• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Ajo i’u afrua mullarit të dytë, ku dalloi vetëm konturet e dy trupave afër me njëri-tjetrin, ngriti nagaçen dhe me sa forcë që kishte, goditi mbi…”/ Historia tronditëse e Xhemile Trimit, nga Shijaku

Si e ekzekutoi Enveri natën e Vitit të Ri ‘68-të, krushkun e tij, muzikantin virtuoz të “Dajti”-t dhe hoteleve të Malit të Zi e Bosnjes / Historia tragjike e togerit që e ktheu UDB-ja, pas…
“Dr. Kalivopulli, i diplomuar në Athinë, 50 vjet në shërbim banorëve të Gjirokastrës, vdiq në burgun e Burrelit në shkurt 1964, pasi bëri grevë urie dhe…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm
“Ju rrëfej tri ditët e tmerrit të revoltës së Spaçit dhe si u paralajmërua ajo ngjarje e kobëshme, me vdekjet që do ndodhin aty, që një javë përpara, nga…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Si e ekzekutoi Enveri natën e Vitit të Ri ‘68-të, krushkun e tij, muzikantin virtuoz të “Dajti”-t dhe hoteleve të Malit të Zi e Bosnjes / Historia tragjike e togerit që e ktheu UDB-ja, pas…
“Ajo i’u afrua mullarit të dytë, ku dalloi vetëm konturet e dy trupave afër me njëri-tjetrin, ngriti nagaçen dhe me sa forcë që kishte, goditi mbi…”/ Historia tronditëse e Xhemile Trimit, nga Shijaku
Si e ekzekutoi Enveri natën e Vitit të Ri ‘68-të, krushkun e tij, muzikantin virtuoz të “Dajti”-t dhe hoteleve të Malit të Zi e Bosnjes / Historia tragjike e togerit që e ktheu UDB-ja, pas…
Si e ekzekutoi Enveri natën e Vitit të Ri ‘68-të, krushkun e tij, muzikantin virtuoz të “Dajti”-t dhe hoteleve të Malit të Zi e Bosnjes / Historia tragjike e togerit që e ktheu UDB-ja, pas…
“Edhe pse kishim dy firmëtarë të Pavarsisë në 1912-ën dhe mbajtëm me ushqime Çetën e Myslym Pezës, komunistët na pushkatuan tetë burra dhe …”/ Dëshmia e Riza Deliallisit, nga fisi që themeloi Shijakun

Nga Agim Musta

Pjesa e tetëmbëdhjetë

Memorie.al / Në përvjetorin e katërt të ikjes nga jeta të historianit, studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Agim Musta,  (24 Korrik 2019), ish – i burgosur politik, vajzat e tij Elizabeta dhe Suela, i dhanë të drejtën e ekskluzivitetin për botim, medias online Memorie.al, të një prej botimeve më të spikatura të autorit, siç është ‘Libri i zi i Komunizmit Shqiptar’. Kjo vepër, mban të dhëna, dëshmi, fakte, statistika dhe argumente të shumta e të panjohura për publikun e gjerë, mbi krimet dhe terrorin komunist në Shqipëri, veçanërisht ndaj intelektualëve, në periudhën 1945-1991. Botimi për herët të parë të pjesëve të këtij libri, është dhe realizimi i një prej amaneteve të historianit Agim Musta, i cili, që nga fillimi i vitit 1991 e deri sa ndërroi jetë, për afro tre dekada u angazhua me të gjitha fuqitë e tij, duke punuar për ngritjen e kujtesës kolektive, përmes botimeve me libra dhe publikimeve në shtypin e përditshëm. E gjithë ajo punë voluminoze e z. Agim Musta, e konkretizuar në disa libra, është një kontribut me vlera të mëdha, për zbardhjen e krimeve të regjimit komunistë të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia. Një pjesë e mirë e botimeve të z. Agim Musta, është e përkthyer dhe në anglisht. Duke falenderuar dy vajzat e të ndjerit Musta, që zgjodhën Memorie.al, për të përkujtuar babanë e tyre, nga sot po fillojmë publikimin pjesë pjesë, të ‘Libri i zi i Komunizmit Shqiptar’.     

                                                      Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

                                                     -Portrete bashkëvuajtësish-

                                                               (1945-1991)

  • Xhemile Trimi

Duke ditur se prokurori është i pranishëm në çdo ekzekutim, i kërkova bashkëvuajtësit Dervish Sulos, ish-prokuror në rrethin e Durrësit, në kohën e diktaturës komuniste, të më tregonte ndonjë ngjarje emocionuese. Dervishi, si u mendua pak, më tregoi:

“Kam marrë pjesë në shumë ekzekutime, por nuk do të harroj sa të vdes, ekzekutimin e Xhemile Trimit, nga Katër Rrugët e Shijakut. Burri i saj, Beqir Trimi, ishte vrarë nga forcat Divizionit të Mbrojtjes së Popullit”.

Thuhej, se Beqiri ishte korrier i të arratisurve, që vepronin në atë kohë në rrethin e Durrësit. Një patrullë e D.M.P., e vrau afër urës së Sallmones dhe kufomën e tij e hodhën në Erzen. Xhemilja mbeti e ve, me një vajzë të vogël.

Ishte e pashme dhe akoma s’i kishte kaluar të 40-at, kur ju vra burri. Megjithëse i vardiseshin shumë burra, ajo mbeti e ndershme dhe me shumë mundime mezi e nxirrte bukën e gojës, për vete dhe për vajzën jetime. Vitet kalonin dhe vajza në moshën 17 vjeç, spikati për bukuri në Katër Rrugët e Shijakut.

Shpesh shkonte poshtë e lart, për të kërkuar punë, por askush s’e punësonte, kur merrnin vesh, se e kujt ishte. Një ditë, në zyrën e punës i ra në sy toger Nasit, operativit të zonës. Ai e vështroi gjithë epsh, duke mos ia ndarë sytë nga gjoksi i saj i bëshëm. Kur doli nga zyra, toger Nasi e pyeti se kush ishte, ç’kërkonte dhe ku banonte.

Ajo u përgjigj shkurt pyetjeve të operativit dhe deshi të ikte. Nasi e kapi për krahu dhe me një dashamirësi prej pushti, i shtrëngoi dorën duke i premtuar, se do ta rregullonte në punë. Para se të ndaheshin i la takim për të nesërmen, në një vend larg syve të njerëzve. Pas disa takimesh, duke i premtuar gjithmonë se do ta sistemonte në punë, ai filloi ta shfrytëzonte seksualisht. Vendin e takimit e kishin në disa mullarë bari, afër kasolles së Xhemiles.

Në orët e vona të natës, operativi u afrohej mullarëve dhe me një sinjal që i jepte me fërshëllimë, e ndillte vajzën të dilte nga kasollja. Ajo, me shumë kujdes, se mos zgjohej nëna, dilte si një mace nga dera dhe drejtohej për te mullarët. Operativi, pasi shfrynte epshet e tij, e lejonte të kthehej në kasolle, duke e porositur, që të mos hapte gojën me askënd. Xhemilja, binte në gjumë si e vdekur nga puna e rëndë, por një natë e pikasi kur po kthehej në kasolle.

“Ku ishe?” – iu hakërrua së bijës Xhemilja.

“Dëgjova një zhurmë nga koteci dhe dola se mos na marrin pulat”

– u përgjigj vajza.

Nga zëri i dridhur i vajzës, Xhemilja kuptoi se s’ishte punë pulash, por diçka tjetër.

“Shiko! Se mos ke filluar të luash bishtin me ndonjë pusht, se kokën do të ta pres me nagaçe”?!- tha Xhemilja dhe u kthye nga ana tjetër, por gjumi nuk e zuri.

Pas disa ditësh, natën në gjumë, hodhi dorën nga dysheku i vajzës, por kapi vetëm jorganin. U zgjua menjëherë dhe ndezi kandilin. Vajza nuk ishte në kasolle. I hipi gjaku në kokë, mori nagaçen dhe doli jashtë. Hëna ishte e plotë. Pesëdhjetë metra larg saj ishin mullarët.

“Atje do të jetë kurva”! mendoi me vete dhe u afrua ngadalë – ngadalë, duke ecur me majat e gishtave. Prapa mullarit të dytë dëgjoi pëshpërima. U afrua dhe dalloi vetëm konturet e dy trupave afër me njëri-tjetrin. Ngriti nagaçen dhe, me sa forcë që kishte, goditi mbi kokat e tyre.

Goditi një herë, dy herë, tri herë, me një shpejtësi rrufeje. Viktimat nuk patën kohë të bënin as ah, as oh. Hodhi poshtë nagaçen e përgjakur dhe u ul në gjunjë, për të parë se kush ishin ata që kishte vrarë. Njohu vetëm të bijën, kurse tjetrin, nga kapelja dhe revolveri që ishin bri tij, kuptohej se do të ishte oficer. U kthye në kasolle dhe u ul pranë vatrës. Gjersa u gdhi e kaloi duke pirë kafe dhe duhan. Me të zbardhur dita u vesh dhe shkoi te shtëpia e kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit. I foli me emër dhe kërkoi të dilte te porta. Ai u vesh me nxitim dhe doli jashtë. Pamja e Xhemiles e trembi.

“Çfarë ka ndodhur Xhemile, që ke ardhur kaq herët”?! – i tha kryetari i Këshillit Popullor. “Kam vrarë kurvën time së bashku me dashnorin. Atë nuk e njoh por duket se është oficer. I ke të dy të bërë fërtele prapa mullarëve. Lajmëro në qeveri, se unë e bëra timen.

Kryetari i Këshillit, zgurdulloi sytë dhe u nis me vrap për te posta e policisë, ndërsa Xhemilja u kthye në kasollen e saj. Nuk vonoi dhe në vendin e ngjarjes, ja mbërritën kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, krye-hetuesi dhe shumë oficerë të Sigurimit. U hartua proces-verbali dhe trupin pa jetë të operativit të mbështjellë me një batanije, e hodhën në një kamion të mbuluar. Pastaj, të gjithë, me kryetarin e Këshillit përpara, u drejtuan për te kasollja e Xhemiles.

“Shoku Kopi, kryetari i Degës së Brendshme, e hapi derën e kasolles duke e qëlluar me shkelm. Me revole në dorë iu drejtua Xhemiles: “A e di ti moj shtrigë, se cilin ke vrarë”?! “Kurvën time, me një pusht rrugësh” – u përgjigj Xhemilja, pa ia bërë syri tërr. “Lidheni kriminelen!” – urdhëroi shoku Kopi.

Ndërkaq, “Gazi” i Degës së Brendshme, i qe afruar kasolles. E lidhën Xhemilen me duar nga prapa dhe e rrasën në pjesën e fundit të “Gaz”-it, të mbajtur nga dy policë për krahësh. Hetuesia dhe gjyqi u bënë me proces të përshpejtuar. Xhemilja, u dënua me vdekje, me pushkatim. Ajo e priti vendimin shumë gjakftohtë dhe nuk pranoi t’i drejtohej për apelim Gjykatës së Lartë, ose të kërkonte mëshirë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Pas një muaji erdhi urdhri për ekzekutimin e vendimit.

“Më lajmëruan me telefon, që në orën dhjetë të natës të ndodhesha në qelitë e hetuesisë. Atje më prisnin shefi i zhdukjes së krimeve, mjeku i Degës dhe dy nënoficerë të skuadrës së ekzekutimit. Dy “Gaz”-e ishin futur në oborrin e Degës. Nga qelia nxorën Xhemilen të lidhur me duar nga prapa. Në një nga “Gaz”-et, hipi oficeri i zhdukjes së krimeve, Xhemilja dhe dy nënoficerët e skuadrës së pushkatimit. Në tjetrin hypa unë së bashku me mjekun e Degës.

Makinat u nisën me shpejtësi, në drejtim të Porto Romanos. Diku, ato u kthyen në një rrugë qorre dhe mbas nja dy qind metrash, ndaluan. Afër një përroi të vogël, ishte hapur një gropë jo e thellë. Vendi ndriçohej nga fenerët e makinave. Zbritën Xhemilen nga “Gaz”-i dhe e afruan buzë gropës. Oficeri i zhdukjes së krimeve, komunikoi vendimin e ekzekutimit dhe urdhëroi për t’i lidhur sytë. Xhemilja ngriti kryet lart dhe me një zë të llahtarshëm, që na ngriu gjakun, na u hakërrua:

“Qëlloni mor këlyshë bushtrash! Xhemile Trimi nuk i trembet vdekjes”. Dy kallashnikovë, vollën zjarr kundër saj. Ajo ra në gropë, si një trung i përgjakur. Nënoficerët, me një lopatë xhenierësh, hodhën disa lopata baltë mbi trupin e saj dhe e rrokullisën me këmbë disa gurë. Unë u hutova aq shumë, sa nuk kreva as “kolpo di gracien”. Kam qenë i pranishëm në shumë ekzekutime. Kam parë burra me mustaqe gjer te veshi dhe vrasës profesionistë, që dridheshin para ekzekutimit, por asnjë si Xhemile Trimi”, përfundoi historinë tragjike, ish-Prokurori i rrethit të Durrësit, Dervish Sulo!

  • Skeleti

Në kaushin nr.9 të burgut të Burrelit, Gjeloshi qëndronte përballë meje. Kur u njoha me të, në vitin 1962, ai kishte vuajtur 15 vjet burgim. I kishin mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet të tjera, në qoftë se do të mbetej gjallë.

Gjeloshi ishte nga Dukagjini dhe, në vitin 1947, pas kapjes së tij nga forcat e Sigurimit, u dënua me vdekje për “akte terroriste”. Në të vërtetë, i vetmi faj që kishte bërë, ishte mospranimi për të kryer shërbimin ushtarak. Për të shpëtuar nga arrestimi, mori rrugët e malit dhe u bashkua me disa shokë, armiq të regjimit komunist. Shtatë muaj, me bukë dhe pa bukë, fshihej shpellave, i ndjekur këmba këmbës nga forcat e Sigurimit.

Zoi Themeli dhe Nesti Kopali, drejtues të Degës së Punëve të brendshme të Shkodrës, urdhëruan djegien e shkollës së Bregut të Lumit dhe vrasjen e një mësuesi. Fajin për këtë krim, ua hodhën të arratisurve. Fshatarëve të thjeshtë të Dukagjinit, kurrë nuk u shkonte ndërmend, se këto gjëma, i kryente vetë “Pushteti Popullor”, për të ngjallur urrejtjen ndaj të arratisurve antikomunistë. Si mund t’i kuptonin fshatarët e thjeshtë, se ato intriga dhe turpe, i bënin vetë ata, që duhet të vendosnin drejtësinë.

As pushtuesit e huaj nuk kishin kryer të tilla krime të përbindshme. Pas shtatë muajsh, Gjeloshin e zunë për djegien e shkollës dhe vrasjen e mësuesit. Gjykata e Lartë ia ktheu dënimin, me 25 vjet burgim të rëndë, pa të drejtë përfitimi nga amnistitë. Askush s’kishte trokitur te dera e burgut për Gjeloshin. Ishte i gjatë mbi 1.80 cm. dhe ecuria e kishte shndërruar në një thes me kocka. I dalloheshin qartë edhe pjesët e kafkës. Zgavrat e syve, i kishte tej mase të thelluara. Dora e tij, me gishtat e hollë e të gjatë, i ngjante një sfurku metalik. Ajo që të drithëronte, ishte goja pa dhëmbë e dhëmballë, që kur e hapte, dukej si një guvë parahistorike.

“I urituri”, i Odhise Paskalit dukej shumë më pak i uritur se Gjeloshi i gjallë. Vetëm sytë nuk i ishin tretur. Ato, në atë fytyrë të dobët dhe të stërzgjatur, dukeshin jashtë mase të zmadhuar. Qëndronte gjithë ditën në vendin e tij, duke i ngulur sytë në një pikë. Nuk të fliste kurrë pa i folur. Kur e pyesje për diçka, të përgjigjej me “po”, ose”jo”. Një ditë, pata takim me familjen, dhe midis ushqimeve të tjera, më kishin sjellë dhe disa thela mishi, së bashku me “lëngun” e burgut, që na jepej si gjellë dreke. Këtë lëng, ku notonin disa kokrra orizi ose grosh. Gjeloshi dhe shumë të burgosur të tjerë, nuk e hanin me lugë, por e kthenin me eks, në oborrin e burgut. Racionin e bukës, ata e kishin ngrënë qysh në mëngjes.

Nxora mishin e mbështjellë me letër dhe fillova të haja, të shoqëruar me lëngun e drekës. Gjeloshi i nguli ata sy që të kallnin frikën, mbi copën e mishit. Sytë e tij, sikur lëshonin rreze lazër dhe mishi më ngeli në fyt. Mezi e kapërdiva, po ai vazhdonte të shikonte copën e mishit, që e mbaja në dorë. E ndërpreva ngrënien dhe e vendosa në gavetën, që e kisha bri jastëkut. Kur dolëm në oborr, për ajrosjen e pasdites, e mora thelën e mbështjellë me letër dhe e futa në xhep. Ndalova Gjeloshin dhe i thashë:

“Pash Zotin mos ma kthe dorën. Haje këtë copë mishi, se një Zot e di, sa kohë ke pa e shijuar” dhe pa i marrë pohimin, ia futa në xhepin e xhaketës gjithë arna. “Më bëre me turp bre burrë, por nuk ta kthej, se më ke vu në be të rëndë”!

  • Vrasje natën e Vitit të Ri

Ishte një natë pa hënë dhe pa yje. Në postbllokun kufitar të Hanit të Hotit, kishte lëvizje. Nga një makinë zbritën një njeri të prangosur me duart nga prapa. Dy hije e shoqëronin drejt tokës shqiptare. Fatkeqin e hipin në një “Gaz” që u nis vrik, drejt Shkodrës, me një uturimë shurdhuese. Ai ishte një mjek, një artist virtuoz i fizarmonikës, 28-vjeçari Gramoz Omari. Stetoskopin dhe fizarmonikën, s’i ndante kurrë nga vetja.

“Si mjek, do të mundohem të kuroj njerëzit, si artist, shpirtrat e tyre”. Kështu shprehej shpesh Gramozi, midis miqve dhe shokëve të tij. Kur u bind se ishte i përgjuar, u arratis për të fituar lirinë. UDB-ja e mbajti peng, për ta përdorur për qëllimet e saj të mbrapshta. E këmbyen me një fatkeq shqiptar të përtej kufirit. “Ustallarët dhe çirakët”, që ditën shaheshin, natën ishin në akord të plotë midis tyre. Lojë makabre ndaj kombit shqiptar.

Hetuesit e pritën Gramozin, si një gjah të majme. Mbi shpinën e tij, ata eksperimentuan metodat më kriminale të arsenalit komunist. Me porosi të vet diktatorit, “Gjyqi i popullit” e dënoi me vdekje. Dikush nga rrethi familjar, i kërkoi Enver Hoxhës, të tregohej i mëshirshëm ndaj Gramozit.

Diktatori u tërbua nga zemërimi: “Omarat, i kemi vrarë dhe do t’i vrasim. Kam urdhëruar, që edhe Eqeremin”, ta internojnë familjarisht në baltovinat e Myzeqesë. Po s’qëndruan sus, burgu dhe plumbi i pret!” Gramozi, i lidhur këmbë e duar, po priste vdekjen stoikisht në qelinë e errët. Ai ishte i bindur, se diktatori nuk do ta falte.

“Nuk më tremb vdekja, me gjithë jam i pafajshëm si një engjëll. Kam vetëm një dëshirë: të takoj prindërit dhe vëllezërit para ekzekutimit”, – i tha Gramozi një funksionari të M.P. Brendshme. Kërkesa e tij, nuk mund të dëgjohej nga veshët e shurdhër të “krokodilëve”. Edhe ekzekutimi tij ishte vendosur të bëhej në mënyrë spektakolare.

Në mesnatën e Vitit të Ri, të 1968-ës, kur në çdo familje shqiptare ngrihej dollia për gëzime dhe ditë më të mira, batareja e armëve, në poligonin e vdekjes së Zallit të Kirit, i merrte jetën mjekut dhe artistit virtuoz, Gramoz Omarit.

Fjala mori dhenë dhe u hap në mbarë Shqipërinë. E vajtuan prindërit. E qanë vëllezërit. U drithëruan miqtë dhe shokët, kudo ku ndodheshin.

  • Shqiptari që vuajti 43 vjet burgim

Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër në botë, përveç Shqipërisë, ku një njeri të ketë vuajtur 43 vjet burgim, pa bërë asnjë të keqe. Asnjë mendje e shëndoshë njerëzore nuk mund ta konceptojë dramën e burgjeve shqiptare, plot paradokse dhe labirinte. Shpesh ndodhte që dikush që merte jetë njeriu, pasi vuante disa muaj burg, fitonte lirinë dhe të gjitha të drejtat e mëparshme. Një tjetër, që s’kish vrarë asnjë zog pule, dergjej me dekada në burgje, vetëm, se kishte menduar “të çante ferrën” për të fituar lirinë.

Kishte dhe shumë të tjerë, që s’kishin menduar për asgjë, por flijoheshin nga diktatura, për të frikësuar të tjerët. Me mijëra njerëz të pafajshëm vuajtën kalvarin komunist dhe dhanë shpirt në qelitë e errëta të burgjeve, ose në baltovinat e kënetave. Po cili ishte martiri i vuajtjeve të pafund, që pas 43 vjet burgim, dha jetën në burgjet shqiptare? Ky është Sami Dangëllia, i lindur më 1920, në katundin Menkulas të Devollit.

U rrit si gjithë të rinjtë devollinj, duke e nxjerrë bukën me djersën e ballit. Me gjithë dëshirën e zjarrtë për t’u arsimuar, nuk kreu veçse filloren. Kishte marrë pjesë në ‘Ballin Kombëtar’ dhe për këtë e dënuan më 1945-ën, me 25 vjet heqje lirie. Pasi vuajti 15 vjet, e liruan, por te dera e burgut e priste “Gaz”-i i Sigurimit. Nga një burg më i vogël, e dërguan në një burg më të madh, në kampin e internimit, në Gradishtë.

Atë lirim, Samiu e përbuzi, ndaj dhe vendosi të arratiset jashtë Shqipërisë. Pas shumë vuajtjesh dhe peripecish, u kap në afërsi të kufirit grek. Përsëri hetuesi, përsëri tortura dhe përsëri ri dënim, me 25 vjet burg. Kësaj radhe, Samiu nuk do të punonte për tharjen e kënetave, por në galeritë e thella të minierës – burg të Spaçit.

Revolta e Spaçit, e 1973-shit, e gjeti Samiun të drobitur nga vuajtjet, por me zemër të zjarrtë. Për tri ditë e tri net u përlesh së bashku me bashkëvuajtësit, me forcat mercenare të diktaturës. Kur revolta u shtyp me zjarr e me hekur, Samiun e dënuan për të tretën herë, me 25 vjet burg.

Megjithëse ishte i bindur se nuk do ta kalonte i gjallë derën e burgut, ai mbeti përsëri një propagandues i flaktë antikomunist. Edhe kur mbushi moshën 60 vjeç, nuk e hoqën nga puna e detyruar. E dërguan në kampin – burg të Borshit, për të hapur tarracat e Bregdetit.

Diktatura kishte vendosur, që Samiu të vdiste me kazmë në dorë. Nuk u bë asnjë përçapje për kurimin e “armikut të përjetshëm”! I sfilitur nga vuajtjet pa mbarim, Samiu u nda plot dinjitet dhe dashuri nga bashkëvuajtësit e tij, në një ditë pranvere të vitit 1987. I vetmi amanet që u la shokëve, para se të mbyllte sytë, ishte: “Kur Shqipëria të bëhet e lirë, të m’i gjeni eshtrat dhe te m’i varrosni në Menkulas të Devollit”. Memorie.al

Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 15 Gusht 2023

Next Post

“Misteri i udhëtimit të ambasadorit Saraçi nga Vjena në Pragë dhe deklarata e ish-kryeministrit, Fan Noli, se vrasjen e Ceno bej Kryeziut, e ka bërë...”/ Komentet e shtypit europian, për atentatin, tetor 1925

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Misteri i udhëtimit të ambasadorit Saraçi nga Vjena në Pragë dhe deklarata e ish-kryeministrit, Fan Noli, se vrasjen e Ceno bej Kryeziut, e ka bërë…”/ Komentet e shtypit europian, për atentatin, tetor 1925

“Misteri i udhëtimit të ambasadorit Saraçi nga Vjena në Pragë dhe deklarata e ish-kryeministrit, Fan Noli, se vrasjen e Ceno bej Kryeziut, e ka bërë...”/ Komentet e shtypit europian, për atentatin, tetor 1925

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!