• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, March 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 10 Dhjetor 2022

Kalendari Historik 1 Dhjetor 2022

1901 – Ceremonia e parë e Çmimit Nobel mbahet në Stokholm në përvjetorin e pestë të vdekjes së Alfred Nobel. Çmimi Nobel, është një grup i çmimeve vjetore ndërkombëtare të dhuruara në disa kategori nga institucionet suedeze dhe norvegjeze në njohje të përparimeve akademike, kulturore ose shkencore, në botë.

 

 

1932 – Lindi në Sarajevë, Robert Shvarc. Shvarci, përktheu disa nga veprat më të mëdha botërore në shqip, ndër të cilat mund të përmenden romanet e Remarkut, Gëtes, Fojtvangerit, Apicit, Travenit dhe Markezit. Robert Shvarc u nda nga jeta para kohe, më 25 prill 2003, pas një sëmundjeje të gjatë zemre. Robert Shvarcit i është dhënë nga Presidenti i Republikës titulli Mjeshtër i Madh. Përkthyesi i njohur Robert Shvarc e mori këtë titull pak kohë pas marrjes së një tjetër titulli, atij të Qytetarit të Nderit të Tiranës. Ky titull iu dha atij me rastin 70-vjetorit të lindjes. Emri i Robert Shvarcit prej vitesh është shndërruar në simbol të gjuhës gjermane në Shqipëri. Një domethënie për këtë ka qenë pikërisht viti 1995, kur përkthyesi i njohur u nderua nga ambasada gjermane në Tiranë me çmimin “Kryqi i meritave gjermane”. Duhet kujtuar këtu se Shvarci ishte i pari njeri i kulturës shqiptare, që arriti ta merrte këtë titull pikërisht në fushën e përkthimit. Gjithashtu ky titull është dhe i pari që presidenti gjerman i asaj kohe akordoi për një figurë të shquar të vendeve të Lindjes.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 4 Mars 2026

Kalendari 3 Mars 2026

 

1949 – Gjatë Luftës Civile Kineze, Ushtria Çlirimtare Popullore fillon rrethimin e saj të Chengdu, qyteti i fundit i mbajtur në Kuomintang në territorin e Kinës. Në këtë rrethim këto trupa, detyruan, Presidentin e Republikës së Kinës Chiang Kai-shek dhe qeverinë e tij të tërhiqen në Taiwan. Kjo do të ishte beteja e fundit midis komunistëve dhe nacionalistëve.

 

1953 – Kryeministri britanik Winston Churchill merr Çmimin Nobel në letërsi. Spikatja e si shkrimtar e tij përfshinte një roman, dy biografi, tre vëllime kujtimesh dhe disa histori. Atij iu dha çmimi Nobel për Letërsinë në 1953 “për zotërimin e tij të përshkrimit historik dhe biografik, si dhe për oratorinë e shkëlqyer në mbrojtjen e vlerave të lartësuara njerëzore”

 

1955 – Lindi në fshatin Gërçec, Kim Mehmeti, shkrimtar, romansier, tregimtar, eseist, publicistë dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Është një ndër themeluesit e së përjavshmes “Lobi” e cila botohej në Shkup nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ka qenë redaktor i revistës për kulturë “Jehona” (Shkup), redaktor i veprimtarisë botuese pranë SH.B. “Flaka e vëllazërimit” (1991-1992). Në Institutin Shoqëria e Hapur – Maqedoni ka punuar si koordinator i veprimtarisë botuese. Pastaj ka punuar si kryeredaktor për Maqedoninë e Veriut, i Rrjetit Informativ Evropian (AIM) dhe ka qenë edhe koordinator i këtij rrjeti për Ballkanin Perëndimor (1993-2003). Nga viti 1997 deri në vitin 2003 ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës për Bashkëpunim dhe Mirëkuptim Multikulturorë në Shkup. Veprat e Kim Mehmetit janë përkthyer në gjuhën gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate dhe në gjuhë tjera

 

1978 – Gjatë konflikti arabo-izraelit, Kryeministri i Izraelit Menachem Begin dhe Presidenti i Egjiptit Anwar Sadat, fituan së bashku Çmimin Nobel për Paqen. Ky çmim, iu dha atyre për nënshkrimin e Marrëveshjes së Paqjes, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Camp David. Begin vdiq në 1992, ndërsa Sadat u vra në 1981.

 

1989 – Gjatë Revolucionit Mongol, në demonstratën e parë të hapur pro demokracisë në vend, Tsakhiagiin Elbegdorj shpall krijimin e Unionit Demokratik Mongol. Ky, ishte një revolucion demokratik paqësor që filloi me demonstrata dhe greva urie për të rrëzuar Republikën Popullore të Mongolisë dhe përfundimisht u zhvendos drejt Mongolisë së ditëve të sotme demokratike.

 

1996 – Kushtetuta e re e Afrikës së Jugut është shpallur nga Nelson Mandela. Kushtetuta e Afrikës së Jugut është ligji suprem i Republikës së Afrikës së Jugut. Ai siguron bazën ligjore për ekzistencën e republikës, përcakton të drejtat dhe detyrat e qytetarëve të saj dhe përcakton strukturën e qeverisë. Ajo, hyri në fuqi në 4 shkurt 1997, duke zëvendësuar Kushtetutën e vjetër.

 

 

2006 – Vdes në Santiago, në moshën 91 vjeçare Augusto Pinochet. Pinochet, ishte një gjeneral, politikan dhe i Kilit nga viti 1973 deri në 1990. Pinochet mori pushtetin në Kili pas një grushti shteti të mbështetur më 11 shtator 1973 që përmbysi qeverinë e Salvador Allende. Augusto Pinochet, u dënua në vitin 1998 për krime kundër popullit të tij nga një gjykatë britanike.

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur e njoftuan se në Vlorë i kishte ardhur vajza që donte, ai shkoi në breg të ishullit të Sazanit, u zhvesh dhe u lye me graso, e me not...”/ Historia e dhimbshme e dy vëllezërve Agaraj

Next Post

“Motivacioni zyrtar për shkarkimin e Kadriut, do jetë ‘mungesë vigjilence’, se po të themi del në pension, e kuptojnë njerëzit se si është puna dhe...”/ Porosia e Enverit në Byro, 8 tetor ‘82

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 4 Mars 2026

March 2, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 3 Mars 2026

March 2, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 2 Mars 2026

March 1, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 1 Mars 2026

February 23, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 27 Shkurt 2026

February 23, 2026
Next Post
“Jo Sigurimi, por Partia zbuloi puçistët e Ballukut, sabotatorët e Këllezit, të artit e kulturës me Paçramin, Lubonjën e Kadarenë…”/ Dokumenti ‘Tepër sekret’, mbledhja e Byrosë, e ’82-it

“Motivacioni zyrtar për shkarkimin e Kadriut, do jetë ‘mungesë vigjilence’, se po të themi del në pension, e kuptojnë njerëzit se si është puna dhe...”/ Porosia e Enverit në Byro, 8 tetor ‘82

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme