• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Babai im, gjeneral Prenk Pervizi, bashkë me disa oficerë të tjerë të Ushtrisë Shqiptare, si gjeneralët Mirdashi e Permeti, u paraqitën te Komanda Ushtrisë Italiane…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga Belgjika

“Kur e pyeta një ditë Alush Lleshanakun, në kampin Santa Fara, se; ç’ka kishe me ba, me Enver Hoxhën, me të ra në dorë, ai m’u përgjigj…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e ish – ‘diversantit’ nga Shkodra
“Xhaxhai im u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’63-in, dhe iku në Rodezi ku shërbeu si truprojë e Mbretit Leka e I-rë, ashtu si gjyshi ynë, major i Zogut”…/ Dëshmia e rrallë e nipit dhe fotot e panjohura
“Në vitin 1995, takova Julien Amery në shtëpinë e tij në Londër, i cili më tha; pse Josif Broz Tito, refuzoi të rrëzonin Enver Hoxhën dhe…”?! / Rrëfimi nga Anglia, i gazetarit të njohur shqiptar
“Babai im, gjeneral Prenk Pervizi, bashkë me disa oficerë të tjerë të Ushtrisë Shqiptare, si gjeneralët Mirdashi e Permeti, u paraqitën te Komanda Ushtrisë Italiane…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga Belgjika
“Kryetari i Degës së Shkodrës, që u tha policëve; pse nuk i vratë të gjithë të burgosurit, ishte Petër Bullati, i cili u pushkatue ma vonë, sepse…“/ Kujtimet e 96 vjeçarit Lek Pervizi, nga Belgjika
“Babai im, gjeneral Prenk Pervizi, bashkë me disa oficerë të tjerë të Ushtrisë Shqiptare, si gjeneralët Mirdashi e Permeti, u paraqitën te Komanda Ushtrisë Italiane…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga Belgjika
“Babai im, gjeneral Prenk Pervizi, bashkë me disa oficerë të tjerë të Ushtrisë Shqiptare, si gjeneralët Mirdashi e Permeti, u paraqitën te Komanda Ushtrisë Italiane…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga Belgjika
“Babai im, gjeneral Prenk Pervizi, bashkë me disa oficerë të tjerë të Ushtrisë Shqiptare, si gjeneralët Mirdashi e Permeti, u paraqitën te Komanda Ushtrisë Italiane…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga Belgjika

Nga Lek Pervizi

Pjesa e trembëdhjetë

                                                         ODISEJA E PAFAJSISË

Vёllait tim Valentin, qё pёrballoi

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

47 vjet rresht stuhitё ideologjike tё 

komunizmit, pёr ma tepёr i ndarё

nga grueja, njё Odise e vёrtetё

mes shekullit njёzet.

Memorie.al /  Kur merr me hy në Skuraj dhe e kapërcen përruen e Urdhazës, fillon ngjitja malore, nëpër kodrën që quhet e Lekbibajve. Kalon me radhë tre mullinjt që njihen si të Gjin Pjetrit, që ngrihen njeni pas tjetrit. Kalon dhe kullën dykatëshe të Ndrec Pjetrit, vëllai ma vogël i Gjinit e pastaj, ndesh në një brez shkëmbor mbi të cilin ngrihet një kompleks prej tri ndërtesash gurore, kullat historike që njihen si kullat e Gjin Pjetër Pervizit të Skurajve, udhëheqës i kryengritjes së Kurbinit.  Këto ndërtesa dominojnë krejt luginën, që formohet nga bashkimi lumenjve Mat e Fan (degë e Matit), deri në Milot. Pothuaj një kala, që ruen e mbron vendin nga ekspeditat e ushtrive pushtuese të huaja, që mund të depërtonin nga ajo grykë, deri sa të ndesheshin në murin e maleve të Skurajt, ku, ngriheshin kullat që përmendëm. 

                                                 Vijon nga numri i kaluar

Internimi në Berat

Pas disa ditësh drejtori e kishte thirr në zyrën e tij, ku e kishte prit njerëzishëm e duke buzëqeshun i kishte thanë që të bëhej gati, se ndoshta të nesërmen mund të nisej për në Berat.  Shtoi se atje do të gjente gjyshen dhe nanën, që sigurisht do të gëzohen shumë. “Besoj se je i kënaqun, a po jo“?

-“Po zoti drejtor, nuk di si me e shpreh gëzimin tim, tue mendue se do t’i takoj jashtë mureve të burgut dhe pas pesë vjet ndarje prej tyne“. Dhe në fakt të nesërmen u nis, i shoqnuem nga një polic që u suell mirë gjatë rrugës, ndryshe nga disa të tjerë turizëz e kapadai, që ua binin në majë të hundës me sjelljet e tyne të ashpra njerëzve si Valentini, për të tregue se ishin të lidhun me partinë dhe i luftonin ata që ishin kundër saj.

Polici e përcolli deri te Dega e Brendshme e Beratit. Kur arriti aty dalloi disa fytyra të këqija të Sigurimit, me uniformë oficerësh. Ishin të lajmëruem me telefon për ardhjen e tij, e kishin dalë për ta pa, e në ato çaste dolën edhe të gjithë të tjerët nga zyrat, sikur t’ishte një njeri jashtëzakonshëm. Oficeri që merrej me të internuarit, pasi i kishte regjistrue të dhënat, i tha se do të paraqitej në Degë dy herë në ditë, në mëngjes deri ora nandë dhe në darkë, deri ora 19.

Kur Valentini doli nga zyra, para Degës, iu afruen disa vetë tue e pyet se kush ishte e nga vinte. Valentini e kishte kuptue nga  e folmja dhe  pamja se ishin të internuem verior. U tregoj se vinte nga Shkodra dhe se kush ishte, dhe se aty në Berat, kishte gjyshen e nanën. Ata u gëzuan shumë dhe pasi i treguan se kush ishin, i banë urimet për lirimin nga burgu. Ndërkaq një djal i ri, u nda prej tyne, për me lajmerue nanën e Valentinit. Kështu u nisën gjithë se bashku. Pas pak takohet rrugës me nanën, që i kishte dalë përpara, sa mori vesh ardhjen e tij. Një takim i përmallshëm, pas pesë vjet ndamje. Nuk munguan lotët prej gëzimit.

U përshëndetën me shoqëruesit dhe u nisën drejt banesës ku priste me padurim gjyshja. Takimi me gjyshen ishte dhe ma emocionues, ajo e përqafonte dhe e prekte në trup si për me u bind se ishte ai vetë, nipi i saj i dashun. Banesën që u kishin dhanë në Berat, ishte krejt e prishun e vendosun sipër një stalle. Një dhomëz prej 14 metra katrore, pa tavan e, me një çati ku mungonin binarë e tjegulla.

Kështu që shiu pikonte kudo. Edhe dyshemeja ishte e prishun e, i mungoni disa dërrasa. Era hynte nga të katër anët, sepse muret ishin ça e në disa vende pa tulla. Kështu që në ato ditët e para, iu desh me ba vetë disa riparime, me mbeturinat që kishin mbetë nga lufta që kishte kalue edhe aty, ku e ndihmuen edhe shokët e rij, të internuem. Kështu disi e rregulloi dhomëzën.

Këtë qytet të njohun për antikitetin e tij, ku spikaste kalaja me mure të fuqishme, me kisha të vjetra, ku ishin ruajt ikona, mozaik e libra, deri dhe kodi i famshëm me shkronja të arta, regjimi komunist e kishe caktue si qendër internimi, për familjet e mëdha dhe plot të tjera nga krahinat e veriut. Shumë nga këto familje, rrinin edhe në lagjen e kalasë, si dhe lagjet e tjera, si “Mangalemi”.

Familjet dhe individët ishin internue, për shkak të pjesëtarëve të tyne të arratisun në mal, ose jashtë shteti. Kur ata vriteshin ose kapeshin, ua lironin familjet. Por kishte nga ato familje, që quheshin të mëdha e të rëndësishme, që nuk u liruan kurrë, edhe kur njerëzit e tyne u vranë apo vdiqën. Duke qenë se qyteti ishte damtue nga lufta, banesat e shkatërrueme, u ishin dhanë për strehim të internuarve, të cilët mundoheshin me u rregullue, në ato ndërtesa gjysmë të shembura.

Komanda ishte mjaft larg, nga ana tjetër e qytetit, e megjithatë si nana ashtu gjyshja, duhet të paraqiteshin dy herë nënё ditё. Kjo pёr gjyshen, plakё 85 vjeçe, ishte njё torturё. Kështu që pa kurgja mbas shpirtit, fërguhëshin me racionin e bukës së misrit që u kishin dhanë, prej nji kile bukë në ditë. Kjo sasi buke, u jepej për të kompesue mungesat ushqimore. Ata e shitshin gjysmën beratasve, që edhe ata vetë vuanin nga buka, prej krizës ushqimore që kalonte vendit, dhe e kishin racionin 400 gram, për njeri.

Ishte krizë e madhe buke, sepse të gjithë tokat bujqësore kishin mbetë pa u punue, prej dy vjetësh. Sa që ndërhyni UNRRA, me furnizim mielli, për të përballue atë mungesë. Edhe të internuarit e tjerë kështu vepronin, që regjimi komunist i kishte dëbue nga vendet e pasuritë e tyne, pa u lejue të merrni asgjë me vete. Me ato pak lek të bukës, ato mundoheshin me shtye përpara në atë gjendje të pa shpresë, ku i kishin pllakosë.

Me ardhjen në Berat, Valentini pati mundësi t’i niste dy kartolina gruas tij në Bolonja, ku e njoftonte se ishte transfërue nga Shkodra në Berat, ku ishte bashkue me gjyshen e mamën. Ai përdori kartolinat, pse e dinte se letrat censuroheshin rreptë nga Sigurimi. Për fat kartolinat kishin mbërrit atje, sepse pas një muaj ai mori përgjigje, po ashtu me një kartolinë, ku e shoqja shprehte gëzimin e saj për transferimin e tij në Berat, ku ishte bashkue me familjarët e tij.

Kështu u hap një far mundësie, që çifti të merrej vesh sado përciptas, se ishin mirë, ku nuk mungonte shpresa e një përmirësimi të gjendjes që të mundësonte ardhjen e Gorit në Shqipni. Këto ishin ma tepër dëshira dhe ëndrrime, sepse realiteti, ishte tepër i pa shpresë në atë drejtim. Ata që mendonin se situata do të qetësohej pas stuhisë fillestare, që kishte ba gjithë ato masakra e shkatërrime, do të mbeteshin të zhgënjyem, sepse terrori do të vazhdonte i pamëshirshëm, me gjyqe e pa gjyqe, duke mbjellë vazhdimisht viktima të tjera, ndër shtresat ma të mira të popullsisë.

Valentini mbasi bani dy vjet burg, u dënue me tre vjet internim ne Berat, ku u bashkue me gjyshen e nanӫn. Internuar nӫ maj 1945 ne Berat, e pastaj mӫ 1948-1954, nӫ Tepelenӫ, ku gjyshja vdes mӫ 1950, nӫ mohӫn 90 vjeçe, pas 5 vjet internim, e mama, pas 32 vjet internim, vdes ne Pluk tӫ Lushnjӫs, mӫ prill 1977, nӫ moshӫn 77 vjeçe, pas 32 vjet internim.

Një vështrim retrospektiv

Duhet me ba një analizë, ose me mirë me thanë me hedhë një vështrim retrospektiv, pra me u kthye mbrapa, pikërisht në kohën e kapitullimit të Italisë, që shënoi ardhjen e gjermanëve në Shqipni, për me u dhanë kuptim e me sqarue ngjarjet që shoqnuen  atë periudhë, e që lidhen me tregimin mbi Valentinin dhe familjen e tij.

Si një dëshmitar i saktë dhe i ndërgjegjshëm që i kam ndjek dhe i kam përjetue ato rrethana, them se tregimi im do të shërbejë për të sqarue shumë punë, që janë paraqitë tjetër për tjetër, pra anapolla, ose janë deformue e manipulue qëllimisht, për interesa t’errta klanore, krahinore, fetare e ideologjike, duke qenë se e kam si të ngulitun në tru, për t’i paraqitë ngjarjet sipas një këndvështrimi sa ma real e, të të përpiktë.

Urrej shkrimtarët që servilosen për qëllime përfituese privilegjesh materiale apo morale, të cilët kthehen në ithtarë e himnizues individësh, partish, klanesh, krahinash e besimesh, tue arrit në sajime e trillime neveritëse, që përfshihen në termin e “falsifikimit” me dashje, të historisë shqiptare.

Ka pasë raste që edhe të ashtuquajtura figura e personalitete të botës shqiptare, të kenë fallsifikue qëllimisht fakte historike, të njohuna mirë, me tregimet e tyne, duke përfitue nga emni dhe titujt që mbanin e mbajnë. Kjo do t’ishte një nga poshtërsitë ma të mëdha, që i bahet historisë sonë. Do të kemi rast të rikthehemi në këtë bisedë, por le të vazhdojmë me atë që kemi nis.

Kur, me 8 shtator 1943, u shpall kapitullimi i Italisë, po atë ditë prindi im, gjeneral Prenk Pervizi, bashkë me disa oficerë të tjerë madhorë të Ushtrisë Shqiptare, ndër ta gjeneralët Gustav Mirdashi e Aqif Permeti e, nja dy kolonelë, u paraqitën të Komanda e Ushtrisë Italiane, ku patën takim me kryekomandantin e asaj ushtrie në Shqipni, Gjeneralin Dalmazzo.

Në atë takim, im atë, në emën të Ushtrisë Shqiptare, i njoftoi atij se kishin ardhë me marrë në dorëzim Komandën. Gjeneralit Dalmazzo, iu kërkue që të lëshonte urdhën garnizoneve italiane, që të dorëzoheshin me gjithë armatimet e tyne, pranë forcave efektive të Ushtrisë Shqiptare, ose të atyne të malit, për të mos provokue incidente e derdhje gjaku, për deri sa pushtimi italian në Shqipni, kishte marrë fund.

Shqipnia tashmë e ndiente vetën të lirë e, të pavarur. Dalmazzo e mori përsipër ta kryente atë punë. Ndërkaq, im atë ndërhyni tue e këshillue, që të merrte me vete sa ma shumë italianë me anijet që kishin, sepse gjermanët mund të hakmerreshin me ta, për tradhtinë që u ishte ba. Dalmazzo i kishte falendërue shqiptarët, për fisnikërinë e tyne, dhe me atë rast i kishte ofrue si dhuratë e kujtim babës, dy kuajt e tij të bardhë, në shenjë respekti për kolegun e tij shqiptar, që ishte sjellë aq fisnikërisht, ndaj tij dhe komandës italiane. Im atë e kishte refuzue ofertën. Kështu komanda italiane, i dorëzoi zyrat dhe  ndërtesën e komandës, ku zuni vend komanda shqiptare, me babën në krye.

Ky ishte akti i parë i kryem nga Ushtria Shqiptare, që historikisht nuk përmendet, sepse historianët me tituj e kravata, kërkojnë dokumenta të shkruem, që s’janë ba, por që efektivisht veprat janë krye me marrëveshje gojore, besë e burrni. Në këtë rast, dëshmitar kryesor ishte im atë, bashkë me oficerë të tjerë madhorë, dhe ngjarja njihej asokohe nga të gjithë, kurse unë i biri, isha vetë në Tiranë e, në dijeni të plotë për sa ndodhte. Duhet theksue se dorëzimi i ushtrisë italiane, u ba pa probleme, sipas marrëveshjes që u arrit për dorëzimin paqësor. Kështu duhet kuptue dorëzim i ushtrisë italiane, dhe jo siç asht paraqit nga komunistët dhe nga forcat e tjera politike.

Aq e vërtetë asht, sepse ndodhi një incident në Burrel pak ditë ma përpara kapitullimit, kur forcat italiane, kishin urdhrin e kundërt, për mos me u dorëzue dhe me iu përgjigj me zjarr, çdo tentative sulmi nga ana e shqiptarëve. Matjanët, të nxitun kushedi se prej kujt, u bashkuan e sulmuan Burrelin, ku u pritën me breshëri mitralozash e gjuajtje topash, që banë kërdinë në to, dhe ikën të tromaksur e të çakërdisur, tue lanë të vdekur e të plagosur. Pra, theksojmë, se disa ngjarje të asaj kohe, duhen vështrue e paraqitë brenda suazës së vërtetës.

Dhe e vërteta mund të vonojë, por del një ditë në dritë. Uroj që kjo dritë të ketë ardh, kur historia e Shqipnisë të shkruhet e saktë e, pa imponueme dhe e pamanipolueme, e jo siç ka ndodh deri tashti. Ndërsa im atë me disa oficerë të tjerë, ndër to gjeneralët Gustav Mirdashi dhe Aqif Permeti, si dhe kolonelët, Fiqri Dine, Hysni Dema, Tahsim Bishqemi, Sami Koka, etj., kërkonin me organizue sa ma parë Ushtrinë Shqiptare, ngjarje të paparashikueshme u banë pengesë. Ishte hap fjala se gjeneral  Prenk Pervizi, kishte dalë në mal (ku?) dhe u bënte thirrje reparteve të zonave të veriut, që të bashkoheshin me të.

Të gjithë repartet u shkrinë, tue u kthye pas oficerëve të tyne në krahinat përkatëse, pasi plaçkitën depot e ushtrisë italiane, tue marrë materiale e armatime. Im atë, i njoftuam dhe i alarmuam, deshi të ndërhynte po u gjet para faktit të kryem. Unë vetë e mbaj mend, kur vinin me radhë tek ne në Laç, oficerë e ushtarë, ndër ta disa oficerë, miq e kushërinj tanë, si; Dod Bardhoku, Mark Doçi, Mark Doda, Ndue Lala, Mark Arapi, Rustem Martini, etj, tue pyet se ku duhet të shkonin, me u bashkue me gjeneralin.

U detyruan të kthehen në shtëpitë e tyne në Mirditë, e krahinat e tjera. Ajo punë doli “shqerrë“, siç thotë populli. Kështu brenda pak ditëve, vendi mbeti pa ushtri. Vetëm në Kosovë, dy regjimente shqiptare të dislokohem atje, nuk ishin shpërnda. Kjo punë u quajt si një taktikë e komunistëve, për ç’organizimin e Ushtrisë Shqiptare, që ndryshe paraqiste rrezik të madh për ta. Kjo sepse nacionalistët, që tashmë po merrnin pushtetin në dorë dhe me një ushtri të fortë, nuk do t’u linin shteg komunistëve, me përmbushë qëllimet e tyne pro sllave, dhe nuk do të lejonin kurrë, as marrjen e pushtetit nga komunistët, as dorëzimin e Kosovës Jugosllavisë.

Thuhej edhe se mund të kishin gisht anglezët, edhe këta, për të mos lejue krijimin e një ushtrie të rregullt e të fortë shqiptare, që nga nji anë, nxirrte jashtë loje misionin anglez, kur te krijohej një qeveri nacionaliste që do të sundonte vendin dhe do të luftonte për bashkimin kombëtar, që ishte në programin e gjithë forcave dhe partive nacionaliste. Nga ana tjetër, Kosova e Dibra e Madhe, mbeteshin brenda kufijve etnikë shqiptarë. Kjo nuk u shkonte për shtat anglezëve, që Kosovën ia kishin premtue Titos, nga vetë fakti që Cërçilli, e kishte dërgue me mision të birin, pranë shtabit të Titos.

Ndërsa misionin e përparshëm anglez, me kolonel Bill Maklin dhe oficerët e tjerë, e kishin çue në Shqipni. Krijimi e forcimi i  një ushtrie kombëtare shqiptare, për anglezët do t’ishte një zhgënjim e dështim i politikës tyne, pro Jugollavisë së Titos.   Në këto rrethana, im atë me bashkëpuntorët e tij, vendosën me përforcue ushtrinë e Kosovës, që siç thamë, nuk ishin shpërnda. Ai u emnue Ministër i Mbrojtjës Kombëtare. Kjo detyrë i jepte atij autoritetin e nevojshëm dhe absolut në fushën ushtarake.   Siç e dijmë, Kosova e Dibra e Madhe, ishin përfshi në Jugosllavinë, sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës më 1913 dhe traktatit të Versailles më 1919, megjithëse dihej se ato territore, ishin shqiptare dhe të banuem nga shqiptarë.

Siç duket në atë kohë, Fuqitë e Mëdha që quheshin prej shqiptarëve “Të Shtatë Krajlitë”, në atë konferencën e Londrës, kishin vetëm një hall, atë që të përkrahnin dhe të kënaqnin Jugosllavinë me çdo kusht, në kurriz të vendeve ma të vogla e, të dobëta. Shqipnia, sapo kishte dalë nga pushtimi 500 vjeçar turk e, mëzi mbahej në këmbë e nuk kishte asnjë mbështetje, ndërsa kishte shumë armiq, që donin ta zhduknin nga faqja e dheut, qoftë me anë të forcës e po ashtu, me anë të lojnave dhe hileve të diplomacisë evropiane.

Fati i saj që doli një president amerikan si Wilsoni, që nuk e lejoi copëtimin përfundimtar të saj. Tue u kthye në periudhën vendimtare të 1943-it, im atë bashkë me disa patriotë të tjerë, si; Mehdi Frashëri, Anton Hatapi, Lef Nosi, Mitat Frashëri, Fiqri Dine, Hysni Dema, Rexhep Mitrovica, Ibrahim Biçaku, Muharrem Bajraktari, etj., mendonin se me mbarimin e luftës, qeveria nacionaliste do të bënte çmos për mbajtjen e Kosovës, tue fillue nga forca e armatosura, deri te zbatimi i “Kartës” së Kombeve të Bashkuara, për vetëvendosjen e popujve.

Por tue i para dalë mundësisë së dështimit diplomatik, ata vendosën që në Kosovë, duhet të përforcohej kontingjenti i trupave, për t’i dalë zot mbrojtjes me çdo kusht, së kufijve etnikë. Kjo barrë i kalonte Ministrisë së Mbrojtjes dhe im atë, u angazhue me gjithë mundësitë dhe autoritetin që kishte, në krye të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.

Në këto kushte u dukën gjermanët, të cilët me kapitullimin e Italisë, erdhën e zunë vendin e saj, me gjeneralin Neubacher,  Ministër për Ballkanin, i cili në ndërhyrjen e parë që bani, deklaroi se Gjermania e njihte Shqipninë të lirë, të pavarur e neutrale. Shqiptarët të vazhdonin punën e tyne, për qeverisjen e administrimin e vendit. Gjermanët nuk do të përziheshin në punët e tyne, sepse kërkonin vetëm rrugë kalimin nëpër Shqipni dhe asgjë tjetër.

Aq e vërtetë asht kjo, sa që ato nuk ndërhynë në punët e shqiptarve, tue ditë se nuk kishte familje, që nuk mbante në shtëpi italianë të mbetun në Shqipni, dhe asnjë italian nuk u vra, as nuk u arrestue prej tyne, kryesisht në veri. E njëjta gja duhet të thuhet për hebrenjtë, që nuk pësuan asnjë persekutim dhe Shqipnia mbeti si i vetmi vend në botë, ku holokausti ndaj hebrenjve, nuk u zbatue.

Sigurisht pse qeveria nacionaliste, i kishte marrë masat për sigurimin e tyne, tue i pajis të gjithë sa ishin, e sa vinin me dokumenta shqiptare, jo me fushatë bamirësie, por me vendime zyrtare, me goje e me letër. Kjo vinte edhe nga shkaku që përmendëm, se gjermanët respektonin vetëqeverisjen e vet-administrimin e shqiptarëve, duke qenë se u kishin njohun lirinë, pavarësinë e neutralitetin. Kjo sa thamë, përforcohet nga fakti se u hapën kabllot telefonike e telegrafikë me Evropën e, deri me Amerikën.

Për ata që mund të dyshojnë, e kemi faktin se prindi im, kishte një problem blerje prone, ku i zoti ishte një mik i tij në Amerikë, qysh në kohën e Zogut, me të cilin u lidh, foli dhe e zgjidhi çështjen. Kështu kishin veprue dhe të tjerë që munden me u lidhë me njerëzit e tyne në SHBA-ës e gjetkë. Jam ma se i bindun, se për shumë lexues, këto pohime janë të padëgjueshme prej tyne, por që kanë rëndësinë e vet, për të tregue se si ishte gjendja në Shqipni asokohe. Jo vetëm kaq, por mbretnonte një lloj demokracie, e pa pame deri atëhere. Shtypi shkruente lirshëm, e shkrimtarët mund të botonin vepra, që në kohën e Italisë nuk mund të dilnin.

Komunistët qarkullonin në Tiranë lirshëm, ku banin propagandën e tyne, me fletushka e me fjalime, pa i trazue kush. Unë vetë isha takue në rrugë, me të rij moshatarë studentë e komunistë, tue folë si t’ishim në Angli. Ato që quheshin atentate, çdokush mund t’i bante, aq lirshëm shkonin e vinin njerëzit në punët e tyne pa i kontrollue kush. Po pse atëherë flitet aq keq për atë periudhë «pushtimi»?! E po kjo asht vetëm kambana e komunistëve që bie, për të justifikue ardhjen e tyne në fuqi, dhe nuk lejohej as po lejohet edhe sot, që të dëgjohet edhe kambana tjetër e nacionalistëve.

Me anë të shtypit të tyne, të librave shkollorë, e të veprave të shkrimtarëve, bashkëpunëtorë, konformistë e servilë, si dhe me anë të filmit, teatrit të veprave artistike, pikturë e skulpturë, e shfaqjeve të tjera artistike kulturore, komunistët arritën të krijojnë një imazh heroik e patriotik, të pa qenë, sipas thënies së një shkrimtari të madh si Volteri, se gënjeshtra e përsëritun, bahet e vërtetë. Kështu regjimi komunist, që zbatoi një propagandë të tillë shpifjesh, falsifikimesh, gënjeshtrash e mashtrimesh, të paraqitura zyrtarisht në shkallë shkollash, universitetesh e akademie, dhe aktivitetesh kulturore-artistike, gjatë një gjysmë shekulli, krijoi një histori kryekëput të deformueme e të fallsifikueme, që mjerisht gëlltitet, si e vërtetë.

Në kët rast të vjen keq për intelektualët e rinj, që bien në atë kurth e nuk kërkojnë të gjurmojnë ma tutje, sa asht koha, sepse ma vonë do ta kenë shumë zor të heqin nga Fjalori Enciklopedik, ne mes të tjerave, figura si; Lenka Çuko, Muho Asllani, e kriminelë si Aranit Çela, Josif Pashko, Shefqet Peçi, etj., me shokë, të paraqitur si heronj, e që nuk kishin lanë krim pa krye, mbi kokat ma të zgjedhura e, bijtë ma të mirë të Shqipërisë, lenë që kosovarët i kishin gri me sharrë të ndryshkun, siç e deklaronin vetë me mburrje.

Të mburrësh se vret e torturon njerëz, asht veti vetëm e kriminelëve, të tillë kanë qenë shumica e atyne qe quhen sot, veteranë të luftës, vrasës e xhelatë, që mburren për medaljet që mbajnë në gjoks, për heroizmat e krimeve të tyne, sepse për pesëdhjetë vjet, Shqipnia nuk luftoi me kërkënd. E lufta kryesore e sistemit komunist, ishte «lufta e klasave», e ato medalje mbanin erë gjaku, viktimash e torturash.

Sa të gënjeshtër dhe të fallsifikueme e kanë shkrue historinë, akademia komuniste me historianët e saj, kjo del fare qartë nga fjalori enciklopedik 1985, ku shkruhet se në Luftën e Tiranës, paskëshin qenë vra, 3000 gjermanë?! As parë as dëgjuar! Unë, autori i këtij libri, sot 96 vjeç, e kam jetue vetë atë kohë. Në Tiranë në vitet 1943-’44, nuk ka ndodhë që të jetë vra një gjerman i vetëm. Kur komunistët kanë hy në Tiranë, me 17 nëndor,  gjermanët kishin 20 ditë, që ishin largue (me 27 tetor), pa u hy ferrë në këmbë.

Kështu me ketë fakt, historisë së komunistëve, i vihet vula e turpit të falsifikimit. Brezat e rij, të kenë kujdes mos të bien në këtë batak mashtrimesh. Siç thamë, kjo ishte një ndërhyrje retrospektive, si u zhvilluan ngjarje që sollën në pushtet komunistët. Ku Valentini me gruan, erdhën pikërisht në atë kohë, si t’ishte diçka e progamueme ose e porositun! Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm 

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 26 Shkurt 2024

Next Post

“Misteri i zhdukjes së dy djemve të kolonel Muharrem Bajraktarit, pas përpjekjes me Forcat e Ndjekjes në prillin e ’46-ës në Shpatëz dhe...”/ Investigimi i studiuesit nga Kukësi

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Me rastin e zgjedhjeve, ofensiva kundër nesh do jetë e fortë, por forcat tona s’do ju lënë asnjë mundësi Muharrem Bajraktarit, Fiqri Dines, Gjon Mark Gjonit etj., të organizohen…”/ Fjala e Enverit në tetor ‘45

“Misteri i zhdukjes së dy djemve të kolonel Muharrem Bajraktarit, pas përpjekjes me Forcat e Ndjekjes në prillin e ’46-ës në Shpatëz dhe...”/ Investigimi i studiuesit nga Kukësi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!