• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, February 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Bahri Omari, edhe pse s’ishte i diplomuar për drejtësi, reagoi; nëse Ismail Golemi ka thënë që ‘Balli’ ka bashkëpunuar me gjermanët, ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për Gjyqin Special, shkurt-mars 1946

“Enver, jam kundra jush, jo vetëm se hoqët dorë nga Kosova dhe Dibra, por se Shqipëria është në robëri të Beligradit dhe…”/ Promemoria që çoi në pushkatim Edip Tërshanën
“Nga Fejziu, ministri Zogut që u pushkatua me ‘Gjyqin Special’, te i biri, Rizai, i diplomuar në Oksford, që e varën në litar në Kuçovë dhe…”/ Historia tragjike e sagës Alizoti
Gjyqi Special 1945
“Si trashëgova pasurinë e Maliq Pashait, beut të Libohovës, që më mori të vogël në Stamboll dhe…”/ Kujtimet e panjohura të Javer bej Hurshitit, ish-deputet, prefekt dhe ministër
“Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e as Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave, përkundrazi, mbanim lidhje me…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Tirane Prill 1945.Gjyqi

Nga Dr. Çelo Hoxha

Pjesa e parë

Memorie.al / Në mars 1945, në Shqipëri erdhi një trupë teatrore jugosllave me një dramë të titulluar ‘Pushtimi’. Ajo u përcoll të luhej në rrethe – si Elbasan, Korçë, etj, – por jo në kryeqytet. Kinema ‘Kosova’, e vetmja në Tiranë që kishte skenë të përshtatshme për teatër, ishte e zënë. Aty zhvillohej ‘Gjyqi Special’. Ajo që u luajt në atë skenë nuk ishte dramë, por tragjedi e vërtetë, në fund të së cilës u ekzekutuan 17 persona dhe përfunduan në burgime të gjata, 39 persona të tjerë. Për regjimin, Gjyqi ishte festë linçimi publik i 60 njerëzve të pafajshëm, pjesa më e madhe personalitete me kontribute të dobishme në historinë e Shqipërisë.

Pse gjyq dhe jo gjykatë?

Gjithashtu mund të lexoni

Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!

“Ajo që bëri Enver Hoxha në vitin 1945, duke dekoruar me medalje dhe tituj të lartë oficerët jugosllavë, mbetet një pjesë e turpit tonë kombëtar, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

Historia e ‘Gjyqit Special’ fillon më 15 dhjetor 1944, me vendimin e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, për krijimin e tij. Neni 1 i vendimit thotë: “Të krijohet një Gjyq Special në Tiranë, për kriminelët kryesorë të luftës, shqiptarë ose të huaj”.

Nga shqyrtimi i dokumenteve, duket që vetë anëtarët e gjyqit (ose gjykatës) kanë qenë konfuz nga fakti që KANÇ-i, urdhëroi krijimin e një Gjyqi dhe jo një Gjykate. Në kokën e proces-verbalit të Gjyqit, është shkruar: “Qeveria Demokratike e Shqipërisë/ Gjyqi Special për krijimin e kriminelëve kryesor të luftës dhe armiqve të popullit, Tiranë”. Kurse kokën e vendimin të gjyqit, shkruhet: “Qeveria Demokratike e Shqipërisë/ Gjykata Speciale e Tiranës”.

Siç e dimë, gjykata është, dhe kështu ka qenë gjithmonë, institucion (strukturë ligjesh dhe njerëzish), ndërsa Gjyqi është, e kështu ka qenë gjithmonë, një proces që ndodh në gjykatë. Veç kësaj, një dallim tjetër i rëndësishëm mes këtyre dy koncepteve është: Gjykata nënkupton një institucion drejtësie, gjyqi nënkupton kryesisht një proces ndëshkimi.

Mendësia që kishte çuar në krijimin e gjykatës, kishte përparësi ndëshkimin, jo drejtësinë. Bazuar në dokumentet e tij, ‘Gjyqi Special’ nuk kishte lidhje me drejtësinë. Ai ishte një gjyq partizan, i cili, në vend të maleve, u zhvillua në kërthizë të Tiranës dhe qytetërimit shqiptar. Mesazhi që përcjell formulimi i nenit 1 të vendimit 26, është: “arrestoni ca persona, gjykojeni dhe ekzekutojeni ose futini në burg”.

Ky vendim i KANÇ-it nuk ndryshon shumë nga vendimi i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, 24 mars 1944, për gjykimin e një komandanti partizan, të cilin udhëheqja dëshironte ta hiqte qafe: “Tele Baçin duhet ta arrestoni, t’i bëni gjyq dhe ta pushkatoni”.

Komitetit Qendror nuk i interesonte procesi, por fundi i tij, vrasja e personit. Ndryshimi i gjyqeve partizane me atentatet, është që gjyqet përfshijnë më shumë njerëz në vrasje. Në kohën e ‘Gjyqit Special’, KANÇ-i dhe Komiteti Qendror i PKSH-së, kishin thuajse të njëjtën përbërje që kishin pasur në mars 1944.

Dalja nga korniza ligjore

Në kohën që u krijua Gjykata Speciale, Shqipëria komuniste nuk kishte ligj për krimet e luftës, por, sipas vendimit 26, “kriteret mbi kriminelët e luftës, dënimi i tyre dhe procedura të bëhen në bazë të rregullores mbi gjyqet ushtarake”. Ligji nuk e përcakton cila ishte kjo rregullore: me datë, numër dhe organin që e kishte miratuar. Në arkiva gjenden disa rregullore që kanë qarkulluar në duart e komandave partizane gjatë luftës (përkthime nga ushtria e komunistëve jugosllavë).

Këto rregullore, ose ajo që përmendet në vendim, kanë rëndësi vetëm për faktin se, duke këqyrur dokumentet e Gjyqit, zbulojmë që baza ligjore nuk është “rregullorja” e përmendur në vendim, por; “Ligji mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake”, nr. 41, i botuar në Fletoren Zyrtare, më 23 janar 1945. Megjithatë, ‘Gjykata Speciale’ nuk i qëndroi besnike as detyrës që i ngarkonte Vendimi nr. 26 për krijimin e saj dhe as Ligjit nr. 41.

‘Gjykata Speciale’ gjykoi 60 persona. Nga ata, 24 u dënuan si kriminelë lufte, 17 me vdekje dhe 7 me burgime të ndryshme. Gjithë të pandehurit e tjerë u dënuan për akuzën “armik i popullit”, e cila nuk ishte në juridiksionin e ‘Gjykatës Speciale’. Detyra e saj ishte e përcaktuar qartë: të gjykonte kriminelët kryesorë të luftës, shqiptarë ose të huaj. Ata që konsideroheshin “armiq të popullit”, mund të ishin gjykuar nga një gjykatë tjetër.

Në Akt-akuzë, Prokurori u shpreh se krimet për të cilat akuzoheshin të pandehurit, parashikoheshin në nenin 14 dhe 15 të Ligjit nr. 41. ‘Gjykata Speciale’, nëse do të ishte e interesuar për zbatimin e ligjit dhe dhënien e drejtësisë, nuk duhet t’i konsideronte për gjykim akuzat bazuar në nenin 15, sepse ai nen përfaqësonte kriminelët e quajtur “armiq të popullit”.

Me përmbajtjen e Pretencës së prokurorit, gjërat ishin më të lehta. Ajo kishte një mal me akuza, për njerëz që atë çast ndodheshin në emigrim ose, kishin vdekur gjatë Luftës, por nuk kishte asnjë referencë ligjore. Nga 60 të pandehurit, në Pretencë u përmendën shumë pak prej tyre. Më shumë se një dokument profesional, ajo ishte një fjalim politik vulgar.

Në vendimin e Gjykatës Speciale, ka dhe artikulime qesharake në nivele të paimagjinueshme, por që, fatkeqësisht, pasojat ishin të rënda: u shkatërruan shumë fate dhe u shkaktuan shumë drama njerëzore. Sipas vendimit, gjykata e ka formuluar kështu dënimin për 13 nga të pandehurit: “Për kriminelët e luftës ose armiqtë e popullit… nga 30 vite burg e punë të detyrueshme” ose “nga 15 vjet burg e punë të detyrueshme”!

Pas një muaji e gjysmë gjyq, ‘Gjykata Speciale’ nuk kishte arritur dot të përcaktonte se çfarë lloj krimesh kishin kryer të pandehurit në fjalë, që t’i deklaruar si “kriminelë lufte”, apo si “armiq të popullit”, apo të dyja bashkë. Padyshim, që dyzimi i gjykatës tregon se ata nuk ishin as njëra dhe as tjetra, por ishin krejt të pafajshëm. Këta 13 persona po i listoj: Sokrat Dodbiba, Mihal Zallari, Etëhem Cara, Ndoc Naraçi, Andon Kozmaçi, Lazër Radi, Sami Koka, Sulejman Vuçiterni, Gjergj Bubani, Rrol Kolaj, Bilal Nivica, Ismet Kryeziu, Jakov Milaj.

‘Gjykata Speciale’ dha 19 vendime me vdekje, dhe ekzekutoi 17 prej tyre. Çfarë u bë me dy të tjerët? Po kjo Gjykatë, në të njëjtin vendim, dy prej të dënuarve me vdekje – Qemal Vrionit dhe Tefik Mborjes – ua hoqi këtë masë dhe i dënoi me burg. Këtë vendim Gjykata e argumentoi kështu: “Qemal Vrioni ishte dorëzuar para afatit të caktuar nga KANÇ-i për dorëzimin e kriminelëve, ndërsa Tefik Mborja, pas rënies së qeverisë së Shefqet Vërlacit më 1941, ishte tërhequr nga politika, kishte simpatizuar ‘Lëvizjen’, e kishte ndihmuar atë”, etj.

Nga ana njerëzore, ky diletantizëm juridik ka qenë një gjë e mirë, sepse shpëtoi nga vdekja dy jetë njerëzish, por nga ana juridike, ky veprim është një turp në historinë e institucioneve të drejtësisë shqiptare.

Historikisht, në Shqipëri e në vende të tjera, vendimet e një gjykate janë ndryshuar (dhe në periudhën para vitit 1945), vetëm nga një gjykatë superiore. Kjo ndodhi jo vetëm pse më 1945 në Shqipëri ishte shkatërruar sistemi gjyqësor, por dhe për shkak të formimit të mangët juridik e qytetar të njerëzve që ishin ngarkuar të bënin detyrën e gjykatësve, prokurorëve, etj.

‘Gjyqi Special’ – Akt-akuza

Ligji 41, neni 14, konsideronte kriminel lufte, atë person ose grup personash që kishin frymëzuar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar këto vepra kriminale: vrasje/ tortura/ turpërim femrash/ shpërngulje të detyrueshme popullsish/ dërgim në fusha përqendrimi/ dërgim popullsish në punë të detyrueshme/ grabitje, djegie, vjedhje, shkatërrim, plaçkitje të pasurisë shtetërore e private/ ata që kanë qenë bashkëpunëtorë ose ndihmesa të aparatit terrorist dhe formacioneve terroriste të okupatorit/ ata që kanë urdhëruar dhe ndihmuar mobilizimin e popullit shqiptar për ushtrinë e armikut.

Në akt-akuzë, Prokurori ngriti 11 akuza ndaj të pandehurve. Disa nga akuzat, edhe nëse do të kishin qenë të vërteta, nuk përbënin krim lufte. Të përmbledhura shkurtimisht këto akuza ishin:

  1. Përgatitje dhe lehtësim i pushtimit të Shqipërisë nga ana të pandehurve (veçmas ose bashkërisht). Dihet, që pushtimi u krye nga ushtria fashiste dhe në të s’kishte asnjë shqiptar, as si drejtues e as si ushtar i thjeshtë.
  2. Disa nga të pandehurit kishin marrë pjesë në kabinetet “e formuara prej okupatorit”, një veprim që nuk përbënte krim lufte.
  3. Të pandehurit, në bashkëpunim me gjermanët, kishin krijuar Asamblenë Kombëtare dhe Komitetin Ekzekutiv, sipas akuzës, institucione servile ndaj gjermanëve. Krijimi i këtyre institucioneve nuk ishte krim lufte. Madje, këtu mund të shtojmë se Prokurori, duke i akuzuar disa nga të pandehurit, se kishin dalë me parullën “e independencës dhe të neutralitetit”, rezulton të ketë qenë kundër pavarësisë së Shqipërisë, e për rrjedhojë kjo përputhej me interesat e pushtuesve.
  4. Një pjesë e të pandehurve kishin bashkëpunuar në krijimin e ‘Ballit Kombëtar’ dhe ‘Legalitetit’, që prokurori i konsideron “tradhtare” dhe “mercenare”, ose kishin qenë eksponentë të këtyre organizatave. Bazuar në Ligjin 41, neni 14, këto veprime nuk përbënin krim e lufte.
  5. Një akuzë tjetër ishte që të pandehurit, bashkërisht ose veçmas, kishin tradhtuar luftën nacionalçlirimtare. Tradhtia, së pari, do të kishte ndodhur vetëm në rast se të pandehurit do të kishin qenë pjesë e nacionalçlirimtares dhe më pas të ishin larguar prej saj, por asnjëri prej tyre nuk kishte qenë pjesë saj. Megjithatë, edhe sikur ta kishin tradhtuar atë luftë, bazuar në ligjin ushtarak, kjo nuk përbënte krim lufte.
  6. Një pjesë e të pandehurve u akuzuan si publicistë, agjitatorë, informatorë e spiunë të pushtuesit. Sërish, argumenti është i njëjtë: të gjitha këto veprime nuk përbënin krim lufte.

Nga ana tjetër, disa akuza që dukej se përshkruanin veprimtari që përbënin krim lufte, gjithmonë bazuar në Ligjin 41, neni 14, si – pjesëmarrja në formacionet ushtarake të pushtuesit, ndihma në aparatet e terrorit dhe formacionet terroriste, shkatërrimi i urave, fushave, limaneve – si pasuri e popullit, nuk u vërtetuan.

Mënyra si akuzat ishin formuluar, për të cilën do të flas më tej, e tregon më qartë falsitetin e akuzave dhe pafajësinë e të pandehurve.

Në kinema “Kosova” kishte dhe njerëz me vetëdije të lartë ligjore, të cilët, për shkak se bazuar në logjikën e tyre qytetare, nuk kishin kryer asnjë krim, nuk u larguan nga Shqipëria dhe, fatkeqësisht, përfunduan para togës së pushkatimit, ngaqë njerëzit që përfaqësonin drejtësinë ishin një tufë injorantësh dhe servilë.

Kol Tromara, nuk ishte i diplomuar për drejtësi, nuk kishte arsim të lartë hiç, siç kishin pjesa dërrmuese e të pandehurve, por, kur prokurori i kërkoi ta quante Mustafa Krujën tradhtar, iu përgjigj: “Për Mustafa Krujën, deri s’ka ndonjë vendim gjyqi, s’mund të them se ka qenë tradhtar”.

Bahri Omari, i diplomuar për administratë e jo drejtësi, reagoi në përputhje me formimin e tij, kur tha se; “nëse Ismail Golemi ka thënë që ka bashkëpunuar ‘Balli’ me Gjermanët në Gjirokastër, ai duhet të ketë pasur letër të shkruar nga Komiteti Qendror”.

Solla vetëm dy shembuj, sa për të treguar se cila ka qenë pritshmëria e të pandehurve nga gjykata. Ata kanë pasur bindjen që gjykata do të gjykonte bazuar në dokumente e fakte, dhe kjo ishte fatkeqësia e tyre: ata kishin në kokë modele institucionesh të përgjegjshme.

Si u sajuan akuzat?

Komisioni Qendror për zbulimin e krimeve e kriminelëve të Luftës, i dorëzoi ‘Gjykatës Speciale’ për gjykim materialet hetimore që u përkisnin të pandehurve të arrestuar. Përmbajtja e këtyre materialeve, të cilat nuk gjenden në dosjen e ‘Gjyqit Special’, të paktën jo në atë që mua më është vënë në dispozicion, nuk njihet.

Megjithatë, duke shqyrtuar dokumente që flasin për mënyrën e funksionimit Komisioni Qendror për krimet e kriminelët e luftës, shihet qartë që hetimet kanë qenë po aq diletante e, po aq të motivuara politikisht, sa gjykimi.

Më 22 dhjetor 1944, Komisioni Qendror u dërgoi një qarkore të gjitha Këshillave Nacionalçlirimtare të prefekturave dhe nënprefekturave, me anë të cilës urdhëronte krijimin e komisioneve hetuese për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës, shqiptarë ose të huaj.

Komisionet do të përbëheshin nga 9 anëtarë: 2 anëtarë të Këshilli Nacionalçlirimtar të prefekturës ose nënprefekturës, një delegat i gruas antifashiste (komuniste), një anëtar i Rinisë Antifashiste, dy anëtarë të Ushtrisë nacionalçlirimtare, dy anëtarë të Frontit Nacionalçlirimtar dhe një gjykatës i emëruar nga komiteti ekzekutiv i prefekturës ose nënprefekturës.

Në rast se nuk gjendej një gjyqtar, atëherë vendin e tij e zinte një nga anëtarët e gjykatës ushtarake të zonës. Ky anëtar gjykate, jo domosdoshmërish mund të ishte me formim juridik, por në shumicën e rasteve mund të ishte dhe analfabet, ose me 3-4 klasë shkollë. Komisionin e kryesonte gjyqtari, ose personi që e zëvendësonte atë. Për zhvillimin e hetimeve nuk ishte e domosdoshme që të gjithë anëtarët e komisionit të mblidheshin bashkë, ata mund të punon veç e veç./ Memorie.al

                                                                   Vijon numrin e ardhshëm

*Referat i mbajtur në konferencën e organizuar me rastin e 70-vjetorit të Gjyqit Special, organizuar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe nga Shoqata Antikomuniste e ish-të Përndjekurve Politikë Demokratë, 15 prill 2015.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Libraria e tij në ‘Qafën e Pazarit’, ku mblidheshin profesorët, doktorët, artistët, krijuesit e, sa e sa intelektualë të qytetit të gurtë, ishte kthyer në...”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për librin “Alizot Emiri”

Artikuj të ngjashëm

Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!
Dossier

Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!

January 31, 2026
“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
Dossier

“Ajo që bëri Enver Hoxha në vitin 1945, duke dekoruar me medalje dhe tituj të lartë oficerët jugosllavë, mbetet një pjesë e turpit tonë kombëtar, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

January 31, 2026
“Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një ‘Plan masash operativo – ushtarak, për goditjen…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë
Dossier

“Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një ‘Plan masash operativo – ushtarak, për goditjen…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë

January 29, 2026
“Ata ja kanë dhënë, por po të mundin, t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, nuk e di se ç’farë bën tani kjo…”?/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi
Dossier

“Ata ja kanë dhënë, por po të mundin, t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, nuk e di se ç’farë bën tani kjo…”?/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

January 29, 2026
“Nuk na bëjnë më përshtypje të rikthyerit e mëdhenj, si; Fishta, Konica, etj., por ende i rrimë larg Koliqit, Mustafa Krujës, Anton Harapit, Mit’hat Frashërit, edhe pse ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Dossier

”Akuza e komunistëve ndaj Fishtës, është se ai pranoi titullin e antarit të Akademisë së letrave në Romë, akorduar nga qeveria italiane, por ai s’ishte funksion politik, si p.sh. Omer Nishani…”/ Shkrimi i panjohur i Ali Këlcyrës

January 29, 2026
“Në mbledhjen demaskuese para popullit, një fshatar i tha; ti Fran, ja ke vënë emrin ‘Brezhnjev’ djalit, pasi pret që Bashkimi Sovjetik…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen që alarmoi Komitetin Qendror në ’69-ën
Dossier

“Në mbledhjen demaskuese para popullit, një fshatar i tha; ti Fran, ja ke vënë emrin ‘Brezhnjev’ djalit, pasi pret që Bashkimi Sovjetik…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen që alarmoi Komitetin Qendror në ’69-ën

January 28, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme