1927 – Publikohet në SHBA, “Putting Pants on Philip”, filmi i parë i Oliver Hardy-t, dhe Stan Laurel-it. Ideja për filmin ishte e Stan Laurel dhe ishte bazuar në një histori të rrëfyer nga një mik ndërsa Laurel punonte në sallën e muzikës. Arkivisti William K. Everson e përshkroi filmin si “një nga perlat e vërteta të komedisë”.
1956 – Vdes në moshën 64 vjeçare, në Shën Petersburg, Alexandër Rodchenko. Rodchenko, ishte një artist, skulptor, fotograf dhe dizajn grafik rus. Ai ishte një nga themeluesit e konstruktivizmit dhe dizajnit rus. Rodchenko, ishte martuar me artisten Varvara Stepanova. Rodchenko ishte një nga artistët më të gjithanshëm konstruktivist dhe produktivist që doli pas Revolucionit Rus.
1960 – Lind në Fort Bragg, Julianne Moore. Moore, është një aktore amerikane dhe autore e filmave për fëmijë. E pranishme, në film që nga fillimi i viteve 1990, ajo është veçanërisht e njohur për portretizimi e grave me probleme emocionale në të dy filmat e pavarur të Hollywood-it, dhe ka marrë shumë akordime, duke përfshirë një çmim Academie dhe dy Golden Globes.
1984 – Një rrjedhje e izocyanatit metilik nga një fabrikë e pesticideve e Union Carbide në Bhopal, të Indi-së, vret më shumë se 3.800 njerëz dhe plagos afro 200.000 të tjerë (rreth 6,000 prej të cilëve më vonë do të vdisnin nga dëmtimet e tyre). Rrjedhja e substancës toksike, u përhap në të gjithë qytetin. Kjo është një nga katastrofat më të këqija industriale në historinë e këtij vëndi.
1989 – Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, në një takim në bregdetin e Maltës, Presidenti i SHBA George H. W. Bush dhe Sekretarit të Parë të BRSS-së, Mikhail Gorbachev lëshojnë deklarata që tregojnë se Lufta e Ftohtë midis NATO-s dhe Paktit të Varshavës mund të marrë fund. Ky takim zyrtar ndërmjet Bush, dhe Gorbachev, u quajt dhe si Samiti i Maltës.
1994 – Starton për herë të parë në Japoni, kompjuteri i lojrave për fëmijë PlayStation. Kjo markë kompjuterike, u prodhua nga Sony Computer Entertainment. Lançimi i tij u pasua më vonë, dhe në SHBA, Australi, dhe Europë. PayStation, është një nga kompjuterët më të famshëm dhe më të përdorur nga fëmijët sot në mbarë botën.
1997 – Në Otava të Kanada-së, përfaqësues nga 121 vende nënshkruajnë Traktatin e Otaëës që ndalon prodhimin dhe vendosjen e minave anti-personel. Shtetet e Bashkuara, Republika Popullore e Kinës dhe Rusia nuk e firmosën traktatin. Në total 150 shtete morën pjesë në Konferencë dhe 121 e nënshkruan atë. Gjithashtu u akorduan 500 milionë dollarë si ndihma për të prekurit.
2011– Ndërron jetë Sabri Godo ka qenë shkrimtar e politikan shqiptar. Shërbeu në ushtri si oficer deri në vitin 1948 e më pas u përjashtua si politikisht i padëshiruar. Në vitin 1953 përjashtohet nga partia komuniste, ku kish aderuar në shkurt 1944. Këtu fillon edhe kalvari i tij i periudhës së diktaturës. Për shkak të martesës me një vajzë nga familjet aristokrate dhe të përkatësisë familjare, intelektualë të shquar, kundërshtarë të regjimit, të pushkatuar, të burgosur e të arratisur, jeta e tij ka shkuar disa here në teh te briskut, deri në prag të burgosjes. Godo njihet si një penë e rrallë, në romanet me karakter historik, ku më të bujshmet e më të diskutuarat janë “Skënderbeu” dhe “Ali Pashë Tepelena”. Mbi këto figura që i kalonin përmasat e kombit, ai nuk rreshti së kërkuari. Ne vitet 90, u angazhua që në fillim në lëvizjen antikomuniste dhe më 10 janar 1990 formoi Partinë Republikane të Shqipërisë, një parti e djathtë, aleate e Partisë Demokratike, qe kish në themel të programit të saj respektimin e pronës private, familjes dhe bashkimin e kombit.