1942 – Lind në Bury, aktori i famshëm britanik, Bob Hoskins. Gjatë karrierës së tij 40 vjeçare, Hoskins ka debutuar në filmat, Pennies from Heaven, Who Framed Roger Rabbit, Nixon , dhe Enemy at the Gates. Hoskins mori çmimin për aktorin më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë, çmimin BAFTA për aktorin më të mirë në një rol kryesor, dhe çmimin e Golden Globe, për dramën me Moto Picture dhe, rolin e tij në Mona Lisa. Në vitin 2009, Hoskins fitoi një çmim ndërkombëtar Emmy, për paraqitjen e tij në dramën BBC One The Street. Bob Hoskins vdiq në vitin 2014.
1955 – Pasi trupat e fundit aleate amerikane dhe sovjetike, u larguan nga territori austriak, ato u zotuan që të ndiqnin, dispozitat e Traktatit të Pavarësisë së Austrisë. Sipas këtij traktati, Vjena zyrtare, deklaroi se kurrë nuk do të bashkohet në një aleancë ushtarake. Qoftë kjo aleancë ushtarake e vendeve perëndimore apo atyre lindore. Ky traktat u nënshkrua në 15 maj në Vjenë, midis fuqive aleate, nga njëra anë dhe, qeverisë austriake nga ana tjetër. Austria respekton edhe sot e kësaj dite, pikat e këtij traktati.
1957 – Shuhet në moshën 74 vjeçare, në Freiburg të Gjermanisë, kandidati për Nobel-in, Nikos Kazantzakis. Kazantzakis do të klasifikohet si një ndër shkrimtarët, gazetarët, dhe novelistët grekë më të mëdhenj të të gjithë kohërave. Disa nga veprat e tij më të shquara janë, Zorba the Greek, Christ Recrucified, Kapiten Michalis, dhe The Last Temptation of Christ. Ai gjithashtu shkroi shfaqje, libra udhëtimesh, kujtime dhe ese filozofike, siç janë The Saviors of God. Fama e tij u përhap në botën anglisht-folëse për shkak të adaptimeve kinematografike të Zorba the Greek, dhe The Last Temptation of Christ.
1979 – Park Chung-hee, Presidenti i tretë i Koresë së Jugut, u vra në, gjatë një darke në ambientet e Agjencisë Qendrore Koreane të Inteligjencës (KCIA) brenda kompleksit presidencial të Shtëpisë së Kaltër në Gangjeong-dong, të Seoul-it. Kim Jae-gyu, drejtori i KCIA dhe shefi i sigurisë së Presidentit, ishte përgjegjës për atentatin. Park u qëllua disa herë, në gjoks dhe kokë, dhe vdiq pothuajse menjëherë. Katër truproja dhe një shofer presidencial gjithashtu u vranë. Incidenti është përmendur shpesh si “10.26” ose “incidenti 10.26” në Korenë e Jugut.
1989 – Avioni civil transportues i linjës China Airlines Flight 204, u rrëzua pasi u ngrit nga aeroporti i Hualien në Taiwan, duke vrarë të 54 personat në bord. Airlines 204 u nis nga aeroporti Hualien në një fluturim të shkurtër për në aeroportin Taipei Sungshan, në ishullin e Taiwan-it. Në bordin e Boeing 737 ishin 47 pasagjerë dhe 7 të ekuipazhit. Dhjetë minuta pas ngritjes së avionit, pasi arriti një lartësi prej 2.200 m, ai u përplas me një mal, pjesë e rangut malor Chiashan, 5.5 km, në veri të aeroportit. Të gjithë 54 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord u vranë.
1991 – Pas 8 ditë luftimesh të ashpra ndërmjet Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Sllovenisë, dhe Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë, ushtari i fundit jugosllav largohet zyrtarisht nga toka sllovene. Gjatë kësaj lufte, të shkurtër Sllovenia humbi 44 ushtarë, ndërsa Jugosllavia, rreth 20 ushtarë. Të plagosurit do të ishin mbi 100 nga të dyja palët. Pas këtij konflikti, Sllovenia do të njihej nga Beogradi dhe komuniteti ndërkombëtar si një shtet i pavarur dhe sovran. Kryeqyteti i saj do të bëhej Ljubjana.
2002 – Në kryeqytetin rus Moskë, ndodh një nga sulmet terroriste më tragjike në historinë e këtij vendi. E njohur ndryshe dhe si kriza e pengjeve të teatrit në Moskë, konsistoi në rrëmbimin e një Teatri të mbushur me njerëz, nga 40 deri në 50 ekstremistë çeçene të armatosur. Në këtë rrëmbim, u përfshinë 850 pengje dhe përfunduan me vdekjen e të paktën 170 njerëzve. Të gjithë rrëmbyesit u vranë, dhe deri në 204 pengje vdiqën gjatë rrethimit, përfshirë nëntë të huaj, për shkak të helmimit nga gazi. Kjo pengmarrje ndodhi gjatë zhvillimit të Luftës së Dytë Ruso-Çeçene.