Nga Stephen Ewans – BBC News Berlin
12 Korrik 2014
Memorie.al / Të dielën, Gjermania përballet me Argjentinën, në finalen e Kupës së Botës – por tifozët në Berlin, mund të kursejnë një moment, për të kujtuar një kohë tjetër, atëherë kur në historinë e kësaj loje nga më populloret në botë, të ndërhynte politika, me anë të segmenteve të saj shtetërore. Ideja për të luajtur STAS-i (ish-Shërbimi Sekret i Republikës Demokratike Gjermane), në futboll, duket e çuditshme, por kjo është ajo që ndodhte vite më parë, pra deri në rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989. Në Gjermaninë Lindore, policia sekrete, kishte ekipin e tyre të futbollit dhe jo më të mirë, se disa ekipe të vjetër futbolli, por më të mirën në të gjithë ligën. Si mund të ishte ndryshe, pasi tifozi më i madh i saj, ishte vetë kreu i STAS – it, i cili kishte urdhëruar që, futbollistët më të mirë të ekipeve të tjera, të transferoheshin te skuadra e tij e preferuar, “BFC – Dynamo” – Berliner Fussballclub.
Klubet e futbollit në Republikën Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore), në vitet 1946-1989) ishin shpesh krahë pune. Futboll Club “Carl Zeiss Jena”, ishte klubi i prodhuesit të lenteve optike, Carl Zeiss në Jena, aty ishin edhe ekipet e futbollit, si: “Traktori”, “Gross-Lindau” dhe “Turbine Potsdam”.
Klubet me “Vorëarts”, si në Vorëarts Leipzig, ishin zakonisht ekipe të Ushtrisë Popullore dhe “Dinamo”, ishte etiketa për një ekip policie të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në Berlin, “BFC – Dinamo”, ishte klubi i STASI-t dhe tifozi më i madh i tij, ishte Erich Mielke, Ministri i Sigurimit të Shtetit, për më shumë se 30 vjet, derisa Gjermania Lindore u shemb.
Duart e Mielke ishin të zhytura në gjak. Ai në fakt kishte tërhequr këmbëzën, në një vrasje politike në vitin 1931, për të cilën u burgos, sapo ra Muri i Berlinit në vitin 1989.
Në fillim vitet 1930, ai u arratis në Bashkimin Sovjetik, ku u bë një nga ndjekësit e Stalinit, në spastrimet dhe eliminimet vrasëse atje.
Pas Luftës, ai u rifut në Gjermaninë Lindore, si shef i STAS-it (Sigurimit të Shtetit) dhe njeri i fortë i Stalinit.
Mielke e donte “Dinamon” e Berlinit dhe arkivat sekrete të STAS-it, kanë fotografi të tij duke buzëqeshur, pranë lojtarëve yje, ose duke shkelmuar një top nga mesi i fushës në klubin përkatës. Lojtarët ia kthejnë buzëqeshjen, mendoj me nervozizëm, megjithëse kështu do të bënit nëse tifozi juaj më i madh, do të kishte çelësat e dhomave të torturës dhe një gisht në të gjitha këmbëzat, gati për ta tërhequr në rastin më të parë që do i jepej…!
Por nuk kishte qenë gjithmonë ekipi i tij i zgjedhur. Sipas Komisionit Federal të STAS-it – Records, ai ishte kthyer nga Moska i dashuruar me idenë, që ekipet të quheshin “Dinamo”, siç ishte moda sovjetike.
Ai ëndërronte për një botë të re të guximshme, ku skuadrat e quajtura “Dinamo” nga Republika Demokratike Gjermane (R.D.GJ.) do të luanin me ndeshje miqësore, pa dyshim me ato të Bashkimit Sovjetik.
Mielke, e pa futbollin si një mënyrë për të propaganduar madhështinë e Gjermanisë Lindore dhe socializmin.
“Suksesi në futboll, do të nxjerrë në pah edhe më qartë epërsinë e rendit tonë socialist, në fushën e sportit”, shprehej ai.
Për këtë, ai filloi punën për krijimin e ekipeve të forta, duke transferuar në mënyrë të njëanshme lojtarë nga ekipet e tjera, për t’i grumbulluar tek “Dinamo”.
Në vitin 1953, ekipet e policisë në Dresden, u bashkuan për të formuar “Dinamon” e Dresdenit.
Siç thuhej në statut: “Klubi Sportiv ‘Dinamo’ është një organizatë e ndërtuar mbi parimin e centralizmit demokratik. Anëtarët e Klubit Sportiv ‘Dinamo’, do të karakterizohen nga vigjilenca e tyre revolucionare”.
Cilido qoftë niveli i vigjilencës revolucionare, të anëtarëve të “Dinamo” e Dresdenit, aftësitë e tyre futbollistike nuk ishin aq sa donte Mielke, ose të paktën jo në Dresden.
Në vitin 1954, Mielke, dekretoi një ligj, ku thuhej se lojtarët e ekipit “Dinamo” e Dresdenit, duhet të transferoheshin te “Dinamo” e Berlinit, të sapoformuar.
Ekipi i “Dresden”-it pas ndërhyrjes së STASI-t, u bë ekipi i Berlinit – apo më saktë: ekipi i STASI-it të Mielke. Si rezultat, marrëdhëniet me tifozët rivalë, filluan të ishin gjithnjë e më të ftohta.
Kur të dy palët u takuan në një ndeshje mes tyre, fraza “mëri”, apo më saktë ajo e armiqësisë, dukej se ishte shumë evidente.
Thirrja nga mbështetësit e Unionit, do të ishte “Wir wollen keine Stasi schweine”, ose: “Ne nuk duam derrat e STAS-it”.
Në një ndeshje mes tyre, stolat u shqyen dhe stadiumi i “Dinamo”-s së Berlinit, pothuaj u shkatërrua i tëri.
Të kesh shefin e STAS-it, si shef të një klubi futbolli, nuk ishte e lehtë as për lojtarët. Sigurisht, ata u zgjodhën dhe u favorizuan si të zgjedhurit.
“Por një vrasës masiv, si fansi juaj numër një, ka edhe minuset por edhe pluset e tij”, thuhej me gjysëm zëri në debatet mes tifozëveFutb rivalë.
Në vitin 2006, kur “Dinamo” e Berlinit festoi gjashtë dekada futbolli, ish-lojtari, Christian Backs, tregoi se si njëherë kishte dëmtuar kyçin e këmbës dhe e gjeti veten ulur në tribunë, pranë Mielke. Por ai nuk mund të rrinte ulur për një kohë të gjatë.
Kreu i STAS-it u emocionua shumë dhe vazhdoi të kërcente në ajër duke brohoritur ekipin e tij të zëmrës.
Të gjithë ata që e rrethonin, ndiheshin të detyruar të bënin të njëjtën gjë dhe ata nga prapa, vështirë se mund të bënin ndryshe, çfarë lloj pabesie do të sinjalizonin Backs, nëse ai do të ulej, ndërsa kreu i STASI-t qëndronte në këmbë?
Më pas ai mori vendimin e sigurt për të qëndruar në këmbë pavarësisht lëndimit të sajë. Ai e kaloi pjesën më të madhe të lojës, me dhimbje.
Nëse do të ishte e vështirë për lojtarët e “Dinamos” së Berlinit, mendo si duhet të ishte për kundërshtarët…?! Ata mund të kenë dashur t’i bëjnë ekipit të STAS-it një bllokim të mirë, por duhet ta mendonin dy herë…!
Që nga bashkimi i Gjermanisë, “Dinamo” e Berlinit, pas STAS-it ishte dobësuar, ajo luante me ekipet në nivelet më të ulëta të ligës, ndërsa rivali i saj i madh në qytet, po lulëzonte.
Futboll Club “Union Berlin” – “Eisern Union”, “Iron Union”, siç quhet nganjëherë – po forcoheshin dhe po bëheshin më të fortë.
Është si asnjë klub tjetër futbolli, me një stadium prej 21.700 vendesh, në një pyll, në periferinë e thellë lindore.
Për të arritur në atë që njihet si: “Stadiumi pranë shtëpisë së pylltarit të vjetër”, ecet nëpër pemë dhe papritmas, atje është si një anije kozmike e zbritur në një vend të lirë.
Klubi erdhi me idenë brilante, për të ftuar tifozët, që të çojnë divanet e tyre në tokë, për të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës dhe kjo është ajo që ata kanë bërë, duke tërhequr 750 divane, nëpër pyll dhe duke i vendosur ato në fushë, në rreshta, përpara ekranit të madh.
Katrani është bërë sallon
Gjysmëfinalja e së enjtes ishte magjike: dritat e buta në tavolinat e ndenjjes, në pyll, në ajër të hapur dhe qindra fansa të zhytur në divane: çifte të strukur, fëmijë dhe burra me tatuazhe dhe zonja më të vjetra, që i’u afruan për t’i thënë “Guten tag” të huajve.
Kishte birrë dhe sallam dhe një lakër të trashë të zier me mish derri.
“Union Berlin”, ishte në kategorinë e dytë të Bundesligës dhe tifozët janë të kënaqur me këtë. Disa ishin të shqetësuar, se çfarë mund të ndodhte me promovimin në atë atmosferë elektrizuese?
Flamujt e klubit mbeteshin zbukurimi i preferuar. Kopje e fanellës së shtrenjtë, mbetet e rrallë. Por ata nuk janë kundër ndryshimit, jo plotësisht.
Tani ka 3.800 vende në tokë, kundrejt afro 18.000 vendeve në këmbë, në tre anët e tjera që mbeten si tarraca. Kur ndërtuan shtrirjen e re të ndenjëseve, tifozët i bënë vetë me paratë e muskujt tyre.
Njerëzit që ndërtuan klubin që mundi ekipin e STAS-it, do të shikojnë finalen e Kupës së Botës, nga divanet që kanë sjellë vetë ata. Ata do të pinë birrë dhe do të hanë sallam.
Nuk bëhet shumë më mirë këtu. Memorie.al
Përkthyer nga Sarah Molla
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016