1912 – Spanja, shpall një protektorat mbi bregun verior të Marokut. Traktati midis Francës dhe Spanjës në lidhje me Marokun u nënshkrua në 27 nëntor 1912 nga krerët e shtetit francez dhe spanjoll. Në këtë traktat, u vendos de jure një zonë spanjolle të ndikimit në Marokun verior dhe jugor, ndërsa Franca prapë konsiderohej si fuqi mbrojtëse pasi ishte fuqia e vetme okupuese për të nënshkruar Traktatin e Fezit. Pjesa veriore do të bëhej zona e protektoratit spanjoll në Marok me kryeqytetin e saj në Tetuan, ndërsa pjesa jugore u sundua nga El Aiun.
1917 – Ndërron jetë, Babë Dudë Karbunara. Me mbarimin e studimeve u rikthye në Berat në 1863. Ndonëse i arsimuar për kohën, turqit nuk e pranuan në administratë, ndaj të ardhurat për familjen i siguronte përmes tregtisë, që zhvillonte me vëllezërit dhe kushërinj të vendosur në Vlorë e emigrim. U martua dhe u bë baba i tre vajzave. Ato vite në Berat jetoi 2 vjet Naim Frashëri e më pas, në 1885, erdhën Kostandin Kristoforidhi dhe Hasan Tahsini, me mision, ngritjen e shkollave në gjuhën shqip. Ishin vitet kur gjuha shqipe nuk lejohej të mësohej nga xhamitë e kishat, ndërsa revoltat zienin në bisedat, në çdo dyqan e familje. Babë Duda nisi të mësonte në kishë shqip, por kjo iu ndalua, ndërsa shqiptarizmi i theksuar i tij ra në sy të turqve. Kur beratasit çelën degën për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e zgjodhën anëtar të komitetit. Kështu bashkë me mësimin e shqipes, nisi rruga politike e tij për çështjen kombëtare. Më 23 korrik 1912 u mblodh Kuvendi i Sinjës me përfaqësues të çetave kryengritëse të Jugut, mes tyre dhe Babë Duda. Memorandumi i Sinjës synoi pavarësinë e Shqipërisë. Në këtë frymë patriotike erdhi Kuvendi i Vlorës. Beratasit në vlerësim të veprës së mësuesit të shqipes e zgjodhën delegat 72-vjecarin Jorgji Karbunara në Kuvendin e Vlorës të 28 nëntor 1912 ku edhe nënshkroi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me siglën J. Karbunara. Kuvendi e zgjodhi dhe anëtar të “Pleqësisë”. Periudha pas Pavarësisë që kaloi ishte shumë e vështirë për Babë Dudën. Mësuesi atdhetar, përfaqësues i Beratit në Kuvendin e Vlorës në moshë të thyer u torturua mizorisht nga mercenarët e Esat Toptanit. Përveç se i shkatërruan pasurinë në vitin 1915, rebelët e Haxhi Qamilit kur hynë në Berat e kapën, e hoqën zvarrë në qytet duke e rrahur me shkop. Nga kjo dhunë, Babë Duda ishte në gjendje të rëndë shendetësore deri në fund të jetës.
1940 – Lind në San Francisco, Bruce Lee. Lee, aktor, regjisor, karateist, instruktor i arteve marciale dhe filozof. Ai ishte themeluesi i Jeet Kune Do, një filozofi hibride e arteve marciale. Këto shërbejnë si vizatime nga disiplina të ndryshme luftarake, që shpesh merren me hapjen e rrugëve për artet marciale moderne të përziera (MMA). Lee konsiderohet nga komentatorët, kritikët, media dhe instruktorët e arteve marciale, si karateisti më me ndikim i të gjitha kohërave.
1945 – Themelohet CARE (Cooperative for American Remittances to Europe). E njohur ndryshe dhe si Kompania për Dërgesat Amerikane drejt Europës, CARE, është një agjenci e madhe ndërkombëtare humanitare që jep projekte për ndihmë emergjente dhe për zhvillim ndërkombëtar afatgjatë. Ajo gjithashtu është, një nga organizatat më të mëdha dhe më të vjetra të ndihmave humanitare të përqendruar në luftimin e varfërisë globale. Themeluesit e saj janë Arthur Ringland, Wallace Campbell, dhe Lincoln Clark.
1978 – Themelohet, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, në qytetin e Urfa-s në Turqi. Kjo parti, është një organizatë militante dhe politike kurde me qendër në Turqi dhe Irak, e përcaktuar gjerësisht si një grup terrorist. Që nga viti 1984, PKK është përfshirë në një konflikt të armatosur me shtetin turk (me armëpushime në vitet 1999-2004 dhe 2013–2015), me qëllimin fillestar për të arritur një shtet të pavarur kurd. Udhëheqësi më i famshëm i saj është Abdullah Oçalan, që aktualisht ndodhet i burgosur në Turqi.
1984 – Sipas Marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar midis qeverive të Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës, Londra zyrtare, pranoi të fillojë diskutime me Spanjën mbi Gjibraltarin, përfshirë sovranitetin. Marrëveshja u kritikua nga politikanët e Gjibraltarit për kufizimin e pjesëmarrjes së Gjibraltarasve në përcaktimin e së ardhmes së tyre. Kjo ngushticë prej 15 km, ka shërbyer gjithmonë si një “mollë sherri” ndërmjet britanikëve, dhe spanjollëve. Sot, Gjibraltari, është territor i dominimit britanik të Commonwealth-it.
1999 – Në Zelandën e Re, Partia e qendrës së majtë, merr nën kontroll qeverinë me në krye, udhëheqësen Helen Clark. Clark, u bë Kryeministrja e parë e zgjedhur në historinë e Zelandës së Re. Ajo gjithashtu, ishte Administratore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim nga 2009 deri në 2017. Zelanda e Re është njëkohësisht, shteti i parë në botë që lejoi që gratë të merrnin pjesë në jetën aktive politike të vëndit. Gjatë qeverisjes së Clark, Wellington-i zyrtar, dërgoi trupa ushtarake në Afganistan dhe Irak.
2013 – Vdes në Rio de Janeiro, në moshën 88 vjeçare, Nilton Santos. Santos, ishte një futbollist brazilian që kryesisht luante si mbrojtës i krahut. Në nivelin ndërkombëtar, ai ishte lojtar i kombëtares së Brazilit që fitoi Kupën e Botës në 1958 dhe 1962. I vlerësuar si një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e lojës, Nílton Santos është një anëtar i Ekipit Botëror të Shekullit 20, dhe u emërua nga Pelé një nga 125 futbollistët më të mirë të jetës në një ceremoni FIFA Awards në 2004.