• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, February 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Asllani Lici duke ec topall e, mbas tij me kapadaillëk Pali Melyshi, iu drejtuen priftnve të lidhun; ecni, more këlysh të Papës, se tash…”/ Si i mbytën në gropën e nevojtores dy klerikët e njohur, në 1948-ën

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
“Dul Rrjolli, që ishte kryetari i Degës së Mrendshme të Vlonës, më tha; Hin në nji punë, çil familje e, jeto si të gjithë njerëzit se, si klerik, ke me dekë, tue shtri dorën si lypsar dhe…”/ Kujtimet e fratit të famshëm
“Kur Profesor Jup Kastrati, i kujtonte At Justin Rrotës, fjalët që Maksim Gorki i drejtonte Kalluzhnij-t, i cili e inkurajonte ta botonte ‘Makar Çudra’-n, ai i thoshte…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
“Në burgun e Gjakovës, serbo-malazezët i kërkuan At Luigj Palajt, të mohonte fenë dhe identitetin kombëtar, por ai s’pranoi e, ata e rrahën me shkopinj…”/ Shpallja e dy martirëve nga Papa Françesku
“Në dimrin e vitit 1945, mora nji letër nga Padër Antoni Harapi, me anë të zotit të shtëpisë që e mbante të mshehun, ku më thoshte;…”/ Dëshmia në gjyq e Padër Mark Harapit, 12 dhjetor, 1946
At Donat Kurti
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948

Nga Daniel Gazulli

Memorie.al / At Marin Sirdanin e kam njohë aty nga fundi i vitit 1959, ose fillimi i vitit 1960, kur doli nga burgu për të dytën herë. Jetonte tek Kuvendi i Arrës së Madhe, pranë mikut të tij, gjuhëtarit të shquem At Justin Rrota, udhëheqësit tim shiprtnor. Ishte i ndërgjegjshëm se nuk do ta kishte të gjatë, sepse kishte dalë nga burgu i dërrmuem nga tuberkulozi. Ky historian i shquem, mbas daljes nga burgu nuk shkroi ma. Merrej me sistemimin e shkrimeve të vjetra dhe i linte ndonjë porosi At Justinit, me shpresë se ky do të jetonte gjatë, po vdiqën të dy në ma pak se dy vjet, më 1962 e, 1964.

Kisha lexue atëherë studimin e tij “Për çka e fajësojnë Skënderbeun”, po isha shumë i ri e, shumë gjana nuk isha në gjendje me i kuptue. Më kishte thanë At Justini: “Asht historiani ma i mirë që kemi”. U deshtën vite e vite që të kuptoja se At Marin Sirdani, ashtu si edhe vëllai i tij Dom Aleksandër Sirdani, ishin ndër yjet ma të ndritshëm në qiellin shqiptar e, se asnjë re e zezë apo e kuqe, nuk do të mund të errësojë dritën e tyne ndër shekuj.

Marini ishte ma i madhi i vëllazënve. Kishte lindë më 1885 në Bogën e largët e, me natyrë të ashpër, në një familje fisnike, e njohun edhe në treva të tjera të Veriut. Baba i tyne, Daka, e humbi herët të shoqen e mbet i vej, e dy vëllaznit jetimë: Marini ishte vetëm shtatë vjeç, Aleksandri dy vjet ma i vogël. I ati, që nuk desht të martohej ma, iu kushtue rritjes së fëmijëve. Boga e ashpër dhe e vorfën, konfliktet ballkanike që kishin shpërthye në të katër anët, e banë edhe ma të vështirë jetën e familjes Sirdani.

Gjithashtu mund të lexoni

“Te libraria e Alizotit mblidheshin mjaft intelektualë të njohur, si doktor Vasili i Madh, L. Dilua, P. Çuka, B. Harxhi, A. Shehu, S. Kufoi etj., njerëz të penës dhe …”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur nga Gjirokastra

“Nost janë t’ardhun nga Greqia e, fisi asht ndamë në tri degë, ku njana e ruejti mbiemrin e vjetër e, dy të tjerat e ndërruan, njana ‘Shuteriqi’ e, tjetra…”/ Zbulohen letrat e panjohura të Lef Nosit

Boga, e gjendun nën pushtimin osman e nën trysninë e Malit të Zi, që, i përkrahun nga Serbia e Rusia, kërkonte territore të reja në dam të fqinjëve, i kishte kthye malësorët në atë gjendje, sa me të vështirë me mbijetua. I gjendun në këto rrethana, Dakë Sirdanit iu desh ta linte fshatin e tij dhe u strehue në Guci, ku kishte miq e të afërm e ku, gjithsesi, jeta ishte pak ma e mirë. Me ndihmën e meshtarit të atjeshëm e të afërmve, arriti t’i çonte djemtë në shkollë, në Shkodër, ku së bashku kryen shkollën fillore.

Mbas kësaj, dy vëllaznit morën drejtime të ndryshme, por rrugë të njëjtë: atë të meshtarisë. Marini, si kreu edhe shkollën e mesme në Kolegjin Françeskan (apo Liceun e Fishtës, si i thonin shkodranët), zgjodhi Urdhrin e Shën Françeskut. Mbasi vijoi studimet e nalta në Gratz të Austrisë, në vitin 1916 kthehet në Atdhe dhe shugurohet meshtar.

Aleksandri, vëllai i vogël, vijoj edhe ai Kolegjin në Shkodër, por atë të Severianëve, që ishte çelë e mbahej nga jezuitët. Studimet e nalta, ashtu si edhe i vëllai, i vijoj në Austri, në Insbruk, qendër e rëndësishme albanologjie, ku studjuen, ndër të tjerë edhe Eqrem Çabej, At Anton Harapi, Dom Nikollë Gàzulli, dhe po në të njëjtin vit, pra me 1916, u shugurua edhe ai meshtar, por në Urdhnin e Jezuitëve.

Ishin kthye të etun t’i shërbenin Atdheut në të gjitha fushat ku ata kishin mundësi e përgatitje. Në atë periudhë (e pse jo edhe sot), edukimi fetar kishte një përparësi të veçantë, pse pesë shekuj robni osmane kishin damtue gjithçka në trojet e Kastriotit, veçanërisht besimin e krishtenë, jo që, si na e ka lanë Frang Bardhi, “ku shkel kamb’ e turkut, aty nuk mbin ma bar”.

Vitet e para të meshtarisë At Marini shërbeu në Mirditë e në Dukagjin, kohë e zona në të cilat ai do t’i shfrytëzonte për botimin pak vite ma vonë, të veprës “Skënderbeu si mbas gojëdhënave”.

Qysh në fillim ai dëshmoi një vullnet të rrallë e një horizont kulturor të pashoq, prandaj në vitin 1922 e thërrasin në Shkodër, pranë Kolegjit Françeskan, e ku bashkë me At Gjergj Fishtën e Imzot Vinçenc Prendushin, e shumë intelektualë të shquem të Shkodrës, çelin të parin lice me cikël të plotë, i quejtun ‘Liceu Klasik’, që i dhanë emnin “Illyricum”.

At Marini jepte aty Histori dhe Doktrinë të Krishtenë; në të njëjtën kohë u ba strumbullari i një rrethi intelektualësh të rijë shkodranë të fushave të ndryshme, që shpejt do të jepte një ndihmesë që i ka të rralla shoqet në historinë e kulturës kombëtare. Profesori i dijtun u emnue mbas pak Drejtor i Gjimnazit.

Ndërkohë shkruen veprat; “Për historinë kombëtare”! “Shqipnia e Shqiptarëve”, “Vepra kombëtare e Françeskanëve”, si dhe legjenda që sot janë në thesarin e kësaj lame në revistat “Hylli i Dritës” e “Leka”, ashtu edhe në shumë gazeta të kohës, pse ai kishte aftësinë e rrallë të komunikonte me të gjitha shtresat, ashtu edhe me intelektualë të prejardhjeve të ndryshme krahinore e fetare.

Në kohën kur u ba edhe Dekan i Kuvendit të Françeskanëve të Lagjes “Arra e Madhe” në Shkodër, dëshmoi interesim të jashtëzakonshëm e aftësi po të tilla në komunikimin me të rinjtë, tue tregue interesim e tue ba deri sakrifica, që ma se një herë i hapen edhe telashe, për arsimimin dhe edukimin e të rinjve. Tipizuese e rolit dhe e vlerave të tij si edukator do të mbesin fjalët e At Fishtës: “Rinia e Shkodrës, nuk e di ende ç’personalitet i shquem gjendet në mes tyne”.

Asht thanë edhe nga të tjerë se At Marin Sirdani ka qenë një ndër historianët tanë ma të dijtun, sidomos një historian që ende nuk i ka ardhë këtij Vendi për paanësinë e analizës shkencore historike, një metodist që për fat të keq nuk u muer shembull nga ata që ma vonë do ta zhbanin historinë. Por ende ndoshta janë të paktë ata që e dinë rolin që luejti At Marin Sirdani në bisedimet e vështira, të pabesa, në mes Shtetit komunist dhe Kishës Katolike.

Përgatitja e tij e gjithanshme, vendosmëria dhe kthjelltësia se, sidoqoftë, duhej shpëtua Kisha Katolike Shqiptare, i vuni ma se një herë në vështirësi ata të Komisionit Qeveritar të kryesuem prej vetë Mehmet Shehut, aq sa, për të heqë qafe një bashkëbisedues të vështirë, e futen në burg për të dytën herë, me akuzën (e paprovueme as me falsifikime në gjyq), se kishte ba përpjekje me u lidhë me Vatikanin.

Vëllai ma i vogël, Dom Aleksandër Sirdani, që përshkoj gjysmën e Maleve tona si meshtar, iu përkushtue si pak kush mbledhjes së pasunisë shpirtnore kombëtare: legjendat, mitet, përrallat, fjalët e urta, traditat, deri tek besëtytnitë e lashta që ndesheshin ende nëpër malësi.

Bashkë me miqtë e tij, At Donad Kurti e Don Nikollë Gàzulli, ata, porsi bleta nektarin, mblodhën një pasuni shpirtërore të popullit tonë, që do të përbante një korpus të vërtetë etnografik, pavarësisht se, si shumë punë të tij, të të vëllait, të At Justin Rrotës, të At Donad Kurtit, të Don Nikollë Gàzullit, do t’i shfrytëzonin pikërisht katilët e tyne për të marrë me to grada shkencore.

Megjithatë, me gjithë masakrimin, djegien e humbjen e një pjese të mirë të dorëshkrimeve, vetëm me sa ka lanë të botueme nëpër revistat e kohës, ai mbetet një prej etnografëve ma të mirë të vendit tonë.

Por ja që me datë 26 korrik 1948, Dom Leka, si e thërriste populli, i mbushun me mllef për çka po ndodhte, por edhe me një besim gati biblik, në meshën e së dielës, atje në Bogën e tij, u tha besimtarëve: “Vëllazën e motra, nji re e zezë na ka mbulue, por mos u trembni, sepse edhe ajo do të kalojë e një re e bardhë do të vijë përsëri e, na do të dalim përsëri në dritë si gurët e lumit mbas shiut, kur dielli i shkëlqen”, tue huazue vargun e famshëm nga Eposi ynë i artë i Kreshnikëve.

Fjalë profetike, por që për fatin e keq të këtij populli, u vërtetuen vetëm mbas 43 vjetësh kalvari të pashembullt. Ishin ato fjalë të dala nga goja e njenit që ishte i vetëdijshëm për rrjedhojat, por edhe i gatshëm për flijim, që banë të sulen drejt Bogës katilët e kohës.

Me 27 korrik 1948, tue gjetë si pretekst fjalët e predkut të një dite ma parë, e arrestuen, e tërhoqën rrëshqanës mbas kalit prej Boge në Koplik, sa arriti në burgun famëkeq të Koplikut pa këpucë e veladon, që nuk dallohej çfarë ishte, ku filluen mbi te, ashtu si edhe mbi meshtarë të tjerë, torturat ma çnjerëzore. Ja si e përshkruhen Fritz Radovani, vdekjen makabër te Dom Lekë Sirdanit e, të Dom Pjetër Çunit:

“Në muajin korrik të vitit 1948, kur po vinte me një biçikletë për në Shkodër (asht fjala për Dom Pjetër Çunin – D.G.), ndalohet në rrugë dhe përcillet në hetuesinë e Koplikut. Aty, siç më tregonte një ish-polic, S. N., gjen Don Aleksandrin dhe At Florian Berishën S.J., që masakrohen bashkë me shumë malësorë.

Priftnit torturoheshin ma shumë se të tjerët, – tregon ai. Nuk dinte pse, por jepej një urdhën: “Hyni në hu, edhe po ngordhën, mos u frigoni”! Askush nuk e dinte shkakun dhe as nuk guxonte me e kërkue, mbasi nuk i kushtonte asgjë Xhemal Selimit me të vra me të. Gropa e zezë ishte e hapun për cilindo!

Një ditë kishin shkue herët në Seksion (kështu quhej Policia e asaj kohe, Seksioni i Brendshëm – D.G.) Asllan Lici e Pal Mëlyshi. Xhemali po i priste në zyrë. Mbas një bisede të shkurtë, të tre bashkë kanë dalë e kanë dhanë urdhën me shkue tek birucat e Don Aleksandrit dhe Don Pjetrit, me i lidhë dhe me i nxjerrë mbas ndërtesës së Seksionit.

Për fat ky nuk e kishte pasë atë rrezik me zbatue atë urdhën, mbasi ishin caktue katër të tjerë. I kanë lidhë dhe i kanë nxjerrë nga një derë anësore. I kanë ba me ecë pak shpejtë edhe pse ishin mjaft të lodhun nga vuajtja.

Xhemali ka hy në zyrë, ndërsa Asllani e Pali kanë urdhnue policët me shkue tek stallat e kuajve dhe me marrë dy sfurqe të rijë dhe të fortë. Urdhri do të zbatohej por me mend nuk mund të gjendej çka duan me ba xhullinjtë. I sollën edhe cfurqit. Ka dalë i pari topall në topall Asllani e, mbas tij me kapadaillëk si gjithmonë Pali. Janë drejtue nga priftnit e lidhun tue u thanë: “Ecni, more këlysh të Papës, se tash do t’ju rregullojmë qejfin tuej, ju kujtoni se na mashtroni me ato zhargavinat tueja…!

Pse nuk tregoni me cilët kriminelë jeni të lidhun dhe u keni çue bukë ndër male”? Nuk kanë pritë përgjigje por janë drejtue nga një gropë gjirizi të nevojtores së Seksionit, që ishte gjithmonë e hapun. Kanë urdhnue me afrue priftnit tek gropa. Këta që po shihnin nga dritaret po mendonin se po u bëhej presion me tregue… por, papritmas Asllani i ka vue duert në gjoks Don Pjetrit dhe Pali, ka kapë përkrahut Don Aleksandrin dhe, tue ua sha Zotin me fjalët ma të flliqta, veç kur u kanë dhanë të shtymen të dyve e, kanë ra mbrendë në gropën e zezë.

Kur priftnit kanë marrë me u çue, xhelatët i kanë shty me cfurk për me i zhytë brenda, tue u thanë: “Hee… flisni…ku e keni atë Krishtin tuej…flisni…kështu do të jenë fundi i priftërinjve…A po e shihni kund Krishtin tuej, hee pisa pisash…”?

Mbi barrakën e gropës së nevojtores janë pa vetëm kindat e ndyme të dy veladonëve. Fytyrat nuk i ka pa ma kush. Xhullinjtë vazhdonin me i shty me cfurk derisa u zhytën mbrendë edhe trupat e pajetë të tyne. Mbas pak minutash priftnit u mbytën… Ata mendonin se bashkë me trupat e pajetë do të zhdukët edhe vepra e tyne…!

Shqipnia asht shumë e vogël për krime kaq të mëdha. Ka vende shumë ma të mëdha, që edhe ata kanë vuajt nën thundrën gjakatare komuniste, por krimet atje nuk janë kurrë në përmasat tona”.

Nuk due ta mundoj ma shumë lexuesin, edhe pse ka dëshmi të tjera edhe ma ngjethëse. Po edhe sa solla nga Fritz Radovani, mjaftojnë me pasqyrue shëmtimin e barbarinë e një sistemi, që shëmtoi gjithçka, aq sa sot e kësaj dite vazhdojmë të përjetojmë rrjedhojat e tij./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Shqipëri mbretëron uria dhe frika, që nga dita fatale, kur një grup agjentësh të ekzaltuar, hipotekuan Shqipërinë në kadastrën e Beogradit e Moskës...”! / Fjalimi i panjohur i Hasan Dostit në BBC, në 1950-ën

Artikuj të ngjashëm

“Te libraria e Alizotit mblidheshin mjaft intelektualë të njohur, si doktor Vasili i Madh, L. Dilua, P. Çuka, B. Harxhi, A. Shehu, S. Kufoi etj., njerëz të penës dhe …”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur nga Gjirokastra
Dossier

“Te libraria e Alizotit mblidheshin mjaft intelektualë të njohur, si doktor Vasili i Madh, L. Dilua, P. Çuka, B. Harxhi, A. Shehu, S. Kufoi etj., njerëz të penës dhe …”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur nga Gjirokastra

February 12, 2026
Sokrat Dodbiba, ministri i Financave që u bllokoi arin gjermanëve dhe vuajti 20 vite në Burrel / Dëshmia e Dr. Stringës, avokatit që e mbrojti në Gjyqin Special…
Dossier

“Nost janë t’ardhun nga Greqia e, fisi asht ndamë në tri degë, ku njana e ruejti mbiemrin e vjetër e, dy të tjerat e ndërruan, njana ‘Shuteriqi’ e, tjetra…”/ Zbulohen letrat e panjohura të Lef Nosit

February 12, 2026
“Kur profesori nga Vjena, Dr. Cetbauer, me librin e Enverit ‘Shënime për Kinën’ në dorë, i tha Alizotit; kush guxon t’ju jap më nuse ju, që keni ndarë tre gra, ai…”?!/ Dëshmia e rrallë e Dr. Adem Harxhit
Dossier

“Kur profesori nga Vjena, Dr. Cetbauer, me librin e Enverit ‘Shënime për Kinën’ në dorë, i tha Alizotit; kush guxon t’ju jap më nuse ju, që keni ndarë tre gra, ai…”?!/ Dëshmia e rrallë e Dr. Adem Harxhit

February 13, 2026
“Sekretari i I-rë i ambasadës sovjetike, shoku Vasil Siminev, bëri takim me mua këtu në Kryeministri dhe pasi më bëri 17 pyetje në lidhje me besimet fetare, unë…”/ Zbulohen dokumentet e rralla të vitit 1955
Dossier

“Sekretari i I-rë i ambasadës sovjetike, shoku Vasil Siminev, bëri takim me mua këtu në Kryeministri dhe pasi më bëri 17 pyetje në lidhje me besimet fetare, unë…”/ Zbulohen dokumentet e rralla të vitit 1955

February 11, 2026
Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”
Dossier

“Kur e takonim në burgun e Burrelit, ne katër fëmijët dhe nëna, Et’hemi na kërkonte të heshtnim, dhe sidomos mos t’i shkruanim asgjë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të dramaturgut të famshëm

February 11, 2026
“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t
Dossier

“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t

February 12, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme