Nga Zhirajr Mokini
(Mjek në Paris)
Memorie.al/Përshkallezimi i konfliktit mes Azerbaixhanit dhe Armenisë, ku arsyet qëndrojnë nga të dyja anët por dezinformimi është i jashtëzakonshëm, bën të nevojshme të rikujtohen disa fakte historike për lexuesit dhe politikën shqipëtare, të cilët ndodhen të përfshirë edhe në çështjen kosovare dhe atë çame. Faktet që do paraqesim mund të vertetohen lirisht nga çdokush.
- Artsakh është një krahinë historike e Armenisë me sipërfaqe prej 11.000 km.2. Emri vjen nga Ardashes, një mbret armen i shek. II, ndërsa Karabakh është emërimi turk dhe persian që do të thotë “kopësht i zi”. Nagorno vjen nga rusishtja dhe do të thotë “malor”. Ajo ndodhet në Kaukazin jugor dhe është e banuar sot nga 150.000 persona, të cilët janë ende kryesisht armenë. Çdo dëshmi historike, kulturore, arkitektonike etj., lidhur me Artshakh-un është armene.
- Pas Luftës së Parë Botërore krahina kaloi nën Bashkimin Sovjetik (BS) ku në 1921 Stalini ja dhuroi Azerbaixhanit. Në vitin 1923 u krijua Oblasti Autonom i Nagorno Karabakhut (OANK), i caktuar Azerbaixhanit. Kjo praktikë e caktimit të territoreve pa marrë parasysh etninë e banorëve, është akoma arsye për konflikte të pazgjidhura mes shtetëve pas-sovjetikë e paskomunistë. Vitet nën Azerbaixhanin, qenë të ngarkuara me diskriminim dhe urrejtje ndaj armeneve.
- Në fund të viteve ‘80 filloi shpërberja e pandalshme e Bashkimit Sovjetik. Armenët e Karabakhut kërkuan me insistencë shkëputjen nga Azebaixhani dhe kjo u mbështet nga një rezolutë e Parlamentit Europian në 1988. Pas shkëputjes se Lituanisë në mars 1990, në kuadrin e politikës se Perestrojkes dhe Glasnost-it, për të favorizuar shkëputjen në mënyrë demokratike të popujve që kishin përjetuar një bashkjetesë të detyruar dhe për të evituar konfliktet, u miratua ligji i BS “Norma mbi shkëputjen e një republike nga BS”, datë 03.04.1990, (Regjistri i Kongresit të Deputëve të Popullit të BS dhe Sovjeti Suprem i BS, N. 13, fq. 252).
Neni 1 lejonte shkëputjen e republikave sipas vullnetit popullor të marrë nëpërmjet një referendumi dhe të miratur nga Sovjeti Suprem i BS. Azerbaixhani ndoqi ketë rrugë dhe me 30.08.1991 u shkeput nga BS. Më 18.10.1991 Azerbaixhani konfirmoi pavarësinë dhe publikoi një akt kushtetues.
Neni 2 i kushetutës së re përcaktoi shtetin e ri si pasardhës juridik i republikës së parë azerbaixhanase (28.05.1918-28.04.1920) dhe mohoi rrënjësisht ç’do eksperiencë të shtatë dekadave të periudhës sovjetike, duke i quajtur kolonizim. Duke qënë se republika e parë jetoi deri në 1920, ndersa OANK ju caktua Azerbaixhanit të përfshirë në BS në 1921, në mënyrë implicite kushtetuta e Azerbaxhanit hoqi dorë nga çdo e drejtë mbi OANK i cili nuk u bë pjesë e Azerbaixhanit të ri.
Nga ana tjetër Neni 3 i ligjit sovjetik, lejonte që në rastin kur një Republikë (si Azerbaixhani) shkëputej por përmbante republika të tjera ose krahina autonome (si OANK) ku minorancat etnike përbënin maxhorancë në territorin autonom, këto mund të vleresonin në menyrë të pamvarur nëse do të ndiqnin Republiken, apo të qëndronin në BS, ose të vendosnin statusin juridik të shtetit të tyre. Armenët e ANK, të vetmit në BS, aplikuan ketë ligj.
Me 02.09.1991 OANK, shpalli shkëputjen nga Sovjeti i Azerbaixhanit dhe BS dhe lindjen e Republikës së Nagorno Karabakh-ut. Në referendumin e 10.12.1991 shumica armene vendosi për vetdeterminimin si status juridik të shtetit. Ky fakt vijoi me vetëshpalljen e pavarësisë në 6 janar 1992. Vendimi i anulimit të pavaresise së ANK nga Këshilli Suprem i Azerbaixhanit me 29.11.1991 u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e BS me 28.11.1991 sepse cënonte të drejtat e Republikes së Re. Më 26.12.1991 bie BS.
- Përgjigja e Azerbaixhanit qe një luftë, e filluar me 31.01.1992, e cila mori trajtat e një spastrimi etnik dhe kulturor kundër armenëve. Në maj 1994 fitorja e armenëve detyroi firmën e një armëpushimi i cili vazhdimisht është shkelur kundër rezolutave 822, 853, 874, 884 te OKB-së sidomos nga Azerbaixhani si deri pak ditë më parë. Pas dy javësh luftë u sqarua roli i Azerbaixhanit në fillimin e konfliktit, i cili nuk mund të lindte nga një agresion i armenëve të cilët kanë vetëm interes të ruajnë paqen dhe lirinë e fituar me gjak. Po ashtu, situata gjeografike detyroi armenët ne luftën e 1992-‘94 të rrethonin AKN me territore azerbaixhanase dhe ata nuk do kishin interes të tërhiqnin vëmëndjen mbi këtë fakt.
- Një rol të veçantë ka Turqia, e impenjuar në zgjerimin e saj neootoman dhe panturkist, duke shtyrë haptazi e mbështetur Azerbaxhanin në luftë. Në fakt, nga ana gjeografike, Armenia është pengesa e fundit ndaj bashkimit të vendeve turkfoles, bashkimi i të cilëve me në krye Turqinë përbën një plan gjeopolitik të vjetër por aktual. Nga ky fakt, bashkë me arsye të tjera etnike e historike, rrjedhon kryerja e Genocidit Armen ne 1915 dhe tentativa e vazhdueshme e Turqisë për të eliminuar Armeninë. Kjo gjë ka detyruar Armeninë të varet nga Rusia, e cila e mbron për arsye gjeopolitike. Po ashtu vlen të kujtohet se me Traktatin e Sevrës fuqitë perëndimore, pas eksperiencës pesëqinvjeçare të shënuara nga luftëra të vazhdueshme, kishin vendosur të dobësonin përfundimisht Turqinë (humbëse të luftës) duke e ndarë atë dhe duke i dhenë një pjesë te mirë të teritoreve Armenisë që rezultonte fituese, Greqisë dhe Italisë. Kjo është një nga arsyet madhore për të cilën Turqia nuk do ta njohë Genocidin Armen dhe kërkon eliminimin e saj si shtet.
Sot ANK përbën një shtet “de facto”, në aplikim të Konventës së Montevideos të vitit 1993, por është i njohur vetëm nga tre shtete të cilët nuk bejnë pjesë të OKB-se. Ndërsa NATO ndërhyri për të drejtën legjitime të kosovarëve për pavarësi, kur pas krijimit të Sudanit Jugor një mori shtetesh e njohën menjëherë atë dhe ai sot bën pjesë e OKB-së, pse për ANK trajtimi nuk ka qënë po kaq i favorshëm?
Situata në ANK, ndonëse shumë e ngjashme me atë të Kosovës, paraqet rastin ku asnjë fuqi nuk është e interesuar me fatin e të sulmuarit, ndërsa të gjithë kanë interesa me agresorin. Europa ka harruar me kohë identitetin e saj dhe faktin që armenët, si shqiptarët, i përkasin Perëndimit. Po ashtu gjeopolitika europiane mbështet atë të SHBA-së e cila nuk e pëson dretpërsëdrejti situatën në mesdhe, ndërsa mes tyre shtetet europiane janë kundërshtarë.
Kosova përbënte një krahinë autonome (1946-1974, shpallur me 1963), dhe në 1974 u ngrit në rangun e një njësije federale. Në vitin 1989 dhe 12.10.1990 ky status u revokua nga Millosheviçi dhe Kosova u kthye një krahinë autonome. Në vitin 1992, Kosova u vetëshpall republikë sovrane. Degjenerimi i raporteve interetnike çoi në luftën e 1999-ës, ku aleanca perëndimore determinoi fatin e saj. Në 17.02.2008, Parlamenti Kosovës aprovoi deklaratën e pavarësisë dhe Kosova u njoh nga blloku perëndimor, 91 shtete, por jo nga Rusia e Kina, sepse do kështu legjitimonin shtysat seçesioniste të disa krahinave ku përfshihet edhe Taivani. Me 22.07.2010 Gjykata e Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, njohu se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar.
Ndërsa Kosova e fitoi me luftë dhe ndërhyrje të jashtme pavarësinë dhe vetdeterminimin, ANK e aplikoi nëpërmjet ligjit sovjetik. Lufta e 1992-‘94 nuk qe mënyra për të fituar lirinë, por për ta mbrojtur atë nga një agresion. Në fakt ANK nuk lindi nga agresioni armen, por nga një proçes demokratik legjitim përmes një referendumi, pavarësisht kërkesave historike armene për vetdeterminim, i favorizuar edhe nga disa gabime politike trashanike të Azerbaixhanit. Për këtë arsye emërimi “separatistë armenë” nuk qëndron. Nga armpushimi i vitit 1994, çështja e ANK i është ngrirë pa zgjidhje në shqyrtim Grupit të Minsk-ut të OSBE-së, i cili në gati 30 vjet nuk ka bërë përparime.
Zgjidhja në këtë rast do ishte ajo e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së ANK duke krijuar një korridor tokësor që të lejojë bashkimin me Armeninë. Armenia është angazhuar në këtë rast të lirojë territoret e marra nga Azerbaixhani. Por ky i fundit nuk ka pranuar asnjëhere duke kërkuar kthimin total të trojeve. Një gjë e tillë nuk është e pranueshme për armenët, për arsyet e parashtruara e shtuar edhe fakti që kanë provuar disa herë nën lëkurën e tyre spastrimin etnik nga ana e azerëve.
Në situatën aktuale pengesat janë të shumta. Që pas rënjes së murit të Berlinit, gjeopolitika e SHBA-së dhe NATO-s ka qënë në funksion anti-rus. Njohja e ANK do favorizonte Rusinë e do mërziste Turqinë, e cila mbetet një aleat i rëndësishem në NATO. Ndërsa në vitet 1992-1994 ajo nuk ndërhyri në luftë për të mos krijuar një konflikt me Rusinë, sot kërkon një rol parësor në krahinë dhe në negociatat për Karabakhun. Në të njëjtën vijë është edhe Europa, e cila ka angazhime ndaj Amerikes, ka nevojë për Azerbaixhanin si furnizues të hidrokarbureve dhe po mundohet për tu bërë më pak e varur nga Rusia.
Rusia nga ana e saj nuk mund të hyjë haptazi në këtë konflikt, sepse do rrezikonte të legjitimonte një ndërhyrje perëndimore në ish republikat e saja, të cilat i konsideron si zonë e vetja gjeopolitike. Një rast analog me ANK është Krimea, e cila ju dhurua nga Brezhnjevi Ukrainës, e të cilën Rusia e rimorri gjatë krizës në Ukrainë, por që konsiderohet e okupuar nga perëndimi. Po ashtu Ossecia dhe Abkhazia, krahina rusofone të cilat u rimorrën gjatë krizës me Gjeorgjinë.
Në rajon situata është po ashtu e komplikuar. Izraeli e Irani luajnë në funksion antiturk, por mbajnë raporte ekonomike të frytshme me Azerbaixhanin, gjë që e favorizon atë. Të njëjtën gjë bën edhe Rusia e cila nuk do donte që me prishjen e raporteve me të Azerbaixhani të hidhej plotësisht nën influencën e Turqisë. Në rajon, Rusia, Irani dhe Azerbaixhani me Turqine po luajnë edhe një tjetër luftë, atë të zotërimit të hidrokarbureve në detin Kaspik. Prandaj asnjëri nuk do ta prishë me Azerbaixhanin.
Për në si shqipëtarë që kemi vuajtur e vuajmë si çështjen e Kosovës dhe atë të Çamërisë, është e rëndësishme që të mbrojmë të vërtetën dhe të drejtën e popujve për vet determinin. Prandaj të akordohemi me aleatët për njojhjen e Karabakhut. Shqipëria dhe shqiptarët kanë një rast unik për të përcjellë eksperiencën e tyre ne kuadrin e Grupit të Minsk-ut, duke qenë se presidenca aktuale e OSBE-së i përket Shqipërisë. Turqia ngelet një partner i rëndësisëm, por jetike për të ardhmen tonë kombëtare është rikthimi në Europë.
Artsakh Nagorno Karabakh | Kosova | |
Sipërfaqe km2 | 4400, sot 11458 | 10887 |
Popullata | 180.000 | 1.600.000 |
Etnia prevalente | armenë | shqiptarë |
1918% | 95 | 66 |
1940% | 88 | 62 |
1989% | 77 | 81 |
2011% | 99 | 92 |
Dallim etnik | Po | Po |
Dallim gjuhe | Po | Po |
Dallim fetar | Po | Po |
Autonomia | Krahinë autonome | Krahinë autonome |
Niveli i mëparshëm | Krahinë autonome | Krahinë federale |
Konflikt | Lufta Azero–Armene 1992-1994 | Përleshje etnike |
Përfundimi i konflikteve | Fitore armene | Nndërhyrje OKB |
Njohje ndërkombëtare | Jo | 91 shtete OKB |
Verë 1987 | Tensione etnike mes armene dhe azerbaixhanasve |
Nën-87 | Referendum pozitiv mbi transferimin e Karabakhut nga Azerbaixhani Armenisë, 80.000 firma, gati totaliteti i personave me të drejtë vote. |
20.02.1988 | Parlamenti i Karabakhut voton dhe informon Këshillin Suprem të Azerbaixhanit dhe Armenisë mbi vullnetin për transferimin. |
13.06.1988 | Mohim i Këshillit Suprem të Azerbaixhanit i cili juridikisht nuk kishte këtë të drejtë |
Nën-88 | Pogrom kunër armenëve |
07.07.1988 | Rezolutë e Parlamentit Europian në favor te armenëve |
12.07.1988 | Shpallje unilaterale e shkëputjes nga Azerbaixhani Sovjetik dhe shpallje e pvarësisë si krahine brenda Bashkimit Sovjetik |
02.04.1990 | Miratimi i normave pëe shkëputjen e republikave nga BS |
30.08.1991 | Shpallja e pavarësisë së Azerbaixhanit, lindja e republikës së re |
02.09.1991 | Shkëputje nga Azerbaixhani i Karabakhut |
18.10.1991 | Konfermim i pavarësisë së Azerbaixhanit dhe akti kushtetues i parë nga Azrbaixhani |
26.11.1991 | Anulim nga ana e Këshillit Suprem të Azerbaixhanit i statusit të autonomisë |
28.11.1991 | Hedhje poshtë nga gjykata kushtetuese e Bashkimit Sovjetik e vendimit të Këshillit Suprem. |
10.12.1991 | Referendum i dytë mbi shkëputjen nga BS, për confermi të vendimit të 2 shtatorit 1991, pjesmarrja 82%, në favor 99,98%. |
26.12.1991 | Fund i BS |
06.01.1992 | Deklarata e pavarësise se Karabakhut dhe inaugurimi i Këshillit Suprem te Karabakhut |
31.01.1992 | Fillimi i luftës nga ana e Azerbaixhanit |