëvendësonin me atë revizionist. Me Beqir Ballukun, ishin edhe disa anëtarë të Komitetit Qendror që punonin në ushtri, si; Hito Çako, Petrit Dume, Sadik Bekteshi, Rrahman Parllaku e, të tjerë, por partia iu tregoi atyre vendin, sikundër bëtë ju me grupin e Lin Biaos.

SHOKU JAO VAN JUAN: – Pra, lufta e klasave i ka nxjerrë jashtë këta armiq. Forca e Partisë Komuniste të Kinës, i ka shpartalluar gjatë veprimtarisë së saj, të gjitha grupet devijuese dhe, ata që kanë dalë kundër Mao Ce Dunit, i kemi zhdukur në mënyrë të pamëshirshme…!

SHOKU MEHMET SHEHU: – Të njëjtën gjë ka bërë edhe Partia jonë. Që nga viti 1941, kur ajo u krijua, ka pasur luftë kundër 12 deviacioneve në gjirin e udhëheqjes së saj. Bilanci për Partinë, ka qenë i favorshëm. Të 12 grupet janë:

1 – Veprimtaria antiparti e Anastas Lulos dhe Sadik Premtes;

2 – Oportunizmi i Ymer Dishnicës dhe Mustafa Gjinishit;

3 – Plenumi i dytë i Komitetit Qendror në Berat 1944 dhe prapaskena e Koçi Xoxes, Liri Gegës dhe Sejfulla Malëshovës;

4 – Oportunizmi i Sejfulla Malëshovës dhe Pleniumi i V-të i Komitetit Qendror;

5 – Veprimtaria trockiste e titiste e Koçi Xoxes, Pandi Kristos, Kristo Themelkos, Xhorxhi Blushit, Nesti Karenxhit;

6 – Grupi i Abedin Shehut dhe Njazi Islamit;

7 – Veprimtaria armiqësore e Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut;

8 – Konferenca e Tiranës, prapa së cilës qëndronin agjentët titistë: Liri Gega dhe Dali Ndreu;

9 – Dezertimi i Panajot Plakut më 1957;

10 – Tradhtia e Liri Belishovës, Maqo Çomos dhe Koço Tashkos më 1960, që ishin agjentë të revizionizmit hrushovian;

11 – Veprimtaria oportuniste e Fadil Paçramit dhe Todi Lubonjës;

12 – Puçi i Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos e grupit të tyre në ushtri etj.

Rreth 15 anëtarë të Byrosë Politike dhe 40 anëtarë të Komitetit Qendror të PPSh-së, janë eliminuar për veprimtari armiqësore. Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur e pyeta Patër Palin, se kush ishte ajo Drita Kosturi, që ja kishin shti në qeli, pasi kujtojsha se ishte ndonji spiune apo, provokatore, ai më tha...”/ Dëshmitë tronditëse të fratit të famshëm

Next Post

“Drejtori i kampit Bedenit, më futi shkopin në gojë dhe më tha; nesër në mëngjes, po të gjeta këtu në krevat, do të vras me dorën time, qen...”/ Dëshmitë tronditëse të ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja

Artikuj të ngjashëm

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
Dossier

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

September 20, 2026
Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën
Dossier

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

September 19, 2026
“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus
Dossier

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
Dossier

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

September 19, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
Next Post
Memorie.al

“Drejtori i kampit Bedenit, më futi shkopin në gojë dhe më tha; nesër në mëngjes, po të gjeta këtu në krevat, do të vras me dorën time, qen...”/ Dëshmitë tronditëse të ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme