• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Agallarët e kuq e kanë kallur Shqipërinë në zgjedhën e Rusisë dhe të Serbisë: Enver Hoxha dhe banda e tij, po e bëjnë Shqipërinë, një provincë serbe…”/ Letra e panjohur e Mid’hat Frashërit nga Italia, 1 dhjetor ‘46

Dokumenti sekret: Kur Enveri i kërkonte Francës ekstradimin e Abaz Kupit dhe pajtoi avokatin Zhuvenel, e dy dëshmitarët nga Tirana.…
“Mbreti Zog, thirri si miq për darkë në shtëpinë e tij në Aleksandri, Mbretin Faruk; Mbretin Abdulla; Kryetarin e Syrisë, Shyqri Kueatly; Myftinë e Jeruzalemit dhe…/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Në kamp erdhi kapiten Nuri Huta, pjesëtar i misionit ushtarak shqiptar në Bari, i cili u takua me Mit’hat Frashërin dhe Vasil Andonin, …”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana
Fotot e panjohura / Si festohej 1 Maji gjatë periudhës së komunizmit: Nga udhëheqja që përshëndet klasën punëtore e cila “parakalon e lumtur”, te imitimet e “armiqëve”, si Mehdi Frashëri, Qazim Mulleti, etj.
Kontributi i madh diplomatik i Mit’hat Frashërit si ministër fuqiplotë në Athinë, në mbrojtjen e popullsisë çame në Greqi, pas ‘Traktatit të Lozanës’, me shpronësimet dhe shpërnguljet e shqiptarëve në Turqi
“Krerët e ‘Bllokut’ dhe ‘Agrarët”, kanë qëndrime të ndryshme ndaj ‘Komitetit të Apostol Tenefit’ në Jugosllavi…”/ Dokumentet e panjohura

Memorie.al / “Në këtë shkrim po publikojmë një letër të Mid’hat Frashërit shkruar në mërgim, më 1 dhjetor 1946, plot një vit pasi komunistët me në krye Enver Hoxhën kishin ardhur në pushtet në Shqipëri. Kjo letër e kreut të organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar”, ishte një thirrje për të mos i besuar komunizmit, që ai e quan “një kolerë që shkatërron shpirtin e njeriut”.  Letra në fjalë, na zbërthen çdo pikëpamje të tij mbi situatën e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, shqetësimet e tij, revoltën, trishtimin dhe parashikimet mbi sistemin e ri komunist që po vendosej në Shqipëri. Kundërshtar i Partisë Komuniste, Mid’hat Frashëri u detyrua që në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali, ku edhe mendohet se është shkruar kjo letër, që po e publikojmë të plotë, sipas origjinalit të saj.

LETRA E MIT’HAT FRASHËRIT NGA ITALIA, DËRGUAR TË GJITHË SHQIPTARËVE KUDO NË BOTË, MBI KATASTROFËN QË PO PËRJETONTE SHQIPËRIA, NËN QEVERINË KOMUNISTE TË ENVER HOXHËS

                                                 Për miqtë e mi t’Amerikës

Të dashur miq,

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Kemi dy vjet që u detyruam të largohemi nga Shqipëria dhe të bëhemi refugjatë. Sot, në tokën e mërgimit të anës perëndimore të Adriatikut, jemi afër 750 shqiptarë, në mes të të cilëve edhe gra, kalamanj e pleq.

Në Greqi janë 800 refugjatë të tjerë, të larguar nga atdheu, mezi të shpëtuar nga masakrat, despotizma dhe tmerri që ka mbuluar Shqipërinë. Këta 1500 refugjatë, janë nga të gjithë anët e Shqipërisë: Konispoli, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut edhe një numër i madh nga Kosova.

Që dy vjet, kujdesi ynë i parë ka qenë të hyjmë në korrespondencë me miqtë dhe farefisin që kemi në vendet e largët: Australi, Turqi, Egjipt, Shtetet e Bashkuara t’Amerikës, por veçanërisht me këtë të fundit, ku ndodhet kolonija jonë më e madhe. Shqipërinë e lam në tym e në flakë.

Komunizma përgatitej të festonte triumfin e saj në mënyrë komuniste, domethënë, duke therur, pushkatuar, mbytur, vrarë e torturuar, gra, burra, djem, çupa, të mëdhenj e të vegjël dhe sidomos të pafajshëm.

Deshëm të tërheqim vërejtjen e vëllezërve tanë, që ndodhen larg Atdheut dhe që s’kishin pasur mundësi të informohen dhe të kuptojnë të vërtetën. Kjo nuk na dukej një çudi, as edhe një gjë e mos besuar, se, të paktën tri radio të mëdha, në gjuhën shqipe ishin në favor të komunistëvet dhe bënin propagandën e tyre.

Por, ne na duhej të shpejtonim që të shpëtojmë opinionin e shqiptarëve që ishin larg Atdheut: Kishim për detyrë të ndriçonim mendjen e tyre dhe t’u viheshim në shërbim për çdo informatë që ata mund të kishin nevojë.

Ata që kishin mbetur në Shqipëri, mund t’i quanim që të gjithë si të mjerë të burgosur, me zinxhirë në këmbë dhe me litar në grykë. Kishim nevojë, një orë e më parë, të shpëtonim nga robëria, në mos materiale por morale, kolonitë tona. Bëmë thirrje në ndjenjat patriotike dhe njerëzore të miqve tanë të largët.

Gjithë shpresën e mëkëmbjes së madhe e kishim te kolonija juaj, se ju rroni në një vend të lirë, nën një qeverisje liberale. Ju ishit larg tiranisë, larg despotizmës dhe larg diktaturës kuqalashe. Nuk kishit në Shtetet e Bashkuara, asnjë Mehmet Shehu, asnjë Enver Hoxha, asnjë Tito. Pastaj, kujtonim edhe patriotizmën tuaj, të viteve 1919 dhe 1920.

Kujtonim se qysh, të gjithë së bashku, si një njeri i vetëm, jini ngritur atëhere në këmbë dhe kini luftuar për independencën e asaj Shqipërie, për kufijtë e asaj Shqipërije dhe për nderin e asaj Shqipërije. Më të shumtët prej jush, i njoh dhe më njihni personalisht. Kishim, pra, jo vetmë detyrën që të hynim në korrespondencë me ju, por edhe të drejtën.

Me qindra letra ju janë dërguar, jo vetëm miqve tuaj si unë, por edhe prej vëllezërvet, kushërinjvet, nipërvet dhe ungjërvet tuaj. Disave nuk u është kthyer përgjigje. Me çdo kusht ishte nevojë, që të ndriçohej opinioni i tyre, që të vononin akoma të mësojnë edhe të kuptojnë të vërtetën. Dhe kjo e vërtetë çdo ditë, u bë më tepër tragjike.

Krimet e komunistëvet gjatë luftës, i vazhduan krime të tjerë, ekzekutimet pa gjyq ose, me gjyq rrugësh, me ligje edhe pa ligje, vajtën duke u shumëzuar. Perëndija vetëm e di, numurin e atyre që janë mbytur. Më të shumtët as ekzekutoheshin, as edhe masakroheshin në burgje, por vriteshin e çpoheshin me thikë, në udhë e sipër.

Sot vallë janë të burgosur, 16.000 apo 26.000? Sa prej tyre gjenden të sëmurë dhe gati për vdekje? Sa familje gjenden të internuar në Krujë, Berat e gjetkë…?!

Doni të pyesni për reforma? Jua them unë. Reforma më e bukur, në krijimin e së cilës komunistët e Shqipërisë kanë rrëfyer një zotësi dhe një inteligjencë të vërtetë, është frika: nëna dhe babai, të kenë frikë nga çupa dhe nga djali i tyre. Shqiptari të dridhet nga fisi më i afërt i tij, se mos veje e ta kallëzojë te policija, si mbas sistemit rus, G.P.U. dhe N.K.V.D.

Lumturi e popullit? Vërtet një lumturi e mirë! Bujqvet, katundarëvet dhe atyre që s’kishin asgjë, qeveria demokratike dhe popullore e Enver Hoxhës, u ka dhënë nga një pëllëmbë dhe. Por gjithë produkti i djersës së tyre, vete në hambar të qeverisë dhe i gjori bujk, katundar ose proletar, duhet që të vejë çdo javë në zyrë, të marrë te nëpunësi komunist, kafshatën e gojës.

Qysh në fillim të regjimit të komunistëvet, gjith mallrat, ilaçet, veglat e mjekësisë dhe të kirurgjisë, çdo gjë që u gjend në drogeritë dhe depozitat e Shqipërisë, u dërgua te xhaxha Tito, dhe kjo për shpërblim të shërbimit, që bëri Titoja duke vrarë afro 50.000 shqiptarë të Kosovës.

Vajtën leshtë, lëkurët, benzina dhe nafta edhe ato në Jugosllavi. Shumë nga sendet që jep organizata U.N.R.R.A., shkojnë në Jugosllavi ose, u dorëzohen vetë besnikëvet të regjimit komunist.

Fakir fukaraja, në mundshin dhe në gjeçin, le të hanë hithra. Mish nuk tregëtohet më në Tiranë, të shitet e të blihet. Për rroba, mveshje e mbathje, pëlhurë, stofra e të tjera, mos bëni fjalë, se dyqanet që kishin qenë plot me plaçka, sot janë zbrazur. Edhe në ka etje të shitet ndonjë gjë, i jipet vetëm atyre që kanë marrë bileta nga qeveria…!

Kjo është situata e Shqipërisë. Kjo është gjendja e të gjorëvet Shqiptarë, që kanë lumturinë të rrojnë nën hijen e “demokracisë së Tiranës”.

***

Për fat të keq, dëmet nuk janë vetëm materiale. Për Shqipërinë e gjorë, me jo më tepër se një milion njerëz, sikur nuk ishte mjaft kjo luftë e përbotshme dhe pushtimi i huaj, sikur nuk ishet mjaft lufta italo-greke, që u zhvillua në tokën arbërore dhe shkaktoi një shumicë rrënimesh, njerëzish dhe banesash, por ja se ku vjen edhe kolera e kuqe e komunizmës, që me dorën e shqiptarit, të therrë shqiptarin, të sjellë një mizerje dhe një vuajtje, që nuk e ka pësuar kurrë gjer më sot, vendi ynë.

Me mijëra njerëz që u çduknë nga dora trathëtare e komunistëvet, ashtu edhe me qindra milionë franga ari që u shkrinë në zjarr për qejfin e të kuqvet. Nuk e di cili do të ketë mbetur i padëmtuar materialisht dhe moralisht, nga miqt që kemi lënë në Shqipëri? Cili nga anëtarët e fisit dhe nga të afërmit, do t’i ketë shpëtuar dorës gjaksore?

Të mos kishte ardhur komunizma, sot Shqipërija mund të ishte vendi më i qetë dhe më pak i dëmtuar i Evropës. Mbi gjithë këto vuajtje materiale, shtoi edhe pësimet shpirtërore të një populli të tërë, që i shembet vatra, që i shuhet zjarri, që i thyhet gjithë e arthmja dhe i hapet një humnerë në jetën e tij, mosbesim nga çupa, djali, motra, nëna, baba, i dashuri, fisi, fqinji, menjëfjalë; përmbysja e ekulibrit moral dhe shoqëror.

Si do ta mbledhë i gjori njeri veten e tij, mbas kësaj katastrofe dhe qysh do të bëhet i zoti të fillojë jetën normale?! Mos më flisni për shërbimet politike, që mund të kenë bërë komunistët, duke luftuar okupatorin. Trimërija e tyre ka qenë e kufizuar, me të djegur e më të vrarë shqiptarë, me të çkatërruar dhjetra qytete dhe disa qindra fshatra, që do të ishin si rojtarë të atdheut.

Shtoni mbi këto edhe rrënimet e Tiranës që u shkaktuan prej komunistëvet, bash në orën tek po iknin Gjermanët. Doni të bëjmë fjalë për efektin politik, që pati instalimi i regjimit moskovit në Shqipëri?

Tema imediate e politikës së çetës komuniste në Tiranë, ka qenë prishja e marrëdhënieve me dy Fuqitë Aleate, Angli dhe Amerikë. Të dy Fuqitë liberale të botës, janë armiqësuar me klanin “demokrat” të Tiranës, nga shkaku:

  1. Se agallarët e kuq, e kanë kallur Shqipërinë në sgjedhën e Rusisë dhe të Serbisë: Enver Hoxha dhe banda e tij, përgatisnin plane në ç’mënyrë ta bëjnë Shqipërinë, një provincë serbe, edhe mbasandaj, kanë guximin të thonë se; kanë luftuar për lirinë e Shqipërisë!

Se sejmenët e Rusisë, afro 6000 njerëz (oficerë, nëpunës, profesorë, industrialë, organizatorë, ushtarakë, por kryesisht spiunë dhe policë të G.P.U-s) sot janë sundonjësit e vërtetë, të tokës shqiptare.

Se sjellja e autoritetevet të Tiranës, ka qenë armiqësore dhe pa edukatë, ky brutalitet me qëllim fyes, kishte filluar kundrejt Aleatëve, që në fund të vjetit 1945. Por dy veprime më me rëndësi akoma u bënë shkak, që bota e tërë, ajo botë që dëshiron paqe dhe drejtësi, të ndjejë një zemërim dhe një urrejtje, kundrejt qeverisë së Tiranës dhe këto janë:

Të prurët e Rusisë gjer në Sazan dhe në Sarandë, do me thënë në detit Jonian dhe afër Mesdheut Lindor. Të qëlluarit me top të vaporrëve anglezë të luftës, nga bregu i detit shqiptar.

Nga kjo keqsjellje e qeverisë kuislinge të Tiranës (themi “kuislinge”, se nuk mund të quhet shqiptare, një çetë që merr urdhër së jashtmi, dhe aq më tepër prej një shteti si Serbija, që gjithnjë ka rrëfyer armiqësi kundër Shqipërisë), qeverija greke ka gjetur një shkak, një pretekst, për të formuluar pretendime absurde kundër vendit tonë dhe kërkesat e saj, kanë zgjuar një jehonë të favorshme, pranë njërit prej shtetevet të mëdhenj, të cilëvet u cënohen interesat jetike të tyre, kur Shqipërija sjell Rusinë në Mesdhe.

Tani, miqt e mij, nuk dua t’ju them fjalë të tjera. Po u drejtohem ndërgjegjes dhe ndjenjave tuaja. Nuk kini nevojë as për këshilla, as për lutjet e mia. Kolonitë tona, patriotizmën dhe shërbimin për Atdhe e kanë në traditë. Detyrën tuaj, jua rrëfen ndjenja juaj njerëzore dhe inteligjenca juaj.

Këtë letër po ua drejtonj atyreve që e dinë, ç’do me thënë dashuri e prindërvet, që e ndjejnë mallin e Atdheut dhe që mbajnë gjithnjë gjallë, nostalgjinë e vatrës së largët të tyre. Gjaku ujë s’bëhet. As edhe njeriu, nuk mund të bëhet bishë.

Komunizma, s’kam as më të paktin dyshim, që e keni kuptuar edhe vetë, është sëmundje e tmerruar si tërbim i qenvet dhe ujqërvet, është një kolerë, që nuk çkatërron vetëm trupin, por edhe më tepër akoma, zemrën dhe shpirtin e njeriut. Jam i sigurt që asnjerit prej jush, nuk i pëlqejnë këto sëmundje.

Prandaj edhe juve ju bije një detyrë, edhe më urdhëronjëse akoma: të hyni edhe ju në udhën antikomuniste, që ka filluar jo vetëm në Shqipëri, por edhe n’Amerikë.

Mos harroni se Shqipëria, gjindet në një moment delikat. Kujtoni përgjegjësinë tuaj, përpara historisë. Kolonitë tona nuk mundin të rrinë indiferente, janë në vende të lirë, janë larg territorit, larg kanosjevet gjaksore të Koçi Xoxëvet dhe çdo indiferencë të tyre, kur atdheu heq çaste agonije, merr formën e një krimi të urrejtshëm.

Kemi sigurinë se do të mbushni detyrën tuaj. Do t’i bëni një mur komunizmës, me vullnetin tuaj, me zemrën tuaj dhe me patrotizmën tuaj. Me këtë bindje, ju uronj shëndet edhe punë të mbarë. Memorie.al

Mid’hat Frashëri

Në mërgim, më 1 dhjetor, 1946.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në kampin e internimit në Gjazë, i bënë demaskim Neshat Talos, nga Devolli dhe sekretaria e partisë, Rita Vogli, i tha; fol armik, prano, se ne të kemi incizuar e, të kemi filmuar...”/ Historitë e trishta me “armiqtë e popullit”!

Next Post

“Në Kampionatin Ballkanik të Basketbollit 1959, ai me shumë kompetencë e shpirt luftarak, mbuloi vetë Koraçin, legjendën e ish - Jugosllavisë, të cilit i...”/ Historia e panjohur e legjendës së sportit shqiptar

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia
Dossier

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
Dossier

“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

May 30, 2025
“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati
Dossier

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

May 31, 2025
“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
Next Post
“Në Kampionatin Ballkanik të Basketbollit 1959, ai me shumë kompetencë e shpirt luftarak, mbuloi vetë Koraçin, legjendën e ish – Jugosllavisë, të cilit i…”/ Historia e panjohur e legjendës së sportit shqiptar

“Në Kampionatin Ballkanik të Basketbollit 1959, ai me shumë kompetencë e shpirt luftarak, mbuloi vetë Koraçin, legjendën e ish - Jugosllavisë, të cilit i...”/ Historia e panjohur e legjendës së sportit shqiptar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!