• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Argjilat e digës së Fierzës, kishin më shumë lagështi, aq sa u pengua puna për ndërtimin e Hidrocentralit, pati debate në Qeveri dhe më akuzuan si sabotator…”/ Rrëfimi i rrallë i ish-ministrit të Ndërtimeve

“Argjilat e digës së Fierzës, kishin më shumë lagështi, aq sa u pengua puna për ndërtimin e Hidrocentralit, pati debate në Qeveri dhe më akuzuan si sabotator…”/ Rrëfimi i rrallë i ish-ministrit të Ndërtimeve
“Argjilat e digës së Fierzës, kishin më shumë lagështi, aq sa u pengua puna për ndërtimin e Hidrocentralit, pati debate në Qeveri dhe më akuzuan si sabotator…”/ Rrëfimi i rrallë i ish-ministrit të Ndërtimeve
“Argjilat e digës së Fierzës, kishin më shumë lagështi, aq sa u pengua puna për ndërtimin e Hidrocentralit, pati debate në Qeveri dhe më akuzuan si sabotator…”/ Rrëfimi i rrallë i ish-ministrit të Ndërtimeve
“Argjilat e digës së Fierzës, kishin më shumë lagështi, aq sa u pengua puna për ndërtimin e Hidrocentralit, pati debate në Qeveri dhe më akuzuan si sabotator…”/ Rrëfimi i rrallë i ish-ministrit të Ndërtimeve

Memorie.al / “Shkova për një kafe dhe më bënë ministër të Ndërtimeve”. Kështu shprehej Faurudin Hoxha, i cili tregonte se; “kjo ishte një rastësi e padëshirueshme” dhe shton gjithashtu: “Postet dhe ministritë, nuk i kam lakmuar kurrë, por një ditë në vitin 1982, një punonjës i kuadrit të Komitetit Qendror të PPSh-së, më ftoi për një kafe të thjeshtë, pikërisht kur isha specialist në Institutin e Hidrocentraleve”.

Kështu e niste rrëfimin e tij, ish-projektuesi i hidrocentraleve kryesore të vendit, Farudin Hoxha, një nga personalitetet më të shquara të shkencës shqiptare, para dhe pas viteve ’90-të, i cili shtonte se deri atëherë, nuk kishte qenë as anëtar i Partisë së Punës. “Por fill pas kafesë, punonjësi i kuadrit më tha se; ‘të kërkon Ramiz Alia në zyrë’.

Atëherë, shkova në zyrën e tij, ku më priste gjithashtu edhe Kryeministri i asaj kohe, Adil Çarçani. Sapo më thanë se duhet të merrja përsipër detyrën e ministrit të Ndërtimeve, refuzova prerë me fjalët se; nuk e shihja veten në këtë punë. Më pas i shkrova Ramiz Alisë dhe Adil Çarçanit, duke i shpjeguar arsyet e mospranimit tim, por, megjithatë, punët kishin precipituar në atë drejtim, saqë çdo refuzim i mëtejshëm ishte i kotë”.

Duke folur për punën si drejtues i Ministrisë, ish-ministri Farudin Hoxha na tregonte se çdo pasdite, ulej dhe projektonte vepra të tjera, në bazë të profesionit të tij. “Madje, ndonjëherë ulesha me punëtorët dhe specialistët e vjetër të hidrocentraleve, me të cilët këndoja këngët e vjetra të kantiereve, pa u kujdesur që të ruaja pozicionin e titullarit”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën

“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

Duke folur për veprat e asaj kohe, Hoxha thotë se; “Hekurudha Shkodër-Hani i Hotit, Hidrocentrali i Komanit, Hidrocentrali i Banjës, Bovilla, etj., janë veprat e kësaj periudhe si projektues”. Duke folur për përkushtimin e tij, Farudini na thoshte se; “Bëra aq sa munda, por Shqipëria kishte shumë nevoja emergjente, prandaj jam i trishtuar vetëm sepse nuk kam arritur përsosmërinë, për të zgjidhur problemet e brezave”.

Rinia

“Babai im ishte punonjës bashkie për ndërtimin e rrugëve, por pas vdekjes së tij, kur unë isha 5 vjeç, ne mbetëm të varfër.

Për këtë arsye, unë si djali më i madh (kisha edhe dy vëllezër), jetova në Tiranë, te dajua im”. Kështu shprehej Farudin Hoxha, i cili tregon se me mësime ka qenë i shkëlqyer.

“Por gjatë pushimeve verore, kam punuar si çirak nëpër dyqane”, shtonte ai. Sipas tregimit, ëndrra e tij ishte që të bëhej mjek, kjo edhe për faktin se ishte shëndetlig. Ndërsa, në fakt, pas mbarimit të Politeknikumit, Hoxha thoshte se u nis për në Hungari, ku studioi për Hidroteknikë.

“Atje jetova ditët e tmerrshme të lëvizjes që u quajt ‘Kundërrevolucioni hungarez’ dhe që në thelb ishte një luftë e mirëfilltë civile. Sa herë që dilja në rrugë për të blerë ushqim, gjeja rrugës trupa të vdekurish, të cilët përpiqesha t’i mbuloja, ndërsa në bulevarde turfullonin tanket”. Më pas, Hoxha tregonte se u nis në Sofje, për të vijuar studimet.

“Në Sofje kreva studime tepër të disiplinuara, por njëkohësisht kam qenë iniciator dhe pjesëmarrës i të gjitha mbrëmjeve të vallëzimit dhe argëtimeve të tjera rinore, deri në atë masë, saqë vajzat bullgare, thoshin gjithmonë se; ‘shqiptarët janë të gjithanshëm’.

Projektet

“Kam projektuar dhe zbatuar dhjetëra projekte mbi të gjitha lumenjtë e Shqipërisë, me synimin e vetëm për t’i sjellë dritë vendit tim”. Duke folur për punimet e tij, Hoxha thoshte se; ‘qysh nga Hidrocentrali i Bistricës e, deri në projektet më të fundit, isha njeriu që drejtoja dhe inicioja punimet’.

“Sabotatori”

“Argjilat e bërthamave të digës së Fierzës, kishin më shumë lagështi sesa parashikohej dhe kjo u bë pengesë për ecurinë normale të ndërtimit të Hidrocentralit dhe kjo gjë shkaktoi debate në Qeverinë e atëhershme”.

Kështu tregonte ing. Farudin Hoxha për punimet e digës, duke shtuar se për një farë kohe, u cilësua edhe si; “sabotator”. “Megjithatë projektet tona realizuan një zgjidhje të përsosur dhe gjithçka përfundoi me një sukses afatgjatë”.

Duke folur për hidrocentralet e projektuara prej tij, Hoxha thoshte se; “ato qëndrojnë edhe sot, pas 30 vjetësh të sigurta dhe pa asnjë problem, qoftë për ata që i shfrytëzojnë, qoftë për ata që i mirëmbajnë”.

Dashuria

“Gruaja ime ishte infermiere. Unë isha shëndetlig. Unë e doja atë, por, ndofta edhe për faktin se kisha nevojë për një bashkëshorte që të më bënte gjilpërat, rashë dakord të martohesha. Faktikisht pas fejesës dhe martesës, asnjëherë (më vonë) nuk u sëmura dhe nuk pata nevojë për gjilpëra apo ilaçe, por përkundrazi, ishte ime shoqe, ajo që pati nevojë për mua, sepse u sëmur disa herë”. Kështu tregonte Farudin Hoxha, pak me shaka, për shoqen e tij të jetës, të cilën, sipas tij, nuk do ta ndërronte me asnjë tjetër.

Arrestimi  

“Në fillim të vitit ’93, u akuzova për përvetësim të ndihmave italiane dhe në gusht të vitit ’93 u arrestova, ndërsa në tetor të po atij viti u lirova, pasi u vërtetua se akuzat ishin absurde”. Duke folur për këtë periudhë, Hoxha thoshte se ka kaluar ditë të vështira, por njeriu mund t’i kapërcejë të gjitha.

Emigracioni

“Pas një ftese që më bënë miqtë e mi në Bullgari, unë shkova atje, por më pas mbërriti një ftesë nga Greqia, për të punuar në fushën e hidroenergjetikës”. Duke folur për jetën në Athinë, Hoxha thoshte se projekti që iu ngarkua, së bashku me zbatimin, zgjati rreth dy vjet e gjysmë. “Pagesa nuk ishte shumë e lartë, por unë kisha kënaqësinë që punoja në profesionin tim, që më ishte ndaluar në atdhe”.

Drejtori i KESH-it

“Në muajin tetor të vitit ’99, Kryeministri Ilir Meta më propozoi të punoja si drejtor i KESH-it. Unë e pranova, sepse ishte një fushë që e njihja mjaft mirë. Gjatë kësaj periudhe punova me përkushtim, por për shkak të shumë problemeve të mbartura, nuk u arrit ajo që synoja”. Kështu thoshte Hoxha, i cili shtonte se ende jetonte me projektet e profesionit.

Pas operacionit që bëri në atë kohë 7 në Sofje, për tiroidet, Hoxha u kthye në shtëpi, me një përmirësim të lehtë, por ende me një zë të ngjirur. Me gjithë këtë mungesë, ai thoshte se nuk do të reshte së foluri dhe shkruari për hidrocentralet dhe dritat, deri në fund të jetës.

Karriera profesionale e Profesororit dhe akademikut Farudin Hoxha

Ka lindur në Gjirokastër, më 20 janar, 1936.

1943 – Nis shkollën fillore “Hoxha Tahsim” në Tiranë.

1947 – Fillon shkollën 7-vjeçare tek “Shkolla e Kuqe”, Tiranë.

1951- Hyn në Politeknikumin “7 Nëntori”.

1955- Fillon studimet e larta në Budapest dhe i vazhdon në Sofje.

1961- Punon në Institutin Shtetëror të Projektimeve, Tiranë, Drejtoria e Hidrocentraleve.

1971- Specializim në Francë.

1982-1991- Ministër i Ndërtimit dhe ministër pranë Këshillit të Ministrave për Bashkëpunim Ekonomik me Jashtë.

1989- Merr titullin “Profesor”.

1998-2001- Nënkryetar i Akademisë së Shkencave.

Projektet

Skema e shfrytëzimit të lumit Drin, Hidrocentrali “Bistrica II” Hidrocentrali i Vaut të Dejës, Hidrocentrali i Komanit, Hidrocentrali i Fierzës, Hidrocentrali i Banjës, Hidrocentrali i Bogovës.

Projektues i të gjitha digave të tjera nga 40 m. deri në 167 m. lartësi. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Bashkia Elbasanit, ma ka hequr emrin si autor i monumentit të Aqif Pashës, ndërsa për atë Aleksandër Xhuvanit, nuk kanë vënë fotografinë e monumentit, por...”/ Dëshmia e rrallë e skulptorit nga Gramshi

Next Post

“Çfarë i rrëfehej ish-gjenerali Halim Xhelo, bashkëvuajtësit të tij, Lutfi Sejko në burgun e Laçit, lidhur me të ashtuquajturin ‘Grupi Çam’, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
Dossier

“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën

June 20, 2026
“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve
Dossier

“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

June 20, 2026
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Nuk ishte vetëm Shqipëria me atë pozitë gjeografike për transitimin e cigareve në bregdetin Adriatik, bisedime u bënë edhe me Malin e Zi e Kroacinë, por…”/ Dëshmia e ish-kreut të kontrabandës së shtetit komunist

June 20, 2026
Dossier

“Enver Hoxha, në kujtimet e tij, pohon se unazën e togerit, nipit të Gerngut, e kërkoi gruaja e Omer Nishanit, por nuk thotë të vërtetën, pasi…”/ Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i Paskal Milos

June 18, 2026
“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës
Dossier

“Vetë Enver Hoxha dha pëlqimin për kontratën midis Agro-Eksportit dhe grupit ‘Vanaëer Ltd’, ku bosi i saj ishte konsulent i ‘Philip Morris’ për Europën…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës së cigareve

June 20, 2026
“Aq shumë vëzhgohej rrethi i grave të huaja nga Sigurimi i Shtetit, saqë edhe gruaja e Omer Nishanit, kryetarit të shtetit shqiptar, që ishte austriake…”/ Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i Paskal Milos
Dossier

“Aq shumë vëzhgohej rrethi i grave të huaja nga Sigurimi i Shtetit, saqë edhe gruaja e Omer Nishanit, kryetarit të shtetit shqiptar, që ishte austriake…”/ Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i Paskal Milos

June 18, 2026
Next Post
“Kam gjykuar dhe ekzekutuar kushëririn tim të dytë edhe dajën e gruas sime, e kam dënuar 10 vite si armik dhe…”/ Zbulohet autobiografia e “Gjeneralit xhelat”, të diktaturës

“Çfarë i rrëfehej ish-gjenerali Halim Xhelo, bashkëvuajtësit të tij, Lutfi Sejko në burgun e Laçit, lidhur me të ashtuquajturin ‘Grupi Çam’, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme