• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, February 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 08 Shkurt

shkurt

1924 – Ekzekutimi i parë në një shtet të SHBA-së, zhvillohet në Nevada. Personi i parë i ekzekutuar, ishte një kino-amerikan i quajtur Gee John, i cili akuzohej për vrasjen e një personi të moshuar. Ai u ekzekutua me mbytje në një dhomë me gaz. Që nga ajo kohë, me qindra të dënuar me vdekje, janë ekzekutuar në shumë shtete të SHBA-së. SHBA-ja, pas Kinës është një nga vëndet, ku aplikohet ky dënim.

 

1950 – Gjatë Luftës së Ftohtë, krijohet Policia Sekrete e Gjermanisë Lindore e mbiquajtur Stasi. Stasi, konsiderohet si një ndër shërbimet informative më të famshme dhe më represive, që ka ekzistuar ndonjëherë. Zyrat e saj qëndrore, ndodheshin në Berlin. Për dekada me rradhë, deri në rënien e Murit të Berlinit, Stasi, survejoi, arrestoi, dhe dënoi me mijëra shtetas gjermano-lindorë.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 03 Shkurt 2026

Kalendari 02 Shkurt 2026

1959 – Vdes në Washington, në moshën 76 vjeçare, William Donovan. Donovan, ishte një ushtarak amerikan, avokat, oficer inteligjence dhe diplomat, i njohur për shërbimin si kryetar i Zyrës së Shërbimeve Strategjike OSS, pararendëse e CIA-s, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai vlerësohet si babai themelues i CIA-s, dhe një statujë e tij qëndron në hollin e ndërtesës së selisë së në Langley, Virginia.

 

1963 – Regjimi i Kryeministrit të Irakut, gjeneral brigade Abd al-Karim Qasim, rrëzuar nga Partia e Baath. Ky do të ishte një nga grushtet e shtetit më të përgjakshëm jo vetëm në Irak, por në tërë Lindjen e Mesme. Al-Karim u vra nga forcat ushtarake një ditë më pas. Partia Baath, do të sillte në pushtet Saddam Hussein-in i cili, do të qeveriste në mënyrë diktatoriale këtë vënd, deri në vitin 2003.

 

1966 – Lind në Plovdiv, Hristo Stoichkov. Stoichov, është një ish-futbollist bullgar që aktualisht punon si komentator sportiv. Ai vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij, dhe konsiderohet gjerësisht si futbollisti më i madh bullgar i të gjitha kohërave. Në 2004, Hristo Stoichkov u emërua nga Pele në listën FIFA 100 të lojtarëve më të mëdhenj në botë.

 

1981 – 22 tifozë të futbollit, u shtypën për vdekje në stadiumin Karaiskakis në Neo Faliro, të Greqisë, pas një ndeshjeje futbolli midis Olympiacos F.C. dhe AEK Athinë F.C. Afro 100 të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Si pasojë e kësaj përleshjeje, të dy klubet greke u gjobitën rëndë nga UEFA.  Kjo tragjedi, ishte më e madhja e futbollit në historinë e Greqisë, dhe një ndër më të këqijat në historinë e sportit.

 

1993 – Një Tupolev Tu-154, dhe një Sukhoi Su-24 përplasen në ajër pranë Qods, në Iran, duke vrarë të gjithë udhëtarët, 133 personat që ndodheshin në bordin e dy avionëve. Përplasja ndodhi pasi, pilotët, nuk kishin respektuar rregullat e qarkullimit ajror. Ato po fluturonin në një mot të papërshtatshëm pa sinjalet e rrezikut. Kjo tragjedi, do të ishte një nga më të rëndat në historinë e këtij vëndi.

 

Share7TweetPinSendShareSend
Previous Post

Raporti i Sigurimit: “Mihallaq Ziçishti me Mehmet Shehun, dy tre herë kanë shtyrë goditjen e Tefik Cangonjit, që u dëshifrua agjent i …”/ Informacioni për Enver Hoxhën

Next Post

“Në Napoli na priti vetë Duçja, i cili pasi shprehu falenderimin për vendet tona, na…”/ Kujtimet e panjohura të oficerit shqiptar që vëzhgoi luftën e Abisinisë

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 03 Shkurt 2026

February 2, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 02 Shkurt 2026

January 28, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 01 Shkurt 2026

January 29, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 31 Janar 2026

January 29, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 30 Janar 2026

January 29, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 29 Janar 2026

January 28, 2026
Next Post
“Në Napoli na priti vetë Duçja, i cili pasi shprehu falenderimin për vendet tona, na…”/ Kujtimet e panjohura të oficerit shqiptar që vëzhgoi luftën e Abisinisë

“Në Napoli na priti vetë Duçja, i cili pasi shprehu falenderimin për vendet tona, na…”/ Kujtimet e panjohura të oficerit shqiptar që vëzhgoi luftën e Abisinisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme