1929 – Lind në Napoli, aktori i famshëm Carlo Pedersoli i njohur ndërkombëtarisht si Bud Spencer. Spencer, ishte një aktor italian, notar profesionist dhe sportist në water-polo. Ai ishte i njohur për rolet në filmat, komedi dhe aksion. Në zhanrin e quajtur edhe si Spaghetti Western Spencer, pati partnerin e tij të filmave për një kohë të gjatë Terence Hill-in. Dueti “fitoi brohoritje në botë dhe tërhoqi miliona spektatorë, në vendet e kinemave”. Bud Spencer dhe Terence Hill u shfaqën, prodhuan, dhe drejtuan, mbi 20 filma së bashku.
1941 – Pas afro 15 vjet punë intensive, përfundon me sukses monumenti në malin Rushmore në Dakotën e Jugut. Memoriali Kombëtar në malin Rushmore është përqendruar në një skulptura të gdhendura në fytyra graniti në Keystone, të Dakotës së Jugut. Skulptori Gutzon Borglum krijoi modelin e skulpturës dhe mbikëqyri ekzekutimin e projektit nga viti 1927 deri më 1941 me ndihmën e djalit të tij Lincoln Borglum. Skulptura përmban katër kokat e Presidentëve George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt, dhe Abraham Lincoln. Të katër presidentët u zgjodhën të përfaqësonin përkatësisht lindjen, rritjen, zhvillimin dhe ruajtjen e vendit. Parku përkujtimor mbulon 5.17 km2, dhe është 1745 m, mbi nivelin e detit.
1961 – Në Bashkimin Sovjetik, trupi i balsamosur i, Joseph Stalin, hiqet nga mauzoleu i Leninit, për tu djegur më pas me benzinë. Pas kremtimit të këtij trupi, me urdhër të Nikita Hrushov-it, hiri i tij u varros në fshehtësi në një varr të thjeshtë, brenda oborrit të Kremlinit. Ky veprim u bë pas procesit të de-stalinizmit të nisur nga vetë Hrushovi në mesin e viteve 50-të. Sot e kësaj dite, vetëm trupi i Vladimir Lenin-it qëndron i balsamosur në mauzole, në raport me të gjithë trupat e udhëheqësve të tjerë të BRSS.
1940 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, përfundon, Beteja e Britanisë. Mbretëria e Bashkuar parandaloi, një pushtim të mundshëm gjerman të territorit të saj. Gjatë kësaj fushate, kryesisht ajrore Britania e Madhe angazhoi 2000 avionë, nga të cilët humbi 1700, duke përfshirë këtu 1600 pilotë të vdekur, dhe 422 të plagosur. Ndërsa nga bombardimet, humbën jetën mbi 15000 civilë. Ndërsa Gjermania angazhoi, afro 3000 avionë, nga të cilët humbi 2000 të tillë dhe rreth 2500 pilotë të vrarë ose të kapur. Ky operacion ushtarak do të zgjaste 4 muaj.
1968 – Gjatë Luftës së Vietnamit, ndodhi ajo që në zhargonin politik amerikan do të quhej si “Surpriza e Tetorit”. Duke përmendur përparimin në bisedimet e Paqes në Paris, Presidenti amerikan Lyndon B. Johnson i njofton kombit amerikan, se ai ka urdhëruar ndërprerjen e plotë të “të gjitha bombardimeve ajrore, detare dhe tokësore të Vietnamit të Veriut”. Ky lajm hyri në fuqi në 1 nëntor. Por kjo nuk funksionoi sepse dy muaj më pas Partia Demokrate e Johnson-it, humbi zgjedhjet përballë Republikanëve të Nixon-it.
1984 – Në Indi, Kryeministria Indira Gandhi u vra në 9:29 të mëngjesit, më 31 tetor, në rezidencën e saj në Rrugën Safdarjung, në New Delhi. Ajo u vra nga rojet e saj, Satëant Singh dhe Beant Singh pas operacionit Blue Star. Indira Gandhi, vdiq pas pak minutash në spitalin e Shkencave Mjekësore të Indisë.Në operacionin Blue Star, ndodhi sulmi i ushtrisë indiane në tempullin e Artë të Amritsar-it, i cili e la tempullin Sikh të dëmtuar rëndë. Kjo vrasje u bë si pasojë e shtypjes së minoritetit Sikh në këtë vend, dhe padyshim shkatërrimit të këtij tempulli.
2011 – Vdes në moshën 70 vjeçare, një nga futbollistët më të famshëm hungarez, Florian Albert. Albert ishte një futbollist hungarez me famë ndërkombëtare, më vonë menaxher dhe zyrtar sportiv. Ai u shpall Futbollisti Evropian i Vitit në vitin 1967. Me nofkën “Perandori”, ai luajti si një sulmues, dhe është përshkruar si një nga futbollistët më elegantë të të gjitha kohërave. Gjatë karrierës së tij sportive Florian Albert ka fituar 25 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.
2018 – Në Gujarat të Indisë u inagurua statuja më e lartë në botë. E quajtur ndryshe dhe si Statuja e Unitetit, në të pasqyrohej politikani dhe aktivistit i pavarësisë, Sardar Vallabhbhai Patel. Patel, ishte Zëvendës Kryeministri i parë dhe Ministri i Brendshëm i Indisë së pavarur dhe udhëheqësi kryesor i Mahatma Gandhi-t gjatë Lëvizjes Paqësore për Pavarësi të Indisë. Ajo është e lartë 240 metra, së bashku me piedestalin. Për ndërtimin e saj u deshën 57 muaj dhe ajo kushtoi rreth 25 miliardë rupi Indian.