• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, May 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Tetor 2022

Kalendari Historik 1 Tetor 2022

1944 – Gjatë periudhës së Holokaustit, Anne dhe Margot Frank dërgohen nga Auschwitz në kampin e përqendrimit të Bergen-Belsen. Ato, do të vdesin nga sëmundja e tifo-s, vitin e ardhshëm, pak para fundit të Luftës së Dytë Botërore. Tragjedia e familjes më të famshme hebreje të Hollandës, dhe të gjithë Europës Perëndimore, u bë e njohur nga vetë ditari i Anne Frank. Ky ditar u zbulua, nga babai i saj, i vetmi që i mbijetoi shfarosjes në kampet e përqendrimit.

 

1960 – Lind në Buenos Aires, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Diego Armando Maradona. Maradona, vlerësohet gjerësisht si një nga lojtarët më të spikatur të futbollit të shek XX. Ai ishte një nga dy fituesit e përbashkët të çmimit FIFA Player of Century XX. Diego Armando Maradona, në sajë të aftësive të tij do ta nxirrte Argjentinë, kampione bote në vitin 1986, dhe do të mbahet mënd për disa nga driblimet dhe golat më të bukur të bërë ndonjëherë. Një talent i parakohshëm, Maradona-s iu dha pseudonimi “El Pibe de Oro” (“Djali i Artë”), një emër që e shoqëroi gjatë gjithë karrierës së tij. Në Europë ai debutoi me ekipet e Barcelonës dhe Napolit.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1961 – Vdes në moshën 87 vjeçare, Presidenti i Italisë Luigi Einaudi. Einaudi, ishte një politikan dhe ekonomist italian. Ai shërbeu si Presidenti i dytë i Italisë midis viteve 1948 dhe 1955. Në fund të mandatit shtatë vjeçar në 1955 ai u bë Senator i Përjetshëm. Einaudi ishte anëtar i institucioneve të shumta kulturore, ekonomike dhe universitare. Ai ishte një përkrahës i idealit të Federalizmit Evropian. Gjithashtu qendra kërkimore e Bankës së Italisë, Instituti Einaudi për Ekonomi dhe Financë (EIEF), është emëruar për nder të tij.

 

1973 – Në Stamboll inagurohet ura e famshme e Bosforit. Ura u përfundua në 30 Tetor të 1973, një ditë pas 50 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, dhe u hap nga Presidenti Fahri Korutürk dhe Kryeministri Naim Talu. Kostoja e urës ishte 200 milion dollarë amerikanë. Pas hapjes së urës, u bë shumë për të qenë kjo, vepra e parë midis Evropës dhe Azisë që prej urës së gurtë të Xerxes në 480 p.e.s. Sot kjo urë mban emrin “Martirët e 15 Korrikut”, dhe lidh Turqinë europiane me atë aziatike.

 

1974 – Në Zaire të Afrikës, zhvillohet “The Rumble in Jungle” Gjëmimi në xhungël u quajt ndeshja e famshme e boksit ndërmjet Muhammad Ali-së dhe George Foreman-it. E mbajtur në stadiumin e 20 May (tani Stade Tata Raphael), u zgjodhën për tu ndeshur, kampioni botëror i pamposhtur i peshave të rënda George Foreman kundër sfiduesit Muhammad Ali, ish-kampionit të këtyre peshave. Ndeshja, pati një pjesëmarrje prej 60,000 personash. Ali fitoi me nokaut, duke e mundur, Foreman-in pak para fundit të raundit të tetë.

 

1983 – Pas afro 8 vjet të sundimit të diktaturës ushtarake, në Argjentinë mbahen zgjedhjet e para të lira pluraliste. Zgjedhjet e përgjithshme argjentinase të vitit 1983, shënuan kthimin e sundimit kushtetues pas diktaturës së Procesit të Riorganizimit Kombëtar, të instaluar në 1976. Votuesit zgjodhën plotësisht presidentin, guvernatorët, kryetarët e komunave dhe ligjvënësit e tyre kombëtar, krahinorë dhe qyteza ; me pjesëmarrje prej 85.6%. Këto zgjedhje u fituan nga kandidati i spektrit të majtë politik, Raul Alfonsin. Përballë tij ishte Italo Luder i Partisë Justicialiste.

 

1995 – Në Quebec të Kanadasë, qytetarët e tij, votojnë ngushtë, në favor të mbetjes së një krahine të Kanadasë në referendumin e dytë për sovranitetin kombëtar. Referendumi i pavarësisë së Quebec i 1995 ishte referendumi i dytë për votuesit në provincën kanadeze frëngjisht-folëse. Në këtë referendum parashtrohej çështja, nëse Quebec-u duhet të shpallte sovranitetin kombëtar dhe të bëhej, një vend i pavarur, me kushtin për të ofruar një marrëveshje politike dhe ekonomike për Kanadanë. Në këtë referendum popullor votuan afro 5 milionë persona, me të drejtë vote.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Piero Ghiglione, është entuziast për malet e Shqipërisë dhe vlerëson punën e Turizmit Shqiptar, që ka ngritur një strehë komode...”/ Libri i panjohur "Montagne d'Albania", i vitit 1941

Next Post

“Në ’79-ën në burgun e Shkodrës, një i dënuar më tregoi se aty ndodhej Imzot Çoba, Arqipeshkvi, që i gjithë qyteti e dinte të vdekur dhe kur e pashë...”/ Kujtimet e At Anton Lulit

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
Memorie.al

“Në ’79-ën në burgun e Shkodrës, një i dënuar më tregoi se aty ndodhej Imzot Çoba, Arqipeshkvi, që i gjithë qyteti e dinte të vdekur dhe kur e pashë...”/ Kujtimet e At Anton Lulit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!