• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Arkivolin e Josifit, e çuan në kishë, që u hap për herë të parë në Kavajë dhe meshën e bëri disenjatori i Komunales, ish-klerik, që kishte qenë shok klase, me Papa Vojtilën…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara

“Arkivolin e Josifit, e çuan në kishë, që u hap për herë të parë në Kavajë dhe meshën e bëri disenjatori i Komunales, ish-klerik, që kishte qenë shok klase, me Papa Vojtilën…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara
“Kur komandanti gjerman e kërcënoi se do i pushkatonte gruan dhe fëmijët, Et’hemi i tha…”/ Historia e ministrit të Financave, që ruajti thesarin dhe shpëtoi 300 qytetarë kavajas, nga internimi në Mat’hauzen
“Ismaili, fqinji ynë, kapter në Degën e Brendshme të Fierit, i tha Xhevdetit; Paske qarë shumë, sa të janë ënjtur sytë që vdiq shoku Enver, por ti, edhe sikur…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara
“Në tribunën përballë, nisën përleshjet mes popullit e sampistëve dhe u arrestuan Ilir Rugia e Safet Beçeri, që u morën zvarrë, mespërmes fushës, por në minutën e 80-të…”/ Ngjarjet në stadiumin e Kavajës, mars 1990
“Pas hetuesit Zoi Çavo, që lexoi akt-akuzën, ku burrin tim e cilësonte armik të rrezikshëm, foli kryetari i Frontit, Llambi Profka, i cili ndryshe nga të tjerët…”/ Ngjarja e rrallë në Fier, në 1967-ën
“Kur Musa Cara u arratis dhe emigroi në Australi, regjimi komunist ia sekuestroi pasurinë, ndërsa testamentin që ai la në Melburn, ia morën…”/ Historia e trishtë e ballistit të famshëm nga qyteti Kavajës
“Arkivolin e Josifit, e çuan në kishë, që u hap për herë të parë në Kavajë dhe meshën e bëri disenjatori i Komunales, ish-klerik, që kishte qenë shok klase, me Papa Vojtilën…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara

Nga Sofika Prifti Cara

Pjesa e trembëdhjetë

                                                               Të falësh…!

                                                – Fisi i vjetër Kavajas – CARA

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

Memorie.al, publikon disa pjesë nga libri ‘Të falësh’, me autore znj. Sofika Prifti (Cara), botim i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Tiranë, në të cilin autorja ka përshkruar me hollësi dhe kompetencë profesionale, historinë e një prej fiseve më të njohura, jo vetëm në qytetin e Kavajës, por edhe më gjerë, fisit Cara, nga i cili dolën jo vetëm atdhetarë e patriot të shquar që dhanë kontributin e tyre në dobi të çështjes kombëtare dhe lirinë e Shqipërisë, por edhe intelektualë të njohur, të diplomuar në Perëndim, të cilët më pas u kthyen në atdhe, duke dhënë kontributin e tyre në disa fusha të shkencës dhe jetës. Por edhe pse pinjollët e fisit Cara, ata ia kushtuan jetën e tyre çështjes kombëtare, pas ardhjes së komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944, ata do të përndiqeshin, burgoseshin dhe internoheshin, e lufta e egër e klasave, do t’i ndiqte ata deri në vitin 1990, kur dhe nisi shembja e regjimit komunist.

                                                         Vijon nga numri kaluar

VRASJA E JOSIF BUDA, DËSHMORIT TE PARE TE DEMOKRACISË

Sapo isha kthyer nga puna, djalin tim, nuk e gjeta në shtëpi. Tek lagja e çobanëve, dëgjoheshin zëra me tone të lartë, zhurma sa vinte e shtohej. Vonesa e djalit më bëri merak e, dola ta kërkoja. Zbrita poshtë nga pallati e, takova Sifin. Jemi komshinj e, ai më pyeti:

“Ku shkon, teta Sofika”?!

“Tashti erdha nga puna,- iu përgjigja e shqetësuar. – Nuk e gjeta Benin në shtëpi e po dal ta kërkoj”.

“Kthehu ti, se e gjej unë e ta kthej në shtëpi”, më tha ai.

“Jo! Jo! Ti vonohesh e unë rri në merak, më mirë të vij vetë. Po dëgjohet zhurmë e madhe tek lagja e çobanëve, i thashë unë. – Po ti, ku po shkon”?- e pyeta.

“Tek dajot, të shikoj sportin”, më tha ai. Ato ditë në Itali luhej Kampionati Botëror i Futbollit. Televizorët ishin të pakët dhe shumë futbolldashës, shkonin për t’i parë ndeshjet tek njerëzit e tyre. Sifi, kishte marrë një copë të madhe buke, me një gjysëm domateje dhe pak djathë. Ai ishte larë e veshur mirë, ishte bërë si dhëndër! Duke ecur tek rrugica e vogël, që dilte në rrugën kryesore, takuam një komshie, që quhet Nini. Ajo, sa e pa Josifin, i tha:

“O Sifi, po ti qenke bërë tamam si dhëndër”! Ai qeshi si fëmijë. “Mos ha bukë rrugës, se do të zihen krushqit, kështu thonë pleqtë”, – bëri shaka komshia. Të tre po qeshnim. Kur dolëm në rrugën kryesore, pamë njerëz shumë tek Lagjja e “Çobanëve”. Vendi aty gumëzhinte si koshere bletësh. Nxituam e shkuam atje. (jemi afër). Sampistët po silleshin si egërsira, me banorët e lagjes. Vëllai i Sifit, Koli, po kacafytej me një nga Forcat Speciale, me maskë. Sifit i kishte mbetur edhe pak bukë në dorë, por, kur pa vëllanë, menjëherë e la atë në një qoshk e, u sul drejt sampistit egërsirë, që po qëllonte me grushte e me shkelma, të vëllanë.

Si shkëmbyen disa fjalë bashkë, gjendja u acarua shpejt e, duke përfituar nga momenti, sampisti nxori armën dhe e qëlloi Sifin. Djaloshi i pafajshëm, ra i gjakosur në këmbët e turmës, që dha ulërimën. Plot njerëz të tjerë, të zemëruar, u mblodhën. Sampistët, të frikësuar, e morën menjëherë dhe si plumb pushke, e çuan në spital, që t’i jepnin ndihmën e parë. Po djaloshi, trimi i nënës, Josif Budo, i kishte mbyllur sytë përgjithmonë. Ai që e kishte vrarë, u fsheh nëpër terrin e natës, në tarracën e Shtëpisë së Lindjes. I plagosur lehtë, kishte mbetur edhe i vëllai Sifit, Koli, të cilin e sollën shpejt në shtëpi, e futën në një dhomë, pa ia vënë veshin, britmave të tij therëse.

Banorët e Lagjes së “Çobanëve”, me një zemërim të papërmbajtur, u sulën mbi sampistët e armatosur, derisa ata u detyruan e ikën drejt sheshit. Rrugës qëllonin me shkopinj gome, cilindo që u dilte përpara syve. I qëllonin si të ishin armiq, sikur ata njerëz nuk ishin vëllezërit e tyre shqiptarë! Rinia e Kavajës, u dynd në spital. Ca çuna, morën një çarçaf të bardhë në maternitet, mbështollën trupin e pajetë të Josifit dhe marshuan drejt qendrës së qytetit, duke qëndruar për disa minuta aty. Pastaj e ngritën prej andej dhe nisën ta shëtisnin nëpër qytet, të heshtur. Heshtja e atyre të rinjve, kishte një domethënie të madhe. Ajo heshtje, sikur u fliste qytetarëve, prindërve kavajas: zgjohuni, ejani me ne, se bisha komuniste kërkon gjak, nga që është në orët e saj të fundit!

Trupin e Sifit e sollën vonë në shtëpi; atë e vendosën te çimentoja e posit, për t’i larë gjakun, që kishte rrëshqitur në formë shiritash të kuq, njësoj si ato që vendosin kryetarët e bashkive, në ditë festash. Në shtëpi filloi gjëma e madhe. Nuk dije cilin të mbaje më parë, nga njerëzit e shtëpisë: mëmë Silën, që kishte humbur fare, babë Kiçon, që shkulte flokët e tij, vëllezërit, motrat, xhaxha Koçin, që i binte kokës me grushte, xhaxheshën Liri, me djalin dhe vajzat e saj, sepse ata ishin rritur bashkë në një shtëpi e, në një sofër! Unë vetë kam qenë dëshmitare okulare, kur vranë Joif Budon dhe plagosën të vëllanë, Kolin.

Nga dhimbja për Sifin, Kolin e gjorë e harruan fare, koka sa vinte e po i ënjtet, sepse plumbi, kishte mbetur brenda. Dhimbjet i shtoheshin. Kërkuan një mjek, po nuk vinte njeri nga frika. Të bërtiturat e tij, nuk duroheshin. Aty nga ora 2-3 e natës, erdhën një mjek e një infermiere e urgjencës, që ia hoqën plumbin e ngecur. Nuk i harroj ato çaste dramatike, të bërtiturat e mëdha rrëqethëse, kur ia hoqën. Nga ato që ndodhën në Kavajë, gjarpri në pushtet, nisi forca të shumta ushtarake në këtë qytet, për t’u hakmarrë. Kështu ai tregoi fytyrën e tij shtazarake e, sikur donte të thoshte: “Jam ende i fortë e ,nuk dorëzohem”! Si komshinj, atë natë qëndruam dhe përgjuam xhenazen, sipas zakonit.

Të nesërmen në të gjitha ndërmarrjet, u dha urdhri: “Asnjë të mos marrë pjesë në varrimin e Josifit”! Por gabuan rëndë. Varrimi Josif Budos, ishte madhështor. Jo vetëm nga qyteti, por dhe nga fshatrat kishin ardhur, për t’i bërë nderimet e fundit e, për t’i dhënë lamtumirën, heroit të demokracisë. Arkivolin e Josifit, e çuan në kishë, që u hap për herë të parë, pas prishjes së fesë. Meshën e bëri disenjatori i komunales, Petraq Isaku, ish-klerik, që kishte qenë shok klase, me Papa Vojtilën. Kisha, pas prishjes në vitin 1967, ishte bërë pallat kulture.

Atë ditë u rihap për herë të parë e, nga ajo ditë, u kthye në origjinë. Arkivoli qe mbuluar me një copë të bukur e me buqeta lulesh dhe shokët e mbajtën në krahë, deri në banesën e fundit. Kavaja ishte e gjitha në zi. Edhe zogjtë lanë fluturimin dhe e shoqëruan Josifin, duke bërë hije nga lart, në atë ditë të nxehtë të korrikut. Nëpër ballkone e porta, nënat e motrat kavajase, qanin nga larg djalin dhe vëllanë e tyre. Kortezhi, para se të merrte rrugën për në varreza, eci drejt lagjes “Sharrë”.

Nuk kishte humbur vetëm familja Budo, të dashurin e tyre, por e gjithë Kavaja, kishte humbur djalin e saj. Fati i takoi Josif Budos, që të bëhej ai “kurban”, në themelet e fortesës së demokracisë. Pas varrimit të Josifit, në ditët në vijim revoltat u përshkallëzuan, pa ndërprerje. Populli dilte nëpër rrugë dhe kërkonte me zërin e protestës, largimin e Ramiz Alisë e kukullave të tij, nga pushteti. Dhe ashtu ndodhi. (Me ardhjen e demokracisë në pushtet, Prof. Dr. Sali Berisha, e ka dekoruar martirin kavajas, Josif Buda, me titullin “Dëshmor i parë i Demokracisë”. Këshilli bashkiak, e ka shpallur Josif Budën “Qytetar nderi i Kavajës për çështjen kombëtare”. Sot në qendër të qytetit, në lulishten e madhe, është vendosur busti i Josif Budos. Mes lulesh të shumta, ai djalosh na shikon nga busti e na buzëqesh. Na jep besim e shpresë).

KAVAJA E PARA

Ishte Kavaja ajo që i caktoi historia për mision, të rebelohet e para e, t’i kundërvihet sistemit komunist diktatorial, enverian. Në çdo kohë më parë, banorët e këtij qyteti, në forma të ndryshme, e kishin shprehur ftohtësinë e mosbesimin ndaj komunizmit, ata vepronin kundër atij pushteti. Kujtoj këtu qytetarin Xhavit Arkaxhiu, që në praninë e drejtorit të ndërmarrjes, hoqi nga muri, fotografinë e Enver Hoxhës dhe e shkeli me këmbë. (E morën si të sëmurë mendor, atë njeri të ndershëm!) Po kështu, punëtorët e Ndërmarrjes së Qilimave, e pritën me protesta Ramiz Alinë, sepse keqtrajtoheshin në punë.

Punëtorët e Poçerisë, shkuan para Komitetit të Partisë dhe ngritën zërin e revoltës, për pagat e ulëta dhe kushte të vështira në punë. Në uzinën e Gozhdë – Bulonave, punëtorët u ngritën në mënyrë masive, kundër përfaqësuesit të Byrosë Politike, sepse merrnin pak lekë dhe nëpër dyqane çonin pak qumësht, në një kohë kur e prodhonte Kavaja dhe furnizohej Durrësi. Kavaja, me gjithë këto shenja, ishte e para shkëndijë, që më vonë e ndezën më fort studentët me demonstratat e tyre madhore, për të këputur një herë e përgjithmonë zinxhirët e rëndë të një sistemi aq të egër, të një sistemi, që e izoloi vendin nga bota dhe ndau njerëzit nga njëri-tjetri. Më pas në Shkodër, më 2 prill 1991 u vranë 4 të rinj në mes të qytetit.

Viti 1990-1991 qe kufiri i fundit i durimit, i papunësisë, i rrogave të vogla, i ushqimeve me listë, i mbylljes së plotë të privatëve. Pikërisht këto arsye e ngritën Kavajën në këmbë. Por edhe qytetet e tjera nuk e lanë vetëm Kavajën, sepse kishin të njëjtat halle si ajo. Kështu, të bashkuar, si një grusht i hekurt, shqiptarët e goditën në kokë atë sistem të urryer. I paharruar do të mbetet mitingu i madh që u zhvillua në Tiranë nga studentët, kur djemtë e Kavajës, iu drejtuan Tiranës me tren dhe me makinat e rastit. Policia e kishte bllokuar rrugën nga Lapraka, ku do të kalonin kavajasit. Në rrugë kishin bërë pritë me sampistë, por kjo s’i trembi djemtë e Kavajës, që me trimëri e çanë bllokimin dhe mbërritën në sheshin ku do të bëhej mitingu, duke i rënë tri herë rrotull sheshit të madh në mënyrë demonstrative.

Të gjithë të pranishmit në miting i pritën me brohoritje entuziaste demokratët kavajas, me thirrjet “Bravo Kavaja”! “Rroftë Kavaja”! “Kavaja e para”! etj. Kur mbaroi mitingu, populli i Kavajës i priti djemtë në hyrje të qytetit dhe i shoqëroi deri tek sheshi duke brohoritur. Në ato çaste prekëse, nga një dritare e pesëkatëshit, zgjatej jashtë Kadri Cara (“Tata”) me dorën lart, si Hitleri, duke thirrur: “Enver- Hitler”! “Liri- Demokraci”! kurse nga brenda e mbanin nga këmbët njerëzit e shtëpisë, që mos binte nga dritarja. Kur Kavaja fillonte e para demonstratat anti-komuniste, Ramiz Alia dërgoi forcat speciale dhe tanket përsëri, që ta shtypte këtë qytet rebel, demokrat. Por, kur shpërtheu pastaj e gjithë Shqipëria, atëherë ai u frikësua, i hoqi tanket e forcat speciale.

Kavaja ra në qetësi, por tanket kishin lënë gjurmët e zinxhirëve, jo vetëm mbi xhade, por edhe në kujtesën e njerëzve. Ai sistem, me forcën e diktaturës, me presion e me frikë, i bëri njerëzit hajdutë, spiunë, servilë e gënjeshtarë, që t’i mbante më kollaj nën zgjedhë, të mposhtur, që të humbnin dinjitetin e moralin e tyre. Donte t’i bënte njerëzit ujqër, që të hanin njëri-tjetrin.

Ne si familje, nuk u pajtuam kurrë me këto qëllime ogurzeza. Ne ishim në ballë të çdo demonstrate, sepse vendi ku rrinim dhe zemra, na thoshin: “Çohu”! “Çohu”! “Përpara”! “Përpara”! Ishte një thirrje e brendshme, e heshtur, që do të shërbente për të nesërmen e fëmijëve tanë, të nipave e mbesave, që ata të mos kenë më frikë e varfëri si në jetën tonë, që nuk na qeshi një herë buza, që mos t’i njohin lotët si ne, aq sa nga të lotuarit akoma ruajmë gjurmët e tyre nëpër faqe.

Ahhhh, po të isha shkrimtare, do të shkruaja romane të tëra, duke i zgjeruar këto grimca që kam shkruar në formën e tregimit! Do të shkruaja me hollësi për jetën e fshatit të dikurshëm, për rrugët, për takimet nëpër burgje, për Burrelin, Spaçin, Skrovotinën, Ballshin, internimet, etj, peripecira që kaluam në atë regjim diktatorial. Do të përshkruaja vuajtjet e 53 viteve të martesës time ditë më ditë, me muaj e vite, që një nga një kemi hyrë në “gojën e peshkaqenit”, na ka kafshuar dhe dhimbjet kanë qenë shumë të mëdha, por kemi shpëtuar pa na ngrënë fizikisht. Të gjithë ata njerëz që kanë provuar në kurriz të tyre rrymën elektrike të atij sistemi dhe sot nuk kanë përfituar asgjë, janë njerëz me zemër të madhe, të fortë, të drejtë, janë të gjykueshëm, që dinë të falin, se të tillë i bëri jeta dhe besimi shpirtëror. Nuk dua të shkruaj këtu për ata “të përndjekur politikë”, që hëngrën e pinë sa deshën, që kanë qenë me detyra dhe fëmijët i arsimuan këtu e, jashtë shtetit.

Vuajtjet e plagët e tyre, që ua hapi Enveri, me një melhem shërohen dhe sot po ata njerëz janë në pushtet e me punëra të mira. Në fakt, disa gorrica të egra (fëmijë të shtresave të varfra,) hynë në familjen e dardhës së ëmbël, dhe kanë mbaruar universitetin, në një kohë kur analiza e biografisë bëhej 7 breza dhe sot janë të privilegjuar. Si e bënë universitetin? E dinë ata vetë! Zoti i gjykoftë për të kundërtën e punës tyre, sepse ata vazhdojnë të jenë të parët kudo. Ai sistem numëronte dhëmbë e dhëmballë për shtresën tonë. Donte të të merrte edhe atë që s’e kishe! Ja një shembull, ndër shumë të tjera, nga ai sistem: ç’është e vërteta, Kavaja nuk ishte si qytetet e tjera, sepse këtu ndryshojnë njerëzit shumë, janë më të butë, më tolerantë, më të ngrohtë e mikpritës; nuk them se nuk ka edhe këtu drurë të shtrembër, që u kanë bërë keq familjeve të ndershme.

Kujtoni Vlash Dhimitër Dimroçin, i cili ishte një kavajas i ndershëm, në punë të vet, punonte dhe e fitonte lekun me djersën e ballit. Ishte njeri i respektuar e këto virtyte ua la dhe fëmijëve të tij. Por këtë njeri sistemi komunist e arrestoi, i kërkonin pasurinë që ai e kishte vënë me djersë. Me Vlash Dimroçin, xhelatët komunistë përdorën tortura nga më çnjerëzoret. Për t’i rrëmbyer florinjtë, i hoqën thonjtë, i veshën çorapet dhe e ngritën me gishtërinjtë e gjakosur! Më pas e lidhën me litar dhe e mbytën në pus! Nuk mjaftoi kjo, por i dhanë edhe një plumb mbrapa kokës. Të shoqen e Vlashit, Ksanthipin, e morën me forcë nga shtëpia e saj, e mbajtën në hetuesi, e rrahën, e torturuan e më pas ia qethën kokën zero, si burrë e, kur e sollën në shtëpi, nga torturat i kishte ikur zëri fare dhe nuk fliste më! Kjo familje kaloi një tronditje të madhe! Një nga nipërit (djali i Vlashit??) mori emrin e gjyshit, Miti (Dhimitër). Qysh i vogël ky kishte qenë i apasionuar me futbollin dhe u bë një nga futbollistët më të mirë të “Besës”, por asnjëherë nuk u vlerësua ashtu si i takonte, sa qe gjallë. Memorie.al

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 07 Qershor 2024

Next Post

“Ndërsa në Berat, për ta diskriminuar e dërguan si arkëtar te berberët e Komunales, kryetari Akademisë, Prof. Aleks Buda, kur vinte në qytetin tonë...”/ Historia e panjohur e Vexhi Buharasë

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Ndërsa në Berat, për ta diskriminuar e dërguan si arkëtar te berberët e Komunales, kryetari Akademisë, Prof. Aleks Buda, kur vinte në qytetin tonë…”/ Historia e panjohur e Vexhi Buharasë

“Ndërsa në Berat, për ta diskriminuar e dërguan si arkëtar te berberët e Komunales, kryetari Akademisë, Prof. Aleks Buda, kur vinte në qytetin tonë...”/ Historia e panjohur e Vexhi Buharasë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!