• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, November 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Balli Kombëtar që në krijim, arriti një fuqi të armatosur prej 15 mijë veta dhe në fund të 1941-it kur nxori kokën komunizmi, për të ndihmuar frontin rus…”/ Refleksionet e politikanit dhe ish-deputetit të njohur

“Nji luftë civile në mes komunistëve dhe ballistëve, egërsia e përleshjeve, kishte marrë përmasa çnjerëzore: tortura, masakra, djegie fshatrash…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ës
“Balli Kombëtar që në krijim, arriti një fuqi të armatosur prej 15 mijë veta dhe në fund të 1941-it kur nxori kokën komunizmi, për të ndihmuar frontin rus…”/ Refleksionet e politikanit dhe ish-deputetit të njohur
“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati
“Si e varën në litar, Nezir Muzhaqin, komandantin e ‘Ballit Kombëtar’ për Elbasanin, me vendimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake, pasi…”/ Ish-i dënuari politik, publikon dokumentin
Fotot e panjohura të Ballit Kombëtar gjatë Luftës, që u mbajtën sekret për 45 vjet me rradhë në arkivin e ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së…
Fotot e panjohura të Ballit Kombëtar gjatë Luftës, që u mbajtën sekret për 45 vjet me rradhë në arkivin e ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së…

Nga Adriatik Alimadhi

Memorie.al / Asnjë lëvizje kombëtare në Shqipëri, nuk ka pasur jetën dhe gjallërinë e Ballit Kombëtar. Asnjë parti politike nuk ka qëndruar me punë, me luftë e me ballëhapur, sikurse ka qëndruar partia e Mid‘hat Frashërit. Asnjë lëvizje shoqërore nuk ka përcaktuar një drejtim aq të qartë për përmirësimin e jetës shqiptare se sa Balli, i lindur në luftë, i rritur në luftë, i burrëruar, dhe i brumosur me djersë dhe gjak në kohën e robërisë fatale.

E deshi fati i Atdheut që Balli Kombëtar të lindte në shtëpinë e Lumo Skëndos. Në atë shtëpi ku grumbullohej kultura arbërore në mijëra volume, të mbledhur e të ruajtur për ditë më të kthjella, ku u përtëri nacionalizma shqiptare, u derdhën lumenj dhe përroje të qëndresës kombëtare, u shkrinë energjitë e veçanta, u ngjeshën dhe u ngjitën vullnetet e mira, dhe në dritën e një llambe buruan nga penda e Plakut parimet e para kombëtare në Tetë Pikat të Nacionalizmës Shqiptare.

Më vonë u zbërthyen idetë e kohës në Dekalogun e famshëm, mbi të cilin u betuan “me një dëshirë, me një qëllim”, ushtarët fisnikë të atdheut. E deshi qëndresa kombëtare që Balli prej 68-vjetësh, të jetë boshti i papërkulur, i pathyeshëm, i të gjithë zhvillimeve historike brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit

“Branko Horvat ka thënë se më 1963, djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ka shkruar parullat: ‘Poshtë Tito e Jugosllavia’, ‘Rroftë Enver Hoxha e Shqipëria’ dhe…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit politik të Kosovës

Karakteristika e qëndresës Kastriote e Lidhjes së Prizrenit, ishte për të mos llogaritur forcën e armikut, por për të qëndruar deri në fund, me armët e trashëguara. Veçoria e Ballit Kombëtar ka qenë dhe është për të ecur drejt në rrugën e mirë, pa marrë parasysh luftën kundër pushtuesve dhe pengesat e kundërshtarëve politikë, pa u mallëngjyer nga keqkuptimet e miqve, pa u dobësuar nga degët e thara që bien gjatë murranit të egër.

Për këtë arsye flasin luftërat e Ballit Kombëtar, duke luftuar kundër pushtuesit, në Tiranë, në Gjorm të Vlorës, në Ruzhdije, në Berat, në qarkun e Korçës, në Reç të Shkodrës, Mallakastër, Lushnjë, Elbasan e në të gjithë Shqipërinë, pa marrë parasysh fuqinë e armikut. Për këtë arsye e kemi parë dhe lexuar shtypin e Ballit Kombëtar, duke lulëzuar me ide të guximshme dhe të shëndosha në kohët e frikës.

Për këtë arsye, deri në vitin 1943, dëgjohej vetëm pushka dhe penda e Ballit Kombëtar, në malet dhe sheshet e atdheut që gufonte.

Qysh nga Lidhja e Prizrenit, nuk ishte parë në Shqipëri një fuqi vullnetare e armatosur, 15 mijë veta që t‘i bënte ballë kundërshtarit dhe ta shtrëngonte sikurse e bëri Balli Kombëtar. Edhe kur nxori kokën komunizmi, në fund të vitit 1941, për të ndihmuar frontin rus, edhe kur radhët e shtuara të agjentëve të Moskës u bënë një rrezik për Shqipërinë, vetëm Balli Kombëtar u tha “Ndal”, mohimtarëve të kombit.

Sikur të mos kishte një Ball Kombëtar me frymë patriotike, qëndresa kundër suazave të huaja, do të kishte qenë një ndërmarrje me episode të ngurtë, që bëjnë histori. Vetëm Balli Kombëtar shpërtheu kufijtë e individëve, të krahinave, shpërtheu hallkat e vjetra të ideve të ndryshkura dhe ndriti në dritë të pushkëve në ditët më të errëta të kombit.

Komunistët patën aq frikë pushkët e Ballit Kombëtar, sa patën frikë idetë e tij! Doemos lufta për liri sjell me vete dhe grumbullime të padëshiruara e të pa kontrolluara. Por këto ngjitje të papërshtatshme me trupin e shëndoshë të Ballit Kombëtar, erdhën e ranë vetë sa herë që u paraqitën kalime të rrezikshme. Kështu Balli Kombëtar mbeti ushtria e guximtarëve që nuk llogarisin veten, sa herë që i thërret zëri i atdheut.

Kështu partia e Mid‘hat Frashërit, u skalit si krijesë pa moshë në zemrat e shqiptarëve, kjo është patriotizma e vërtetë e shqiptarizmit. “Partia jonë është Shqipëria” -la testament shërbestari i Shqipërisë. Dhe Shqipëria e Ballit Kombëtar, nuk doli si trup i cunguar me traktate të padrejtë, por si një tokë e gjallë, ku rreh zemra e tre milionë shqiptarëve, nga Kosova deri në Çamëri.

Shqipëria e Ballit Kombëtar nuk është vendi i atyre që dinë të punojnë vetëm për veten, por është atdheu i ushtarëve, i bujqve, i punëtorëve, i mendimtarëve, të cilët duke punuar për liri dhe demokraci, i japin frymë përparimit, u japin fuqi reformave, u japin qëndresë vullneteve të mira.

Rruga e Ballit Kombëtar ka qenë dhe është rruga më e vështirë e kombit. Këtë rrugë nuk mund ta kuptojnë veçse ata që heqin dorë nga vetvetja, nuk mund ta ndjekin veçse ata që nuk topiten nga sakrificat, nuk mund ta përmbajnë veçse ata që kanë besim në fatet e Shqipërisë, kjo është vendosmëria jonë në të ardhmen për të vazhduar në këtë rrugë të ndritshme, të përcaktuar nga shërbestari i Shqipërisë, i madhi Mid‘hat Frashëri.

Nacionalizma Shqiptare

Emri vetë s‘është gjë tjetër, veçse përkthimi në shqip i Partisë Nacionaliste. Si çdo organizim i çdo vendi tjetër, Nacionalizma Shqiptare ka për detyrë të ruajë, të vlerësojë trashëgimet e gjyshërve, duke i lënë si trashëgim për stërnipërit, një gjendje më të perfeksionuar dhe më të përmbaruar.

Edhe titulli “Partia Nacionaliste”, që në fillim, domethënë që më prill të vitit 1939, të nesërmen e pushtimit të Shqipërisë nga Italia, nuk është se u pranua pa një diskutim të gjatë dhe të imtë. Ishte një gjë e natyrshme, pra, që hapat e parë të saj organizata, të kujdesohesh për çdo send që ka të bëjë me shqiptarizmën, me Shqipërinë, me kombin.

Ky parim e nxiste që të provojë afrimin me partitë politike, pak a shumë me rëndësi, që ndodheshin në ato kohë brenda në Shqipëri. Që ditët e para dhe sapo doli në shesh ekzistenca e një grupi komunist brenda tokës sonë (dhe kjo dalje në shesh u bë të nesërmen e hyrjes në luftë të Rusisë kundra Boshtit), Balli bëri tentativë të bisedojë dhe të arrij në një marrëveshje me komunistët.

Më vonë organizata mori iniciativën e mbledhjes së Mukjes, në të cilën kishte shpresë se komunistët do të edukoheshin dhe të bëheshin një element pak i vlefshëm për Shqipërinë. Balli u ofroi bashkëpunim për arritjen e independencës së plotë të vendit dhe pa cenuar politikën e partive të brendshme, që do të ndihesh pasi të arrihej qëllimi kryesor.

Por komunistët kishin marrë haptas qëndrimin e tyre armiqësor kundra nacionalistëve dhe nuk e fshihnin aspak përpjekjen e tyre për të shfarosur çdo ndjenjë shqiptare dhe për të arritur qëllimin e tyre, që Shqipëria të bëhet vasale të shteteve sllave, duke filluar nga Jugosllavia për të mbaruar te Rusia.

Prapë nga ky shpirt i Ballit Kombëtar, rrjedh kujdesi i tij për të paraparë dhe për të përgatitur kushtet që sjellin moralizimin dhe përparimin e kombit, çdo reformë që do të ketë si përfundim lumturinë dhe ndritësimin e kombit.

Partia Nacionaliste do të dojë të mbrojë dhe të aplikojë reformat shoqërore dhe ekonomike të Shqipërisë, e me këtë mënyrë të forcojë lirinë e njeriut dhe barazinë ndërmjet të gjithë shqiptarëve.

Këto projekte na urdhërohen nga nevoja që ndjen Balli Kombëtar, për të arritur realizmin e një shteti të përparuar dhe të lulëzuar, me anën e përpjekjeve morale dhe njerëzore, duke pasur kurdoherë për bazë patriotizmin, që e ka themeluar organizata jonë, është ideja që Balli Kombëtar të vihet plotësisht në shërbim të Shqipërisë.

Platforma e Ballit KOMBËTAR

Në këtë kohë të sotme kaq me rëndësi të madhe, duhet që edhe shqiptarët të ndjejnë me ndërgjegje të thellë përgjegjësinë e tyre. Bota an‘ e mbanë gjendet në flakë; ne nuk mundemi të rrimë indiferentë.

Nacionalizma shqiptare ngre zërin, dhe ky zë duhet të tingëllojë në zemër të çdo shqiptari. Themi “të çdo shqiptari”, se nacionalizma jonë nuk është një parti. Nuk është as edhe një grup.

Është grumbulli i madh i të gjithë kombit shqiptar, është lidhja e të tërë racës shqiptare, e krejt popullit që flet gjuhën shqipe. Kjo racë, ky komb, ky popull e ndjen veten e tij vëlla dhe të pandarë prej shoku-shokut. Dhe ka një të vetëm qëllim. Ky qëllim është:

  1. Të ketë një Shqipëri të lirë dhe indipendente.
  2. Të sigurojë një Shqipëri të përparuar, të zonjën për të jetuar, të nderuar e të vëllazëruar.
  3. Të ruajë kufijtë e saj etnikë, të mbështjellë në një ATDHE djemtë e saj.
  4. Të jenë gati djemtë e këtij kombi, për çdo sakrificë për të arritur qëllimin e përbashkët.
  5. Për të arritur këtë qëllim, duhet që të gjithë shpresën ta kemi më përpara tek vetja jonë. Veten tonë duhet ta shpëtojmë ne vetë, me sakrificat tona, me përpjekjen tonë me vullnetin tonë, me dëshirën tonë. Dhe zoti ka për të na ndihmuar.
  6. Nacionalizma Shqiptare dëshiron që me kombet dhe shtetet fqinjë të ketë marrëdhënie miqësore, të rrojë në harmoni me ta. Kjo miqësi lypset të jetë e themeluar mbi respektin e të drejtave të të dy palëve.
  7. Nacionalizma shqiptare nuk qëllon t‘i bëjë keq kurrkujt, por edhe do që askurrkush të mos i bëjë të keqe kombit shqiptar: do që të mbrojë vetë-veten.
  8. Nacionalizma shqiptare nuk bën asnjë luftim ideologjik. Parimet e saj janë patriotike dhe mundohet ta shtojë e ta forcojë këtë patriotizmë.

Sot, edhe vendi në të cilin ideologjia ka gjetur një zbatim, edhe ai vend po synon për kombësi dhe për atdhe. Prandaj edhe nacionalizma shqiptare i këshillon krejt popullin tonë të lërë mënjanë ideologjitë dhe të përpiqet vetëm për Shqipërinë, rreth flamurit të Skënderbeut, me patriotizmë të patundur.

Ky është qëllimi i shenjtë i nacionalizmës shqiptare. Ky është dhe ky ka për të qenë edhe nesër, dhe gjithmonë. Kjo udhë duhet ndjekur me entuziazëm e me energji; se për këtë kanë punuar, janë munduar dhe kanë shkrirë veten e tyre ata që na lanë këtë amanet këtë TOKE. Për të ndjekur këtë rrugë sot po japim BESËN Shqiptare. / Memorie.al

Shqipëri, PRILL 1939

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga 24 vende me të cilat Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të, ajo arriti me 72 vende në të gjithë botën, pasi...”/ Dëshmia e diplomatit të njohur

Next Post

“Në presidiumin e mbledhjes, qëndronte hijerëndë Sekretari i I-rë për Beratin, Piro Gusho dhe turma thërriste; Në burg, në burg, armiken e popullit...”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka

Artikuj të ngjashëm

“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit
Dossier

“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit

November 1, 2025
“Branko Horvat ka thënë se më 1963, djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ka shkruar parullat: ‘Poshtë Tito e Jugosllavia’, ‘Rroftë Enver Hoxha e Shqipëria’ dhe…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit politik të Kosovës
Dossier

“Branko Horvat ka thënë se më 1963, djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ka shkruar parullat: ‘Poshtë Tito e Jugosllavia’, ‘Rroftë Enver Hoxha e Shqipëria’ dhe…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit politik të Kosovës

November 1, 2025
“Tre javët e fundit të provave për paradën e 29 nëntorit i bëmë në fushën e aviacionit në Laprakë, ku kryeministri Mehmet Shehu, na tha se Beqir Balluku dhe Petrit Dume…”/ Dëshmia e mësuesit Ali Buzra nga Librazhdi
Dossier

“Tre javët e fundit të provave për paradën e 29 nëntorit i bëmë në fushën e aviacionit në Laprakë, ku kryeministri Mehmet Shehu, na tha se Beqir Balluku dhe Petrit Dume…”/ Dëshmia e mësuesit Ali Buzra nga Librazhdi

November 2, 2025
“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina
Dossier

“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina

November 1, 2025
“Ram Kurti, që kishte shpëtuar njerëz nga arrestimi, hyri garant për Abdulla Hunçin, i cili qëndronte në arrati, i spiunuar tek Sigurimi, nga kushëriri i tij R. Hunçi, i cili…”/ Historia e trishtë e familjes “kulake”
Dossier

“Ram Kurti, që kishte shpëtuar njerëz nga arrestimi, hyri garant për Abdulla Hunçin, i cili qëndronte në arrati, i spiunuar tek Sigurimi, nga kushëriri i tij R. Hunçi, i cili…”/ Historia e trishtë e familjes “kulake”

October 31, 2025
“Motoskafi i kufirit ndaloi 500 metra afër meje, nuk më diktoi, vazhdova të notoj deri në agim, kur një vapor turistik i huaj më pa dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të “Zëri Amerikës” që u arratis në ’85-ën!
Dossier

“Motoskafi i kufirit ndaloi 500 metra afër meje, nuk më diktoi, vazhdova të notoj deri në agim, kur një vapor turistik i huaj më pa dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të “Zëri Amerikës” që u arratis në ’85-ën!

October 31, 2025
Next Post
“Në presidiumin e mbledhjes, qëndronte hijerëndë Sekretari i I-rë për Beratin, Piro Gusho dhe turma thërriste; Në burg, në burg, armiken e popullit…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka

“Në presidiumin e mbledhjes, qëndronte hijerëndë Sekretari i I-rë për Beratin, Piro Gusho dhe turma thërriste; Në burg, në burg, armiken e popullit...”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme