• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, August 27, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Agjentët britanikë e dërguar në Shqipëri e Ukrainë për të organizuar kryengritje anti-komuniste pas luftës, u kapën të gjithë, pasi Kim Filbi…”! / Libri më i ri për agjentin e famshëm në shërbim të Moskës

“Kim Philby më dërgoi me misione sekrete në Shqipëri, Libi dhe Korenë e Veriut…”/ Dëshmia e rrallë e Arif Xhaferrit, ish-ballistit që u arratis në ’44-ën
“Në Washington, mendonin se figura të tilla, mund të ishin; Kupi, nga zogistët, Dilo, nga ‘Balli Kombëtar’ ose Vërlaci, nga ‘Blloku Indipendent’…”/ Si dështuan përpjekjet për rrëzimin e Enver Hoxhës
“Agjentët britanikë e dërguar në Shqipëri e Ukrainë për të organizuar kryengritje anti-komuniste pas luftës, u kapën të gjithë, pasi Kim Filbi…”! / Libri më i ri për agjentin e famshëm në shërbim të Moskës
“Para se të arratisej me 59 vllehë, 900 bagëti dhe 40 mushka, Foto thirri për darkë, kryetarin e Degës, sekretarin e Komitetit të Partisë dhe…”/ Dokumentet e Sigurimit, për Kolonjën dhe Lezhën
“Xhafer Deva i kishte këshilluar njerëzit e tij që, të rrinin larg Sheh Hasanit dhe Hysen Prushit, se ata ishin çerdhe e UDB-së…”/ Historia e grupeve parashutiste të ‘Bllokut Indipendent’
“Në Murat Çelepias të Beratit, më vdiqën nga uria dy motrat dhe nipi, e nga që s’kishim qefin, nëna grisi jorganin e vetëm…”/ Dëshmia tragjike e ish-‘diversantit’

Nga Armand Plaka

Memorie.al / “Shërbim inteligjent shumë i kufizuar në mundësi… e madje në disa aspekte shumë naiv, disa prej agjentëve të tij janë vërtet budallenj”. Ky ishte dhe opinioni i një rekruti të ri për kolegët tij në shërbimin sekret britanik, në fillimet e Luftës së Dytë Botërore. Ai vazhdoi të thoshte pa u kursyer: “Aty kishte xhentëlmenë të rinj metropolitanë, arsimi i të cilëve kishte qenë i shtrenjtë, më shumë se sa i thellë, dhe të cilët ishin rekrutuar në baret e “White‘s and Boodles”, e atje ishte dhe një ish-polic indian…! Nuk shquhej për ndonjë klas të veçantë në dhënien e ideve. Paraardhësi pak kishte dëgjuar të flitej për të; ndërsa pasardhësi i tij, i shihte ata më shumë si subversivë”.

Unë shpenzova shumë muaj nga koha ime vitin që shkoi për të shkruar romanin tim me titull “Restless – the story of a young woman” (në shqip: Nuk gjen qetësi – historia e një gruaje të re), duke punuar e gërmuar shumë në sirtarët e arkivat e “biznesit” të spiunazhit britanik – dhe gjeta disa analiza apo mendime që çojnë ujë në zbërthimin e kësaj ideje.

Jo më shumë sepse organizimi që ai pohon aty ishte i dobët, por sepse kanë ekzistuar të paktën pesë agjentë të dyfishtë britanikë, në shërbim të sovjetikëve. Emrat e tyre janë: Guy Burgess, Donald Maclean, John Cairncross, Anthony Blunt dhe super agjenti i famshmi Kim Philby, ngjitja e të cilit në shkallët e hierarkisë së shërbimeve të fshehta britanike, rezultoi në dhënien si detyrë për të, organizimi i operacioneve më të rëndësishme të pasluftës, pra mbiquajtjen e tij si personi “C”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vitet e fundit të lëngatës së regjimit komunist, qytetarët e Tiranës përflisnin gjithnjë për brumatriçet që punonin 24 orë në bodrumet e MPB-së, por…”/Refleksionet e ish-kryeministrit të Shqipërisë

“Takimet e Operativit të Sigurimit me agjenturën, bëheshin vetëm në shtëpitë konspirative, ose në pyll, por kur agjenti ishte femër…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit të Shqipërisë

Duhet të ketë qenë me të vërtetë një sukses më se i madh për Moskën, të arrinte të rekrutonte për llogari të saj emra të tillë kaq të rëndësishëm, brenda radhëve të shërbimeve të fshehta britanike. Dhe kjo deri diku u arrit në mënyrë të përsosur për ta.

Në rrëfimet e përsiatjet e tij, autori i librit, William Boyd, thotë: Gjatë kohës që po merresha me mbledhjen e fakteve e po shkruaja romanin tim, u bëra kurioz mbi këtë fenomen që kishte ndodhur me agjentët e dyfishtë britanikë dhe kërkoja të gjeja arsye, se çfarë i bashkonte ata, përveçse tradhtisë që kryen ndaj atdheut.

Të gjithë u përkisnin shtresave të mesme, apo të larta të mesme, ishin të gjithë të mirë arsimuar me karriera solide profesionale e “të situra” në institucionet më të larta të shtetit. Ata ishin anëtarë të një “establishment”-i e në çdo çështje, kurrikula e tyre, vlera e tyre madhore, fjalimet e tyre, klubet që frekuentonin, veshjet, koha e lirë që kalonin dhe kënaqësitë e pafundme, të bënin të mendoje se kjo nuk mund të ndodhte kurrë.

Nuk kishte asgjë në dukje, në sipërfaqe, që të bënte të besoje se ata ishin ndryshe nga mijëra të tjerë të privilegjuar në shoqëri, të arsimuar në “Oxford” e “Chambridge”, që punonin në zyrat e “Foreign Office”, apo në shërbimet diplomatike nëpër botë e seksionet e BBC-së. E megjithatë, disa prej tyre parapëlqyen me ndërgjegje të bëheshin agjentë në shërbim të të tjerëve e, të tradhtonin kështu atdheun e tyre, Mbretërinë Britanike.

Mund të jepet edhe ndonjë arsye për të besuar se në vitet ‘30-të, kur hasen rekrutimet e para të tyre për llogari të sovjetikëve, apeli ideologjik i komunizmit prezantonte asokohe të vetmen alternativë kundër atij, që dukej se tashmë kishte marrë revanshin në Evropë: fashizmit.

Akoma më shumë, shton autori, unë kam vënë re gjatë studimeve të mia se dyjëzimi i këtyre njerëzve erdhi edhe si pasojë e dështimeve të misioneve të tyre e rënies në dëshpërim, duke u ndeshur e akuzuar edhe për paaftësi nga eprorët e tyre (përjashto Filbin) – unë nisa të ndjej se zelli ideologjik, thjesht nuk mund t‘i shpjegojë dot gjithë ato vite të tyre në një jetë të dyfishtë e plot dubiozitet fatal.

Duhet të ketë pasur ndonjë tjetër motiv, jo thjesht “tërheqja nga komunizmi” – e sidomos pas shokut shkatërrimtar të paktit sovjeto-nazist të 1939. Sapo Stalini dhe Hitleri u bënë aleatë, vetëm mendjet më perverse asokohe mund të besonin tashmë se kishte një armik të vetëm e të vërtetë, pra fashizmi. Tashmë e tutje armik ishte dhe Bashkimi Sovjetik.

Torturat e mendimeve të dyfishta në Partinë Komuniste Britanike (CPGB) hasen në dy kahje në këtë aspekt. “The Daily Worker”, gazeta e partisë së tyre, ka qenë më se pacifiste dhe anti naziste, porse pas paktit të 1939 u shua më pas thuajse i gjithë ai vrull kriticizmi ndaj Hitlerit në atë gazetë.

Pastaj, kur Hitleri pushtoi Rusinë në qershor të vitit 1941, CPGB-ja u bë kështu sërish anti-naziste. Asnjë person i shërbimeve inteligjente nuk mund ta merrte një politikë të tillë të kthimit nga një agjent i një vendi në një tjetër, dhe aq seriozisht. Aq më shumë që këta “tradhtarë britanikë”, jetuan në një shoqëri ku lulëzonte demokracia dhe secili prej tyre përfitoi nga privilegjet e ofruara për elitën e tyre të mirë arsimuar.

Ata nuk ishin të detyruar apo të lutur ta bënin një gjë të tillë, dhe as viktima të represionit të korrupsionit shtetëror, as nuk kishin hasur në pengesa në plotësimin e ambicieve të tyre, të bllokuar në çdo hap të tyrin – kështu që përse zgjodhën të tradhtonin atëherë?

Rasti i Kim Filbit është ndoshta më interesanti prej tyre. Filbi ishte një njeri si gjithë të tjerët në aspektin thjesht human, dhe shumë i aftë në aspektin profesional e, që gëzonte kësisoj respektin e të gjithëve – kompetent dhe i zellshëm, i dekoruar pas luftës – dhe një koleg e shok pune i sjellshëm e i shoqërueshëm. E shoqja e tij e shihte atë si “një bashkëshort të shkëlqyer” dhe e klasifikonte martesën e tyre si “perfekte”.

Ai kishte bërë karrierë në shtresat më të larta hierarkike të shërbimeve sekrete britanike brenda 10 viteve, mes viteve 1941-1951, pa bërë kështu të hidhej as edhe një hije sado e vogël dyshimi për veprimtarinë e tij në shërbim të sovjetikëve. Hugh Trevor-Roper (autori i gjykimit me pasoja ndaj kolegëve të tij të përmendur më lart), e njohu Filbin gjatë viteve të luftës dhe e përshkruante atë si “një person i jashtëzakonshëm: i jashtëzakonshëm për nga virtytet, për inteligjencën e shfaqur, i sofistikuar e madje, edhe realist”.

Në 1951, pas fluturimit të Burgess dhe Maclean drejt Moskës, Filbi ishte i detyruar të hiqte dorë nga puna në shërbimin e fshehtë, nga keqardhja për kolegët e tij, pasi ai kishte qenë shok i ngushtë me Burgess, një shoqëri kjo që ai refuzoi t‘i jepte fund. Madje ai shihej si një simbol i përkushtimit e i besnikërisë shoqërore.

Nuk u ngrit për të protestuar kundër gjykimit, dhe më pas ai u rifut në shërbimin e fshehtë pas disa vitesh, në një rol më të vogël (në Bejrut) para se përfundimisht të arratisej drejt Moskës në vitin 1963 – me shumë gjasa sepse një agjent sovjetik ishte shumë pranë zbulimit të identitetit të tij të vërtetë.

Askush nuk e dinte realisht se për sa vdekje, tortura e burgosje ishte përgjegjës Filbi. Numri i tyre, me shumë gjasa, shkonte në qindra. Për shembull, agjentët britanikë dhe korrierët e dërguar në Shqipëri e Ukrainë për të organizuar kryengritje e revolucione anti-komuniste pas luftës, u dekonspiruan e u kapën të gjithë, e si rrjedhojë u ekzekutuan falë paralajmërimeve e sinjaleve që vinin nga Filbi.

Në Uashington, në fund të viteve 1940, ai ua kaloi të gjitha materialet sekrete që kalonin në tavolinën e tij të punës, rusëve – analizat më të dobishme mbi kapacitetet nukleare të Amerikës. Dikush mund të argumentojë se informacionet e Filbit ishin instrumentalizuar në dhënien zjarr të Luftës së Koresë e krizën e raketave në Kubë. Ai ishte një agjent i dyfishtë ekstremisht efektiv e i rëndësishëm.

Trevor-Roper ishte vërtet i habitur (aq i habitur isha¦) kur kuptoi se duhej ta ri konsideronte karakterin e Filbit e të përpiqej kësisoj të luftonte tashmë me faktin se shoku i tij kishte qenë një tradhtar. Ai shkroi një seri artikujsh në vitet ‘60-të, pas largimit përfundimtar të Filbit drejt Moskës, duke e analizuar thellë këtë çështje.

Si mund të shndërrohej një njeri si Filbi në një tradhtar kaq të suksesshëm? Si i kishte besuar atij çdokush që takohej përgjatë këtyre viteve? Si mund të ishte ai kaq besnik ndaj një shteti kaq brutal e tiranik si Rusia e Stalinit?

Duke kërkuar përgjigje ndaj këtyre pikëpyetjeve, Trevor-Roper përpunoi një tezë që ka gëzuar në fakt shumë rezonancë e që lidhej me idenë se komunizmi kishte krijuar te Filbi një formë të “vdekjes apo mpirjes së trurit”, që ai “e kishte pirë nga grali i droguar me ide të sëmura i një kishe sekrete”. Unë thjesht nuk e gëlltis të gjithë këtë, pasi për më tepër, Filbi nuk ishte i vetëm”, – thekson autori i botimit më të fundit në Britaninë e Madhe që merret me çështjen “Philby & Co”.

A jemi ne të gatshëm të pranojmë se katër tradhtarët (agjentët e dyfishtë) e tjerë britanikë, kishin gëlltitur gjithashtu racione nga “ky gral me drogë” dhe e kishin toleruar këtë të ashtuquajtur “vdekje e mendjes” (death of the mind)? Ndoshta vetëm njëri prej tyre kishte mundur, por sigurisht jo të pestë. Unë mendoj se përgjigjet për këtë çështje të veçantë shtetërore britanike gjenden diku gjetkë.

Duke kërkuar shpjegim, unë krijova në romanin tim një stil tradhtari të Filbit, por një njeri që nuk ekspozohet kurrë si Filbi, dhe duke vepruar kështu, mua më duhej të konsideroja të gjitha arsyet se përse një karakter kaq pozitiv e i ndihur nga fati në vendin e tij të lindjes, do të përpiqej me kaq zell ta tradhtonte atë.

Aty, më duket mua, thekson autori William Boyd, gjenden dy arsye të diskutueshme që e shpjegojnë sjelljen e këtyre tradhtarëve britanikë dhe në veçanti atë të Filbit. E para mund të përmblidhet në sentencën e famshme: “Nëse ke qenë një herë spiun, mbetesh gjithmonë i tillë”. Edhe nëse zelli ideologjik të merr me vete e të shndërron në një agjent të dyfishtë, do të ishte shumë e vështirë kur ai zell vdes, apo kur zëvendësohet me një vizion më të qartë, më pragmatist, që të shtyn të dalësh prej tij.

Jo vetëm se kjo është një çështje e potencialit të skalitur fort në mendje (është shumë e vështirë të dorëzohesh si tradhtar) por më pas bëhet, me fjalë të tjera, le të themi “një zakon i mendjes”, një jetë e dyfishtë që duket më se natyrale për të drejtuar në jetë një njeri. Ka shumë arsye se pse njerëzit tradhtojnë vendin e tyre. Njëra mund të jetë hakmarrja, apo një nënkategori që ka lidhje me hakmarrjen e që më saktë quhet “urrejtje”.

Tradhtia e ndërgjegjshme e vendit tënd do të thotë një lloj urrejtje për vendin tënd dhe në shembullin e dhënë nga Blunt, ne mund të përftojmë një ide më të saktë mbi karrierën e jashtëzakonshme e personalitetin e Kim Filbit. Filbi vetë kur u intervistua nga një gazetë britanike pas largimit të tij në Moskë në 1963, tha se ai e shihte veten si një “anglez i pakthyeshëm e i plotë dhe se Anglia ishte një vend i mrekullueshëm”.

I pyetur se pse ai pra tradhtoi këtë vend të mrekullueshëm, ai tha se i përmbahej idesë së një “përbuzjeje humane”, për “disa fenomene të përkohshme që e penguan Anglinë të ishte vetvetja”. Ky është dhe pohimi themelor që shpjegon edhe tradhtinë ndaj vendit të vet të Filbit, dhe për më shumë përdorimin e termit “Anglia” dhe “anglez”, i cili është shumë i hasur – gjuha e mos reflektimit për sistemin. Këtu gjendet edhe lidhja me lëkundjen e lëvizjen plot këmbëngulje, të suksesshme e të papritur të Filbit.

Ai e quan atë “përbuzje humane”, por unë mendoj se “përbuzja” do të ishte më e përshtatshme. Me vetësigurinë e tij “të panjollosur”, ai i sheh pasurinë e shenjtërimin e botës në të cilën ai u lind (le të kujtojmë pra dhe një herë gjykimin e rreptë që i bëri dikur edhe Trevor Roper, eprorëve e miqve të tij) dhe zbulon se ai (Filbi) nuk ndjente asgjë përveç përbuzjes tashmë për të. Në të tilla rrethana, ndonjëherë është shumë më e lehtë ta urresh vendin tënd, se sa ta dashurosh atë.

Se çfarë bëri një njeri me emrin Kim Filbi (Kim Philby) në një situatë të tillë, kur ndodhej aty pranë e ndjente një ndjenjë përbuzjeje në rritje? Çfarë opsionesh ekzistojnë? Shfrytëzim deri në pikën e fundit, refuzim, dorëzim, një formë largimi, arratie apo dhe tradhtie? Filbi dhe shokët e tij të privilegjuar tradhtarë e bënë megjithatë vetë zgjidhjen e tyre asokohe. / Memorie.al

Romani i ri i William Boyd, “Restless” (në shqip: “Nuk gjen qetësi”), është publikuar në vitin 2006 në Britaninë e Madhe.  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Mbreti Zog i I-rë donte të blinte për 10 milionë paund, gazetën me të madhe britanike ‘The Times’, por...”/ Historia e panjohur e Mbretit të Shqiptarëve në gjysmën e Europës, pas largimit nga vëndi!

Next Post

“Në vitet e fundit të lëngatës së regjimit komunist, qytetarët e Tiranës përflisnin gjithnjë për brumatriçet që punonin 24 orë në bodrumet e MPB-së, por...”/Refleksionet e ish-kryeministrit të Shqipërisë

Artikuj të ngjashëm

“Çabej deklarohej hapur pro regjimit fashist, u caktua si Ministër i Arsimit gjatë okupacionit gjerman e, bashkëpunonte me ta, mbronte politikën naziste dhe…”/ Dosja e Sigurimit, për profesorin e famshëm
Dossier

“Në vitet e fundit të lëngatës së regjimit komunist, qytetarët e Tiranës përflisnin gjithnjë për brumatriçet që punonin 24 orë në bodrumet e MPB-së, por…”/Refleksionet e ish-kryeministrit të Shqipërisë

August 26, 2025
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
Dossier

“Takimet e Operativit të Sigurimit me agjenturën, bëheshin vetëm në shtëpitë konspirative, ose në pyll, por kur agjenti ishte femër…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit të Shqipërisë

August 25, 2025
“Për të forcuar kontaktet me botën, Ramiz Alia ka sjellë në udhëheqje disa të rinj pragmatistë, por në Byro, ka vetëm katër mbështetës dhe…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, ‘TIME’, 1 dhjetor 1986
Dossier

“Për të forcuar kontaktet me botën, Ramiz Alia ka sjellë në udhëheqje disa të rinj pragmatistë, por në Byro, ka vetëm katër mbështetës dhe…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, ‘TIME’, 1 dhjetor 1986

August 24, 2025
“Autori i vërtetë i romanit ‘Tradhtia’, është Haki Limani, ndërsa Kapllan Resulbegoviq, ka përvetësuar autorësinë, i ndihmuar nga rrjete të UDB-së, të cilave…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi
Dossier

“Autori i vërtetë i romanit ‘Tradhtia’, është Haki Limani, ndërsa Kapllan Resulbegoviq, ka përvetësuar autorësinë, i ndihmuar nga rrjete të UDB-së, të cilave…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi

August 24, 2025
“Naim Frashëri i shkruan ndër të tjera Vasil Tërpos: ‘Mos epni të holla për fjaloret’ të Kristoforidhit, se nuk ësht’ i vërtetë, e pamë ne dhe…”!/Ana e panjohur e rilindasit dhe gjuhëtarit të famshëm
Dossier

“Naim Frashëri i shkruan ndër të tjera Vasil Tërpos: ‘Mos epni të holla për fjaloret’ të Kristoforidhit, se nuk ësht’ i vërtetë, e pamë ne dhe…”!/Ana e panjohur e rilindasit dhe gjuhëtarit të famshëm

August 24, 2025
“Në një pritjen e dhënë nga komunistët rumunë, kur Hrushovi i mori shokët e tij të vjetër për krahu, për të bërë një bisedë me ta, u afrua dhe Mehmet Shehu, por atij…”/ Incidenti i panjohur në OKB, në vitin 1960
Dossier

“Në një pritjen e dhënë nga komunistët rumunë, kur Hrushovi i mori shokët e tij të vjetër për krahu, për të bërë një bisedë me ta, u afrua dhe Mehmet Shehu, por atij…”/ Incidenti i panjohur në OKB, në vitin 1960

August 23, 2025
Next Post
“Çabej deklarohej hapur pro regjimit fashist, u caktua si Ministër i Arsimit gjatë okupacionit gjerman e, bashkëpunonte me ta, mbronte politikën naziste dhe…”/ Dosja e Sigurimit, për profesorin e famshëm

“Në vitet e fundit të lëngatës së regjimit komunist, qytetarët e Tiranës përflisnin gjithnjë për brumatriçet që punonin 24 orë në bodrumet e MPB-së, por...”/Refleksionet e ish-kryeministrit të Shqipërisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme