• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Togeri i Sigurimit, Manxhar Sh., shkoi në shtëpinë e një ballisti me “Xhip”-s dhe mori një vajzë, gjoja për një sqarim, por e çoi jashtë Tiranës, ku…”/ Dëshmia tronditëse e të arratisurit në ’57-ën

“Në gjyq, më doli dëshmitar, Alfred M., kurse hetuesi im, Arqile D., pas ’90-ës, kur isha drejtor i burgut të Drenovës, më erdhi për inspektim…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit nga Maliqi
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Togeri i Sigurimit, Manxhar Sh., shkoi në shtëpinë e një ballisti me “Xhip”-s dhe mori një vajzë, gjoja për një sqarim, por e çoi jashtë Tiranës, ku…”/ Dëshmia tronditëse e të arratisurit në ’57-ën
“Togeri i Sigurimit, Manxhar Sh., shkoi në shtëpinë e një ballisti me “Xhip”-s dhe mori një vajzë, gjoja për një sqarim, por e çoi jashtë Tiranës, ku…”/ Dëshmia tronditëse e të arratisurit në ’57-ën
“Shoku Enver, ja po e lexoj unë platformën e Sigurimit që Kadriu u’a dha sovjetikëve, me emrat e agjenturës….”/ Diskutimi i Hekuran Isait në mbledhjen e Byrosë, shtator ‘82
Memorie.al

Nga Kastriot Dervishi

Rrëfimi i rrallë: “Në burgun e Burrelit, komandanti Vangjel Rrëmbeci, mbyti në tortura Koço Kotën, Atif Goljen, Qemal Vrionin, Mihal Bellkemenin, etj., kurse policët më xhelatë, ishin: Asllan Panariti nga Këlcyra, Qirko Mariani nga Fieri, Fahri Dragozhdi nga Pogradeci, Birçe Kamberi e Naun Tiko nga Vlora, etj.

Memorie.al / Gazeta “Zëri i Ballit Kombëtar”, e periudhës nëntor-dhjetor 1957, e cila botohej në Perëndim nga krerët  e mërgatës antikomuniste shqiptare të arratisur nga Shqipëria pas vitit 1944 kur erdhën në pushtet komunistët me në krye Enver Hoxhën, publikon ndër të tjera, edhe një shkrim të një të arratisuri, me emrin Ismail Çeprati, ish i burgosur politik, i arratisur nga Shqipëria në vitin 1957, i cili ishte në Kampin e Llavrios-it në Greqi, në pritje për të marrë statusin e azilantit politik, për në shtete të ndryshme të Perëndimit.  Gazeta në fjalë, porosite që: “Shqiptarët e ikur me kohë nga Shqipëria, të tunduar nga propaganda komuniste (që gazeta i quan “pallavra komuniste”), bënin mirë ta lexonin këtë shkrim, në mënyrë që të kuptonin gjendjen në Shqipëri”. Në këtë shkrim, përmendet edhe ish komandanti disa i burgjeve të Shqipërisë komuniste, toger Vangjel Rrëmbeci, si dhe disa prej të burgosurve që ai i mbyti në tortura gjatë kohës që ishte komandant i Burgut të Burrelit. Po kështu në shkrimin në fjalë të gazetës “Zëri i Ballit Kombëtar”, të cilën po e publikojmë edhe me faksimilen përkatëse, i arratisuri Ismail Çeprati, përveç disa prej policëve xhelatë që mbytën nën tortura disa të burgosur, përmënd me emra dhe mbiemra edhe disa drejtues të lartë të Sigurimit, njerëz perversë, të cilët abuzonin me vajza e gra të burgosura, apo nga ato të familjeve “reaksionare dhe armiq të popullit”, siç i etiketonte regjimi komunist në fuqi. Për më shumë, na njeh letra e ish-të arratisurit Ismail Çeprati, e publikuar në “Zëri i Ballit Kombëtar”, në periudhën nëntor-dhjetor, 1957.

Rrëfimi i Ismail Çepratit, nga kampi i Llavrios në Greqi

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Mbasi shpëtova nga të gjitha vuajtjet e shkaktuara prej terrorit, po shpejtohem t’ju shkruaj disa rreshta për to, që të mundni të ndriçoni mendimin e bashkatdhetarëve të lirë mbi mjerimet e popullit shqiptar të robëruar.

Në vitin 1944, u arrestova me gjithë vëllezërit e mi dhe dolëm para të ashtuquajturës “gjykatë popullore”. Më 1946, na shpunë në burgun e Burrelit, i mbiquajtur nga komunistët si “Burgu i vdekjes”.

Atje gjetëm një nga kriminelët më të mëdhenj të popullit shqiptar, toger Vangjel Rrëmbecin. Ky filloi t’i zhdukë të burgosurit me radhë. Po ju shënoj disa emra:

-Në vitin 1947 erdhi Vangjel Rrëmbeci në burg dhe i tha Koço Kottës, të vinte me të se kishte pak punë. E mbylli në një birucë ku, pas torturimeve të tmerrshme gjatë 23 ditëve, i burgosuri vdiq me lebeti.

-Pas Koço Kotës, radha i erdhi Qemal Vrionit. Edhe ky pas ca ditësh u zhduk nëpër biruca.

-Me të mbarua ky i dyti, u thirr prej toger Vangjelit, Mihal Bellkamenji, i cili pas pak ditësh pati fatin e të parëve.

-Si vdiq Mihali, thirri Atif Goljen.

Të shkruaj për të gjithë emrat e martirëve që mbaruan në duart e toger Vangjelit në birucë, do të duheshin volume. Pas ca kohësh, u ndërrua taktika se ashtu si e kishin filluar, me torturime të gjata, shfarosja nuk mund të bëhej e shpejtë.

Për t’ia arritur qëllimit që, të zhdukeshin të burgosurit me shumicë, e jo një nga një, na prenë bukën e nuk lejonin as fëmijët që të na sillnin ushqim. Por edhe sikur t’i linin të lirë, nuk kishin çfarë na sillnin.

Në vitin 1948, filluan vdekjet me shumicë në burgun e Burrelit, nga të pangrënët e torturimet. Më e pakta, një ose dy veta në ditë vdisnin. Valonte druri pa reshtur. Në ato kohë, burgu kishte tre regjime të kryesuar nga tre policë: Asllan Panariti nga Këlcyra, Qirko Mariana nga Fieri dhe Fahri Dragozhdi, nga Pogradeci.

Nga këta kriminelë, njëri më i keq se tjetri, të burgosurit hiqnin të zezën e ullirit. Këta, shpeshherë jepnin urdhra të kundërta dhe kur zemëroheshin me njëri-tjetrin, inatin e nxirrnin mbi të burgosurit e shkretë, duke u bërë mundime e torturime të parrëfyeshme. Kështu vdiqën Hamdi Gosa dhe Rasim Bozhigradi, e shumë të tjerë.

Një tjetër mënyrë e torturimit dhe e shfarosjes në burgun e Burrelit, ishte kur sëmurej njëri nga të burgosurit. Këtë e mbyllnin me një të shëndoshë në birucë. Ky i fundit mbyllej me të dënuarin që t’i hante ushqimin.

Kur ishte Sefedin Dine i sëmurë, e kam dëgjuar vetë Vangjelin, kur i tha Birçe Kamberit: “Shumë e mbodhise këtë”. Ai iu përgjigj: “Ky iku, por sill një tjetër”. Një të vdekur e mbanin tre ditë në birucë, me qëllim që t’i hanin ushqimin.

Komunistët nuk kënaqeshin kur na shtypnin ne burrat në Burrel, sollën atje motrat tona, gra dhe vajza si Musine Kokalari, Erifili Bezhani, e shumë të tjera. Edhe për këto kishin mënyrat e torturimit të tyre.

Një pjesë vazhdon edhe sot të mbahet në Burrel. Më 11.2.1952, më sollën në Tiranë, ku gjeta të tjerë shokë të mi të burgut. Këta më vunë në dijeni të veprave çnjerëzore të Manxhar Shimës nga Delvina e, të dy shokëve të tij, njëri quhej Ferit Ukati, që kishin qenë shefa të rajoneve të Tiranës.

Manxhar Shima, si toger i Sigurimit me kompetenca pa kufi, për të kënaqur epshet e tij shtazore, në mbrëmje shkoi në shtëpinë e një ballisti me “Xhip”-s dhe mori një vajzë duke i thënë se të kërkojnë në Sigurim.

Vajza e detyruar shkoi me të. Por Manxhari në vend që ta shpinte në zyrën e Sigurimit, e nxori jashtë Tiranës ku, e mbajti deri një orë afër mëngjesit dhe e shpuri prapë në shtëpi të sajë. Të nesërmen, vajza shkoi te Mehmet Shehu dhe i tregoi ngjarjen.

Mehmeti këtë rast mbeti ngushtë e urdhëroi arrestimin dhe dënimin me vdekje të fajtorit. Megjithëkëtë, njeriut që kishte prekur nderin e një vajze shqiptare, iu fal jeta dhe nuk kaloi shumë kohë, iu fal edhe dënimi. Sot ndodhet në ministri në pozitë shumë më të lartë, se ajo që kish më parë.

E njëjta gjë ngjan edhe me Feritin e shokët e tij, kur në maj 1951, u dënuan me dënime me vdekje për imoralitete shumë të rënda, por në shkurtin e vitit 1952, u liruan me vendim të posaçëm.

Më 20 qershor 1952, u dërgova në Vlorë me 25 shokë të tjerë, si murator. Edhe sot e zotëroj këtë mjeshtri që u shtrëngova ta mësoj ahere.

Në Vlorë, kemi punuar 20 muaj pa reshtur. Kemi bërë atje një burg ku të futet i tërë populli i Vlorës, me të mëdhenj e të vegjël, e prapë nuk mbushet. Në këtë godinë, kam ndërtuar me duart e mia 18 biruca, që janë varre për të gjallët.

Kanë nga një derë e nga një dritare shumë të vogël në tarracë, jo për dritë, por vetëm për pak ajër, se edhe ato kanë nga një pllakë çimentoje përsipër. Burgu i Vlorës kishte një xhelat tjetër, të quajtur toger Naun Tiko. Në këtë burg ishte një vajzë balliste, Raile Luzaj.

Kjo vajzë është idealiste, guximtare, e zgjuar, me moral të lartë, e pajisur me të gjitha cilësitë që mund të ketë një vajzë e rrallë shqiptare që i bënte nder Ballit Kombëtar. Kjo vajzë arrestohet dhe torturohej në mënyrë të veçantë nga togeri kriminel.

Një grup prej 30 a 35 vajza, ishin të dënuara të punonin me ne, midis tyre dhe Raileja. Një ditë dëgjova Naumin kur i tha një vajze të quajtur, Afet Dervishi, partizane e vitit 1942 dhe Bule Ramizit, që kish miqësi me të, që ta rrihnin Railen, e të mos druheshin aspak, se nuk u bëhej gjë.

Afet Dervishi ishte dënuar për vjedhje. Raileja e kuptoi vetë këtë komplot, por unë ia thashë. Pas pak ditësh Railen e shkretë e rrahën tepër rëndë shoqet e saj ish partizane të shtytura nga togeri. Nuk mjaftoi rrahja, por togeri, Railenë e mbylli në birucë, e mbajti 4 ditë pa bukë e pa ujë.

Si mbaruam godinën e burgut të tmerrshëm të Vlorës, na shpunë prapë në Tiranë, më 7.1.1954. Në atë pranverë një grup të burgosurish, duke mos duruar dot torturimet, hapën burgun të shpëtojnë.

Mjerisht u kapën dhe i’u referuan gjykatës. Isuf Velçani, Zyhdi Mancaku dhe dy të tjerë u dënuan me vdekje përsëri dhe u pushkatuan.

Të tjerët u dënuan me burgim të përjetshëm. Tragjedia nëpër burgjet e Shqipërisë vazhdon. Më 21 shtator 1954, u lirova nga burgu dhe u internova në Lushnje. Më 7 korrik 1957, e lashë fatzinë atdhenë tim dhe ardhsh këtu. Memorie.al

Nëntor 1957                                                                       Ismail Çeprati

Kampi Lavrion Greqi

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 6 Janar 2023

Next Post

“Kur traineri me lot në sy më komunikoi përjashtimin nga sporti, asnjë nga lojtarët e skuadrës, s’erdhën me u përshëndetë, madje një nga shokët e ngushtë...”! / Dëshmia e legjendës së basketbollit

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Kur traineri me lot në sy më komunikoi përjashtimin nga sporti, asnjë nga lojtarët e skuadrës, s’erdhën me u përshëndetë, madje një nga shokët e ngushtë…”! / Dëshmia e legjendës së basketbollit

“Kur traineri me lot në sy më komunikoi përjashtimin nga sporti, asnjë nga lojtarët e skuadrës, s’erdhën me u përshëndetë, madje një nga shokët e ngushtë...”! / Dëshmia e legjendës së basketbollit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!