• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Gjon Marka Gjoni me të birin, bëjnë jetë vështirë, pa banesë, pa duhan, Kol Bib Mirakaj, me lëmosha, kurse Vërlaci e Koliqi, janë në kushte të mira…”/ Zbulohet dosja e UDB-së, për emigracionin shqiptar

“Gjon Marka Gjoni me të birin, bëjnë jetë vështirë, pa banesë, pa duhan, Kol Bib Mirakaj, me lëmosha, kurse Vërlaci e Koliqi, janë në kushte të mira…”/ Zbulohet dosja e UDB-së, për emigracionin shqiptar
“Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luajti rolin ma vendimtar…” / Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Koçi Topçe dhe Koçi Kolloquku, partizan të Brigadës së IV-të prej Korçe, n’oborr të shtëpisë, i kanë ra babës pesë herë pistoletë kresë…”/ Historia e dhimbshme e shërbyesit të Kol Bib Mirakajt
1961 vdekja e ahmet zogut, leka, hysen selmani, tati
“Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luajti rolin ma vendimtar…” / Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luajti rolin ma vendimtar…” / Historia e panjohur e atdhetarit të madh

Pjesa e dytë

Memorie.al / Dosja sekrete të UDB-së, Shërbimit Sekret Jugosllav, në vitet 1944-1953. Në këtë dosje janë përfshirë të dhëna të hollësishme për grupet shqiptare që vepronin në Itali, Greqi, Austri, Gjermani, Francë, Angli, Turqi, Siri, Liban, Egjipt, SHBA, Kanada, Australi, Zelande e Re dhe Brazil. Dosja e UDB-së, e përshkruan emigracionin shqiptar se mori një karakter politik, kryesisht gjatë Luftës së Parë Botërore, posaçërisht me daljen në skenë të vëllezërve Frashëri, Ismail Qemal Vlorës, Mihal Gramenos, Çerçiz Topullit dhe të trimave të tjerë të kombit shqiptar, që luftuan kundër pushtuesve të huaj. “Edhe gjatë kohës së sundimit të Zogut, nga viti 1924, shqiptarët e vazhduan luftën politike jashtë shtetit kundër Zogut”, vijon raporti i shërbimit sekret jugosllav. Aty thuhet se Fan Noli, kryetar i atëhershëm i qeverisë shqiptare, u arratis së bashku me miqtë e tij, fillimisht në Austri dhe më vonë në Shtetet e Bashkuara, ku u vendos në Boston.

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, të cilin e përkrahin amerikanët, zhvillon veprimtari zbulimi ndaj Shqipërisë, duke hedhur aty grupet e tyre desantuese ndërmjet ajrit dhe detit. Veprimtaria e tyre e zbulimit në Shqipëri, vërehet sidomos duke nisur që nga viti 1949. Deri tani kanë hedhur një numër të madh grupesh, nga të cilat një pjesë është likuiduar sakaq, nga SH.S.Sh-ja (Shërbimi i Sigurimit të Shtetit), ndërkaq pjesa tjetër, ka arritur të veprojë në terren, derisa kanë qenë të detyruar të emigrojnë në Jugosllavi, apo Greqi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Për këtë qëllim, udhëheqësit shqiptarë në emigrim gjatë viteve 1940-1950, kanë mbledhur vullnetarë, të cilët dëshirojnë të mbeten në Itali, për t’u dërguar kur e lyp nevoja për në Shqipëri. Më aktivi në këtë propaganda, ka qenë ish-majori i Zogut, Hysen Selmani, i cili është nën mbikëqyrjen e italianëve.

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Romë, gjatë vitit 1950, bënë vizita në kampet e emigrantëve në Itali, me qëllim për të rekrutuar njerëz nga emigracioni në partitë e tyre. Përfaqësuesit e “Ballit Agrar”: Sait Kryeziu, Eqerem Telhaj dhe Shani Ferizaj, vizituan kampin në afërsi të Barit dhe kampin Santa Faro. Edhe monarkistët dërguan delegacionin e tyre: Hasan Kupi, profesor Gaqo Gogo dhe kapiten Xhemal Laçi, vizituan kampet Santa Faro, Bagnoli dhe Pegani.

Vatikani tregon mjaft interesim për emigracionin shqiptar. Tashmë kemi theksuar se Vatikani, i ndihmon “Bllokut Indipendent”. Autoritetet e Vatikanit, u angazhuan që në ditët e para të pasluftës, për të organizuar ndihmën për emigrantët shqiptare, posaçërisht për katolikët.

Pas përfundimit të Luftës, qeveria shqiptare kërkoi ekstradimin e shumë emigrantëve, gjë që shkaktoi panik mes tyre. Në këtë situate, liderët shqiptarë në Itali, mbajtën një mbledhje, ku vendosën të dërgonin një delegacion në Vatikan, për të ndërhyrë tek Papa që, shqiptarët të mos u ekstradoheshin qeverisë komuniste të Enver Hoxhës.

Delegacioni përbëhej nga; Kol Bibë Marikaj, ish-ministër i Partisë fashiste gjatë kohës së pushtimit, profesor Vasil Andoni, ish-sekretar i “Ballit Kombëtar”, Xhafer Deva ministër i Brendshëm në Shqipëri gjatë kohës së pushtimit dhe Zef Pali, profesor nga Shkodra. Delegacionin e priti Patër Valentini, i cili ishte vikar pranë Papës.

Ai u premtoi se do të ndërhynte personalisht tek Papa që, anglo-amerikanët mos i dorëzonin emigrantët shqiptarë, duhet të mbanin një qëndrim korrekt ndaj anglo-amerikanëve, duke iu bindur urdhrave të tyre. “Ata, – tha në vazhdim Patër Zef Valentini, – duhet që të prezantohen tek anglezët dhe amerikanët, si një parti e forte politike, që do të ishte një faktor i fuqishëm për rrëzimin e regjimit në Shqipëri”.

Bisedimet e këtij delegacioni me Patër Valentinin, u transmetuan menjëherë nëpër kampe, ku ngjallën diskutime dhe një propagandë të madhe për aktivizimin e emigracionit shqiptar në Perëndim. Shqiptarët me reputacion, bënë përpjekje për aktivizimin dhe bashkimin e tëre emigracionit, ç’ka do të krijonte kushtet për një trajtim më të mirë të tyre, nga anglo-amerikanët, Vatikani dhe qeveria e Romës. Ata vendosën lidhjet me oficerët anglezë, që gjatë kohës së Luftës kishin qenë në Shqipëri dhe që e njihnin çështjen shqiptare.

Emigracioni shqiptar në Austri

Para luftës në Austri, kishte një grup të vogël emigrantësh shqiptarë. Pas ardhjes së Zogut në pushtet në Shqipëri më 1924, kryetari i deriatëhershëm, Fan Noli, pas largimit, u fsheh për një farë kohe në Austri ku kërkoi azil. Në atë kohë në Austri gjendeshin , veç Fan Nolit dhe Mustafa Kruja, më vonë kolonel Muharrem Bajraktari, Xhemal Bushati, nga Shkodra, si dhe disa shqiptarë nga Kosmeti. (Kosova dhe Metohia)

Menjëherë pas ardhjes në Vjenë, Fan Noli filloi të punonte kundër Zogut dhe për këtë qëllim formoi organizatën “Komiteti i Çlirimit Nacional”. Grupi i kosovarëve formoi gjithashtu organizatën “Komiteti Nacional Revolucionar”. Të gjitha këto organizma, në atë vepronin të pavarura. Më vonë, Fan Noli kaloi në Moskë, nga ku shkoi në Boston (SHBA-ës), ku vazhdon të banojë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Austria shërbeu si strehë për shumë shqiptarë. Në të gjetën strehë shumë bashkëpunëtorë të okupatorit gjerman, të cilët u larguan nga Shqipëria dhe nga Kosmet së bashku me ushtrinë gjermane. Ndër ta, është Xhafer Deva, i cili gjatë kohës së gjermanëve, ka qenë nënkryetar i qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme.

Menjëherë pas ardhjes në Vjenë, autoritetet i vendosën shqiptarët në një kamp afër Salcburgut, ndërsa një pjesë të vogël në Vjenë. Në atë kohë në Salcburg, kishte rreth 300 emigrantë, të cilët më vonë amerikanët i dërguan në Mynih. Shumica në prill të vitit 1945, shkuan në Itali dhe që aty, në shtete të tjera.

Gjatë qëndrimit të tyre në Austri, anglo-amerikanët, me ndihmën e disa krerëve shqiptarë, të ikur në Perëndim, filluan të zgjidhnin njerëzit që do të përdornin për punën e tyre informative në Shqipëri. Sot në Austri, ka mbetur një numër i vogël shqiptarësh, që nuk përbëjnë ndonjë forcë politike. Duhet theksuar se Xhafer Deva, që qëndron në Vjenë, kohë pas kohe, shkon në Romë dhe në Stamboll, ku kryen punët e tij politike dhe kontakton me njerëzit e vet.

Xhafer Deva, tregon interesim të madh për shqiptarët nga Kosova e Metohia dhe për atë qëllim, është takuar me disa njerëz që kanë qenë në Turqi gjatë vitit 1953, për vizitë te miqtë e tyre. Me ta, ka zhvilluar biseda të gjata, duke u interesuar për situatën në Kosmet.

UDB: Ky është GJON MARKA GJONI

Lindur më 1889, në shtëpinë e dëgjuar të Gjonmarkajve. Në vitin 1927, zuri vendin e të atit, djalit të vëllait të të ndjerit Prenk Bibe Doda, si kryetar trashëgues, “Kapedan” i Mirditës, i cili udhëheq pesë fise mirditase: Dibrën, Fanin, Kushnenin, Oroshin dhe Spaçin, si dhe katër bajraqe të Lezhës.

Shtëpia e Gjomarkajve, ka udhëhequr në shekuj rezistencën e fiseve shqiptare, në malet e Shqipërisë Veriore, kundër shtypjes turke dhe Islamit. Kulla e tyre në Orosh, ka qenë simbol i kësaj lufte. Gjon Marka Gjoni, gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore dhe pas saj, ka qenë me serbët, mirëpo më pas i dha besën Zogut, i cili e emëroi kolonel në rezervë.

Gjatë kohës së okupimit, italianët i dhanë titullin e “Princit”, duke e bërë Senator të Mbretërisë së Italisë: me këtë rast iu organizua një pritje e madhe ceremoniale në Romë, nga ana e Musolinit. Ata i dhanë, po ashtu, një post të lartë djalit të tij, Mark Gjon Markajt, duke e bërë ministër në qeverinë kuislingë.

Nën gjermanët, Gjon Marka Gjoni ka qenë njëri ndër iniciatorët e “Lidhjes së Shkodrës”, e cila tubonte krerët e fiseve të shqiptarëve të Veriut, në luftë kundër Ushtrisë Nacional-çlirimtare, si dhe për mbrojtjen e vijës së zmbrapsjes së gjermanëve.

Djali i tij, Mark Gjon Markaj, luftoi edhe pas çlirimit të Shqipërisë, në krye të disa grupeve të mbetura nacionaliste kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare në rajonin e Fanit, në Mirditë, ku u vra. Djali tjetër, Aleksandri, vazhdoi luftën kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe në muajin prill 1946, bashkë me grupin e tij, sulmoi në malin afër Munellës, duke i shkaktuar humbje të mëdha. Më vonë edhe ai vetëvritet. Djali i tretë i tij, Ndue, ka ikur me të atin në Itali.

Gjon Marka Gjoni, jeton tani në Romë. I takon “Bllokut Kombëtar Indipendent”. Udhëheqës ideorë të “Bllokut Indipendent”, janë Ernest Koliqi, Ismail Verlaci, Kolë Bibe Mirakaj dhe Ndue Gjomarkaj. Bashkë me Gjon Marka Gjonin, këta vendosin për politikën dhe qëndrimet e “Bllokut”.

Në korrik të vitit 1949, në Romë vjen koloneli anglez, Maklin, i cili gjatë kohës së Luftës, ka qenë shef i misionit ushtarak tek udhëheqësit e guerileve nacionaliste në Shqipëri, me qëllim që punojë për krijimin e një trupi të përbashkët politik, që do të përfaqësonte gjithë grupet e emigrantëve në Perëndim. Në konferencën e thirrur prej tij, nga përfaqësuesit e partive të ndryshme politike, ka qenë i pranishëm dhe Gjon Marka Gjoni.

Gjon Marka Gjoni, djali i tij Ndue dhe një Ndue tjetër, djali i vëllait të tij, e lavdërojnë qeverinë tonë dhe shokun Tito, duke theksuar mikpritjen e treguar për emigrantët shqiptarë dhe shtojnë se Shqipëria, do të dijë ta vlerësojë këtë mikpritje.

Gjon Marka Gjoni, me të birin, Nduen, kanë shumë miq në Vatikan. Shumë nga këto miqësi rrjedhin që nga koha kur Gjon Marka Gjoni, si prijës i fiseve katolike të Shqipërisë së Veriut, ka pasur lidhje të ngushta me Kishën Katolike.

Gjon Marka Gjoni ka ndikim të madh në popullin e Shqipërisë Veriore dhe si ai, shtëpia e tij, njihen në tërë Shqipërinë. Ndikimi i tij kohët e fundit është shtuar, sepse njerëzit e vet, kanë qenë në kontakt me popullin e atyre fiseve, duke i ndihmuar rezistencës së popullit kundër regjimit të Enver Hoxhës.

Letër e Gjon Marka Gjonit, kapedan i Mirditës, dërguar Mark Arapit, emigrant në Republikën Popullore Federative të Jugosllavisë

Romë, maj 1952

I dashuri miku im Mark Arapi

Shpresoj që ti dhe shokët, të jeni shëndosh e mirë. Edhe ne nuk jemi keq. Të them sinqerisht se, kam filluar të mërzitem. Jam i shqetësuar më shumë për problemet e Shqipërisë dhe nuk e di sa do të zgjasë kjo. Duhet të japim çdo gjë nga vetja dhe i lumtë atij që qëndron deri në fund.

Jemi të shqetësuar nga premtimet dhe fjalët, të cilat përsëriten vazhdimisht se; Shqipëria do të çlirohet së shpejti nga regjimi i Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe klikës së tyre, por gjendja aktuale tregon se, kjo nuk mund të arrihet brenda një kohe të shkurtër.

Por lëre këtë punë, kjo çështje nuk është në duart tona. Ne mbetëm me sy dhe veshë hapur, duke shikuar, duke dëgjuar, duke pritur nga çdo anë që dikush ta mëshirojë Shqipërinë e mjerë dhe popullin e saj që, vuan nga diktatura e Enver Hoxhës dhe shokëve të tij. Populli ynë sot, heq të njëjtat mundime, që hoqi Jezu Krishti në Golgota.

I dashuri Arapi, ne emigrantët që gjendemi në këto vise, siç e di, jemi të ndarë në shumë grupe dhe parti, me fjalë të tjera, shpirtërisht jemi të thyer e të shpartalluar, megjithëse po përpiqemi të bashkohemi. Dashtë Zoti që, kjo dëshirë, të na plotësohet!

Më beso se tani për tani, “Blloku Kombëtar Indipendent”, është partia më e shëndoshë, e cila punon me mish e me shpirt dhe përpiqet për të mirën e përgjithshme të popullit shqiptar dhe jo për interesa personale, siç punojnë disa.

Më gëzon shumë jashtëzakonisht që të gjithë ju emigrantët në Jugosllavi, jeni të bashkuar dhe s’harroni se këta emigrantë kanë qëllimet më të mira për lumturinë e popullit shqiptar dhe se nga ju, presim çlirimin e Shqipërisë nga regjimi i Enverit dhe Mehmetit e, klikës së tyre. Si do t’i bëhej halli çlirimit tone, sikur të mos ndiqnit këtë rrugë, meqë rrugë tjetër s’ka?

Tani ta lëmë këtë muhabet. Ka kohë që nuk të kam shkruar, të lutem të mos më zemërohesh. Nuk ka pasur arsye tjetër, veçse kam qenë i mërzitur dhe pa qejf. U gëzova kur ti, Nikolla dhe Ndue Pjetri, më shkruat se jeni mirë me shëndet dhe të sigurt. Më vjen mirë që jeni bashkë. Jam shumë i shqetësuar, sepse ka shumë kohë që nuk kam kurrfarë lajmesh nga Shqipëria, prandaj ju lus që, nëse mësoni diçka, të më informoni.

Pjetri me shokë ende nuk është kthyer. Ndoshta s’ka mundur ose nuk ka dashur, por lus Zotin vetëm të jetë shëndoshe e mirë. Të lus që të më shkruash dhe të më tregosh të vërtetën, sesi po jetoni dhe ç’përpjekje po bëni ju mirditasit?! A ka mes jush edhe ndonjë tjetër që, e ka nxjerrë shpatën. Më shkruani për secilin veç e veç, sepse dëshiroj ta di.

Nuk kam tjetër ç’të të shkruaj, por lus Zotin, të jesh shëndosh e mirë. Më shkruaj më shpesh, mos u bëni dembelë ju të rinjtë, sepse jam i sigurt se, ju ende jeni të aftë dhe ju punon dora./Memorie.al

Ju përshëndet ngrohtësisht. 

Kapedani i dashur dhe i paharruar, Gjon M. Gjoni, d.v.

                                                       Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 10 Mars 2023

Next Post

“Enveri e ndërroi disa herë fjalën dhe kur unë u ngrita të shkoja e ta kundërshtoja, Ramizi më kapi për krahu e më tha...”/ Dëshmia e panjohura të Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Përplasja ime përfundimtare me Enver Hoxhën, ndodhi në 1960 dhe kur i tregova Ramizit, zëvëndësit tim, ai më tha për Enverin…”/ Dëshmitë e panjohura të Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta

“Enveri e ndërroi disa herë fjalën dhe kur unë u ngrita të shkoja e ta kundërshtoja, Ramizi më kapi për krahu e më tha...”/ Dëshmia e panjohura të Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!