• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, October 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Akademikët e historianët tanë, si Xhelal Gjeçovi me shokë, vazhdojnë dhe ecin mbi binarët e shtrembër që vetë kanë shtruar gjatë diktaturës…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

Problematikat e projekt – idesë së rishkrimit të Historisë së Shqipërisë nga Akademia e Shkencave
“Babai im, ish-kryeministër, senator dhe komandant i Luftës së Vlorës, në shenjë hakmarrje u vra nga italianët në ‘43-in, por komunistët, na…”/ Historia tragjike e familjes Koculli
“Akademikët e historianët tanë, si Xhelal Gjeçovi me shokë, vazhdojnë dhe ecin mbi binarët e shtrembër që vetë kanë shtruar gjatë diktaturës…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës
“Akademikët e historianët tanë, si Xhelal Gjeçovi me shokë, vazhdojnë dhe ecin mbi binarët e shtrembër që vetë kanë shtruar gjatë diktaturës…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës
Memorie.al

Nga MËRGIM KORÇA

Pjesa e parë

Memorie.al / Nisma zyrtare për t’a rishkruar historinë e kombit tonë në bazë të dokumenteve si edhe fakteve, ësht’e qartë se nuk kishte se si në përgjithësi të mos ngjallte interes të madh. Kjo, në parim. Mirëpo mbas çdo rrethane dhe nisme të tillë, janë aq të shumta dhe të ndryshme pengesat sa që dendur ato mbeten vetëm nisma. Po shpresat që ato ngjallin ndër njerëz? Ato mbeten veç ëndrra të parealizuara! E ngushtojmë tashti rrethin e konsideratave. Së rishmi në parim, tek flitet për një rishikim të historisë së shkruar, e cila veçanërisht gjatë periudhës së diktaturës u deformua, u cungua dhe u shfytyrua lidhur me njërën anë, kurse u fry me të dhëna fare të pavërteta nga ana tjetër, si edhe u bë ushqim shkollor për breza të tërë, është fare e qartë se barra duhej t’u binte mbi supe historianëve, që me vullnetin dhe ndershmërinë më të madhe, të përballoheshin me këtë detyrë nderi kombëtar dhe punën t’a çonin përpara. Mirëpo realiteti i hidhur krejtë ndryshe qëndron!

Gjuhëtarët dhe jo historianët janë ata që po tregohen se më shumë e kanë ndjerë këtë padrejtësi e kësisoji po mundohen t’a çajnë shtegun e ri. Konkretisht, në fushën e tij, qe gjuhëtari tejet i shquar Prof. Eqrem Çabej, i cili përgjatë diktaturës tregoi shembullin se si parimet nuk shkelen me këmbë. Në studimet e tija rreth etimologjisë së Gjuhës Shqipe, ai në mënyrë të përsëritur i referohet autorit “Shpend Bardhi” dhe përfundimeve të tija.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës

“Nderimi për Mbretin Zog i I-rë, është jo vetëm detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar, por…”/ Refleksionet e politikanit të njohur, ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit, Ekrem Spahiu

E kush fshihej nën pseudonimin “Shpend Bardhi”? Askush tjetër veç kollosi i gjuhësisë shqiptare, Mustafa Merlika Kruja! Mirëpo zëri i Profesor Çabejt, mbeti një zë në shkretëtirë asokohe. Askush tjetër nuk guxoi të luante me zjarrin si ai. Më në fund u shkërmoq edhe diktatura. U erdhi koha historianëve si edhe historianëve akademikë, t’a thonin fjalën e tyre. Mirëpo heshtja i karakterizoi ata!

Të mëdha ishin shumatoret e lëpirjeve që ata duhej të bënin, se e tillë qe sasia e pështymave të tyre, që kishin shpërndarë: nuk i a dilnin dot! Ata konkretisht rreth figurës së Mustafa Merlika Krujës, (me që këtij shembulli po i referohem), kishin ndërtuar një gardh-digë masiv shpifjesh, deformimesh e sharjesh të pafund nga më të ulëtat, aq sa personi i Mustafa Merlikës, u paraqit para syve të shqiptarëve si “Kuislingu tipik shqiptar”, “kriminel… tradhtar i Shqipërisë” e, shto të shtojmë të këqija e asgjë tjetër!

Më shumë për të nuk kishe nga të mësoje. Kështu që as njeriu nga studiuesit e brezave më të rinj, nuk i shkonte ndërmend se Mustafa Merlika Kruja ishte njeri nga ata që e kishin përligjur themelimin e Shtetit Shqiptar më 28 Nëntorin e largët të 1912-ës. As e konceptonin dot se si ai, ndonëse i akuzuar si fashist i skajshëm, si kryeministër këmbënguli që të hiqeshin nga flamuri ynë kombëtar shenjat e Liktorit dhe nyja e Savojës. A mund t’a konceptonte njeri se me urdhrin e tij, u sollën mbi 300 familje hebreje nga Kosova, duke u a shpëtuar atyre jetët nga holokausti?

Nga t’a mësonin se ai ishte njëkohësisht edhe lëvrues i madh i Gjuhës Shqipe? Gardhi-digë, rreth personalitetit të tij, qe ndërtuar me shpifje edhe sharje nga ana e politikanëve si edhe pseudo historianëve të realizmit socialist, ngjizur ato me pështymat e tyre. Kjo e dënoi me errësirë – njohje ndaj tij, si edhe veprës tij deri sot, këtë personalitet të madh.

Kanë shkruar e vazhdojnë të shkruajnë vëllime me karakter historik, studiuesit Pjetër Pepa, Fritz Radovani – De Angeliis, Uran Butka, Agim Musta, (i nënshkruari), si edhe të tjerë. Ose së fundi studiuesi dhe gazetari, zoti Kastriot Dervishi, ka botuar një vëllim me interes madhor të titulluar “Historia e Shtetit Shqiptar 1912 – 2005” ku studiuesit e ardhshëm do të gjejnë strukturat e shtetit, përgjatë periudhave të ndryshme kohore si edhe listat emërore të drejtuesve të shtetit.

Kurse akademikët tanë historianë, si profesorët Paskal Milo e Xhelal Gjeçovi me shokë, vazhdojnë dhe ecin mbi binarët e shtrembër që vetë kanë pasë shtruar gjatë diktaturës, pa thënë kurrë; “faji im, faji im, faji im”! Kaq për ata që të parët duhej t’i a kishin hyrë rrugës së të vërtetës. E përqendrojmë tashti vëmendjen tonë ndaj gjuhëtarëve që po i marrin në dorë ata frena, që historianëve ligjërisht u takonin.

Më 30 maj të vitit 2003, gjuhëtari Mehmet Elezi ka botuar e zezë mbi të bardhë dhe ka shtruar pyetjen madhore: Kush e zhduku Fjalorin e Gjuhës Shqipe të Mustafa Krujës? – Ndoshta është mirë që akademikët të flasin për historinë, që historia të mos flasë nesër për ta! – Në vazhdim zoti Elezi shkruan: “Deri tash së voni pakkush e ka ditur se Mustafa Kruja ka qenë, përveçse një kundër-komunist i madh, edhe një dijetar e gjuhëtar i madh shqiptar .

Disa trajtime të dala në dritë kohët e fundit, sado të pjesshme, duket se mbështesin thëniet e njohura se e vërteta gjithsesi zhytet, po nuk mbytet, hollohet po s’këputet. Ose, le të themi, vonon po nuk harron. Ato dëshmojnë se Kruja ka një vend nderi në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe në kujtesën mbarëshqiptare, si autori i të parit fjalor të madh njëgjuhësh të gjuhës shqipe. Ka një vend nderi të mohuar për arsye që vetëm interesave kombëtare nuk mund t’u shërbejnë.

Duke parë heshtjen bizantine të institucioneve akademike për të cilat të tërë ne jemi taksapagues, heshtjen e disa akademikëve të emëruar si të tillë më shumë prej shtetit, sesa prej veprave të tyre, e ndiej të domosdoshme me iu rikthye për së dyti kësaj çështjeje. Them për së dyti, sepse e kam trajtuar edhe para do muajsh në librin; ‘Gjuha shqipe në bunker’?…

Ku ka shkuar ky fjalor, kush e zhduku?! Ka mundësi që ky fjalor të jetë shfrytëzuar pa iu zënë kurrë në gojë emri autorit, siç ka ngjarë me shumë të tjerë, deri edhe me një pjesë të veprave muzikore të Ramadan Sokolit…! Ezra Paund ka qenë një fashist i shpallur me bindje, por kjo s’e ka hijesuar madhështinë e artit të tij poetik, që vlerësohet jashtë politikës për gjeninë e tij.

E për Mustafa Krujën, si dhe për disa figura të tjera madhore, ka zëra dhe po dalin në dritë dokumente sipas të cilave vlerësimi i deritashëm për të si politikan, ka qenë i pambështetur, se personalitetit i tij është i kundërt me atë që ka vizatuar për dhjetëra vjet propaganda zyrtare. Por kjo është çështje tjetër. Tashti po flasim për fjalorin e tij”.

Dhe zoti Mehmet Elezi, duke e kërkuar fillin e fjalorit të Mustafa Krujës, e mbyll shkrimin e tij si vijon: “Zotërinj të nderuar akademikë, ndoshta është mirë të flisni ju për historinë, që historia të mos flasë nesër për ju”!

Vazhdojmë me dëshmit’e studiuesit zotit Shaban Sinani. Më 4 gusht 2005, në analizën me titull; “Kultura hebraike në Shqipëri”, studiuesi dhe gjuhëtari zoti Shaban Sinani, (asokohe Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit), sjell disa shembuj të dokumentuar se si administrata shtetërore shqiptare e para vitit 1945, vepronte me përgjegjësi të plotë dhe qëndrim antikorformist, me autoritetet e ushtrisë shkelëse gjermane.

Ai sjell shembull shkresën e Zyrës Politike të M.P.B. drejtuar M.P.J. në maj 1944, (duke i u referuar telegramit me nr. 191 të prefektit të Shkodrës z. Javer Hurshiti, (i pushkatuar nga diktatura), ku kërkohet: “… lutemi të kini mirësinë me ndërmjetsue ku duhet që autoritetet ushtarake gjermane, të mos ndërhyjnë në punët e brendshme tonat, vetëm ndër ato rasa që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me ushtrinë gjermane. Në emër të ministrit: Gjon Çoba”

Në vazhdim zoti Sh. Sinani sjell si shembull origjinal përkthimin e tekstit të nxjerrë nga vëllimi me titull “La politica dell’Italia in Albania”, me autor Francesco Jacomonin, (faqe 288 – 289, Edizione Cappelli – 1965), ku Mëkëmbësi i Mbretit të Italisë në Shqipëri, dëshmon se si kryeministri Mustafa Kruja, i ishte drejtuar Jacomonit duke kërkuar ndihmë për t’u shpëtuar jetën qindra hebrenjve që gjendeshin në Kosovë dhe për ekstradimin e të cilëve në Gjermani, Komanda Gjermane i kishte paraqitur kryeministrit Mustafa Kruja një listë të detajuar.

Kështu Jacomoni, me vullnetin e plotë për t’a mbështetur kërkesën e Mustafa Krujës, nuk i drejtohet për të kërkuar miratim Romës zyrtare, por privatisht informoi drejtorin e përgjithshëm të “çështjeve sekrete”, ministrin fuqiplotë Vidau, që ishte njeri me zemër të gjerë.

Menjëherë kryeministri organizoi transferimin e hebrenjve nga Kosova në Shqipëri e kështu, mbas disa ditëve, kryeministri Kruja i u përgjigj konsullit të përgjithshëm të Gjermanisë, se mbas verifikimeve rezultoi se informacioni që kishte dhënë komanda gjermane, nuk ishte i saktë.

Në vazhdim Shqipëria u bë strehë e një pjese të madhe hebrenjsh që u pajisën me dokumenta të rregullta shqiptare, me urdhrin e vetë kryeministrit Mustafa Kruja. Sa u paraqitën më lart ishin, duke përdorur një term nga muzika, “uvertura”, ose ajo pjesë muzikore që luhet nga orkestra, para fillimit të vetë pjesës kryesore të shfaqjes. E ndjeva t’a bëja këtë përqasje, duke dashur që, intervistën e dhënë nga gjuhëtarja dhe studiuesja zonja Ledi Shamku, lidhur me veprën e shkruar nga Mustafa Merlika Kruja në vitin 1955, me titull:

“Një studim analitik – Ç’na mëson Frangu i Bardhë me fjalorin e vet”, në vazhdim të uverturës, t’a emërtoj pjesa kryesore e shfaqjes. Pse, mund të pyesë ndokush? Sepse, së paku sipas meje, unë e konsideroj se mbas përçapjeve të bëra deri më sot, (nga dy autorët e lartpërmendur gjuhëtarë, nga Dr. Ardian Ndreca, ose nga autori i këtyre radhëve), për t’a thyer atë mur heshtje dhe mospërfillje që e rrethonte figurën madhore të Mustafa Merlika Krujës, vetëm me shpifjet dhe shtrembërimet politike të historiano-politikanëve të kohës së diktaturës, fati e desh që, siç shprehet studiuesja gjuhëtare zonja Ledi Shamku: “Ishte një rastësi fatlume (për mua), që pasardhësit e familjes së Krujës, nëpërmjet miqve të tyre, kishin rënë në kontakt me disa libra të gjerdanit Excipere, që unë drejtoj.

Ishte po ashtu fatlum fakti që bijtë e Mustafa Krujës, vijonin ta ruanin ndjeshmërinë ndaj filologjisë shqipe, ushqyer me siguri nga ai vetë. Dhe këta dy faktorë bënë që midis nesh, të krijohej ajo frymë e domosdoshme afiniteti, për të besuar në seriozitetin e një ndërmarrjeje të tillë”. Ndërsa, përgjatë kësaj hullie, unë do të shtoja se edhe vetë të ndjerin Mustafa Merlika Kruja, do t’a quaja fatlum.

Kjo sepse ka akoma gjallë djemtë, Bashkimi me Fatosin, si edhe i nipi Eugjeni, të cilët i kanë dorëshkrimet e Atit edhe gjyshit të tyre, arritën e ballafaquan një studiuese si zonja Ledi Shamku, me veprën e përmendur më lart dhe ajo u befasua.

U befasua ajo por edhe veproi! E mbas këtij veprimi fillestar kjo studiuese e ndershme dhe e paanshme, nuk ka se si më të rrijë pa u ballafaquar me befasime të tjera, sa më shum’e më thellë do të njihet me veprën e Mustafa Merlika Krujës!

Kjo më bën të shpresoj se tashmë gardhi-digë q’e rrethoi deri më tashti figurën e tij madhore, filloi e po copëzohet. E njihnin veprën madhore të tijën, Fjalorin, gjuhëtarët e akademikët e Institutit të Gjuhësisë? Pa as më të voglin dyshim!

Si vepruan ata? E ç’frytëzuan veprën duke e lënë në harresë autorin! Nga marr shkas të mendoj se e shfrytëzuan veprën e tij? Sepse mos t’a kishin shfrytëzuar, mirë derisa u shkërmoq diktatura, se nga frika kanë heshtur, po përgjatë këtyre viteve në vazhdim, pse nuk folën?! Pa dashur të vazhdoj me hetime të mirëfillta, ndalem te zonja Ledi Shamku.

Kjo gjuhëtare e dashuruar me fushën e dijes, së cilës i është përkushtuar, sapo i është hapur një dritare e vogël për t’a kundruar e njohur figurën shumë-këndore të Mustafa Merlika Krujës, pa vonesë fillon e ndriçohet, duke i u zhdukur para syve ajo mjegullnajë e rreme me të cilën akademikët e emëruar, (siç i quan studiuesi Mehmet Elezi akademikët pa vepra), për dhjetëvjeçarë e kishin fshehur Mustafa Krujën dhe bën një pohim që unë e quaj shumë me rëndësi, duke qenë dhe jashtë fushës së saj. / Memorie.al

                                                                  Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Terrori komunist mbi fshatin Zgosht, nuk u ndërpre gjatë vitit 1945, pasi më 14 mars, në Ditën e Verës, partizanët u vënë zjarrin shtëpive të Zylyf Shpatës...”/ Ana e panjohur e “Luftës Nacional-Çlirimtare”

Next Post

“Tom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku janë bashkë, por miqësia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin...”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit amerikan, që erdhi në Shqipëri në ’87-ën

Artikuj të ngjashëm

“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës
Personazh

“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës

October 9, 2025
“Nderimi për Mbretin Zog i I-rë, është jo vetëm detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar, por…”/ Refleksionet e politikanit të njohur, ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit, Ekrem Spahiu
Personazh

“Nderimi për Mbretin Zog i I-rë, është jo vetëm detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar, por…”/ Refleksionet e politikanit të njohur, ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit, Ekrem Spahiu

October 8, 2025
“Nga Fejziu, ministri Zogut që u pushkatua me ‘Gjyqin Special’, te i biri, Rizai, i diplomuar në Oksford, që e varën në litar në Kuçovë dhe…”/ Historia tragjike e sagës Alizoti
Personazh

“Regjimi i Zogut e burgosi Fiqriun si komunist, kurse regjimi komunist e dënoi me 25 vite burg si fashist, kurse në të vërtetë, ai ishte…”/ Historia  publicistit të famshëm, i diplomuar në Sorbonë

October 4, 2025
“Kur në Durrës inskenuan një gjyq për të demaskuar një kuadër, Petriti e mbrojti hapur, duke rrezikuar veten e familjen…”/ Historia e panjohur e ish-deputetit nga Shijaku, që vdiq në aksident në Itali
Personazh

“Kur në Durrës inskenuan një gjyq për të demaskuar një kuadër, Petriti e mbrojti hapur, duke rrezikuar veten e familjen…”/ Historia e panjohur e ish-deputetit nga Shijaku, që vdiq në aksident në Itali

October 2, 2025
“Personalitete amerikane të kohës, interesoheshin për Ali Pashë Tepelenën, ku figura si Everett dhe Joseph Coolidge, dhëndri i Presidentit, Xheferson, bënë…”/ Fama që mori Shqipëria nga Lord Bajron!
Personazh

“Personalitete amerikane të kohës, interesoheshin për Ali Pashë Tepelenën, ku figura si Everett dhe Joseph Coolidge, dhëndri i Presidentit, Xheferson, bënë…”/ Fama që mori Shqipëria nga Lord Bajron!

October 2, 2025
“Esati dhe Ganiu u martuan me dy motra të familjes Toptani, kushërira të tyre, por Esati u martua përsëri me një turke, pasi harxhoi pasurinë e gruas së tij të parë…”/ Ana e panjohur e Toptanasit të famshëm
Personazh

“Esati dhe Ganiu u martuan me dy motra të familjes Toptani, kushërira të tyre, por Esati u martua përsëri me një turke, pasi harxhoi pasurinë e gruas së tij të parë…”/ Ana e panjohur e Toptanasit të famshëm

September 30, 2025
Next Post
“Tom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku janë bashkë, por miqësia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit amerikan, që erdhi në Shqipëri në ’87-ën

“Tom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku janë bashkë, por miqësia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin...”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit amerikan, që erdhi në Shqipëri në ’87-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme