• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, January 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Ata fiksuan imazhet e para të fotografisë shqiptare, figurat e pavarësisë, por emrat e tyre njihen fare, pak, pasi vdiqën në mjerim, apo azilin e pleqve, si…”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të celuloidit

Nga Fatmira Nikolli  

Memorie.al / Fiksuan imazhet e para fotografike shqiptare, figurat e pavarësisë, heronjtë sa qenë gjallë, ritet e harruara- por emrat e tyre njihen pak. Vunë gurët e artit të fotografisë, por patën edhe fate të trishta. Kristo Sulidhi (1858 – 1938) / Perikli Kaçauni (1870 – 1940) / Dhimitër Vangjeli (1872 – 1957) / Vani Burda (1875 – 1949) / Kristaq Sotiri (1883 – 1970) / Petro Dhimitri (1886 – 1953) / Thimi Raci (1886 – 1966) / Mandi Adham Koçi (1912 – 1988). Një ekspozitë unike që sjell bashkë krijimtarinë e tetë fotografëve të parë shqiptarë në imazhe që përcjellin momente nga jeta politiko- shoqërore e juglindjes së Shqipërisë.

Ishte Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” që bëri bashkë ’emrat e harruar’ në një ekspozitë të kuruar nga Gjergj Spathari, që u organizua në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës, Bashkinë e Kolonjës, Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Lidhur me këto, po sjellim më poshtë pjesë nga jetëshkrimet e tetë fotografëve, imazhet e të cilëve u shfaqen në atë ekspozitë.

Kristo Sulidhi

Gjithashtu mund të lexoni

Gegnishtja dhe liria e asocimit: nji paradoks shqiptar!

“Gjon Mili punoi si fotoreporter e gazetar, sidomos në revistën e njohur ‘Life’, ku arriti të vizitonte vende të ndryshme dhe…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të famshëm me origjinë shqiptare

Ishte fotograf dhe shkrimtar i shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të. Ka lindur në fshatin Marjan të rajonit të Oparit (Maliq në Korçë). Emigroi në Greqi ku shkroi në “Javën” e Anastas Kullurioti “Zëri i Shqipërisë”.

Ai u kthye në Shqipëri dhe punoi në Korçë si fotograf. Një nga fotot e tij më të rëndësishme është ajo që dokumentonte shkollën e parë shqipe, e hapur në vitin 1887.

Shuli është, gjithashtu, i njohur për fotografinë e shumë njerëzve të përfshirë në lëvizjen Rilindja, siç janë luftëtarët e njohur të lirisë Shahin Matraku dhe Kajo Babjeni, duke u bërë kështu një nga propagandistët e lëvizjes.

Më 1892 Shuli shkoi në Shkodër për t’u takuar me Kel Marubi dhe Kolë Idromeno, me të cilët ndau përvojën e tij. Shuli ishte kunati i fotografit të mirënjohur shqiptar Kristaq Sotiri, i cili ishte ish-nxënës i Shulit. Kristo Shuli u dekorua pas vdekjes nga qeveria shqiptare për aktivitetet e tij patriotike.

Perikli Kacauni

Pero (emri i plotë, Perikli) Kaçauni, është lindur në fshatin Dardhë të Korçës në vitin 1880. Në qytetin Odesa (Rusi), Peroja mësoi fotografimin, natyrisht duke filluar punën si çirak në dyqanin (ateljen fotografike) e ndonjë rusi.

Kur mendoi se e njihte fotografimin e mund të punonte i pavarur, në kapërcyell të shekujve XIX-të dhe XX-të, kthehet në vendlindje (Dardhë), ku nisi ta ushtronte mjeshtërinë e re e, disi të veçantë për të siguruar jetesën.

Ai fotografon edhe ngjarje të veçanta në fshat me karakter fetar, shoqëror e kulturor si piknikë e shfaqje teatri, Ujin e Bekuar (6 janar), martesa, funerale, lindje, shkrepje të porositura, por edhe të pa kërkuara nga personazhet e fotove të tij.

Peroja fotografoi në fshat deri në vitin 1910 ku iku në SHBA-ës. Pero Kaçauni, është ndarë nga jeta në Boston në vitin 1949, ku edhe kishte çelur atelienë e tij.

Dhimitër Kristo Vangjeli

Ishte fotograf shqiptar nga fshati Prodan të rrethit Kolonjës. Në sajë të pasionit të tij për fotografinë, brenda një kohe të shkurtër e shndërroi dyqanin në një laborator fotografik, por jo studio, që sipas trashëgimtarëve e ka zanafillën që në fillimet e 1900-ës.

Me pasionin e vizionin e fotografit dhe si njeri që e dashuronte punën e profesionin që kishte përzgjedhur, Vangjeli me aparatin fotografik në krah, shëtiti në të gjithë fshatrat e Kolonjës, duke u shndërruar në një person të njohur e të dashur për bashkëkohësit e tij.

Si fotograf shëtitës, është ndër të paktët që ka në qendër të fotografisë jetën e pothuajse gjithë fshatrave me të gjitha ciklet e jetës, që nga lindja, pagëzimi, martesa deri edhe tek ceremonitë mortore. Fotot e tij janë pasqyrim i saktë i gjendjes së Kolonjës në gjysmën e parë të shekullit XX-të.

Kristaq Sotiri

Që në 1922 punon si fotograf dhe dallohet për portretin. Ai punoi gjithë jetën e tij në Korçë. Brenda objektivit të aparatit të tij kanë nëpër kaluar imazhet e shumë njerëzve të qytetit të Korçës dhe krahinave përreth, të njohur e “me grada”, por edhe të panjohur, lypsarë e endacakë e, shpesh shumë dhëndurë e nuse të reja ditën e martesës.

Nxënës i Sulidhit, i cili emigroi në SHBA-ës në 1923 dhe punoi si fotograf në New York dhe Los Angeles. Të njëjtin vit 1923 ai u kthye në vendlindjen e tij Korçë dhe me piktorin Vangjush Mio, hapi studion Sotiri.

Vani Burda

Në moshë të re, Burda shkoi në Rumani, Bukuresht, në Egjipt dhe për një kohë të shkurtër në Stamboll. Në Rumani hapi atelienë e vet fotografike, duke qenë shumë aktiv në koloninë shqiptare të atjeshme. Me grupin e delegatëve të kolonisë shkoi në Vlorë, me rastin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.

Në rrugëtimin drejt Vlorës, Burda fiksoi një moment të këtij udhëtimi historik, ku delegatët janë duke pushuar me armë në dorë nën një ullishte dhe në sfond është flamuri me shqiponjën dykrenore.

Më 1920, u kthye në Korçë, ku hapi studion e vet fotografike. Fondi i këtij fotografi gjendet i shpërndarë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe në koleksione private.

Vani Burda, autori i fotos së Ismail Qemalit, stampuar në kartëmonedhat 500 lekëshe që përdorim sot, pa dyshim ka një meritë të madhe në ruajtjen e imazhit të figurës më të shquar të pavarësisë së Shqipërisë. Vdiq në mjerim ekonomik, cigareshitës në një kioskë në qendër të qytetit.

Petro Dhimitri

Lindi në vitin 1886 në qytetin e Korçës. I njohur si “Petro fotografi” apo “Petro shqiptari”, me pushkë dhe aparat në dorë shëtiti gjithë jugun e Shqipërisë madje zhvilloi aktivitetin e tij patriotik edhe në veri të vendit.

Petro Dhimitri u formua si fotograf në Stamboll. Ka punuar atje në një studio fotografike. Zhvillimi i fotografisë në Turqi ishte i fokusuar në fotografinë dokumentare dhe kjo ndikoi në formimin e Dhimitrit.

Dhimitri ka fotografuar aktivitete të rëndësishme në jetën shoqërore shqiptare. Ka fotografuar edhe autoritetet franceze të qeverisë autonome të Korçës, që është fotoja e vetme e tyre. Ka fotografuar Abdyl Frashërin dhe Princ Vidin. Petro Dhimitri na solli të vetmin imazh të momentit më të rëndësishëm historik, atë të kremtimit të 1-vjetorit të Pavarësisë.

Thimi Raci

I lindur me 1886, ishte një fotograf shqiptar i cili punoi kryesisht në vitet ’20-të dhe ’30-të në fshatin Dardhë afër Korçës. Në moshën 15-vjeçare emigroi në Rumani për punë, si shumë shqiptarë të atyre zonave. Pas kthimit në Shqipëri punoi teneqexhi në Korçë, para se të kthehej në fshat.

Mjeshtërinë e fotografit e mësoi nga Pero Kaçauni, i cili emigroi në Amerikë në vitin 1910 dhe i la Thimit të gjitha pajisjet e fotografimit. Një vit më vonë, në fshatin Dardhë kishte një dyqan me tabelën “Thimi Ratsi – teneqexhi dhe fotograf”

MAK (Mandi Adham Koçi)

Një nga ata që jetoi në tre regjime dhe u burgos nga të tria.
Lindi në Voskopojë, Korçë, më 12 janar 1912. Mësoi në liceun e Korçës në fillim të viteve ’30-të. Në vitin 1933 shkon në Greqi, ku mëson mjeshtërinë e fotografisë. Në 1936 kthehet në Korçë dhe hap të parën studio fotografike dhe elektrike.

Është autor i fotove që pasqyrojnë demonstratën e bukës në Korçë në vitin 1936. Merr pjesë në luftën Nacional Çlirimtare, më 1943 arrestohet, burgoset dhe internohet nga italianët në Porto Palermo dhe më pas në Poncia, Itali.

Pas çlirimit, më 1945, punon si përgjegjës laboratori në ATSH-së. Në vitin 1947 çel një ekspozitë fotografike në Moskë, Rusi. Po në këtë vit, MAK-u dërgohet në Moskë për t’u përgatitur si drejtues i Kinostudios që do të inaugurohej në vitin 1952. Atje martohet me rusen Rozalia Kozakova.

Në vitin 1960, MAK-u përjashtohet nga Kinostudio, arrestohet nga Sigurimi i Shtetit dhe dënohet me 20 vjet burg. Akuza: “Bashkëpunim me një spiune polake, e cila i sjell një letër nga e bija në Bashkimin Sovjetik. Lirohet nga burgu në 1980 dhe vdes i vetmuar në azilin e pleqve, në vitin 1982. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me urdhër direkt të Myzafer Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin...”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit

Next Post

“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator...”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit

Artikuj të ngjashëm

Gegnishtja dhe liria e asocimit: nji paradoks shqiptar!
Art & Kulture

Gegnishtja dhe liria e asocimit: nji paradoks shqiptar!

January 6, 2026
“Gjon Mili punoi si fotoreporter e gazetar, sidomos në revistën e njohur ‘Life’, ku arriti të vizitonte vende të ndryshme dhe…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të famshëm me origjinë shqiptare
Art & Kulture

“Gjon Mili punoi si fotoreporter e gazetar, sidomos në revistën e njohur ‘Life’, ku arriti të vizitonte vende të ndryshme dhe…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të famshëm me origjinë shqiptare

January 5, 2026
“Unë isha bërë ‘kontrabandist’ poezie, arrita t’i nxjerr fshehurazi nga burgu, gjatë takimeve me nënën, vëllezërit…”/ Dëshmia e Visar Zhitit në Universitetit Illionis të SHBA-ës, i ftuar te “Klinika e Poezisë”

December 27, 2025
“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in
Art & Kulture

“Sapo vdiq babai në 1981-in, mua dhe vëllait Albertit, na njoftuan të dorëzojmë kostumet e fanfarës dhe të mos shkonim më në koncerte…”/ Dëshmia e të birit të Gjergj Bushit, muzikantit të njohur durrsak

December 23, 2025
“Kur ishin kapërcyer momentet më të vështira, zbatuesit e projektit u gjendën para të papriturës, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e inxhinierit që u përball me Manush Myftiun, për ndërtimin e 15 – katëshit

December 19, 2025
“Gjatë vendosjes së memorialit, ciceroni Gabrile, ish- i mbijetuari nga ai kamp shfarosës, na tregoi se shqiptarët e burgosur aty…”/ Dëshmia e specialistit që vuri skulpturën e Paskalit në Mathauzen

December 18, 2025
Next Post
“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator…”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit

“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator...”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme