• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 1 Dhjetor 2022

Kalendari Historik 1 Dhjetor 2022

1822 – Pedro i I-rë i Portugalisë, kurorëzohet Mbret i Brazilit. Ai do ta udhëhiqte dinastinë Orleans-Braganza, në koloninë gjigante të Portugalisë nga viti 1822 deri në vitin 1831. Përgjatë shekujve, Brazili do të shërbente si një nga territoret koloniale më fitim prurëse për Portugalinë aq sa kjo e fundit, transferoi Kurorën Mbretërore nga Lisbona zyrtare në Brasilia, kur Gadishulli Iberik u pushtua nga trupat e Napoleon Bonapartit.

 

1913 – Inaugurohet, metroja e parë e ndërtuar në kontinentin e Amerikës së Jugut, pikërisht në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires. Gjithashtu kjo vepër arkitekturore do të ishte e para që do të ndërtohej dhe vihej në përdorim edhe në botën hispano-fone, e ndjekur më pas nga ajo e Madridit në vitin 1919. Metroja e Buenos Aires-it, frekuentohet nga rreth 2 milionë pasagjerë në vit. Ajo është e gjatë 62 km.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1918 – Shpallet krijimi i Jugosllavisë e njohur ndryshe edhe si Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene. Pas shpërbërjes së ish Perandorisë Austro-Hungareze, afro gjysma e territoreve të saj do ti bashkëngjiteshin Mbretërisë së re jugosllave me kryeqytet Beogradin. Ky komb heterogjen do të udhëhiqej nga dinastia Karagjeorgjeviç deri në vitin 1941 kur kjo e fundit do të pushtohej nga Gjermania naziste. Mbretëria do të pushonte së ekzistuari në vitin 1945 kur Josip Broz Tito do të themelonte RSFJ.

 

1929– Lindi në Shkodër Alfred Spiro Moisiu, ushtarak karriere, President dhe ministër i Republikës së Shqipërisë që nga vitit 2002 deri në vitin 2007. Më 1946 – 1948 ndoqi shkollën e Inxhinierisë Ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Më 1949 – 1951 qe instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Më 1958 – 1966 qe oficer në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes. Është autor i mjaft shkrimeve, artikujve dhe studimeve të botuara në shtypin shqiptar e të huaj, për problemet e artit ushtarak, të politikës së mbrojtjes e të sigurisë rajonale si dhe për zhvillimet në Kosovë.

 

1935 – Lind në Brooklyn të New York regjisori, aktori, skenaristi, dhe komediani i famshëm amerikan Woody Allen. Ai do të bëhej i famshëm në arenën ndërkombëtare me disa nga filam e tij, Annie Hall, Crimes and Misdemeanors, Midnight in Paris, dhe The Purple Rose of Cairo. Allen ndër vite do të fitonte 3 çime Oscar dhe 9 çime BAFTA, duke u klasifikuar kështu nga kritika si një ndër kineastët më të mirë të shek XX.

 

1955 – Në Montgomery të Alabamës, aktivistë për të drejtat e njerëzve me ngjyrë Rosa Parks, thyen ligjet racial segregacioniste, duke mos ia liruar vendin në autobus një të bardhi. Pikërisht ky veprim i saj do të nxiste komunitetin afro-amerikan dhe jo vetëm që të fillonin protestat e famshme për të drejtat e tyre kushtetuese në SHBA. Po në Montgomery do të fillonte edhe bojkoti 1 vjeçar ndaj shërbimit të transportit publik, si shenjë proteste ndaj diskriminimit racor.

 

1973 – Shuhet në moshën 73, themeluesi i shtetit të Izraelit, David Ben Gurion. Ben Gurion, do të shërbente gjithashtu edhe si Ministri i Mbrojtjes dhe Kryeministri i Parë i Izraelit, që në themelimin e tij në vitin 1948. Pas vdekjes së tij ai u cilësua nga revista prestigjoze Times si një ndër 100 personat më me influencë të shek XX. David Ben Gurion, në vitet 40-të themeloi atë që më pas do të etiketohej edhe si rryma politike dhe etnike më e famshme për hebrenjtë, Zionizmin.

 

1988 – Organizata e Kombeve të Bashkuara shpall 1 Dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare kundër AIDS-it e njohur ndryshe edhe si Sëmundja e Shekullit. HIV-AIDS, përgjatë gjysëm shekulli ka vrarë rreth 30-40 milionë njerëz në mbarë botën, ndërsa po aq të tillë aktualisht e mbartin atë si sëmundje. Zyrtarë qeveritarë dhe shëndetësorë, organizata joqeveritare dhe individë në mbarë botën e përkujtojnë këtë ditë, shpesh me këshilla edukuese për parandalimin dhe kontrollin e SIDA-s.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ministri u dha alarmi pasi, komandanti i burgut, Marku, kishte futur në ‘Xhip’ vajzën bukuroshe, Katrinën dhe ishte nisur drejt kufirit...”/ Ngjarje tragjike e kampit të Tepelenës

Next Post

“Pasi u lidha ngushtë me vogëlushen kineze, bukuroshen Sen Shu Sen, e cila ishte në kurs për infermiere, shkuam në shtëpinë e një...”/ Kujtimet e ish-pilotit nga Tepelena

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Pasi na përzunë nga shkolla e Aviacionit Ushtarak në Kaukazin e Veriut, na dërguan në Mançurinë e largët të Kinës, ku neve…”/ Dëshmia e rrallë ish-studentit ushtarak

“Pasi u lidha ngushtë me vogëlushen kineze, bukuroshen Sen Shu Sen, e cila ishte në kurs për infermiere, shkuam në shtëpinë e një...”/ Kujtimet e ish-pilotit nga Tepelena

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!