• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Bashkë me tre shokë, me një vig me batanije, varrosëm Hasan Priftin nga Dibra, por kur shkuam tek qershia, ç’të shohim; trupin e Fuat Voshtimës, që ne…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ballistit nga Vlora

“Në qelinë e burgut, isha lidhur së bashku me Tahir Hoxhën, babanë e prokurorit, Lufterit, i cili më tha: Më vjen keq more bir, që të dënuan kaq shumë’…”/ Historia tragjike e vlonajtit, që vuajti 37 vite burg
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Revista franceze L’EUROPE CENTRALE në ’34-ën: Durrësi me kalanë, parqet e antikitetit dhe bregdetin, mahniti senatorin e Lyonit, Justin Godard…
“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit
“Në burgun e Burrelit, Koço Kotën e kanë torturuar çnjerëzisht e godisnin me bajonetë dhe plagët e çara i’a mbushnin me…”/ Dëshmia rrëqethëse e nipit të ish-kryeministrit, që e rrëmbyen në Greqi në ’45-ën
Firmëtar i Pavarësisë, në krye të Luftës së Vlorës e Kryetar Bashkie, delegat në Lushnje, u burgos nga Zogu,  italianët e gjermanët, dhe komunistët e vdiqën në tortura / Historia e panjohur e…

Nga Petrit Velaj

Pjesa e gjashtë

Memorie.al / Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, si pa kuptuar na rrëmbyen dallgët e Luftës Antifashiste. Ne ishim bashkë-shokë shkolle, si djem qyteti, unë, Bajram Tushi, Hajredin Bylyshi, Hiqmet Buzi, Mumin Selami (Kallarati). Mes ëndrrave e dëshirave e romanizmit të letërsisë. Me këta miq të mi, më lidhin shumë kujtime. Prindërit tanë, nënat tona, njerëz të ndershëm e bujarë. Një nënë patriote, mama Tina e Tol Arapit, patriotit të njohur, na mblidhte rreth vetes si klloçka zogjtë. Ishte mëma e shokut tim të rinisë, që ne e quanim: “lulja e rinisë vlonjate”, Vllas Arapit. Këtë epitet, më duket se Vllasit ia vuri Mumin Kallarati. Unë shoqërohesha me çdo mik e shok, që ishte i ndershëm dhe i sinqertë.  Kjo na bashkonte në shoqërinë tonë me bashkëmoshatarët: Hazis Sharra, Qemal Xhyheri, Xhemil Beqo etj. Edhe pse mendimet ishin të ndryshme, ne shkonim së bashku në piknikë, lodra dhe kinema. Një mbledhje në shtëpinë e Lef Sallatës. Papritur në shoqërinë tonë shpërthyen mendime të politizuara. Debati u ndez me të riun revolucionar, Kastriot Muço. Ishte njeri i ndershëm. Pas katër a pesë ditëve, Kastrioti më thotë: “Petrit, kur do ta bësh mbledhjen e rinisë në lagjen Çerekçie? Në aktivin e qytetit, je zgjedhur përgjegjës i grupit të rinisë së lagjes”.  Pas disa ditëve organizuam mbledhjen e rinisë në lagjen “Çerekçie”. 

                                                      Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

Çiftelitë në ato vite në burgun e Burrelit, u bënë si muzikë mortore, funerale. Në dhomë ishim gjashtë vetë. Banush Goxhua na quante; “I pecigrosi”, pra “të mëdhenjtë” e të burgosurve politikë. Më kujtohet se në dhjetor të vitit 1946, hanim bukë në dhomë se bashku me Kudret Kokoshin, Rexhep Sulon, Tahir Hoxhën. Përbri kisha Koço Kotën, që kishte qenë kryeministër i Qeverisë së Zogut, njeri i ndershëm, por i frikshëm. Në burg ishte tronditur ca më tepër. Pas ca ditësh, edhe ky mbaroi me vdekje në tortura. Në ditët e fundit të dhjetorit, Qemal Vrioni iu lut Kudret Kokoshit të thurte disa vargje për Vitin e Ri.

Atë natë, Kudreti u mendua gjatë. Të nesërmen në mëngjes, Kudreti doli përpara të burgosurve të tjerë dhe recitoi: “Kaloi një vit, kaloi/ trishtimi na pushton: ndër sytë e njeri-tjetrit/ lexojmë mendimin tonë. Me vitin që kaloi/ vuajtjet s’morën fund/ por sot që ky na erdhi/ me shpresë po na e lëkund…”! Të pranishmit: Xhevat Korça, Atif Golja, Tefik Mborja, Koço Kota, Ali Maliqi, Patër Mëshkalla, Leonidha Kume, Tahir Hoxha, Dom Shtjefen Kurti, Gjon Shllaku etj., duartrokitën gjatë.

Në frëngjitë e hekurta të penxhereve, dëbora trashte shtresat e saj. Roja nga jashtë, i ngrirë nga akulli, bërtiste: “Oficeri i rojës, zëvendësomë! Ngriva nga të ftohtit”! Por xhelati Rëmbeci, i veshur më së miri me xhup gëzofi si në stepat e Rusisë, as që donte t’ia dinte as, për ne që ishim nëpër qeli, e as për gardianët që ruanin “Ferrin” e Burrelit. Na mbeti ndër mëndje vjersha e Kudretit. Si replike ndaj kësaj vjershe, Qemal Vrioni u shpreh kështu: “Zotërinj, kini durim se kjo Qeveri lubi, nuk do të ketë me shumë se dhjetë vjet jetë. Për më tutje nuk e di, si do të na tregojnë ditët e gushtit…”!

Aty nga muaji mars i vitit 1947, Sadiku Borua, mori telegram nga familja e tij nga Vlora, ku i shkruanin: “Metlliu, yt vëlla, u vra në Sevaster”. Të gjithë ne që e njihnim, na erdhi keq. Pranë shtratit të tij, ndodhej Temo Shehu nga fshati i Sevasterit. Ai i tha: “Sadik, vëlla, mos u nxito, prit hollësira…”! Kur s’kaloi një javë, vijnë djemtë e Temos dhe u mor’ vesh prej tyre se, në Sevaster, në një darkë, majori Saliko Sulo nga Velça, gjoja gabimisht, në pije e sipër, goditi llambën me vajguri. Në errësirë e sipër, kishte goditur me kobure edhe Metlliun, të kushëririn.

Në datën 10 maj 1947 – në kazanin e gjellës, gjella ishte lëng me qepe, kishin hedhur një ilaç për të na zënë barku. Gjithë burgu atë natë, nuk kishte qetësi. Ndotëm të gjithë nëpër dhoma se rojet, me gjithë të bërtiturat tona, nuk na i hapnin dyert. Kjo ishte një nga shpikjet e Vangjel Rëmbecit i cili, aq sa ishte frikacak, ishte edhe dinak. Mendja e tij pillte vetëm ligësi, ndërsa Banush Goxhua, si injorant që ishte, e hiqte veten për të zgjuar. Mundohej të bënte humor e ironi me ne, por gjithmonë përfundonte si një lolo.

Në vitin 1948, kur u bë plenumi i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe Koçi Xoxe u shpall armik i Partisë, Banush Goxhua, mbajti një fjalim përpara të burgosurve, ku tha që; “shkaktarë për fatkeqësitë e të burgosurve politikë, ishte Koçi Xoxe-ja”.  Ne na erdhi për të qeshur. Harroi ky, “bekçiu i ullinjve të Agallive të Vlorës” dhe “punëtori i fabrikës së vajit të Xhemil Meços”, se ishte vetë ai që zbatonte verbërisht urdhrat e “Leopardit”, Koçi Xoxe.

Ishte kjo bishë, që e izoloi në biruca për vdekje: Kudret Kokoshin, Tahir Hoxhën, Petrit Velajn, Hysni Alimerkon, Engjell Kokoshin, Beqir Jazon, Jazo Ademin, etj., të cilët i kishte njohur që në fëmijërinë e vetë. Na izoluan në qelinë nr. 14. Një dhomë e madhe, me një prag të lartë, të cilës i hidhnin ujë që të mbante më shumë lagështirë. Në atë qeli qëndronim: Xhevat Korça, Koço Tasi, Kudret Kokoshi, Petrit Velaj, Mihal Zallari, Xhevdet Kapshtica, Gjergj Kokoshi, Isuf Selmani, Sami Bitincka, Ali Maliqi, Hasan Xama, Andon Kozmaci, Aleksandër Çurçia, Hivzi Xhilaga, Novruz Nivica.

E dini ç’bëmë? Ashtu siç na tha Kudret Kokoshi, ashtu siç ishim këmbëzbathur, nisëm të heqim një valle. Kërcenim në ujë. Roja, që na pa nga vrima e derës, raportoi menjëherë në drejtori. Drejtori i raportoi Kryetarit të Degës se Brendshme. Fill pas njëzet minutash, u ndodhen aty. Hapën sportelin e qelisë dhe na gjetën duke kërcyer. Banush Goxhua, kur na pa ashtu, ulëriu me tërsëllëm: “Armiqësinë tuaj, o tradhtarë të Atdheut, doni ta shprehni edhe me valle”?! Por heshtja jonë e madhe, ishte një fyerje e hapët për të dhe regjimin në fuqi, pse Gëtja i madh ka thënë: “Fjala është argjend, heshtja është flori…”!

Rrija e mendoja shpesh në qeli për Banush Goxhon, të cilin e kisha patur shok në vitet e Luftës se Dytë Botërore, kemi qenë edhe në një grup antifashist, në Ujët e Ftohtë, ku bënin pjesë edhe Koço Papalilo, Miho Konomi, Selahedin Velaj, Skënder Çoba, Qemal Toto, Veiz Banushi, Shuaip Meto, Pasho Meto, Bebi Konomi, Spiro Konomi, Adem Lamani, Daut Lamani, dhe të tjerë djem të ndershëm të lagjes së Ujit të Ftohtë. Qysh asokohe, Banush Goxhua, në çdo mbledhje shfaqej me profilin e tij:

“Të vrasim, bëjmë atentat, të bëjmë pritë…”! Kur e shihja përpara në burg, me rrëqethej mishi nga injoranca e tij. Gjatë vitit 1947-1948 u groposën 720 të burgosur politikë. Ishte po ky Banush Goxho e, ky Vangjel Rembeci, që urdhëronin rojet që kufomat t’i përcillnin me valle. Më kujtohet një fakt, të cilin nuk mund ta le pa përshkruar. Po çonim kufomën e Fuat Voshtimës, tek e famshmja Qershi e Burrelit. Ishim: unë, Patër Marshalla, Anton Kosmaci, Xhevdet Kapshtica dhe Ali Radhima. Qershia e Burrelit, mbeti si një lapidar i varrezave të viktimave të terrorit komunist.

Duke çuar trupin e të pushkatuarit, pamë se si rojet hidhnin valle, duke na shoqëruar neve. Po kështu njëherë tjetër, unë, Koço Tasi, Petraq Isaku dhe Kudret Kokoshi, na caktuan për të çuar kufomën e një djaloshi të ri, Hasan Prifti, nga Dibra? Vigu ynë ishte një batanije. Rojet na shoqëronin duke hedhur valle. Kur shkuam tek qershia ç’të shohim; trupin e Fuat Voshtimës që e varrosem tre ditë me parë, qentë e kishin nxjerre mbi varr.

Drejtori i burgut na dha urdhër që varret të mos gërmoheshin më shumë se një pëllëmbë e gjysmë, pranë sipërfaqes se tokës. Një ditë prej ditëve, kur vdiq plaku vlonjat, Sulo Shehu nga Sevasteri, m’u kujtuan fjalët e tij, që me kishte thënë: “Petro, more djalë, unë do të vdes, se burrëria ime nuk i mba torturat e këtyre bishave…”! Sulo Shehu, ishte si ajo klloçka që i mblidhte rreth vetes zogjtë. Kështu mbështilleshim edhe ne përreth tij. Edhe ceremonia e varrimit të Sulo Shehut, nuk mungoi të bëhej nën tingujt funebre të ushtarëve e policëve të burgut.

Ushtari me çifteli, ja nisi vargjeve të këngës se tij aty për aty, sapo mbaroi varrimi i Sulos. Nga vargjet e asaj kënge, e cila na ndillte vdekjen ne të burgosurve të tjerë, m’u ngulitën në mendje si gozhdë: “Kush do puthet me vdekjen – o/ Xhevdeti me Koçon – o/ Petriti me Kudretin – o/ Padër Mëshkalla që i do/ radhën do kenë nesër – o…”! Ishte fjala për ne: Petrit Velaj, Koço Tasi, Kudret Kokoshi, Padër Mëshkalla, Xhevdet Kapshtica etj.

Të them të drejtën, edhe vetë nuk e kuptoja nga me rridhte qëndresa dhe optimizmi i shpresës. Edhe Dantja këshillon që: “Ju që hyni këtu në dyert e Ferrit – humbisni çdo shpresë”. Njëherë Gjergj Kokoshi, i cili ka qenë Ministër i Arsimit në vitet 1945-1946 (pas Kristaq Cipos), më tha: “Petro, pse mendohesh? Pse mërzitesh? Të armatosur apo udhëtarë të thjeshtë, le të na rrëmbejë vdekja, por deri në fund, shpresë a kurajo”. Duke vazhduar bisedën më tha: “Petro, mbaji mend vargjet e Alfred D’Vinzi-ji, në kryeveprën e tij ‘Vdekja e Ujkut’, ku thotë: ‘Të rënkosh, të qahesh, të lutesh, është njësoj poshtërsi. Bëje energjikisht detyrën tënde të rëndë e të gjatë. Në atë rrugë që fati deshi e të thirri, pastaj më së fundi, vuaj dhe vdis pa zë, në heshtje…'”!

Më thoshte Gjergj Kokoshi, shpesh që: “Ti Petro, të jesh çekan e, nuk të këshilloj të bëhesh kurrë kudhër”. Me Gjergj Kokoshin, kam ndenjur 18 muaj i izoluar në qelinë numër 3. Në mendje me kanë mbetur xixa të atyre vuajtjeve edhe fjalët e mençme të zotit Andon Kozmaçi, -ish ministër i Drejtësisë dhe të Imzot Visarion Xhuvanit, kryetar i Kishës Autoqefale Shqiptare.

Fjalët e Visarion Xhuvanit, ishin si një mjegull që vinin nga qiejt e perëndive. “Biri im, paç uratës tonë, dëgjonaji këto fjalë, se ti je i ri e, mund t’ua përcjellësh me mirë brezave që vinë…! Më goditën grekërit në Manastirin e Zvernecit, afër Nartës se Vlorës, kur po lahesha me ujë në mëngjes.

Plumbat u përplasën në pasqyrë dhe në drurin e pusit. Në jetë kalova dhe shumë shtigje të liga. Më ofenduan në Konferencën e të njëmbëdhjetë në Londër, në vitin 1931. Bile shkruan edhe në shtyp, se; ky shqiptar nuk di të hajë peshkun e Arkangelsit… Por, kudo, qëndrova i fortë, pse mbroja shqiptarizmin…”! Kur më këshillonte si më të voglin edhe Koço Tasi, ish-ministri i Drejtorisë të Qeverisë Demokratike të Fan Nolit, më thoshte: “Amanet, more djalë, komunistëve mos u beso kurrë. Ata, vetëm kur janë në gjumë nuk gënjejnë. Komunistët e ndershëm janë viktima të kohës. Kriminelet – komunistë, nuk duhen falur kurrë… Ata duhet t’i jepen drejtësisë…”!

Një fjalë e urtë e popullit tonë thotë: “Po mëshirove të ligun, ke tradhtuar vetveten”. Nuk më del nga kujtesa kurrë, avokat Avdullah Rami, nga Tatezati i Gjirokastrës. Haja bashkë me të bukë, disa kohë në burgun e Burrelit. Njeri tepër i ndershëm e fisnik. Në burg ka mbajtur një qëndrim me të vërtetë heroik. Ishte promotor i nacionalizmit shqiptar nëpër burgje. Ai më thoshte: “Petro, mund të na përkulin, por kurrë nuk mund të na thyejnë në rrugën tonë…”!

Kur sjell ndër mend portretin e tij, pranë i rrinte Myslym Çarçani nga Fushëbardha, i cili u sakrifikua ne burgun e Burrelit. Në izolim, nuk më hiqen prej syve portretet e nacionalistit të ndershëm Sabaudin Resuli nga Lushnja, Ali Maliqi nga Dibra, Et’hem Sara nga Kavaja, Ivzi Xhilaga nga Dibra. Midis tyre, si një vegim na mbeti ndër sy djaloshi 15 vjeçar, Jahja Kurti, i cili u dënua me vdekje. Bisedat e mençura të “plakut të detit”, Idriz Bule apo, patrioti Idajet Lekdushi, i cili braktisi Amerikën e erdhi në Shqipëri, për të dhënë kontributin e vetë në përparimin e mëmëdheut.

Pranë tij rrinte Sali Vuçiterrni, besimtari me kulturë islamike. Mbi të gjithë këta, shkëlqente korifeu i kulturës shqiptare, zoti Arqile Tase. Tridhjetë e ca vjet kishte qenë Drejtor i Bibliotekës se New Yorkut. Erdhi në Shqipëri në vitet 1939, për të ndihmuar kulturën shqiptare. Shpërblimin regjimi komunist ia dha: vdekje në burgun e Burrelit. Në izolim, djemtë plot energji e shqiptarizëm, si: Yzedin Kurti, Qani Zdrava, Ylber Starova, Klito Lamaj, Engjell Kokoshi, Avni Vinçani, Abdyl Kadiu, Sefer Meçe, Seit Çeprrati…!

Si një buqetë me lule e rinisë shqiptare, me ideale të mëdha në mendjet e zemrat e tyre. Kur fliste Seit Çeprrati, të tjerët dëgjonin: i kishin pushkatuar dy vëllezërve, Hamdi Çeprrati e Muço Çeprrati…! Dhe ja syrgjyn në burgun e Burrelit, tek ishte edhe Seiti. Vetëm nga fshati i Treblovës së Vlorës, ishin tre njerëz të mirë: Faik Abazi, Estref Cize, Velo Lamaj…! Sa herë që dilnin në oborrin e burgut, kalonin nëpër një korridor të ngushtë policësh. Ata na goditnin me shkopinj e, qëllonin me shkelma.

Kur e ndjeu se po i vinte vdekja, Sali Vuçiterrni, pati një takim me familjen e tij. Mbas takimit, të gjitha ushqimet që i sollën, ua ndau të burgosurve të tjerë. Më thirri pranë shtratit e me tha: “Petro, amanet do t’më kesh bir, Nazmiun. E kam djalë të vetëm. Ndodhet në Argjentinë. Është doktor. Po e poqe ndonjë ditë, tregoja vuajtjet e mundimet e jetës sonë”. Ndenji një copë herë, me sytë e mbërthyer nga dera e dhomës së burgut. Më shtrëngoi fort dorën dhe me tha: “Kur të vdes, more bir, do të më thuash lutjen fetare që të kam mësuar. Përsëriti fjalët tri herë. Atëherë shpirti im do të pushojë i qetë”. Sali Vuçiterrni, ishte 91 vjeç.

Duhet të ketë qenë fundi i tetorit të vitit 1949. Aty mbas dite dha shpirt. E mora në krah dhe me kokën drejt qiellit u luta: “Allahun me Salih Allah seid…”! E shikoja portretin e tij të skalitur nga vuajtjet. Dy kufoma në një qeli. Një e vdekur një e gjallë. Kur dola në orarin e banjës në korridor, më pyetën Kudret Kokoshi e disa të tjerë, nëse më kishte thirrur komanda, të bëhem spiuni i tyre e të marrë në qafë të tjerët. – “Drejtoria e Burgut dhe Dega e Brendshme e Burrelit, ka më shumë se dy javë që përpiqet të rekrutojë nga shokët tanë në burg.

Ky qe sheh në këmbë është ‘ustai’ që i rregullon këto ‘zanate’. Vëlla, këtë gjë ne nuk e kemi në fis…! Unë do të qëndroj siç i ka hije atdhetarisë shqiptare…”! Ndjeva një zemërim të madh nga qëndrimi i xhelatit përpara meje. Përpara meje, qëndronte edhe vëllai im i dashur. Për të, më ishte djegur shpirti, ta përqafoja e ta shtrëngoja fort, të çmallesha, se kishim kohë pa e parë.

Por, “Mefistofeli” Banush Goxho, nuk na la të takoheshim, të paktën t’i jepnim dorën njeri-tjetrit. Duke u larguar vëllai me tha: “Vëlla, Petro. Më mire të dalësh që këtej një kufomë e vdekur, por e ndershme…”, dhe u largua me lot ndër sy. Kështu u ndamë me vëllanë. Takim midis hekurave të burgut të Burrelit. Iku dhe nuk u pamë më në jetë. Në vitin 1950, Manush Myftiu, ky njeri i zi i Vlorës, i përgatiti kalvarin e vdekjes vëllait tim. Hulusiu u arrestua në Tiranë, me akuzën gjoja; “thirrje për luftë dhe agjitacion e propagandë”. Ishte koha mbas ngjarjes së bombës në Ambasadën Sovjetike në Tiranë.

U ekzekutua i bardhi vëlla, me vdekje, me pushkatim. Një ditë në burg mora gazetën “Zëri i Popullit” dhe në faqet e saj lexova edhe emrin e tim vëllai, që ishte arrestuar. Pas arrestit, shoh prapë emrin e tij, midis të dënuarve me vdekje. Nuk m’u dhimbsen aspak vuajtjet e mia, sa vdekja e tim vëllai, që u pushkatua pa faj. Ishte në moshën 39 vjeçare. I la në udhët e jetës, gruan fisnike, Bejxhe dhe fëmijët Bashkim, Vera, Dhurata. Atë here në shpirtin tim, lindën këto vargje: “Ti vdiqe nga plumbat e të liqve, vëlla/ se zemra jote mbante shpresa të mëdha/ Ike si ylli që lë pas vegimin/ si lule Kaninë që lë pas kundërmimin./ Ky shpirt im rëndë u plagos/ pse vreri i zi i jetës nuk m’u sos”!

Viti 1951. Në oborrin e burgut na mbledh inspektori i Kampeve e Burgjeve të Ministrisë se Brendshme, Faslli Jaho, nga fshati im Kanina. Na lexoi listën e të burgosurve e tha: “Shteti ka nevojë edhe për kontributin tuaj. Do punoni për përkthimin e literaturës botërore”.

Ishim Koço Tase, Kudret Kokoshi, Andon Kozmaci, Arqile Tase, Petrit Velaj, Et’hem Cara, Arshi Pipa, Tasim Spahiu; Sbaudin Resuli, Xhevdet Kapshtica, Sami Bitincka, Foto Bala, Ylber Starova, Mihal Zallari…! Qysh atë ditë na transferuan në Burgun e ri të Tiranës. Aty gjetëm edhe intelektual të tjerë të shquar të vendit: Xhemal Frashëri, Osman Kazazi, Myfit Bushati, Hamit Keçi, Reshat Karapici, Haki Karapici, Ebehet Bega, Nusret Sazani, Nexhat Tartari, Bujar Doko, Xhevat Kallejxhiu, Haki Tafai, Beqir Ndou, Fiqiri Llagami, Gjergj Bubani, Namik Kacaruhu.

Të nesërmen na mblodhën në një sallë të madhe e na thanë se cilat ishin nga veprat e letërsisë botërore, që do të përktheheshin në gjuhën shqipe. U ndanë grupet e punës, nga tre vetë së bashku. Unë isha në një grup me Tasim Spahinë dhe Arshi Pipën. Puna ishte e ndarë kështu: njeri përkthente, tjetri shkruante e redaktonte, i treti korrigjonte.

Çdo javë ndërroheshim duke zëvendësuarve njeri-tjetrin. Kjo punë zgjati gati dy vjet. Grupi ynë përktheu: “Konspiracion i madh kundër Rusisë”, “Iluzionet e humbura”, “Fausti” i Gëtes dhe vepra të tjera që duheshin për shtëpinë botuese dhe Radio Tiranën. Përgjegjës të gjithë punës, kishim zotin Beqir Ndou, Fiqeri Llagamin. Të dy kishin korrektësi dhe respekt për punën tonë.

Fiqëri Llagami ishte laureuar për gazetari në Paris. Shpërblimi i kësaj pune ishte vetëm kamzhikosja jonë, një natë pa hënë, në tetor-nëntorin e vitit 1952. Pastaj na çuan në burgun e Burrelit. Atje na priti një xhelat tjetër, “dhëmbëskërmituri” Xhipe Mersini, drejtori i ri i burgut. Një shoku im thoshte me të drejtë se Xhipja ishte “Kuazimodoja i Hygoit”. Sa zbritëm nga makinat, na doli përpara duke na thënë: “Pse, more derëzes, nuk dini mirë të përktheni…”?! Memorie.al

                                                 Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Klubi ‘Bashkim e Përparim’ në Vlorë u pajtua me qëndrimin e xhonturqve, të cilët e izoluan Ismail Qemalin, si i burgosur në shtëpinë e tij, atëhere Saliu...”/ Historia e panjohur e patriotit vlonjat, Hallkokondi

Next Post

“Njëri nga të burgosurit, pyeti; Po Enver Hoxha, gjallë është, apo komandon i vdekur?! Po, por e hapin sikur gjoja ka vdekur, që njerëzit të shpresojnë...”! / Ana e panjohur e Revoltës së Qafë Barit, maj 1984

Artikuj të ngjashëm

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia
Dossier

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
Next Post
Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”

“Njëri nga të burgosurit, pyeti; Po Enver Hoxha, gjallë është, apo komandon i vdekur?! Po, por e hapin sikur gjoja ka vdekur, që njerëzit të shpresojnë...”! / Ana e panjohur e Revoltës së Qafë Barit, maj 1984

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!