• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, January 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Ata vinin nga një vend fqinj me Italinë, që Anna kishte dëgjuar prej të atit të quhej; ‘Vendi i Shqiponjave’ dhe ata vetë, quheshin…”/ Historia e panjohur e bukuroshes italiane me studentin shqiptar

“Revista ‘DRINI’, si organ i ‘Turizmit Shqiptar’, nisi të publikohej në muajt e parë të vitit 1940, nën formë të një Agjencie Gazetarie dhe…”/ Shkrimi i panjohur i Demir Alizotit, në janar të ’44-ës
“Ata vinin nga një vend fqinj me Italinë, që Anna kishte dëgjuar prej të atit të quhej; ‘Vendi i Shqiponjave’ dhe ata vetë, quheshin…”/ Historia e panjohur e bukuroshes italiane me studentin shqiptar
“Ata vinin nga një vend fqinj me Italinë, që Anna kishte dëgjuar prej të atit të quhej; ‘Vendi i Shqiponjave’ dhe ata vetë, quheshin…”/ Historia e panjohur e bukuroshes italiane me studentin shqiptar
“Ata vinin nga një vend fqinj me Italinë, që Anna kishte dëgjuar prej të atit të quhej; ‘Vendi i Shqiponjave’ dhe ata vetë, quheshin…”/ Historia e panjohur e bukuroshes italiane me studentin shqiptar
“Ata vinin nga një vend fqinj me Italinë, që Anna kishte dëgjuar prej të atit të quhej; ‘Vendi i Shqiponjave’ dhe ata vetë, quheshin…”/ Historia e panjohur e bukuroshes italiane me studentin shqiptar
“Ata vinin nga një vend fqinj me Italinë, që Anna kishte dëgjuar prej të atit të quhej; ‘Vendi i Shqiponjave’ dhe ata vetë, quheshin…”/ Historia e panjohur e bukuroshes italiane me studentin shqiptar

Nga Adela Kolea

Pjesa e parë

Memorie.al / Zoti Antonio u zgjua shumë herët, si çdo mëngjes. Ishte gjithsesi, pjesëtari i dytë i familjes që zgjohej aq shpejt: E para, ishte e shoqja, zonja Maria, e cila fillonte përgatitjen e mëngjesit. Duke qenë se familja e tyre ishte mësuar që për mëngjes të konsumonin ëmbëlsirat e përgatitura prej duarve të zonjës së shtëpisë, ajo vetë përkujdesej që zgjimi i të shoqit dhe fëmijëve, ta gjente me tryezën e shtruar me ëmbëlsirat e freskëta tipike, lëngun e frutave, reçelin. Qumështi i ngrohtë i përzier me kafe, lëshonte aromën e tij në të gjithë shtëpinë, aromë që e përzier në ajër  me atë të ëmbëlsirave të sapo-nxjerra nga furra, e kthenin zgjimin e kësaj familjeje në një hare të vërtetë.

Për t’i shtuar gëzimin familjes, mendonin edhe vajzat. Zbrisnin nga kati i sipërm ku kishin dhomat e tyre, në katin përdhes ku ndodhej kuzhina, duke qeshur e duke bërë shaka me njëra-tjetrën. Ndërkohë që motrat e mëdha përgatiteshin për shkollë, i vinin pak nxitim edhe më të voglës, Annës, që ta merrnin me vete e të përshkonin të paktën një copë rruge bashkë. Ato ndiqnin shkollën e mesme, ndërsa Anna ishte akoma në shkollë fillore.

Gjithashtu mund të lexoni

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Teatri Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”/ Dëshmitë e rralla të kolegëve; si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri

Gegnishtja dhe liria e asocimit: nji paradoks shqiptar!

Ndërkohë, nga shtëpia dilte edhe i ati i vajzave, zoti Antonio e i drejtohej enotekës së tij. Ajo enotekë, për të, do të thoshte jetë. Me kujdesin më të madh, ai rreshtohej në krye të punonjësve të tij, për të kontrolluar personalisht përzgjedhjen e rrushit, të llojit që do të përdornin për verërat e kantinës së tij, ruajtjen e mushtit, atij më të përzgjedhurit, me fermentimin, me temperaturën e ambientit ku do të zhvillohej fermentimi, me zbrazjen e herëpashershme nga një damixhanë në tjetrën, deri sa vera të ishte gati për t’u pirë e nga ajo të përzgjidhte atë më të mirën që të ruante në vite. Gjithë ky përkushtim i falte kënaqësi tejet të veçantë për veten dhe mirëqenie të konsiderueshme për familjen.

Vajza më e vogël, Anna, pas shkollës e kishte bërë udhë tashmë të kthehej në enotekën e të atit. Ajo e adhuronte, për mënyrën sesi i përkushtohej qoftë familjes, qoftë profesionit të tij. Anna kishte kënaqësi të kalonte disa orë në dyqan, përpara se e ëma ta thërriste për të shkuar në shtëpi. Në dyqanin e tyre, verërat shiteshin aq lehtë e klientela i kërkonte me aq bindje e kënaqësi, pikërisht për cilësinë e tyre të lartë. Në dyqan, kishte plot vizita, hyrje e dalje klientësh, miqsh, tregtarësh të tjerë të zonës.

Ishte në veçanti një moment, në të cilin Anna, e ndiente veten pak si të frikësuar, ndoshta thellë-thellë e më saktë, ndiente ndrojtje, më shumë sesa frikë. Ishte çasti kur dyqani i zotit Antonio, mbushej nga disa tregtarë të gjatë, thuajse të gjithë me mustaqe, zakonisht mbanin veshje tipike, tradicionale të zonës së tyre, me një lloj kapeleje në kokë që Anna nuk dinte si ta quante, por që e përshkruante si një kapelë të vogël në majë të kokës, të bardhë, prej leshi…!

Ata e quanin “Qeleshe”, bile i kishin dhuruar një të tillë dhe të atit të Annës. Këta tregtarë vinin nga një vend fqinj me Italinë e, aq afër me brigjet e qytetit të saj të bukur. Ata vinin nga një vend që Anna kishte dëgjuar prej të atit të quhej “Vendi i Shqiponjave” dhe ata vete quheshin shqiptarë. Nga pamja, Anna i kujton vërtet si shumë burrërorë, disi të vrazhdë, me një italishte të mirë-zotëruar prej tyre, kjo falë faktit që atë rrugë ata e kishin bërë tashmë shpesh. I kujton me një aftësi të lartë komunikimi me të atin, me një shpirt tregtie të papërshkrueshëm, të lindur. Annës i kishte ndodhur, edhe që kur futeshin këta zotërinj në dyqan, ajo të fshihej ndonjëherë poshtë banakut.

Vajzës 10-vjeçare i ishte krijuar kjo ndjesi përkundrejt tyre, e ndonëse ata mundoheshin t’i thonin ndonjë fjalë përkëdhelëse, ajo kishte njëfarë ndrojtjeje e njëfarë mosbesimi, ndoshta thjesht për faktin se ishin të huaj, të veshur ndryshe nga banorët e qytetit të saj, megjithëse shihte që ata merreshin vesh aq mirë me të atin, me të cilin bënin shaka, dhe jo vetëm: bënin tregti e shkëmbime të mira mallrash!

Në distancë vitesh, këtë fragment të këndshëm të jetës së saj, Anna tashmë 80-vjeçare, do t’ia tregonte, me buzëqeshje, nipërve dhe mbesave. Veçse ky tregim, fitonte një efekt krejtësisht të veçantë: nipërit dhe mbesat e saj, do të mbanin një mbiemër, i cili (quaje shaka të fatit o si të duash), vinte pikërisht nga ai vend i prejardhjes së tregtarëve që Anna i shmangte: mbiemrat e nipërve, mbesave e vete mbiemri i saj i ri nga ana e të shoqit, do të ishin shqiptarë!

Anna do të martohej me një djalë të mrekullueshëm shqiptar! “Eh, kush do ta kishte menduar vallë, qe do të martoheshe me një djalë shqiptar, pikërisht ti, që e vogël, kur shqiptarët vinin në dyqan, do të fshiheshe poshtë banakut? – ia patën përmendur këtë episod motrat më pas.

Vërtet, fati është i çuditshëm, por edhe aq i këndshëm shpeshherë – mendonte Anna, që jetonte tashmë, aq e lumtur pranë të shoqit të saj, në Shqipëri, pranë atij njeriu vërtet special, për dashuri të të cilit asaj iu desh të luftonte me nostalgjinë e familjes dhe tokës së saj, por që u shpërblye me të njëjtën dashuri e, me krijimin e një familjeje të mrekullueshme.

Ndërkohë, i tingëllonte në vesh zëri i të atit, që kishte bërë të tijën një shprehje të Galileo Galileit, që thoshte: “Vera është një përzierje humori dhe drite”. Jeta e saj, ishte një përzierje emocionesh të një shijeje të fortë e tipike, si vera që prodhonte babai; emocionesh të thella, si ai det në brigjet e të cilit, nga të dyja anët, ndodhnin edhe nga këto të papritura.

Ku ta dinte Anna, që në largësi prej kaq e kaq vitesh, këtë fragment të veçantë prej historisë së jetës së saj, do ta rrëfeja unë, mbesa e saj, që trashëgova prej gjyshes sime të dashur, karakteristikat dhe tiparet mesdhetare, si në pamje, ashtu edhe në zemër, nga më të mirat e prejardhjes së përzier italo-shqiptare.

Anna, kujt i detyrohet ky ndryshim nga ana jote?

Xhulio, protagonisti i kësaj historie, në Napoli. Asnjëherë më shumë se atë ditë, mëngjesi nuk do ta kishte ndier veten aq ‘të dëshiruar’. Ose më mirë: ishte dikush që po e priste me padurim, dikush që nuk kishte mbyllur sy gjithë natën. Mëngjesi mbërriti me flladin e freskët, atë të zakonshmin, i cili, brenda shtëpive përveç aromës së detit, sillte edhe zhurmën e kanateve të grilave prej druri të dritareve, të cilat përplaseshin pas mureve, bashkë me zhurmat e para që vinin nga rruga, me ritualin e ëmbëlsirave të freskëta ‘sfogliatelle’, aromës së kafesë së parë, të sapo përgatitur.

“Nënë, po shkoj tek tezja që të përshëndes Mikelen, që sapo ka ardhur nga Kalabria”! – i tha të ëmës Anna, tashmë adoleshente, ndërsa zbriste shkallët e shtëpisë me në frymë. Linte dhomën e saj në katin e sipërm e veshur dhe e krehur bukur e me kujdes. Shkonte të përshëndeste kushëririn e saj, me të cilin ishte shumë lidhur e duheshin shumë. Ai, kohët e fundit, jetonte jashtë Napolit, sepse po vazhdonte studimet universitare në një krahinë tjetër.

Mbërritur me nxitim në shtëpinë e tezes, tek dera e priste ajo vetë me të birin e dy kushërinjtë u përqafuan me shumë dashuri. Ata ia kalonin mjaft mirë me njeri-tjetrin, në mënyrë vëllazërore dhe kuptoheshin më së miri. Por, Mikele kishte pak kohë që nuk po vinte i vetëm për pushimet që kalonte në shtëpi.

Nga qyteti ku ai studionte, po vinte gjithnjë i shoqëruar nga një shok kursi, i cili në shtëpinë e Mikeles, gjente një ngrohtësi e mikpritje të tillë, që i kujtonin disi traditat e vendit të tij – vend që këto tradita i kishte karakteristike – e përse jo, bashkë me traditën e kuzhinës së mirë. Ky shok kursi i Mikeles, pak nga pak, po hynte në zemrën e Annës.

E dalëngadalë, ndërkohë që pushimet e improvizuara nga këta djem po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta, po aq të shpeshta bëheshin edhe vizitat e Annës në shtëpinë e tezes së saj. E ëma e Annës – si të gjitha mamatë – qe e para që vuri re njëfarë ndryshimi në sjelljen e të bijës. Deri në momentin kur zonja Maria i kërkoi informacione të motrës mbi gjithë këto vizita të shpeshta nga ana e të bijës në shtëpi të tezes.

Por, më pas, Anna e ndjeu veten akoma më të lehtësuar pasi i tregonte të ëmës mbi ndjenjën që tashmë prej pak kohësh, po kultivonte për Xhulion, këtë djalë shqiptar, shoku më i mirë i kushëririt të saj, Mikeles. Dashuria e saj ishte e këmbyer me të njëjtën forcë nga Xhulio. Vitet kalonin dhe lidhja e tyre forcohej gjithnjë e më shumë.

Vitet kalonin dhe, edhe tregtia e verës vazhdonte mjaft mirë e në veçanti, ajo tregti ndërmjet babait të Annës në Napoli e atyre “tregtarëve me qeleshe”, që vinin nga Vendi i Shqiponjave. Annës, ajo ndjenjë mosbesimi fillestare në lidhje me ta, dalëngadalë po i merrte përmasa të reja, po i zvogëlohej, deri në pikën që t’i zhdukej fare.

Por, i ati, nga ana e tij, duke e vënë re këtë ndryshim të të bijës në lidhje me tregtarët shqiptarë, prej të cilëve më parë ajo fshihej, megjithëse kuptonte që e bija po rritej e nuk ishte më e vogël, e pyeti: “Anna, shoh që tashmë në lidhje me miqtë e mi shqiptarë, sillesh më lirshëm. Nuk i eviton më. A mund të më shpjegosh, kujt i detyrohet ky ndryshim nga ana jote? Jo se unë nuk e aprovoj këtë fakt, përkundrazi, por vetëm për kuriozitet, do të doja të dëgjoja të shpjeguar prej teje, për faktin se dikur, ishe si e frikësuar dhe e ndrojtur prej tyre”.

Anna, e skuqur në fytyrë, tentoi t’i shpjegonte të atit: “Baba, ç’të të them. Tashmë u bënë vite që këta zotërinj mbajnë marrëdhënie tregtare me ty, frekuentojnë kantinat tona e dyqanin tonë, i njoh tashmë prej vitesh. Pastaj, unë jam rritur dhe nuk më bëjnë më edhe aq shumë përshtypje e aq më pak, frikë, me veshjet e tyre tradicionale, me qeleshet apo mustaqet e tyre, me gjuhën e tyre të çuditshme, efekte që si të thuash, i ndieja vetëm kur isha e vogël”.

Në atë moment, zërat e dy shoqeve, të cilat Annën po e thërrisnin për të dale, asaj iu duken aq çliruese, për t’i bere te mundur te evitonte bisedën në mënyrë më të thelluar me të atin mbi këtë argument. Zoti Antonio, dukej tashmë i bindur, por deri në njëfarë pike. Ai vetë ishte një njeri që nuk ja falte besimin e tij lehtësisht njerëzve, ndaj njihte edhe ndaj vajzës së tij këtë anë të karakterit, ku ajo i ngjante të jatit, karakter ky, që tek e bija, po ndryshonte pak e nga pak e që po e bënte t’i lindnin dyshimet.

Në orën e drekës, Antonio, që atë dite u kthye nga puna pak më herët, duke përfituar edhe nga mungesa e vajzave, filloi bisedën me të shoqen: “Maria, dëgjo, a nuk të duket edhe ty që Anna ka ndryshuar këto kohët e fundit? Mos ka rënë në dashuri dhe nuk dëshiron që të flasë edhe me mua për këtë gjë? Jo, sepse ti e di, që unë jam mjaft i kuptueshëm si baba me vajzat tona, ato mund të kenë besim e të qajnë çdo hall me mua, a nuk është kështu? Ato e dinë këtë, apo jo”? – ngulte këmbë Antonio.

Zonja Maria u ndje pak si e çuditur edhe ajo vetë, që deri në atë moment nuk i kishte mbajtur ndonjë të fshehtë të shoqit. Gjithsesi, ajo mundohej te mbante premtimin që i pati bërë Annës, që nuk do t’i kishte treguar sekretin e saj të atit, derisa të vinte momenti i duhur e të ishte ajo vetë, që t’i fliste atij për këtë gjë. Kjo ishte diçka e re, një e re që do të trondiste – në të mirë apo në të keq – familjen e saj.

Në fakt u bë pikërisht kështu! Anna, duke parë që marrëdhënia me Xhulion ushqehej gjithnjë e më shumë prej tyre dhe tashmë ishte bërë diçka serioze, një ditë mendoi që kishte ardhur momenti i duhur që t’i tregonte gjithçka të atit. Zoti Antonio, si baba me shumë vajza, në pamje të parë dukej i ashpër, kritik e me paragjykime ndaj bisedave të tyre, por thellë-thellë ishte njeriu më i mirë, komunikues dhe i kuptueshëm që mund të ekzistonte dhe këtë, vajzat e tij e dinin mirë.

Rrëfimin e Annës, për sa kohë ajo nuk zbuloi kombësinë e këtij djali me të cilin ishte dashuruar, e pasoi një bisedë e qetë. Por, kur ajo i bëri të ditur që ky djalë ishte shqiptar, zotit Antonio iu desh një çast që të merrte frymë thellë.

Pak se ai ishte tradicional, pak sepse shpesh, sikur të kishte një parandjenjë, u thoshte vajzave, duke u përsëritur një shprehje të urtë të tyren: “Moglie e buoi, dai paesi tuoi” (Gruaja dhe qetë, merren nga vendi yt), duke shtuar: “Kjo vlen edhe për bashkëshortët, bijat e mia”. Gjithsesi, Anna, diti me mençuri sesi të ishte aq bindëse dhe objektive, në përshkrimin e të dashurit te saj, ndaj të atit, pikërisht ashtu si ai djalë me të vërtetë e meritonte, siç do ta konstatonte edhe zoti Antonio, kur do ta njihte nga afër Xhulion, e në këtë mënyrë, më në fund, i ati i Anës u dha bekimin e tij për lidhjen e tyre.

Zoti Antonio u bind se, dyshimet e tij, në lidhje me ndryshimin e qëndrimit të Annës ndaj kolegëve të tij tregtarë shqiptarë, në fund të fundit, nuk e kishin gënjyer. Xhulio, nga ana e tij, i kishte reduktuar në mënyre të konsiderueshme vizitat e tij në Shqipëri për pushime, kur universiteti mbyllej, pikërisht për të qëndruar me Annën, në shtëpinë e saj në Napoli. Ai ishte nga studentët më të mirë të fakultetit të tyre të ekonomisë, njeri nga më të përgatiturit, njeri nga ata që në çdo provim, merrte maksimumin e vlerësimit, në mënyrë të shkëlqyer.

Madje, ndonëse ishte i përfshirë nga ky pasion i zjarrtë për këtë vajzë, për vajzën më të bukur e më të mirë që pati njohur ndonjëherë, qe munduar që kjo gjë, të mos i shkaktonte probleme në studim e me vullnet të hekurt, ia pati dalë të përfundonte studimet me rezultate të shkëlqyera e, te marrë diplomën universitare në Itali, në kohën minimale të duhur!

Kjo ishte një fitore e vërtetë për këtë djalë shqiptar, që ishte shquar ndër të tjerë, si në fakultet, ashtu edhe në ambientet jashtë tij. Një djalë i realizuar, duke konsideruar edhe moshën e tij të re apo rrugëtimin e tij të jetës, sa intensiv, po aq edhe i kompletuar nga shumë këndvështrime. Zgjuarsia e tij, edukata dhe këmbëngulja, i ishin ushqyer që në vogëli nga familja e këto i dhanë frute të mira, ato që duheshin.

“Një vakt ngrënieje pa verën, është si një ditë pa diell” – ishte shprehja që zoti Antonio, babai i Annës, shqiptonte shpesh. Me gjithë moshën e re të të bijës, duke njohur mirë karakterin e saj të vendosur e këmbëngulës, babai ishte i bindur që një dite e vetme, pa të dashurin e saj Xhulio, për Annën do të do të ishte shumë më tepër se një ditë pa diellin e saj.

Pesha e atij vendimi

“Kaq mikpritëse kjo tokë dhe kaq e afërt me tokën time. Për mua, me gjithë dallimet, në fund të fundit, në krah të personit që dua, kjo të do të thotë në njëfarë mënyre, vazhdueshmëri e traditave dhe e zakoneve të mia, të mikpritjes, të kuzhinës së mirë, të identitetit të fortë popullor”, – mendonte Anna, duke parë gjithçka veçse me sytë e dashurisë, në momentin kur këmbët e saj prekën tokën shqiptare. “Do të ruaj me siguri të gjitha traditat e mia, gjuhën time, por njëkohësisht do të mësoj me shumë dëshirë edhe ato të tokës së tim shoqi, për mua kaq i dashur”.

Largësia nga vendi im është kaq e vogël. Do të më mjaftonte t’i afrohesha bregut të detit, për të pasur mundësi të ndiej erën e këndshme të ujërave që mbërrijnë nga anët e mia, të cilat me siguri, do të më lehtësojnë nga çdo ndjesi largësie nga të dashurit e mi. Dhe sidoqoftë, sa herë që malli për ta do të më mbërthejë me insistim, do të vrapoj drejt tyre e ata njëkohësisht, do të munden të vijnë e të më takojnë, sa herë të dëshirojnë”.

E ndiente veten të siguruar Anna, në radhe të parë për faktin se dëshira e saj ishte mbështetur e respektuar nga prindërit e saj, ndonëse prej tyre, me atë dhimbje në zemër të kuptueshme që karakterizon çfarëdo lloj largimi i fëmijës, për më tepër, atë nga një vend, në një tjetër. Ndërmarrja e kësaj aventure – ndonëse u përcillte njëfarë besimi që në fillim, sepse e bija ishte në krah të një djali të mrekullueshëm, Xhulio, që kishte marrë bekimin e tyre menjëherë – merrte formën e një sfide. / Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më 21 janar 1920, Koço Kota mori pjesë në Kongresin e Lushnjës si delegat i Korçës, ku midis 50 përfaqësuesve, ai...”/ Historia e trishtë e ish-kryeministrit, që vdiq në burgun e Burrelit, në 1949-ën

Next Post

“’Sefer Efeniu’, është rruga më tipike në kujtesën e durrsakëve, legjendare, me shumë histori, me njerëz të veprimit, të patriotizmit, të kulturës dhe qytetarisë, të sportit dhe...”/ Reportazh nga qyteti bregdetar

Artikuj të ngjashëm

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Teatri Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”/ Dëshmitë e rralla të kolegëve; si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri
Art & Kulture

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Teatri Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”/ Dëshmitë e rralla të kolegëve; si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri

January 16, 2026
Gegnishtja dhe liria e asocimit: nji paradoks shqiptar!
Art & Kulture

Gegnishtja dhe liria e asocimit: nji paradoks shqiptar!

January 6, 2026
“Gjon Mili punoi si fotoreporter e gazetar, sidomos në revistën e njohur ‘Life’, ku arriti të vizitonte vende të ndryshme dhe…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të famshëm me origjinë shqiptare
Art & Kulture

“Gjon Mili punoi si fotoreporter e gazetar, sidomos në revistën e njohur ‘Life’, ku arriti të vizitonte vende të ndryshme dhe…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të famshëm me origjinë shqiptare

January 5, 2026
“Unë isha bërë ‘kontrabandist’ poezie, arrita t’i nxjerr fshehurazi nga burgu, gjatë takimeve me nënën, vëllezërit…”/ Dëshmia e Visar Zhitit në Universitetit Illionis të SHBA-ës, i ftuar te “Klinika e Poezisë”
Art & Kulture

“Unë isha bërë ‘kontrabandist’ poezie, arrita t’i nxjerr fshehurazi nga burgu, gjatë takimeve me nënën, vëllezërit…”/ Dëshmia e Visar Zhitit në Universitetit Illionis të SHBA-ës, i ftuar te “Klinika e Poezisë”

December 27, 2025
“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in
Art & Kulture

“Sapo vdiq babai në 1981-in, mua dhe vëllait Albertit, na njoftuan të dorëzojmë kostumet e fanfarës dhe të mos shkonim më në koncerte…”/ Dëshmia e të birit të Gjergj Bushit, muzikantit të njohur durrsak

December 23, 2025
“Kur ishin kapërcyer momentet më të vështira, zbatuesit e projektit u gjendën para të papriturës, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e inxhinierit që u përball me Manush Myftiun, për ndërtimin e 15 – katëshit
Art & Kulture

“Kur ishin kapërcyer momentet më të vështira, zbatuesit e projektit u gjendën para të papriturës, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e inxhinierit që u përball me Manush Myftiun, për ndërtimin e 15 – katëshit

December 19, 2025
Next Post
Pamje të qytetit bregdetar të Durrësit dhe limanit të tij

“’Sefer Efeniu’, është rruga më tipike në kujtesën e durrsakëve, legjendare, me shumë histori, me njerëz të veprimit, të patriotizmit, të kulturës dhe qytetarisë, të sportit dhe...”/ Reportazh nga qyteti bregdetar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme