• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Autokritika e dytë e Mehmet Shehut: “I jam për jetë mirënjohës shokut Enver që s’më la të gaboja dhe familja ime është gati që…”/ Dokumenti ‘Tepër sekret’ 14 nëntor ‘81

“Mehmet, e lexova autokritikën tënde, por unë kam biseduar gjatë me ty dhe tani s’shoh ndonjë mundësi…”/ Dokumenti i panjohur, tetor’81
Autokritika e dytë e Mehmet Shehut: “I jam për jetë mirënjohës shokut Enver që s’më la të gaboja dhe familja ime është gati që…”/ Dokumenti ‘Tepër sekret’ 14 nëntor ‘81
Autokritika e dytë e Mehmet Shehut: “I jam për jetë mirënjohës shokut Enver që s’më la të gaboja dhe familja ime është gati që…”/ Dokumenti ‘Tepër sekret’ 14 nëntor ‘81
Autokritika e dytë e Mehmet Shehut: “I jam për jetë mirënjohës shokut Enver që s’më la të gaboja dhe familja ime është gati që…”/ Dokumenti ‘Tepër sekret’ 14 nëntor ‘81
Autokritika e dytë e Mehmet Shehut: “I jam për jetë mirënjohës shokut Enver që s’më la të gaboja dhe familja ime është gati që…”/ Dokumenti ‘Tepër sekret’ 14 nëntor ‘81
Autokritika e dytë e Mehmet Shehut: “I jam për jetë mirënjohës shokut Enver që s’më la të gaboja dhe familja ime është gati që…”/ Dokumenti ‘Tepër sekret’ 14 nëntor ‘81
Autokritika e dytë e Mehmet Shehut: “I jam për jetë mirënjohës shokut Enver që s’më la të gaboja dhe familja ime është gati që…”/ Dokumenti ‘Tepër sekret’ 14 nëntor ‘81

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëzet e dy

Memorie.al publikon disa dokumente të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale arkivore të cilat mbajnë siglën ‘Tepër sekret’, të cilat i përkasin periudhës së viteve 1981-1982, me raporte, relacione, dëshmi, informacione, proçes-verbale të mbledhjeve të Byrosë Politike dhe sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, etj., duke filluar nga ajo që u mbajt për të shqyrtuar dhe analizuar autokritikën e ish-kryeministrit Mehmet Shehu në dhjetorin e vitit 1981, për shkak se kishte lejuar fejesën e djalit të tij, Skënderit, “me një vajzë e cila në rrethin e saj familjar kishte disa të arratisur politikë”, mbledhja maratonë e Byrosë Politike e pasdites së 17 dhjetorit të tij viti që vazhdoi deri në orët e vona të asaj nate, ku u shqyrtua ai problem me debatet dhe diskutimet e të gjithëve anëtarëve që “kryqëzuan” ish-kryeministrin Shehu, mbledhja e paradites së 18 dhjetorit, pas lajmit se kryeministri Mehmet Shehu kishte vrarë veten, mbledhja maratonë e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së e datës 20 shtator të vitit 1982, me temë: “Analiza e gabimeve të rënda të Kadri Hazbiut, të kryera gjatë periudhës kur ai ishte zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, ku Enver Hoxha nisi fillimisht akuzat ndaj Kadri Hazbiut, duke e joshur atë si “besnik i Partisë”, (në mënyrë që ai “t’ja hapte zëmrën Partisë”, duke folur kundër ish-kryeministrit Mehmet Shehu), ku që në fillim të fjalës së tij, Enveri u shpreh: “Pas puçistëve në ushtri, zbuluam grupin tradhtar në ekonomi të Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit dhe Kiço Ngjelës me shokë. Edhe këtë grup e zbuluam ne këtu, nuk e zbuloi Sigurimi i Shtetit. Po kështu mund të themi edhe për zbulimin e grupit të Fadil Paçramit, të Todi Lubonjës dhe të një sërë njerëzish të tjerë të lidhur pas tyre, si Ismail Kadareja me shokë, nuk e zbuloi Sigurimi, por ajo punë armiqësore u zbulua nga ana e Komitetit Qendror”, etj.! Të gjitha këto dhe të tjera dokumente me siglën ‘Tepër sekret’, do të publikohen në disa numra me radhë, ekskluzivisht nga Memorie.al

                                                             Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Kur drejtori i Sigurimit për Tiranën, Nustret Dautaj, e kërcënoi me arrestim dajën tim, poetin Fatos Arapi, unë iu ktheva dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së, Agron Aranitasi

Dokumenti ‘Tepër sekret’ me korrespodencën ndërmjet Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në datat 19 dhe 28 tetor të vitit 1981, pas autokritikës së ish-kryeministrit Mehmet Shehu, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me fejesën e djalit të tij, Skënderit, me “një vajzë me përbërje shumë të keqe politike”!

                            Tepër sekret

“Projekt-autokritikë” (“Autokritika e parë”) që Mehmet Shehu i ka dërguar shokut Enver Hoxha dhe “Autokritika” (Variant i dytë) drejtuar shokut Enver Hoxha dhe shokëve të Byrosë Politike të Komitetit Qendror si dhe proces-verbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, datë 17 – 18 dhjetor  1981: Për analizën e gabimit të rëndë të kryer nga ish-anëtari i Byrosë Politike, Mehmet Shehu, lidhur me fejesën e djalit me një vajzë  me përbërje shumë të keqe politike. 

7. Elementi tjetër negative që më çoi mua në gabimin që bëra mendoj se është edhe shfaqja e mendjemadhësisë në këtë rast. Më sipër unë fola për një faktor që ndikoi në bërjen e gabimit tim të rëndë me karakter klasor – për “ndjenjën e imunitetit” tek unë nga influence e ideologjisë së armikut të klasës. Por pikërisht kjo ndjenjë imuniteti nga influence e armikut të klasës, që ndikoi në marrjen e vendimit të gabuar në këtë rast, mendoj se është, njëkohësisht edhe një shfaqje mendjemadhësie.

Raste të shfaqjes së kësaj lloj mendjemadhësie mund të konsiderohen edhe ndërhyrjet e shpeshta që unë bëj në mbledhjen e Qeverisë, të Kryesisë së Këshillit të Ministrave, ose edhe në ndonjë mbledhje tjetër, duke i ndërprerë fjalën atij që flet, për t’i bërë ndonjë pyetje ose për t’i kërkuar ndonjë sqarim, të cilin folësi, ndoshta, mund ta jepte edhe pa pyetjen e ndërhyrjen time. Edhe kjo mënyrë veprimi, tash që mendoj e thellohem në elementet negative të karakterit tim, konsideroj se nuk është e drejtë, bile është e gabuar, sepse e bën folësin që të mos e shprehë mendimin ashtu siç e ka gjer në fund, i pret atij iniciativën etj.

Kështu, raste të shkëputura të shfaqjes së mendjemadhësisë mendoj se ka tek unë. Këtë e vërteton edhe fakti i gabimit tim në lidhje me fejesën e djalit tim, kur vendosa shpejt e shpejt, pa u thelluar dhe në mënyrë të precipituar. Unë i premtoj Partisë dhe shokut Enver, se do të luftoj me gjithë ndërgjegjen dhe forcën time në këtë drejtim, për të qenë gjithmonë i thjeshtë, për të mos e ndjerë veten kurrë të pagabueshëm dhe të imunizuar ndaj shfaqeve të huaja, e për të qenë gjithmonë i vëmendshëm ndaj mendimit të shokëve, për t’a dëgjuar mendimin e shokëve me kujdesin e duhur, me kujdesin maksimal.

Unë ju siguroj, shokë, se të gjitha këto të meta subjektive, të karakterit mikroborgjez, të gjithë këta element negative që më çuan në atë gabim që bëra, do të luftoj me të gjitha forcat që t’i zhduk. Ju siguroj, gjithashtu se kurrë më nuk do t’i ndaj çështjet familjare nga çështjet shoqërore dhe të Partisë e do të konsultohem me shokët edhe për çështjet familjare (kur është çështja për t’u konsultuar), duke pasur parasysh se për ne komunistët, çështjet familjare s’ndahen, por janë të lidhura ngushtë me çështjet e Partisë.

Më lartë unë thashë se po të mos isha shpejtuar, gabimi (fejesa) mund të ishte evituar. Për këtë jam i sigurt. Por jam i bindur edhe se në qoftë se fejesa nuk do të prishej, siç u prish pas kritikës që më bëri dhe ndihmës shoqërore revolucionare që më dha shoku Enver, në këtë rast do të cënohej vija e Partisë në lidhje me luftën e klasave. Por Partia nuk lejon kërrkënd t’i prekë normat e kriteret e zbatimit të luftës së klasave, siç veproi shumë drejt edhe me mua në rastin e fundit, kur unë gabova në këtë drejtim. Ky gabim dhe kjo shkundje e ndërgjegjes do të më shërbejnë si një eksperiencë negative e veprimtarisë sime për ta kthyer atë nga pësim në mësim, për të më bërë që në të ardhmen të jem më tepër, shumë më tepër, vigjilent, në çdo rast e në çdo drejtim, për të mos bërë më kurrë gabime të kësaj natyre dhe që të punoj me tërë forcat e energjitë e mija, gjersa të mbyll sytë, për t’ia larë Partisë këtë faj.

Me këtë rast, si komunist unë do dëshiroja të shpreh këtu një ndjenjë që më buron nga zemra dhe të them se unë i jam e do t’i jem mirënjohës për jetë shokut Enver, i cili sa e mori vesh çështjen, menjëherë veproi siç duhej vepruar, si udhëheqës revolucionar, si mësues marksist-leninist, por edhe si shok e vëlla, sigurisht duke u nisur, në radhë të parë, nga interesi i Partisë, për të ruajtur parimet e Partisë lidhur në luftën e klasave dhe duke më ndihmuar që ta shoh e ta kuptoj edhe unë gabimin që bëra, duke vepruar, në këtë mënyrë edhe në interesin e familjes sime, e cila e ka lidhur jetën e asaj me Partinë me gjakun e saj e gjer në vdekje dhe që është gati që edhe të shuhet e tëra për interesat e Partisë e të socializmit.

Shoku Enver, ka bërë aq shumë edhe për familjen time jo vetëm sot, por kurdoherë, duke u nisur gjithmonë nga interesat e Partisë, se te ne në Partinë tonë, s’ka lidhje dhe dashuri familjare ose personale jashtë interesave të Partisë, të revolucionit, të socializmit. Shoku Enver më ndihmoi, siç e thashë, si shok e vëlla dhe për këtë unë dhe e gjithë familja ime i jemi e do t’i jemi atij gjithmonë mirënjohës.

Në radhë të parë, mendoj se mua më duhet të jem kurdoherë vigjilent ndaj armikut të klasës dhe ideologjisë e presionit të tij të gjithanshëm, të mbaj kurdoherë parasysh mësimin e Stalinit, eksperiencën shumë të pasur të Partisë sonë, si edhe vetë eksperiencën time personale që del nga gabimi im i kohëve të fundit, se rreziku më i madh lidhur me luftën e klasave, është ai që harrohet, është rreziku që vjen andej nga e ke fjetur mendjen, nga e ke ulur vigjilencën.

Vigjilenca ime, në këtë rast, qe dobësuar në drejtim të rrezikut të oportunizmit. Prandaj rashë në atë gabim, që ka karakter oportunist. Për këtë arsye unë do të kem parasysh që kurrë më të mos shkas në gabime parimore të këtij karakteri, do përpiqem që, ashtu siç na mësojnë Partia dhe shoku Enver, të jem vigjilent, si ndaj rrezikut të majtë, ashtu dhe ndaj rreziku të djathtë.

E dyta më duhet të tregohem shumë i kujdesshëm dhe të ruhem gjithmonë nga mendimi ose ndjenja se gjoja jemi imunizuar nga ndikimi i ideologjisë së huaj, sepse në fakt, gabimi që bëra unë tregoi të kundërtën, duke vërtetuar, kështu mësimin e Partisë e të shokut Enver, se s’duhet menduar se je i imunizuar nga gabimet. Më duhet të jem gjithmonë e kudo konsekuent në zhvillimin e luftës së klasave, si kundër armiqve të jashtëm e të brendshëm, ashtu edhe kundër çdo shfaqjeje të huaj, si jashtë, në shoqëri, ashtu edhe brenda në familje e në veten time.

Duke konsideruar se këto janë disa nga mësimet kryesore që nxjerr unë nga gabimi i rëndë i kohëve të fundit që bëra edhe një herë u premtoj shokëve të Byrosë Politike dhe i betohem shokut Enver, se më në jetën time, gabime të këtilla, të kësaj natyre, me karakter politik dhe ideologjik, parimor, nuk do të bëhen nga unë. Unë mund edhe të gaboj rastësisht në punë, por gabime të kësaj natyre, ju siguroj shokë, se nuk do të bëj.

Partia jonë, me pjekurinë e saj të madhe ideologjike marksiste – leniniste që ka arritur, nuk lejon kërrkënd që të bëjë gabime parimore, sikundër nuk më lejoi as mua në këtë rast, por më kritikoi dhe më ndihmoi për ta ndrequr gabimin sa më parë, menjëherë. Ndreqja e këtij gabimi që bëra unë tregon edhe forcën e madhe të Partisë, që shprehet në faktin që edhe kur gabon një shok, atë e ndihmojnë shokët e tjerë që ta korrigjojë gabimin.

E kjo është një gjë e madhe, shumë e rëndësishme, jetike për Partinë. Në këtë, mendoj unë, gjen shprehjen e vet pikërisht edhe forca e normës së kolegjialitetit në jetën e brendshme të Partisë sonë, që është një normë leniniste me rëndësi jetike për ruajtjen e pastërtisë së vijës së Partisë. Prandaj Partia jonë është e pathyeshme.

Duke arritur në fund të autokritikës sime, mendoj se shfaq edhe një ide e mësim tjetër të Partisë e të shokut Enver, që shpesh ata na e kujtojnë: armiku imperialist e revizionist e sulmon Partinë dhe shtetin tonë socialist në të gjitha frontet – e sulmon në frontin ideologjik dhe ky sulm është i gjithanshëm, i përhershëm e kompleks; armiku na sulmon në frontin ekonomik, për të na asfiksuar materialisht; armiku përgatitet që të na sulmojë në momentin e përshtatshëm për të edhe ushtarakisht, për të na skllavëruar e asgjësuar si popull e si komb. Dhe sipas mësimeve të Partisë e të shokut Enver, sikurse të gjithë shokët edhe unë kam luftuar e luftoj kundër armikut në të tre këta fronte kryesore. Por, përpara sulmit ideologjik të armikut, në rastin për të cilin po bëj autokritikë, më rrëshqiti këmba, “më rrëshqiti këmba e djathtë”, por nuk u rrëzova për tokë, sepse Partia, shokët, personalisht shoku Enver, më sinjalizoi, më dha dorën dhe më ngriti.

Dihet se e mira është që mos të të shkasë këmba fare. Kjo do të ishte gjëja më e mirë, por siç e vërteton vetë eksperienca edhe në rastin e gabimit tim, njerëzit, qofshin ata edhe komunistë e kuadro edhe gabojnë. Veçse, siç na mëson Partia, rëndësi vendimtare ka që, kur te shket këmba, të mos rrëzohesh për tokë, por të mbahesh, të ngrihesh e të ecësh vetëm përpara. Kjo bëhet ose vetë nga personi që ka gabuar, kur e sheh se “i shkau këmba”, ose me ndihmën e shokëve. Unë këtë e bëra me ndihmën e shokëve, me ndihmën e menjëhershme shoqërore, revolucionare, efektive që më dha Partia, personalisht shoku Enver.

Por e siguroj Byronë Politike dhe shokun Enver, se edhe po ta ndjeja vetë se më kishte “rrëshqitur këmba” (e besoj se një ditë do ta ndjeja, qoftë edhe me vonesë), – sapo ta ndjeja vetë këtë, ndoshta edhe pa sinjalizim të shokëve (megjithëse shokët kam bindje se nuk do rrinin pa më sinjalizuar), do ta mblidhja veten dhe në atë rast, kam bindjen e plotë se do ta ndreqja gabimin e bërë dhe do të ecja përpara, vetëm në rrugën e Partisë.

Unë nuk e ndjeva e nuk e diktova dot vetë se “më kishte rrëshqitur këmba”, në rastin e këtij gabimi të rëndë që bëra, për arsyet dhe shkaqet që shpjegova më lart, se ma penguan shikimin  dhe gjykimin e drejtë elementët negative që vihen re akoma në karakterin tim e të cilët unë do t’i luftoj që të zhduken.

Dhe tash, duke përfunduar, edhe një herë ju siguroj shoku Enver dhe shokë të Byrosë Politike, se do të punoj dhe do të luftoj për Partinë e për popullin me besnikëri të pafund dhe gjer në vdekje, siç jam munduar ta bëj këtë gjatë gjithë jetës sime në Parti; do të punoj me të gjitha forcat për të vënë në jetë me konsekuencë mësimet marksiste – leniniste të Partisë e të shokut Enver dhe kam bindjen e plotë se në këtë drejtim, do të kem edhe ndihmën e vazhdueshme e të vlefshme të të gjithë juve, shokë, ndihmën shoqërore e revolucionare të shokut Enver, ndihmën e pandërprerë të të gjithë Partisë, e cila, si mëmë e dashur dhe e pagabueshme, i ndihmon me kujdes bijtë e saj, që të ndreqen kur gabojnë e të ecin vetëm në rrugën e saj, në rrugën e marksizëm – leninizmit, të cilën Partia jonë heroike e ka ndjekur vendosmërisht e me konsekuencë të pashembullt për 40 vjet me radhë, qysh nga 8 Nëntori 1941, atëhere kur e themeloi atë shoku Enver dhe gjer në ditën e sotme dhe të cilën ajo do ta vazhdojë gjithmonë.

Këtë premtim komunist e bëj, shokë, në 40-vjetorin e themelimit të Partisë sonë të lavdishme, për interesat e së cilës jam gati të jap në çdo moment edhe jetën. Memorie.al

Me respekt të thellë revolucionar,

           Mehmet Shehu

    Tiranë, më 12 Nëntor 1981

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 27 Mars 2022

Next Post

”Në qendër të Tiranës, dëgjohet muzikë gramafoni, ku Shtrausi dhe kompozitorët e panjohur të orientit...”/ Libri i udhëtarit suedez, në Shqipërinë e Monarkisë së Zogut

Artikuj të ngjashëm

“Feçori vlerësonte romanin ‘Dimri i vetmisë madhe’ të Kadaresë, duke thënë se autori paraqet me vërtetësi rininë e ‘Rrugës së Dibrës’, e cila është si ajo e Bashkimit Sovjetik…”/ Dëshmia në hetuesi, ish-drejtorit të Albimportit
Dossier

“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 16, 2026
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
Dossier

“Kur drejtori i Sigurimit për Tiranën, Nustret Dautaj, e kërcënoi me arrestim dajën tim, poetin Fatos Arapi, unë iu ktheva dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së, Agron Aranitasi

March 16, 2026
“Në janar 1979, në prag të përmbysjes së Shahut në Iran, Enver Hoxha shkruan në ditarin politik, se Lindja e Mesme mund të jetë shkëndija e një lufte botërore, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Në janar 1979, në prag të përmbysjes së Shahut në Iran, Enver Hoxha shkruan në ditarin politik, se Lindja e Mesme mund të jetë shkëndija e një lufte botërore, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

March 14, 2026
“Kërkesat nga tri çengitë për Ministrinë e Brendshme, mbajnë datën 8 mars 1922, vetëm dy muaj pas miratimit të ‘Rregullores së kurvënies’…”/ Historia e panjohur e Shtëpive Publike në Tiranë
Dossier

“Kërkesat nga tri çengitë për Ministrinë e Brendshme, mbajnë datën 8 mars 1922, vetëm dy muaj pas miratimit të ‘Rregullores së kurvënies’…”/ Historia e panjohur e Shtëpive Publike në Tiranë

March 14, 2026
“Në shtator 1944, Abaz Ermenji u takua me tre oficerët britanikë, Maclein, Smajli e Amery dhe u ra dakord që të formohej një grup i përbashkët, për të luftuar…”/ Ana e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Pjesën më të madhe të informacionit, CIA e merrte nga emigrantët politik shqiptarë, të cilët referonin shifra jo gjithmonë të sakta, por ata…”/ Studimi më i ri për të internuarit politikë, në vitet 1944-1990

March 13, 2026
“Sapo u futa në sallën e gjyqit, gjykatësi Sofokli Papajani, për t’u bindur se deklaratën e kisha firmosur vetë, gjoja konfidencialisht, më tha…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të dënuarit politik 
Dossier

“Kur i deleguari i Komitetit të Partisë në mbyllje të fjalës së tij tha; ai meriton të gjykohet si armik, por partia është zemër gjerë, Mehmeti u ngrit dhe…”/ Historia e ish-oficerit të Zogut, nga Derjani i Matit

March 12, 2026
Next Post
”Në qendër të Tiranës, dëgjohet muzikë gramafoni, ku Shtrausi dhe kompozitorët e panjohur të orientit…”/ Libri i udhëtarit suedez, në Shqipërinë e Monarkisë së Zogut

”Në qendër të Tiranës, dëgjohet muzikë gramafoni, ku Shtrausi dhe kompozitorët e panjohur të orientit...”/ Libri i udhëtarit suedez, në Shqipërinë e Monarkisë së Zogut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme