• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, April 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ata të Sigurimit të Shtetit, më zbuluan se në orët e vona të mesnatës, unë shkoja te varret e ushtarëve francezë dhe…”/ Dëshmia e rrallë e bahçevanit nga Korça

Nga Jorgjeta Gjançi

-Historia e panjohur e qytetit që u bë strehë e 640 ushtarëve francezë të vrarë në Ballkan-

Memorie.al / Korça fisnike e traditave dhe banorët e saj, është njëkohësisht dhe qyteti i vetëm në Ballkan dhe Europë, që ka afruar strehë të përjetshme për prehje të qindra bijve francezë të vrarë në luftërat e shekullit të kaluar. Nuk janë pak, por plot 640 varre të ushtarëve francezë, që për 90 vjet, gjenden, ruhen e janë nën përkujdesjen e brezave të banorëve fisnikë të saj. “Bijve francezë të vrarë në Ballkan, në luftë për interesa të politikave të kohës, ndryshe nga shumë qytete e shtete fqinjë, Korça e kulturës, u ofroi një pjesë të trupit (tokës) së saj, pa asnjë shpërblim, u ofroi përkujdesje dhe respekt, atëherë sot e në të ardhmen”, – pohon 84-vjeçari korçar, Lefter Pepo.

90 vjet më parë

Gjithashtu mund të lexoni

“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën

“Qeveria greke nisi t’u jepte rroga edhe hoxhallarëve, që ata të flisnin mirë për Greqinë dhe ata i morën, se ndryshe merrnin…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914 – ën

Lufta e Dytë Botërore ishte në kulmin e saj, veçanërisht në Ballkan, që historikisht ka qenë epiqendër e përplasjeve me armë mes fqinjëve, por dhe fushë-betejë me implikim e interesa, të shteteve të ndryshme të Europës së vjetër. Sipas dokumenteve historike të kohës, në Gadishullin e Ballkanit u vranë qindra ushtarë të forcave franceze, të cilët padyshim mbronin dhe luftonin për interesat e shtetit të tyre…! Jo pak prej tyre, sipas arkivave të kohës, u vranë dhe në Korçë.

Qeveria franceze, tregonte një kujdes shumë të madh për dëshmorët e saj, edhe pse ishte luftë. Ajo vendosi t’i gruponte në një vend dhe kur lufta të përfundonte, t’i tërhiqte drejt vendit të saj. Duke pasur marrëdhënie bashkëpunimi me parinë e Korçës dhe drejtuesit e lëvizjes patriotike të kohës, komanda ushtarake franceze, mendoi që të krijonte varrezën e ushtarëve të vrarë në Korçë.

Këshilli krahinor, që në atë kohë administronte Krahinën Autonome të Korçës, sipas dokumenteve që ruhen në muzeun e Korçës, dhuroi truallin, ku do të ndërtohej varreza e ushtarëve francezë, të rënë në Luftën e Parë Botërore. Ky truall ndodhej në veri të qytetit. Gjatë viteve të luftës në vazhdim, francezët sollën për prehje të përjetshme në varrezat në periferi të Korçës, të gjithë ushtarët e tyre të rënë në Gadishullin Ballkanik.

Numri i tyre arriti në 640 vetë. Nuk ishin të gjithë me kombësi franceze, mbasi Franca mobilizoi gjatë viteve të kësaj lufte ushtarë, edhe nga vendet që ishin koloni të saj. Për rrjedhojë, në këto varreza ka ushtarë me kombësi franceze, italiane, marokene, algjeriane, koreane e deri edhe vietnameze, etj.

Historia në gojën e 84- vjeçarit Lefter Pepo

Të moshuarit, por dhe brezat më vonë, jo vetëm e njohin historinë e krijimit të varrezave franceze në qytetin e tyre, por janë krenarë, që ishin ata të vetmit në Ballkan, u hapën strehë të përjetshme, 640 bijve francezë të vrarë në një luftë, misionin e së cilës, nuk mundën ta mësonin së gjalli. Një prej tyre, i shumë informuar dhe njohës i dokumenteve historike të kohës, është dhe 84-vjeçari Lefter Pepo.

Ai shpjegon me hollësi fakte historikë, duke afruar dokumente dhe dëshmi rreth varrezave të ushtarëve francezë në Korçë, me një saktësi që të çudit. Siç pohon ai, Franca është shteti i Europës Perëndimore të cilin Korça, e ka njohur që në shekullin e XIII-të dhe ka pasur kontakte me ‘të. Sipas Lefterit, nga viti 1250 deri në vitin 1350, në Shqipëri, kanë qenë disa familje dukale franceze. Në qytetin e Korçës, ka dokumente shkresore që dëshmojnë se në shekullin e XIX-të, dhjetë të rinj korçarë, kanë mbaruar studimet e larta në Sarbonë të Parisit.

“Mes tyre ka qenë edhe një vajzë, që ishte bijë e familjes së shquar arsimdashëse Kuneshka, nga Boboshtica e Korçës”, -pohon me krenari 84-vjeçari Pepo. Ishte ky fakt, sipas tij, një ndër faktorët që ndihmoi që në qytetin juglindor, të krijohej një imazh në rritje për “botën e madhe” që përfaqësonte Franca. Ndërsa më 25 tetor 1917, me çeljen e Liceut Francez, i cili në vitin 1922, u quajt Liceu Kombëtar Shqiptar, u forcuan më tej këto lidhje.

Francezët në Ballkan dhe në Korçë

Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912, ishte një ngjarje shumë e madhe për gjithë popullin shqiptar. Më 1913 fuqitë e mëdha europiane në zbatim të Traktatit të Londrës caktuan kufijtë shtetërore të vendit tonë. Në rrethanat që u krijuan, grekët u detyruan të tërhiqen në tokën e tyre, pasi për të drejtuar vendin erdhi Princ Vidi. Në vitin 1914, shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Grekët duke pasur lakmi për territore shqiptare në jug dhe në juglindje të vendit, u rikthyen sërish dhe e pushtuan Korçën.

Fillimi i Luftës së Parë Botërore, krijoi dy grupimet, blloqet ushtarake të kësaj lufte: nga njëra anë Blloku qendror, ku bënin pjesë Gjermania, Austro-Hungaria dhe me ta u bashkua edhe Bullgaria, ndërsa në bllokun tjetër të Antantës, ishin; Franca, Anglia, Italia dhe SHBA-ja. Më 1915, në betejën e Manastirit në Maqedoni, u përplasën ushtritë e dy blloqeve ushtarake dhe nga kjo betejë, rezultuan humbës austro-hungarezët dhe bullgarët që ishin vendosur në atë kohë në Maqedoni dhe në rajonin e Pogradecit, ndërsa fitues, dolën forcat ushtarake franceze dhe italiane.

Me rënien e Manastirit, ndodhën ndryshime edhe në Korçë, që varej nga Manastiri. Në këtë qytet, hynë si pushtuese forcat e ushtrisë franceze, të cilat gjetën forcat pushtuese greke.
Për rrjedhojë, Korça rezultonte e pushtuar nga grekët dhe francezët, ndaj lëvizja popullore, filloi të riorganizohej më fuqishëm se më parë. Me iniciativë të parisë korçare dhe të kryengritësve të drejtuar nga Themistokli Gërmenji, më 10 dhjetor 1916, u bë një marrëveshje dhe u nënshkrua një traktat me komandën ushtarake franceze.

Sipas kësaj marrëveshjeje, u vendos armëpushim me ushtrinë franceze dhe fillimi i bashkëpunimit me francezët me dy kushte kryesore: Të largoheshin forcat e ushtrisë pushtuese greke nga Korça dhe të shpallej Krahina Autonome e Korçës. Kjo marrëveshje u zbatua, forcat ushtarake pushtuese greke, u larguan nga Korça.

Ikja e francezëve

Komanda ushtarake franceze, sipas dokumenteve të kohës, qëndroi në Korçë deri në maj të 1920. Kishte mbaruar lufta. Komanda ushtarake që kishte vepruar në Korçë, u shpreh e gatshme të tërhiqte edhe eshtrat e ushtarëve të vrarë në luftë. Përsëri drejtues të qytetarisë korçare u shprehën: “Ata vërtetë janë ushtarë të Francës, por populli i Korçës, nderon kujtimin e tyre, sepse gjatë Luftës nga sundues, u bënë bashkëpunëtorët dhe ndihmësit tanë, ndaj lërini të prehen këtu”!

Qeveria franceze e miratoi këtë kërkesë. Kryqet e këtyre varreve, vite më pas, u sollën nga Selaniku. Këta kryqe janë edhe sot, edhe pse kanë rreth 80 vjet që janë vendosur. “Varrezat e ushtarëve të Francës në Korçë, kanë qenë, janë dhe do të jenë një buqetë me lule, që nuk vyshket kurrë. Ato asnjëherë nuk janë lëvizur, edhe pse qyteti dhe vendi ynë ka kaluar rrebeshe të mëdha, kujdesi për këtë varrezë nga brezi në brez kurrë nuk ka munguar”, – shprehet Lefter Pepo

Fodulli: “I mbrojta me armë varrezat në 1997-ën”!

Kujdestar i varreve franceze në Korçë, ka qenë Demir Kamenica, ndërkohë që breza të tjerë, kanë shërbyer më pas në to. Gjatë trazirave të marsit 1997, Seferi mori një automatik dhe me të në dorë, rrinte netëve tek varreza. “I ruaja sepse kishte njerëz të këqij, që mund të vinin të merrnin kryqet prej mermeri, të shkulnin kangjellat, të dëmtonin lulet dhe farishtet e tyre”.

Në vitet e demokracisë, Seferi ngriti dy shtiza për flamujt dhe sërish filloi që çdo mëngjes, të ngrinte pranë tyre flamurin francez dhe atë shqiptar. Mandej fillonte punën me merakun që çdo skutë e varrezave, të qeshte, të lulëzonte. Atje i gjeje lulet e të gjitha llojeve. Vitet e fundit mbante pranë edhe të birin, Alfredin, të cilit i mësoi zanatin e bahçevanit.

Breza kujdestarësh

Varrezat gjithmonë kanë qenë nën kujdesin e pushtetit vendor të qytetit. Pas Demirit, – vazhdon të tregoi Pepo, – në to shërbeu bahçevani Areto Sotiri dhe pas tij, nipi i Demirit, Sefer Fodulli. Ky i fundit, e filloi punën kur ishte djalë i ri dhe u largua kur doli në pension. Tani është rreth 75-vjeç. Në shtëpinë e tij, ruan si relike të rrallë, një flamur francez.

Seferi ka shërbyer në një kohë të vështirë tek këto varreza, atëherë kur Sigurimi i Shtetit, kontrollonte çdo skutë të vendit. “Punoja çdo ditë që asaj varreze të mos i vyshkeshin kurrë lulet, që trëndafilat të lulëzonin pa reshtur, që karafilat e të gjitha ngjyrave të lëshonin aromën e tyre deri tutje. Kur qyteti flinte, afër mesnatës, unë shkoja dhe ujisja lulet, sepse ajo ishte koha më e përshtatshme.

Më diktuan oficerët e Sigurimet të Shtetit dhe më ruanin se mos unë bëja natën punë të këqija. Kur u bindën se ishte një përkujdesje për lulet, më këshilluan që të mos shkoja më natën, sepse mos më ndodhte ndonjë gjë. S’kisha ç’të bëja, u binda. Në vitet e monizmit veç meje, askush nuk shkelte në ato varreza.

Më 11 nëntor, në Ditën e Përkujtimit të të Rënëve të Francës, vinte ambasadori francez, me të shoqen, vendosnin në memorial lule, nderonin dhe largoheshin në heshtje. Rreth e rrotull gjithçka përgjohej nga oficerët e Sigurimit të Shtetit, se mos unë iu thoja ndonjë fjalë, se mos ata më jepnin ndonjë gjë. Për të mos pasur telashe, u rrija larg”, – tregon ai. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur drejtësinë te ne e mbron populli dhe partia, ç’na duhen avokatë borgjezë, si Suat Asllani ose Koço Dilo, që të mbrojnë një kriminel...”?!/ Fjala e Enverit në Byro, kur suprimoi ministrinë e Drejtësisë

Next Post

“Më 2 tetor 1948, çeta ra në përpjekje në Kamçisht, ku u vra toger Xhezo Makashi, shefi i Sigurimit të Tepelenës dhe më pas, ata u drejtuan nga Berati...”/ Historia e panjohur e kryengritjes së Zhapokikës

Artikuj të ngjashëm

“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën
Dossier

April 23, 2026
Fotografi me pamje nga qyteti i Korçës në vitet 1910-1940
Dossier

“Qeveria greke nisi t’u jepte rroga edhe hoxhallarëve, që ata të flisnin mirë për Greqinë dhe ata i morën, se ndryshe merrnin…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914 – ën

April 24, 2026
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Hrushovi thoshte për udhëheqësit shqiptarë, sidomos për Enver Hoxhën kryeministrin Shehu dhe ministrin Balluku, se; ‘ata janë më keq se egërsirat’, …”/ Libri i historianit irlandez

April 23, 2026
“Në fshatrat e tyre mbërritën ushtritë greke; një lukuni egërsirash, të etura për gjak e plaçkitje, ishin mbledhur gjithë varfanjakët e Greqisë dhe mësynin myslimanët…”/ Libri i studiuesit nga Korça

April 22, 2026
“Mbreti Zog i ka dërguar një mesazh të gjithë diplomatëve shqiptarë jashtë vendit, duke përfshirë edhe Uashingtonin, ku thotë se…”/ Shkrimet e panjohura të shtypit botëror, për 7 prillin ‘39

“15 faktet me argumente historike dhe dokumente arkivore, që vërtetojnë se Enver Hoxha është një kriminel lufte…”/ Refleksionet e dy drejtuesve të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit

“Më 2 tetor 1948, çeta ra në përpjekje në Kamçisht, ku u vra toger Xhezo Makashi, shefi i Sigurimit të Tepelenës dhe më pas, ata u drejtuan nga Berati…”/ Historia e panjohur e kryengritjes së Zhapokikës

“Më 2 tetor 1948, çeta ra në përpjekje në Kamçisht, ku u vra toger Xhezo Makashi, shefi i Sigurimit të Tepelenës dhe më pas, ata u drejtuan nga Berati...”/ Historia e panjohur e kryengritjes së Zhapokikës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme