• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Beqir Balluku donte lidhjet me Bashkimin Sovjetik, hapjen e dyerve të turizmit, uzina ‘Traktori’, të lidhej me Italinë, për modelin jugosllav…”/ Diskutimi i Aranit Çelës në Presidiumin e Kuvendit Popullor, 5 nëntor ‘75
“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur   
“Armiqtë e Partisë dhe të popullit, Balluku, Dume, Çako, dhe Parllaku, nëpërmjet organizmave të shtetit jugosllav, sovjetik e, Traktatit të Varshavës…”/ Zbulohet akt-akuza e Aranit Çelës, që çoi në plumb tre gjeneralët
“Shoku Haxhi, hetuesit t’i përgëzojmë, që ua provuam me dokumenta tradhtinë dhe ne si Presidium, me sëpatë t’i presim, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekret për pushkatimin e Beqir Ballukut, 5 nëntor ‘75
“Fati tragjik i kolegut gazetar te ‘Zëri i popullit’, pasi e kritikoi Enver Hoxha për shkrimin e…”/ Kujtimet e gazetarit të Radio-Tirana dhe ‘RD’-së
Memorie.al RTSH

Nga Artan Fuga

Pjesa e tretë

Memorie.al / Nga historia e Shqipërisë. Lidhur me këtë çështje është e domosdoshme të dallohen qartë dy nivele të analizës. Domethënë të dallohet se çfarë vendi dhe çfarë funksionesh u jepeshin mediave nga ana e propagandës dhe çfarë funksionesh kanë pasur ato në të vërtetë. Nuk mund të thuhet në asnjë mënyrë që këto dy nivele, përputhen me njeri tjetrin, por nuk mund të pretendohet edhe as që nuk kanë pika të ndryshme të përbashkëta. Tjetër është ajo që thuhet në shtyp për median dhe gjithë jetën shoqërore të vendit, dhe tjetër se çfarë përfaqësonin në vetvete shtypi, media dhe jeta shoqërore e tij. 

                                                       Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Në këtë mënyrë, radioja dhe televizioni, ndonëse hyjnë fillimisht brenda skenës së komunikimit politik si instrumente propagande, ato gradualisht rinjohin edhe një herë dinjitetin e individit, autonominë e tij, lirinë e tij për të zgjedhur. Me ardhjen e tyre në fushën e komunikimit masiv, krijohen mundësitë që nga “individi abstrakt”, të rilindi përsëri individi konkret, i veçantë, ai që ndjek shijet e tij, interesat e tij informative, që formohet si qytetar politik në mënyrë të lirë. E gjitha kjo brenda një shoqërie totalitare. Bota e komunikimit audioviziv dhe universi politik totalitar, hyjnë në konflikt të ashpër midis tyre.

E vërteta është se beteja mes këtyre dy kulturave në Shqipëri vazhdon gjatë, për disa dekada, dhe është shfaqur me forma dhe intensitete të ndryshme. Ajo fillon veçanërisht pas viteve ’60 kur në Shqipëri nisin të hyjnë aparatet e para të televizorëve, dhe pastaj masivisht në vitet ’80, kur Shqipëria tani prodhon vetë aparatura televizori. Aparatet e radios dhe të televizorit të përhapur tashmë anë e mbanë territorit të vendit, kapnin muzikë ose emisione informative të transmetuara nga dhjetëra stacione radioje dhe televizioni të huaja. Publiku, i etur për zbavitje, më shumë tërhiqet nga muzika, sidomos ajo e lehtë, sesa nga informacionet politike që ato transmetojnë.

Ndërkaq, aparatet e televizorit, sidomos në qytetet e mëdha, sidomos në zonat Perëndimore, Jugore dhe Veriore të vendit, kapin fare qartë emisionet televizive italiane dhe greke, po ashtu jugosllave. Parimi i mungesës së kundra-pushtetit informativ që duhet të karakterizojë shoqërinë totalitare, nis e thyhet. E gjithë kjo përbën diçka të papranueshme për pushtetin. Ky i fundit mundohet të kundërpërgjigjet. Por edhe njerëzit kërkojnë rrugë të reja për ta thyer izolimin informativ.

Radiotelevizioni dhe shtypi shqiptar, tanimë janë të detyruar që një pjesë të forcave të tyre, t’i konsumojnë pikërisht për atë që quhet kundër-propagandë. Krijohet pa dashur një rreth vicioz shterues. Aparatet e radios dhe të televizorëve, do të gjejnë përhapje pikërisht për të qenë mjete të fuqishme propagande dhe përhapjeje të një politike, që është në fuqi në Shqipërinë totalitare. Mirëpo, për shkak të natyrës së tyre, ato përhapin kundër-fakte propagandistike, ndaj të cilëve, po me anë të radios dhe të televizionit zyrtar, pushteti duhet t’iu përgjigjet. Ishte fare lehtë për propagandën totalitare në kohën kur ekzistonte vetëm media e shkruar.

Burimet e huaja të informacionit kishin shumë pak hapësirë për të vepruar. Edhe kundër-propaganda kishte shumë më pak vështirësi për t’u realizuar. Kurse më pas, sa kohë aparatet e radiove dhe të televizorëve kishin bërë që njerëzit të pajiseshin me aparate marrëse të sinjalit radioteleviziv në shtëpitë e tyre, “murtaja” kishte hyrë tashmë në “qytet”.

Krijohet në këtë mënyrë një ligjësi tjetër sociologjike. Sa më tepër zgjerohet rrjeti i marrjes së sinjalit radioteleviziv në Shqipëri, aq më të mëdha bëhen kundër-pasojat propagandistike të funksionimit të tij. Aq më shumë mediat dhe shtypi zyrtar duhet të harxhojnë kohë, mund, energji, për të neutralizuar pasojat e padëshirueshme që vijnë prej këndej, pra prej penetrimin në familjet shqiptare të emisioneve televizive dhe radiofonike që vijnë nga vendet perëndimore.

Për t’i bërë ballë situatës krijohet edhe një instancë që drejton kundër-propagandën nëpërmjet mediave. Një herë në muaj mblidhen mes tyre drejtues të lartë të mediave dhe propagandës: shefi i Sektorit të Shtypit në Komitetin Qendror të Partisë së Punës, drejtori i Drejtorisë së Jashtme në Komitetin Qendror të Partisë, ndihmësi i Sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë për Propagandën, drejtori i Shtypit i Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët koordinojnë detyrat dhe drejtimet e veprimtarisë të mediave kundër propagandës anti-totalitare që vjen nga jashtë.

Më pas praktikohet ndërprerja e sinjalit televiziv nëpërmjet ndalimit të funksionimit të antenave përforcuese të sinjalit televiziv, të ndërtuara vite më parë. Në vitet ’60, kur vetë shteti instalonte këto antena në maja malesh, sidomos mbi malin e Dajtit, askush nga zyrtarët e lartë nuk mendonte tjetër veçse për të përfituar kulturalisht dhe politikisht nga informacionet që do të merreshin me anë të tyre nga bota perëndimore. Kjo atëhere jo vetëm nuk përbënte ndonjë rrezik për pushtetin, por edhe konsiderohej si shumë pozitive. Sa më shumë informacione nga bota e jashtme, aq më shumë dituri, lajme, mundësi për qëndrime të zgjuara në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ajo që shihej një dhjetëvjeçar më parë, si diçka nga ku mund të përfitohej, tanimë, duke filluar nga gjysma e viteve ’70, quhej si diçka shumë e rrezikshme për fatet e pushtetit dhe rrezikonte të gërryente themelet e tij. Në vitet ’60, antenat riprodhuese të sinjaleve të televizioneve të huaja mbi territorin shqiptar, nuk shiheshin me sy të keq. Kjo vinte sepse televizori ishte një privilegj i pjesëtarëve të elitës politike sunduese dhe nuk shërbente si një media popullore. Ndikimi i televizioneve të huaja, nuk mund të shkonte kështu drejt publikut të gjerë për arsyen e thjeshtë sepse, ai nuk zotëronte aparate televizori.

Por, kishte edhe një arsye tjetër. Pushteti ende nuk e kishte përvojën lidhur me kapacitetin influencues të televizioneve të huaja, mbi publikun shqiptar. Konsiderohej një naivitet i dukshëm frika nga propaganda e huaj sepse, procesi i quajtur i “edukimit komunist të masave”, pra sistemi i propagandës, mendohej se do të kishte një ndikim mbizotërues ndaj televizionet perëndimore. Dhe më në fund, gjatë viteve ’60, ende pushteti në Shqipëri, e konsideronte veten të fuqishëm në arenën ndërkombëtare, i mbështetur disi nga vende socialiste, i përkrahur fuqishëm nga Kina maoiste, pra ende nuk e shihte nga afër rrezikun e shpërbërjes së tij, përpara botës perëndimore.

Të gjithë këta faktorë kishin ndryshuar një dhjetëvjeçar më pas. Kjo është edhe arsyeja se pikërisht në fillim të viteve ’70, pikërisht në kohën kur maja e pushtetit konstatoi se ndikimet e televizioneve të huaja ishin bërë shqetësuese dhe rinia po imitonte modën perëndimore, artistët po jepnin shenjat e orientimit nga estetika e Perëndimit, nisi në Shqipëri ajo që u quajt “Luftë ideologjike kundër shfaqjeve të huaja”. Televizori i familjes tanimë shihej si një objekt i rrezikshëm, si një kanal komunikimi, që në vend t’i shërbente propagandës së partisë në fuqi, që ajo të hynte në çdo shtëpi shqiptari, konsiderohej si një “diversant”, që sapo kishte pushtuar vatrën familjare dhe mendjet e qytetarëve.

Televizori kishte dalë jashtë kontrollit. Jo Televizioni, por Televizori. Jo media si e tillë, por vetëm aparati marrës. Kaq mjaftonte. Po t’i kthehemi historisë së çështjes, antenat ripërtëritëse dhe përforcuese të sinjalit televiziv, kontrollohen tashmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Radiotelevizionit Shqiptar. Qysh nga viti 1973, pas atij që quhet Plenum i IV i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, një gjyq politik kundër lirisë së marrjes të sinjalit dhe përmbajtjeve televizive, antenat televizive në fjalë, nisin të funksionojnë me hope.

Kishte orare që ato mbaheshin në punë, kishte orare kur ato fikeshin. Në funksion të programacionit kryesisht të televizioneve italiane, të grumbulluara atëhere rreth RAI-it. Për më tepër vendosen ata që quhen “zhurmues”, të cilët pengonin emisionet e huaja të padëshirueshme të mbërrinin në ekranet e televizorëve të shtëpisë. Një sistem shiritash dhe tinguj zhurmash shfaqen në ekran, sapo nisin «punë» zhurmuesit, pra aparatura që zhurmonin sinjalin e huaj televiziv.

Mirëpo, këtu nis të lindë një problem tjetër i madh. Sinjali televiziv ndërpritet për të gjithë, pra edhe për udhëheqësit e vendit që kërkojnë, megjithatë, ta ruajnë këtë kanal të pazëvendësueshëm informacioni për vete dhe për familjet e tyre, të cilat i konsiderojnë emisionet e huaja televizive, filmat dhe spektaklet muzikore, ndeshjet e futbollit, të transmetuara atje, si mjete të pazëvendësueshme argëtimi. Nuk janë gati të heqin dorë prej tyre.

Çështja bëhet gjithnjë edhe më e ndërlikuar. Disa emisione të huaja televizive, sidomos italiane, dhe në radhë të parë emisionet e lajmeve, dhe ndonjë tjetër, vlerësohej se mund të sillnin edhe ndonjë dobi, në të mirë të konfirmimit të predikimeve të propagandës zyrtare. Prandaj edhe lejohen të shihen nga njerëzit. Mafia, droga, kriminaliteti, etj., që shfaqen jo rrallë në emisionet e lajmeve të televizioneve të huaja, perëndimore, duket se japin një pamje të Perëndimit, e cila është në përputhje edhe me vështrimin që ka për të ideologjia sunduese e kohës, në Shqipërinë totalitare.

Kështu nis “loja” me sinjalin televiziv të huaj. Ai herë “lëshohet” dhe herë ndërpritet, pengohet. Sipas përputhjes ose jo të përmbajtjes televizive që transmetohet me propagandën shtetërore dhe partiake në vend. Ishe duke parë një film, ta zëmë për veprimtarinë e një grupi mafiozësh në Itali, befas një skenë erotike, paksa e ekzagjeruar, ndjek sekuencat e mëparshme filmike. Menjëherë ekrani zbardhej. Të gjithë e kuptonin se antena përforcuese e sinjalit e ka ndërprerë funksionimin e saj. Ishe duke ndjekur emisionin e lajmeve. Kronika zhvendosej në Vatikan, ku ndodhte një dalje e Papës para publikut. Menjëherë sinjali ndërpritej sërish. Ai rifillonte pas një ose dy minutash, pak sekonda pasi transmetimi i kronikës së mëparshme, e gjykuar si e dëmshme për publikun shqiptar, kishte përfunduar.

E gjitha kjo strategji censure sillte mërzi, nervozizëm, pakënaqësi te audienca, por edhe një rast për t’u riprodhuar historia humori dhe satire shpesh cinike. Një nga drejtuesit e këtyre praktikave censuruese, ka dëshmuar ndodhinë e mëposhtme, në intervistën e dhënë në kuadër të këtij punimi. Sapo ishte pushkatuar aty nga mesi i viteve ’70, ish-ministri i Mbrojtjes. Dënuar si puçist. Ndërkaq, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij, për fare pak të dhjetash të sekondës, dhe pastaj sinjali ndërpritet. Ekrani bëhet i bardhë. Nga maja e kupolës së pushtetit, vjen vërejtja e rëndë që sinjali në këtë rast është ndërprerë me shumë vonesë.

Argumenti ku bazohej kjo vërejtje, ishte se fytyra e ish-ministrit të pushkatuar, nuk duhej të kishte arritur fare të shfaqej në ekran. Kjo vërejtje iu transmetua edhe teknikut që kryente drejtpërdrejt atë mbrëmje operacionin e seleksionimit të imazheve televizive që vinin nga RAI. Kur e dëgjoi këtë vërejtje që mund t’i kishte kushtuar shumë, tekniku në fjalë, i hutuar, nxori nga goja disa fjalë të paharrueshme, nga ata që ishin rreth e rrotull tij: «Por, nuk po e kuptoj, si të bëj herën tjetër? Si dhe përse do t’a ndërprisja unë sinjalin televiziv, përpara sesa figura e ish-ministrit armik të ishte shfaqur në ekran”?!

Seleksionimi censurues vazhdon, çudia është se nuk ndërpriten në radhë të parë dhe përgjithësisht emisionet e lajmeve, por ato që kanë natyrë kulturore, argëtuese, muzikore dhe sidomos spotet publicitare për mallra të shoqërisë së konsumit. Është kjo anë e fundit sidomos që konsiderohet si më delikate. Si më e rrezikshmja. Si më e papranueshmja. Këto mallra konsumi janë ato që i mungojnë më shumë se çfarëdo gjë tjetër publikut shqiptar. Aty është “thembra e Akilit” e shoqërisë shqiptare, e mbështetur te kursimi dhe jeta spartane, e varfër, rutinë.

Pa argëtimin e mjaftueshëm. Në pamje të parë gjithçka do të dukej jo e zakonshme dhe normale. Do të pritej të kishte ndodhur veprimi i kundërt. Të ndërpriteshin emisionet e lajmeve dhe jo ato publicitare. Rëndësi do të kishte politika, jo reklama për veturat, tharëset e flokëve, parfumet. Por, nuk ishte ashtu, rreziku njihej shumë mirë nga vinte.

Televizioni në radhë të parë krijonte një imazh tjetër për Perëndimin, nga sa e paraqiste atë propaganda në fuqi. Këtë nuk e bënin emisionet e lajmeve, por emisionet publicitare, argëtuese, lojërat, spektaklet muzikore. Është aspekti dëfryes, jo ai politik, që e bënte të rrezikshëm televizionin italian. Është muzika e lehtë, dhe jo emisionet e lajmeve, që e bëjnë të rrezikshëm një stacion televizioni italian, anglez, grek, jugosllav, radioje të huaj. Të rinjtë pasionohen pas Bitëllsave, këndojnë në mjedise të hapura publike, pjesët e muzikës së lehtë italiane. Televizioni nis dhe krijon një imazh krejt tjetër, për Perëndimin.

Për më tepër, ai krijon nevoja të reja për njerëzit, që shohin atje një jetë mes automobilash, vilash, pishinash, nevoja që nuk mund të përballohen kurrsesi nga ekonomia shqiptare e mbyllur, brenda një izolimi tërësor. Informacionet nuk mund të censurohen dot më. Ata mund të marrin drejtpërdrejt nga radiot dhe televizionet perëndimore, se çfarë mendonte shoqëria e zhvilluar e kohës, bota demokratike, për realitetin shqiptar. Nis një etapë tjetër e dinamikave të evoluimit të ndërgjegjes kolektive. Kritikë ndaj regjimit nuk janë më vetëm shpirtrat liberalë brenda vendit, jo vetëm ata që janë prekur rëndë nga masat shtrënguese dhe shtypëse të regjimit në fuqi, jo vetëm shtresat e cenuara rëndë nga politika e shpronësimeve të pasurive dhe pronave private.

Është e gjithë ndërgjegjja kolektive e opinionit publik, e cila nis dhe bëhet gradualisht kritike ndaj regjimit. Jo vetëm në sajë të gjendjes së përkeqësuar ekonomike, mungesës së lirive politike, por edhe sepse tanimë opinioni shqiptar arrin që ta kundrojë botën shqiptare nga një pikë jashtë saj, e sheh veten me syrin e tjetrit, dhe tjetri është në radhë të parë televizionet e huaja, mediat e huaja perëndimore. Gjithnjë e më tepër, opinioni publik i beson më shumë asaj që transmeton në media një shoqëri perëndimore, të cilën nis dhe e adhuron me zili. Bota e atjeshme nis dhe i duket krejt ndryshe, nga çfarë i komunikon propaganda zyrtare e regjimit.

Njerëzit i marrin vesh të gjitha komentet që bëhen në Perëndim për realitetin e shoqërisë shqiptare. Se çfarë bëhej realisht në Shqipëri, jashtë censurës mediatike të shtetit totalitar, e vetmja mënyrë mbetej t’iu drejtoheshe mediave të huaja perëndimore. Ato konsideroheshin burime të sigurta informacioni. Paradoksi, ishte se sa më shumë pushteti i censuronte mediat perëndimore, aq më shumë ato bëheshin të besueshme nga ana e publikut vendas. “Përse do të censuroheshin televizionet e huaja, nëse ato që transmetoheshin atje, nuk do të ishin djegëse për pushtetin”? “Përse do të ndaloheshin nëse nuk do të kishte midis mesazheve të vërteta”? – kështu mendonte njeriu i thjeshtë në vetminë e tij, a mbyllur në vatrën e tij të ngushtë dhe shumë modeste familjare.

Aq më shumë, kjo besueshmëri nga televizioneve të huaja rritej sa më tepër që mediat e Shqipërisë, e vononin ose pengonin informacionin për atë që ndodhte kudo në botë apo në vend. Ky informacion, kur ishte i dëmshëm për propagandën zyrtare vinte me shumë vonesë te publiku shqiptar, sepse mediat zyrtare hezitonin ta transmetonin. Vetëm kur skandali shpërthente, bëhej i njohur publikisht, atëhere kur ai nuk mund të fshihej dot më, ai hynte në hapësirat e komunikimit publik shqiptar.

I filtruar, cunguar. Por, mediat e huaja perëndimore tashmë i kishin paraprirë atyre të Shqipërisë, e kishin njoftuar. Besueshmëria e tyre si burime të sigurta informimi, rritej gjithnjë e më shumë. Midis opinionit publik vendas dhe mediave zyrtare shpallet një betejë komunikative, krijohet një marrëdhënie e ftohtë mosbesimi, në fillim në formë dyshimesh për informacionin zyrtar, pastaj një armiqësi e hapur, dhe më në fund një “divorc” i plotë dhe përfundimtar.

Kur është fjala për revolucionet e “kadifejta” që ndodhën në vendet e Europës qendrore, aq më tepër kur fjala është për dramacitetin e revoltës rumune, në fund të vitit 1989, duhet thënë se publiku shqiptar, ka rastin t’i shohë ngjarjet në televizion si një spektakël, si në një film të vendosur në skenë nga mjeshtër regjisorë. Dukej si një ndeshje futbolli. Gjithçka po përgatiste ndryshimin. Atë që do të duhej ta realizonte në vendin e vet, publiku fillimisht e sheh në televizionet e huaja, sesi e kryejnë popujt e tjerë.

Emisionet e huaja televizive, mund të ndiqen në mjaft zona gjeografike të vendit edhe pa ndihmesën e antenave që përforconin sinjalin televiziv. Aparatet televizive fitojnë pavarësi nga këto antena. Shteti mund t’i fikë sa herë të dëshirojë ato për të penguar sinjalin televiziv të ardhur nga jashtë, por kjo gjë nuk ndikon në ekranet televizive familjare, që vazhdojnë të paraqesin emisionet e huaja. Në këto kushte, uzina e prodhimit të televizorëve në Durrës, hedh në treg aparate televizive pa qarqet e integruara, që krijojnë mundësinë e marrjes së sinjaleve televizive nga larg, nga jashtë, pa pasur nevojë për përforcimin e sinjalit televiziv, të ardhur nga jashtë.

Teknika e aparateve televizivë marrës, merr një përmasë kulturore që është krejtësisht në kundërshtim me atë të pushtetit totalitar. Por, njerëzit kundërveprojnë duke riprodhuar në mënyrë artizanale pajisjet e domosdoshme, që të plotësojnë skemën elektronike që kanë mangët televizorët e tyre. Shoferët që punojnë në ndërmarrjet shqiptare të transportit të jashtëm, nisin të fitojnë para me “grushta”, duke bërë tregti nëpërmjet sjelljes nga jashtë të mikroprocesorëve, për të cilat kanë nevojë aparatet televizive të prodhuara në vend. Është më shumë një trafik i fshehtë, “çimkat” fshihen ku të munden, në sediljet e kabinave të maunave gjigante, nëpër gomat e tyre, kontrollet në pikat kufitare bëhen shumë të imët. Dyshohet çdo shofer.

Fillon ajo që mund të quhet “lufta e antenave”. Grupe militantësh, shumica pensionistë, aktivizohen nga komitetet e partisë, për të ushtruar presion moral dhe politik mbi ato familje, antenat e televizorëve të të cilave, janë të drejtuara mbi çati dhe tarraca ndërtesash banimi, në atë mënyrë që të kapin sinjale televizive ardhur nga Perëndimi, apo janë të pajisura me më shumë elementë përbërës, sa do të kishin mjaftuar për të kapur vetëm emisionet televizive të Radiotelevizionit Shqiptar.

Çdo veprim ka patjetër një kundër-veprim. Antenat televizive mbi çati dhe tarraca, ngrihen natën nga ana e njerëzve, sapo erret, dhe ulen herët në mëngjes, pa u gdhirë. Fshihen nëpër pullaze. Njerëz, si fantazma, shfaqen mbi çatitë e shtëpive, sapo nis e bie muzgu. Ecin lehtë mbi tjegulla. Bëjnë ushtrime gati prej ekuilibristësh. I gjithë qyteti duket sikur është mbushur me shpirtra që shëtisin natën mbi pullaze, ka plasur mania e “spajdermenëve”. Qytetarët e kërkojnë lirinë e informacionit, duke u kacavjerrur majave të kulmeve të shtëpive të banimit, apo duke u ngjitur si ketra mbi pemë, ku midis gjetheve të dendura të drurëve frutorë, fshihen antena televizioni. Çmimi i këtyre të fundit nuk rresht së ngjituri. Vidhet llamarinë nga qendrat e punës.

Artizanët që u vjen ndoresh për të montuar nga e para një antenë, janë njerëzit më të kërkuar, më të çmuar, mes miqve, komshive, të afërmve, miqve dhe shokëve. Është një zanat i fshehtë, i dënueshëm nga pushteti. Shoqëria kërkon ekuilibrin informativ pa të cilin nuk mund të bëjë dot. Kur ia mohojnë, ajo nuk rresht derisa gjen të çarën që të kapë informacioni i munguar.

Duhet kompensuar mungesa e informacionit. Pas çdo veprimi të pushtetit totalitar, për ta ngushtuar sferën e informacioneve nga burime jashtë vendit, vjen një kundër-përgjigje nga ana e shoqërisë, për ta zgjeruar me çdo kusht atë. Veprimet dhe kundërveprimet vazhdojnë dhe ndjekin njeri tjetrin duke përdorur secili, gjithnjë e më tepër mënyra dhe djallëzi më të përpunuara, mjete përherë e më të ndërlikuar. Memorie.al

(Titulli origjinal; ‘Funksionet e medias në shoqërinë totalitare’. – Nga historia e Shqipërisë)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë...”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

Next Post

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!