• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Komandanti Bino Binaj, pasi qëlloi dhe vrau Vatën, i tha ushtarit Hysni Syla; futi një plumb kokës, ktij tjetrit, mos e lër të përpëlitet, por skafisti, Bashkimi,…”/ Ngjarja makabre në Velipojë, maj ’90-të

“Në dhjetor ’66-të, teksa shkova për stërvitje si zakonisht te këndi ‘Spartak’, trajneri ekipit, më doli para dhe me lot në sy…”/ Dëshmia e trishtë e legjendës së basketbollit shqiptar
“Komandanti Bino Binaj, pasi qëlloi dhe vrau Vatën, i tha ushtarit Hysni Syla; futi një plumb kokës, ktij tjetrit, mos e lër të përpëlitet, por skafisti, Bashkimi,…”/ Ngjarja makabre në Velipojë, maj ’90-të
“Komandanti Bino Binaj, pasi qëlloi dhe vrau Vatën, i tha ushtarit Hysni Syla; futi një plumb kokës, ktij tjetrit, mos e lër të përpëlitet, por skafisti, Bashkimi,…”/ Ngjarja makabre në Velipojë, maj ’90-të
“Komandanti Bino Binaj, pasi qëlloi dhe vrau Vatën, i tha ushtarit Hysni Syla; futi një plumb kokës, ktij tjetrit, mos e lër të përpëlitet, por skafisti, Bashkimi,…”/ Ngjarja makabre në Velipojë, maj ’90-të
“Në dhjetor ’66-të, teksa shkova për stërvitje si zakonisht te këndi ‘Spartak’, trajneri ekipit, më doli para dhe me lot në sy…”/ Dëshmia e trishtë e legjendës së basketbollit shqiptar

Nga Filip Guraziu

Pjesa e nëntë

                                                            Vijon nga numri i kaluar

                                                  Kthim prej vdekjes, për me dëshmue…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

Memorie.al / Me të drejt, titulli i këtij shkrimi, lexuesit mund t’i duket fantazi, por shpresoj se mbas leximit dhe njohjes me dëshminë e jetës së z. Gjek Beqi, ka me ndrrue mendim! Gjek Beqi, biri i familjes së Marash Beqit, u rrit nën dhunën e luftës imorale të klasave, si biri i kulakut dhe nipi i dy axhave: Gjeto Mark Beqit, i vramë në tentativë arratisje, tue kalue lumin Buna, me 7 tetor 1954 dhe Nikë Zef Beqit, i vdekun në burgun e Burrelit, mbas dy vjetëve hetuesi speciale, në vitin 1965 (gjatë vuajtjes së dënimit, prej 12 vjetëve, për agjitacion e propagandë).  

Mosha e re, energjia, entuziazmi e dëshira për me përparue në jetë, pavarësisht dhunës së diktaturës, i dhanë forcë Gjek Beqit me përballue vështirësitë, dhe me krye me sukses arsimin e mesëm, tue marrë diplomën e maturës, në vitin 1976, në shkollën “Jordan Misja”, Shkodër.

Si të gjithë, maturantët e asaj kohe, së bashku me shokët e klasës, u dërgue në terren për me krye “stazhin në prodhim”, në hidrocentralin e Fierzës.

Atje, jeta rrjedhte e qetë, marrëdhëniet e mira me shokët e shkollës ishin të kënaqshme, entuziazmi rinor nuk përfillte vështirësitë e punës së përditshme, por…por, “syri vigjilent i Sigurimit të Shtetit nuk flinte”, por ndiqte hap mbas hapi “armikun e klasës”, 19 vjeçarin Gjek Beqi.

Nji ditë, shefi i kuadrit, shoku Hilmi Sheboja, e thërret në zyrë dhe i komunikon largimin prej “stazhit studentor”, sepse Këshilli Popullor i fshatit, të Velipojës, e kërkonte…?

(Kjo ishte pasoja e informacionit politik, që organizata e partisë e Këshillit Popullor të Velipojës, i kishte çue shefit të kuadrit, në Fierzë, tue e klasifikue të riun 19 vjeçar, Gjek Beqin, si element i deklasuar, pra pjesëtar i shtresës armike, të pushtetit popullor!)

Fakti se, shkruesi i këtyne rreshtave, e ka provue në veten e tij, eksperiencën diskriminuese, e mundëson me kuptue ma mirë, se kushdo tjetër, gjendjen e vështirë shpirtërore që pat përjetue i riu, Gjek Beqi, mbas përjashtimit prej “stazhit” dhe diskriminimit publik!

 “E vërteta ishte, – shprehet, sot, Gjek Beqi,- se, ajo, situatë më pat shokue dhe njëkohësisht fye, para shokëve të shkollës…”!

 “Mbas asaj dite, – vazhdon ai, – mendja ime, parashikonte dy rrugë për zgjidhje; arratisja prej Shqipnisë, ose kthim në fshat, si punëtor në kooperativë. Arratisja ishte zgjidhje personale e pëlqyeshme, por në dëm të familjes, që do të kishte mbi kurrizin e saj, peshën e rëndë të ‘luftës së klasave’, internim. poshtnim…etj., për të tanë jetën! Dashuria për familjen, fitoi mbi uni-n tim, në këto kushte u ktheva në fshat”.

Vitet kaluan, jeta i krijoi mundësi banimi në Berat, ku Gjeka martohet, dhe fillon jetën bashkëshortore, në nji barakë. Kushtet e vështira ekonomike që kalonte, frika e represionit politik, herë mbas here i sillnin ndërmend mundësinë e jetesës në “botën e lirë”, ku nuk do të kishte ma “luftë klasash”.

Nji ditë, në vitin 1987, vendosë me “shkue për vizitë”, te kushërini i tij, i afërm, në Vermosh, me pozicion banimi afër vijës së kufirit me Jugosllavinë. Mbasi mbërriti me marrë (për fat), “lejen kufitare” prej Degës Brendshme, të Beratit, u nis për Vermosh, dhe shkoi te shtëpia e kushërinit, i cili e priti me shumë dashuri, tue i thanë: se, si mbas rregullores së zonave kufitare, ishin të detyruem me u paraqite te Posta e Kufirit, së bashku me lejen për regjistrim.

Kur komandanti i postës, Ndue Prendi lexoi lejen që i paraqiti Gjeka, iu drejtua me shpejtësi, me këto fjalë: “Djali i Marash Beqit, je ti? Kush ta ka dhanë lejen ty? Po, si asht e mundun kjo…? E vazhdoi, tue iu drejtue kushërinit: “Për çdo ditë qëndrimi në shtëpinë tënde, Gjek Beqi, duhet të paraqitet në postë, dy herë në ditë; nadje dhe mbrëmje, a more vesh”?!

 “Me thanë të drejtën, – deklaron Gjek Beqi, – u terrorizova prej kësaj bisede, e cila më dha me kuptue edhe mundësinë e ruajtjes së shtëpisë së kushërinit me ushtarë, gjatë kohës që unë, do të rrinte në Vermosh. Situata u komplikue…, edhe kushrinin e futsha në telashe politike; vendosa…, hoqa dorë këtë radhë prej arratisjes, por jo prej mendimit…”!

Në datën 8 maj 1990, Kuvendi Popullor, nën presionin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Perez de Kuelar, liberalizoi ligjin për arratisjen, tue mos e konsiderue ma “tradhti kombëtare”, por vetëm si “kalim kufiri të paligjshëm”, me pasojë, dënim të lehtë.

Kjo situatë e re, juridike, nuk parashikonte ma, masa dënimi për familjen e të arratisurit, gjë tepër me rëndësi për atë, që merrte iniciativën e kalimit të paligjshëm, të kufirit shtetëror. Në këto rrethana edhe në marrëveshje me vëllanë e tij 25 vjeçar, Vat Beqi, vendosin të arratisen drejt “Botës së lirë”.

Ato banojshin në fshatin e Velipojës, ku kalimi ma i thjeshtë i kufirit ishte në drejtim të lumit Buna, por ajo zonë ishte jashtëzakonisht e kontrollueme prej rojeve kufitare, prandaj këtë variant, nuk e konsideruan, por preferuan rrugën ma të vështirë, nëpërmjet detit, që si mbas tyre ishte ma pak e kontrollueshëm, pra e suksesshme.

Me datë 18 maj, 1990, në orën 22.30, te vendi i grykëderdhjes së kënetës së Vilunit, në det, dy vllaznit, Gjek dhe Vat Beqi, nisen me not drejt thellësisë së detit Adriatik.

Me vete kishin edhe nji kamerdare zetori, për ndihmë në rast lodhje. Notuan në drejtim vertikal me bregun, si mbas mendjes së tyre, deri në 3 km, largësi!

Në atë distancë, mendojshin se, prozhektori i pikës vrojtuese kufitare, nuk mund t’i dallonte, mandej morën drejtimin horizontal me bregun, tue notue djathtas. Objektivi ishte kalimi i grykëderdhjes së lumit Buna dhe ndalimi në ishullin e Adës (n’atë kohë territor Jugosllav, sot Mali i Zi).

Gjatë kohës që notojshin, u lëshuan disa herë prozhektorët e kufirit, që ndriçojshin të tanë zonën, por dy vllaznit kishin shpresë dhe besim, se vrojtuesit e kufirit nuk do t’i dallojshin prej faktit, se ata po notonin në largësi të madhe prej bregut. Për fatkeqësinë e tyre, nuk ndodhi kështu!

Ushtari i pikës vrojtuese në Pulaj, Artan Derimi, i kishte dallue dhe pati njoftu menjëherë njësitin kufitar, i cili me shpejtësi ishte nisë në drejtim të tyre, me skafin e kufirit.

Sapo skafi i kufirit ishte afrue, në nji distancë prej rreth 60 metra, komandanti i Postës Kufitare, Bino Binaj, kishte qëllue me automatik prej skafit pa paralajmërim, në drejtim të tyre.

Si pasojë, Gjek Beqi plagoset rëndë në krye dhe tue mos mund me notue, filloi të zhytet nën ujë, por i vëllai, Vat Beqi, e mbajti dhe njëkohësisht, i pat qenë drejtue atyre, që qëlluan prej skafit: “Pse po na vritni…, jemi prej Velipoje”!

Përgjigja e komandant Bino Binaj, ishte:

 -“Mbaje atë kërmën, mos të humbasë në det, se ty do të vras në breg”!

Vat Beqi, sistemoi vëllanë e plagosur në kamerdare dhe, të tërhequr prej skafit, i afrohen bregut, por sapo dalin, Bino Binaj, qëlloi disa herë në drejtim të tij, tue i marrë jetën Vatës, mandej i’u afrue Gjek Beqit, të plagosun për vdekje dhe urdhëroi ushtarin Hysni Syla, prej Kuksit:- “Futi nji plumb në kokë, mos e lër që të përpëlitet”!

Por, ushtari i ishte përgjigj: “Nuk kam pse ta vras, sepse ai është i kapur tani”!

I pakënaqur prej përgjigjes, komandant Bino Binaj, iu pat afrue Gjekës së plagosur, për me e vra ai vetë, por skafisti, Bashkim Musta, i pati ndërhy:

-“Mos komandant, i njoha, janë vëllezër, lere këtë se ndofta shpëton, pse po e vret”?!

Enveristi Bino Binaj, tue kuptue se Gjek Beqin e kishte marrë plumbi në krye (nofull), e praktikisht ishte pothuaj i vdekur, është ndalue në krimin e tretë të asaj nate…!

Në spitalin e Shkodrës, Gjek Beqi (gjysë i vdekun) gjeti përkujdesje maksimale prej mjekëve, Mark Mirashi, Ferid Hoti e Ali Spahija dhe falë Zotit, shpëtoi. Mbas nji muaji, edhe pse Gjeka ishte ende, me nofull të bllokueme, prej allçisë, e nxorën prej spitalit dhe e dërguan në paraburgim.

Vështirësia ma e madhe ishte me marrë ushqimin, sepse gojën e kishte të bllokueme, por ndërhyrja profesionale e mjekut stomatolog, Abdullah Bilali, e ndihmoi. Ai i dha nji “kompas ortopedik” dhe e instruktoi se si me e përdorë, tue e mbajt në gojë, gjë, që me kalimin e kohës rezultoi me sukses.

Tragjedia e familjes së nderuar, kelmendase të Gjek Marash Beqit, bën pjesë në tragjedinë kombëtare të shqiptarëve të ndershëm, që e pësuan prej sistemit diktatorial, enverist, pikërisht sepse ishin të ndershëm!

Njeriu i ndershëm beson! Shqiptarët e ndershëm i besuan, premtimeve mashtruese komuniste; gjatë Luftës së Dytë Botnore ndihmuan, përkrahën e sakrifikuan edhe jetën, në Luftën Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve, me besim të plotë (si mbas premtimit), se Shqipëria e lirë do të ishte sistem demokratik, por i doli krejt ndryshe; diktatura komuniste i persekutoi pa mëshirë shqiptarët, mbi të cilët u ushtrua dhuna ma e egër prej vendeve komuniste të Evropës Lindore.

Mashtrimi i radhës ishte edhe liberalizimi i ligjit, për veprën e kalimit të kufirit, në mënyrë të paligjshme. Shqiptarët e ndershëm e besuan atë ligj dhe të nxitun prej varfnisë ekstreme, morën rrugën e rrezikshme të kalimit të kufirit, por tradhtia komuniste veproi pa mëshirë mbi ta; gjatë periudhës maj deri dhjetor 1990, u vranë dhe u masakruan 56 shqiptarë, në tentativën e kalimit të kufirit, ndër ta edhe familje me fëmijë 9 vjeç!

Si mbas padisë, së familjes së Marash Beqit, në vitin 1996, gjyqtari Admir Thanza, shpalli fajtor (në mungesë) komandantin vrasës, Bino Binaj me dënimin: “Burgim të përjetshëm”.

Në procesin gjyqësorë, dëshmuan ushtarët e kufirit, të cilët e përjetuan dhe ishin dëshmitar, të asaj ngjarje makabre; Hysen Sula, Bashkim Musta dhe Hysen Allkanjari.

Krimineli Bino Binaj hupi gjurmët në Itali. Interpoli italian ra në gjurmët e tij dhe, e kapi, si “person në kërkim”, por nuk mbërriti me u bë ekstradimi i tij, në Shqipni, sepse drejtësia e korruptueme shqiptare, e sabotoi ekstradimin e tij, tue “mbrojt” kriminelin enverist, Bino Binaj!

Në vitin 1995, pjesëtarët e familjes Beqi; Gjeto Mark Beqi, Nikë Zef Beqi dhe Vat Marash Beqi u shpallën prej Presidentit Berisha, “Martirë të Demokracisë”, si viktima të pafajshme, të dhunës komuniste. Memorie.al

(Shënim: Të dhënat për shkrimin e mësipërm, janë marrë si mbas dëshmisë së protagonistit të ngjarjes, z. Gjek Beqi).

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 11 Janar 2023

Next Post

“Doktori shtangu nga foto në mur, pasi i ngjasoj me një kufomë të morgut ku bënte praktikën si student dhe kur e fejuara i tha, se ai ishte i ati, ai u...”/ Historia tronditëse e familjes shqiptaro-italiane

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Doktori shtangu nga foto në mur, pasi i ngjasoj me një kufomë të morgut ku bënte praktikën si student dhe kur e fejuara i tha, se ai ishte i ati, ai u…”/ Historia tronditëse e familjes shqiptaro-italiane

“Doktori shtangu nga foto në mur, pasi i ngjasoj me një kufomë të morgut ku bënte praktikën si student dhe kur e fejuara i tha, se ai ishte i ati, ai u...”/ Historia tronditëse e familjes shqiptaro-italiane

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!