• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Kolegu im, telekronisti i Fierit, Ilia Kule, humbi jetën ‘aksidentalisht’ pasi ishte terrorizuar nga Pali Miska dhe pak para vdekjes më tregoi se…”/ Kujtimet e publicistit të njohur nga Franca

Memorie.al
Memorie.al
“Kur prezantova Festivalin e 18-të të Këngës, më bënë problem se dola me një fustan që s’ma kishin miratuar, ndërsa kur vdiq Enver Hoxha…”/ Dëshmitë e rralla të folëses që punoi 40 vite në RTSH
“Kur prezantova Festivalin e 18-të të Këngës, më bënë problem se dola me një fustan që s’ma kishin miratuar, ndërsa kur vdiq Enver Hoxha…”/ Dëshmitë e rralla të folëses që punoi 40 vite në RTSH
“Dëbimi i Agron Çobanit nga RTSh-ja pas pushkatimit të kunatit dhe fati tragjik i tre vëllezërve të tij…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Fati tragjik i kolegut gazetar te ‘Zëri i popullit’, pasi e kritikoi Enver Hoxha për shkrimin e…”/ Kujtimet e gazetarit të Radio-Tirana dhe ‘RD’-së
“Më quajnë këlysh i Enver Hoxhës dhe do më vrasin apo më marrin vajzën peng…” / Dokument sekret i ‘86-ës për njeriun që shpërndante video-kasetat e regjimit komunist, në SHBA
Memorie.al

Nga Vasil Qesari

Pjesa e trembëdhjetë

Memorie.al/ Përmbysja e ngrehinës së madhe totalitare në Shqipëri do të linte pas, jo vetëm ndryshimin e sistemit, shoqëruar me plot shpresa, mirazhe e klithma lumturie por, fatkeqësisht, edhe mjaft plagë, drama, viktima, pluhur, mllefe e zhgënjime nga më të ndryshmet. Dhjetë vjet e më tepër pas asaj ngjarje, e cila tronditi thellë shoqërinë, duke përmbysur tërësisht shumë kode, rregulla e koncepte të mëparshme, njerëzit vazhdojnë endé t’i bëjnë vetes pyetje të tilla, si: Ç’kish ndodhur në të vërtetë në shoqërinë shqiptare, gjatë 50 vjetëve të fundit të diktaturës? Si qe e mundur që sistemi arriti të deformonte gjithçka? Përse njerëzit e kishin pranuar atë? Cila qe logjika totalitare e transformimit të shoqërisë e individit? Si qenë konceptuar e funksiononin strukturat e mekanizmave totalitare: propaganda, policia sekrete dhe ushtrimi i ideologjisë së terrorit?  Si ndodhi që ndër mbarë vendet komuniste të Lindjes europiane, Shqipëria të cilësohej përjashtim apo rast i veçantë? Pse Enver Hoxha i qëndroi verbërisht, fanatikisht e gjer në fund besnik Stalinit, duke e kthyer vendin në një burg ku dhuna, frika e spastrimet vazhduan gjer në fund të viteve ’80-të? Pse vendi u izolua çmendurisht, duke i mbyllur njerëzit mes bunkerësh e telash me gjemba? Përse, pra, ndodhën gjithë fenomenet e mësipërme…?!  Libri ‘Post-scriptum për diktaturën’, s’pretendon t’u japë përgjigje definitive pyetjeve të mësipërme, apo kompleksitetit të arsyeve që sollën e mbajtën në fuqi pushtetin totalitar në Shqipëri. As edhe të jetë një afresk i plotë, i thellë e i gjithanshëm i jetës e vuajtjeve që përjetuan njerëzit gjatë atij sistemi.  Autori i tij, ndofta, ka meritën që bashkë me shikimin retrospektiv të periudhës totalitare si dhe zellin e një analisti të pasionuar, është përpjekur të kthejë edhe një herë kokën mbrapa, për të dhenë jo vetëm kujtimet e opinionet e tij personale, por dhe për t’i u rikthyer dhe një herë vizionit të asaj epoke me filozofinë e thjeshtë të ruajtjes së Memories e mbështetjes së Apelit për të mos harruar kurrë maksimën e njohur, se…kadavrës vazhdojnë t’i rriten thonjtë e flokët edhe pas vdekjes! Dhjetë vjet e më shumë pas përmbysjes së madhe, libri në fjalë ka vlera aktuale e shpresojmë të vlerësohet nga lexuesi sepse, siç shprehet edhe një studiues shqiptar…e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një populli, vjen atëherë kur ai nuk arrin të bëjë analizën e së kaluarës së vet. Një popull amnezik është i detyruar të jetë vazhdimisht neuropatik e të përsërisë përvojat e tij të dhembshme…!

                                                Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Prej robit burra, apo prej zotit’? – thirri Katrina, kur pa Markun të vdekun, rrethue prej shokëve të burgut. Kthimi në qeli, një fejesë e shkretë dhe farsa e Sigurimit, që Shkodrën e…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Nga Serreqi, Sokoli, Saraçi e Suma, te Derguti, Pali, Prela, etj., rezistenca dhe vuajtjet e familjeve fisnike shkodrane, në burgjet e regjimit komunist…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati

Duke parë pozicionin dhe rolin e punonjësve të shtypit në atë epokë, duhet thënë se, me dashje a pa dashje, me apo pa angazhim, me apo pa ndërgjegje, telekronistët ashtu si edhe gjithë gazetarët e tjerë në Shqipëri, nuk ishin gjë tjetër veçse pjesë e ingranazheve të makinës së propagandës së Partisë. Fabrikues të kronikave, lajmeve e informacioneve të zbukuruara, të cilat në më të shumtën e rasteve, ishin të sajuara e fallco. Shkurt, komplisë të Gënjeshtrës e Mashtrimit të Madh.

 (Ashtu siç ish edhe vetë institucioni i televizionit. “Superfuqi” e propagandës totalitare. Makinë përpunimi e shtypëse e cila nëpërmjet ekranit përhapte jo vetëm ëndrra e iluzione fantazmagorike, por edhe çorientim e dezinformim, psikozë pasigurie e frike, ndjenja të shtrënguara bindjeje e moskundërshtimi ndaj pushtetit e urdhrave të tij)

Si gjithë gazetarët e tjerë të shtypit totalitar, edhe telekronistët e Radio-Televizionit, ishin pra tellallë që me kamera e mikrofona në duar, e ushqenin atë me imazhe të stisura.

Me portrete të zgjedhura të sekretarëve të partisë, minatorëve të pararojës e kooperativistëve të lumtur. Me pamje të jetës së begatë socialiste. Kësisoj, objektivat e kamerave të tyre luanin më së miri rolin e qelizave optike të syrit të Partisë. Të atij syri që vëzhgonte, fliste e predikonte si orakull se, si duhej menduar e jetuar, se ç’do të ndodhte nesër, se sa duhej shtrënguar edhe më tej rripi, se si një popull i tërë, në rresht dhe i bindur, duhej të nisej për çdo ditë pushimi në aksione etj., mbarë populli, nenë udhëheqjen e saj largpamëse, kishin fatin e rrallë të ishin njerëzit më të lumtur në botë…!

EMISIONI I LAJMEVE

Siç thamë me lart, detyra kryesore e redaksisë së Informacionit në Televizion si edhe ajo e ekipit të telekronistëve në rrethe, ishte realizimi për çdo mbrëmje i Emisionit të Lajmeve. Ai, duhej të ish emisioni më i ndjekur në Shqipëri e, ndërkohë edhe më i rëndësishmi e më delikati. Ai lypsej të qe përçuesi më i fuqishëm i direktivave të Partisë si edhe pasqyra e realitetit revolucionar në vend.

Edhe pse i propaganduar e i konsideruar si i tillë, në Radio-Televizionin e asaj kohe, s’ka pasur kurrë ndonjë emision tjetër më butaforik, skematik e të mërzitshëm se sa ai i Emisionit të Lajmeve. Ajo që ka mbetur, pa dyshim, endé e pa fshirë, në kujtesën e çdo shqiptari të asaj epoke, është fakti se ndër te tjera, në më të shumtën e rasteve, ai emision ngjante më tepër me buletinet e ministrisë së bujqësisë. Sepse, qe diçka krejt e zakonshme që lajmet e mbrëmjes, të nisnin me filmime e kronika që paraqisnin traktorë, të cilët u binin para e mbrapa fushave. Me mbjellje e korrje gruri, nitrifikim e ujitje parcelash, shërbime në kultura bujqësore, aksione në ndihmë të bujqësisë etj.

(Kështu, duke ndjekur rregullisht e në vite të njëjtat lajme, njerëzit ishin bërë gjysmë-agronomë. Ata, dinin saktësisht, stinët dhe afatet se kur bëhej plugimi i parë i tokave, plehërimi i tyre, mbjellja e farës, ujitja, shkulja e barërave të këqija, hedhja e dorës së parë të nitratit, dorës së dytë, të tretë …)!

Përgjithësisht kronikat e Emisionit të Lajmeve ishin të përziera. Me kronika e intervista të xhiruara në fabrika, miniera, uzina e kooperativa bujqësore ku, sekretarë partie, drejtorë e kryetarë të bashkimeve profesionale, njoftonin për tejkalimin e planeve e merrnin zotime a nisma të reja. Lajmet nga vendi zinin 25 minuta, ndërsa ato të jashtmet, vetëm 5 minuta. Kryesisht, me informacione për grevat, protestat, varfërinë e shtypjen e klasës punëtore në botën kapitaliste. Mesazhi i përhershëm që propagandonte Emisioni i Lajmeve ishte pak a shumë ky:

 Nenë udhëheqjen e Partisë e shokut Enver, Shqipëria qe shndërruar në një kantier të madh pune, ku njerëzit punonin e ndërtonin të ardhmen e tyre të lumtur.

Kuptohet se, në ato tablo plot dritë e shkëlqim të realitetit fantastik e njëkohësisht absurd shqiptar, temat dhe subjektet e vërteta të jetës ishin tabu. Për ngjarje të tilla si, aksidente, vjedhje, vrasje a vetëvrasje, as që imagjinohej të flitej. Në raste të veçanta, me porosi nga lart e, në vartësi të situatave politike që kalonte vendi, flitej vetëm për komunistë që binin heroikisht në krye të detyrës. Ngjarje të tilla, shfrytëzoheshin mjeshtërisht nga Partia, duke u përcjellur gjerësisht e për ditë të tëra nga shtypi e Radio-Televizioni, për të frymëzuar e mobilizuar masat me shembullin e tyre vetëmohues.

Por, trysnia asfiksuese e marramendëse e informacionit imponues, çorientues, trullosës e dizinformues, shoqërohej dhe me mënyra të tjera propagandistike, të cilat përcilleshin jo vetëm nga shtypi e Radio-Televizioni, por nga mjete të tjera të informacionit publik.

Në qendrat e qyteteve, sheshet e rrugët, në fshatra e udhë automobilistike, ngado që të hidhje sytë, shihje vetëm slogan, thirrje e parulla të tilla si: “Populli në këmbë – Partia në ballë”, “Mbrojtja e atdheut – detyrë mbi detyrat”, “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, “Bujqësia – çështje e të gjithëve”,

“Nafta çan bllokadën”, “Të mprehim vigjilencën revolucionare etj.”.

Ish e natyrshme që, në gjithë atë mori të pafund parullash e sloganesh, më të shumtat i dedikoheshin Enverit e Partisë: “Parti – Enver, jemi gati kurdoherë”, “Rroftë uniteti Parti – Popull”, “Socializmin e ndërtojnë masat – Partia i bën ato të ndërgjegjshme”, e mbi të gjitha, parulla: “Partia është zemra e truri i popullit”.

(Kjo e fundit, përbënte në vetvete edhe sintezën e doktrinës totalitare. Domethënë që, për të menduar e gjykuar, populli nuk kish nevojë për trurin e tij, sepse ishte Partia e cila mendonte për të. Ajo qe e pranishme kudo e mendonte për gjithçka, duke zëvendësuar kështu edhe vetë shpirtin, ndjenjat e jetën e tij)

Por le të vijmë përsëri tek propaganda televizive. Ajo ish aq ekstreme dhe e politizuar, sa që delte jashtë çdo limiti të logjikës minimale publicistike. Kështu p.sh, në ditë festash të ndryshme, të 30 minutat e Emisionit të Lajmeve, pushtoheshin nga kronika identike, me tekste e imazhe të njëjta, të cilat vinin nga gjithë rrethet e vendit pa përjashtim.

Çdo vit, në çdo 5 maj, televizioni transmetonte po të njëjtat pamje. Varreza dëshmorësh, kurora me lule, lapidarë. Pionierë e veteranë që nderonin me grusht. Vizita të anëtarëve të Byrosë Politike e sekretarëve të parë të rretheve nëpër familjet e dëshmorëve etj.

Por, nuk s’ndodhte vetëm në raste festash. Parada të tilla imazhesh identike, të shoqëruara me tekste plot emfazë, patetizëm, shifra e emulacion socialist, transmetoheshin edhe në raste të tjera si, bie fjala, në ditët e famshme të aksioneve kombëtare në ndihmë të bujqësisë të cilat ishin Weekendet e shoqërisë shqiptare. Kronikat televizive paraqisnin vargje pa fund autobuzësh e kamionësh plot punëtorë, nxënës, ushtarë e pensionistë.

Portrete njerëzish. Krahë muskulorë. Korrje gruri. Përgatitje silazhi. Mbledhje, zhveshje e transport misri. Hapje kanalesh kullues e ujitës. Grumbullim urine e plehrash organike…!

Absurditetet e paradokset e propagandës televizive s’kishin të mbaruar. Ndër to, mund të veçojmë të ashtuquajturat kronika-jehonë, një gjini publicistike kjo, e padëgjuar kurrë. Krejt origjinale dhe e shpikur në laboratorët e propagandës totalitare shqiptare, kronikat- jehonë, konsistonin në krijimin e një atmosfere të caktuar psikologjike e politike, me objektiv imponimin mediatik të një ideje, nisme a direktive të Partisë. Të gatuara në zyrat speciale të Partisë për shtypin, ato duhej të krijonin një gjendje të caktuar dehje, trullosje dhe entusiazmi politik, të cilat duhej të mbështesnin me çdo kusht vijën e Partisë.

Në raste të tilla, vendi kalonte një atmosferë të vërtetë elektroshoku mediatik. Jo vetëm shtypi e Radio-Televizioni, por edhe gjithë strukturat e levat e Partisë, godisnin me artileri të rendë, trurin e çdo individi e të krejt shoqërisë. Kështu, për shembull, çdo letër, fjalim a vizitë e Enver Hoxhës në ndonjë rreth, fabrikë, ekspozitë apo familje, shoqërohej në mbarë vendin e flakë për flakë, me një fushatë të pafund artikujsh, emisionesh, reportazhesh e kronikash radio-televizive të tipit jehonë.

Në jetën e atëhershme, ajo praktikë stereotipe ish më se normale dhe e zakonshme. Ajo, e shumë të tjera, qenë ndër shprehjet më tipike e malinje të propagandës totalitare, për t’a mbajtur e mbërthyer individin e ngratë, gjithmonë me ankthin e punës dhe angazhimit politik. Për t’i a shoqëruar pafundësisht jetën me punë, sfilitje, strese e ankthe e për t’a bërë përfundimisht skllav, rob, peng, komplis e viktimë të programeve të mëdha të Partisë.

Ndërsa, në rastet e aksioneve me goditje të përqendruara në shkallë kombëtare, urdhri qe i prerë. Në ekran duhej pasqyruar gjithë Shqipëria. Telekronistët, duhej të filmonin e të niseshin urgjent në redaksinë e informacionit në Tiranë, për të çuar aty bobinat e xhiruara bashkë me tekstet përkatëse. Mes rretheve zhvillohej një garë plot xhelozi.

(Më konkretisht midis sekretarëve të parë e kryetarëve të komiteteve ekzekutivë përkatës). Kush e kush të dilte i pari në televizion. Kush të deklaronte sa më shumë pjesëmarrës. Kush të njoftonte i pari plotësimin e tejkalimin e objektivave.

Në ngjarje të tilla, operativiteti i punës së telekronistëve, shpejtësia për t’i u përgjigjur pa vonesë urdhrave të redaksisë nga njëra anë, si edhe presionit të sekretarëve të parë të rretheve nga ana tjetër, bënte që shpesh ata të rrezikonin edhe jetën, me vajtje-ardhjet urgjente që bënin me motoçikleta drejt Tiranës. I tillë qe rasti i telekronistit të rrethit të Fierit, Ilia Kule, i cili humbi jetën e tij të re në një aksident të tillë, duke shkaktuar një tragjedi të madhe për familjen, dy vajzat dhe bashkëshorten e tij.

E ndjej për obligim shpirtëror të tregoj diçka rreth asaj ngjarje të dhimbshme. Ilia Kule, u aksidentua e vdiq në punë e sipër. Ai ishte punonjës i televizionit por, ky i fundit, edhe në një ngjarje të tillë aq tronditëse, u tregua cinik dhe indiferent, duke mos thënë as gjysëm fjale për humbjen e një gazetari që i kish shërbyer për vite të tëra. Për më tepër qëndrimi i drejtuesve të redaksisë, ishte tepër revoltues, i neveritshëm dhe antinjerëzor.

Ilia Kule, qe miku im më i afërt i punës. Shpesh herë, vajtje-ardhjet për mbledhje orientimi në Televizion i bënim së bashku me trenin e linjës Fier-Tiranë. Ishte kënaqësi të bisedoje e të diskutoje me të. Qe njeri me shpirt të pastër e tepër të ndjeshëm. Gjithmonë në kërkim të horizonteve të reja. Kundërshtar i dogmatizmit e me mendime radikale. I etur për dije e me kulturë. Poet e adhurues i letërsisë, ai kish arritur të botonte edhe një vëllim me poezi.

Por Ilia Kule, jetonte e punonte plot ankthe, frikë, presione, provokime e shqetësime. Nga që kish besim në miqësinë tonë, hapej e më rrëfente në intimitet problemet dhe situatat e vështira që kalonte, sidomos mbas ardhjes si sekretar i parë në Fier të Pali Miskës, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë.

(Pali Miska qe dërguar në atë rreth, personalisht me urdhrin e Enver Hoxhës, fill mbas dështimeve të njëpasnjëshme ekonomike në sektorin e naftës si dhe veprimtarisë gjoja sabotuese të të ashtuquajturve grupeve armiqësore).

Mediokër, prepotent, brutal dhe i ashpër, Pali Miska kërkonte me ngulm që, nga rrethi i Fierit të transmetoheshin çdo natë, kronika nga arritjet e zonave naftëmbajtëse të rrethit. Në atë mënyrë, ai donte të siguronte udhëheqjen e vetë Enver Hoxhën se, dërgimi i tij në Fier, drejtimi dhe mobilizimi i organizatave të partisë, rritja e kërkesës së llogarisë etj., po jepnin frytet e duhura dhe po i ndryshonin punët për mirë.

Të gjitha këto prandaj duheshin të pasqyroheshin me pa tjetër në Emisionin e Lajmeve dhe, këtë e kish për detyrë telekronisti i rrethit, Ilia Kule.

 “E ndjej veten të terrorizuar’ – më rrëfente përvuajtshëm Ilia- Çdo mëngjes më thërrasin në komitetin e Partisë e më urdhërojnë të filmoj Pali Miskën. Kudo ku ai ndodhet, në çdo vend ku shkon, në çdo mbledhje, në çdo takim me naftëtarë. Unë bindem dhe filmoj e filmoj pa pushim … Por, ata të redaksisë së televizionit, nuk m’i japin kronikat e pastaj, gjithë rrufetë e Zeusit këtu, bien mbi mua.

Shoku Pali, nuk më sheh dot me sy, ndërsa instruktorët e komitetit të Partisë, më fyejnë, provokojnë e kërcënojnë pa pushim… Një mesnatë, në shtëpi erdhën dy policë. Më muarrën me vete, pa më dhenë asnjë shpjegim. U frikësova. Mendova se po më arrestonin. Më çuan në komitetin e Partisë e aty më thanë se më kërkonte shoku Pali. Ai, do të nisej për kontroll në një brigadë shpimi dhe donte që të filmohej… Nuk di, si t’i a bëj, miku im ! Nga t’i a mbaj”?!

Pas disa muajsh, pikërisht në situata të tilla psikologjike, në atë gjendje stresi e presioni të dhunshëm, i dëshpëruar e pa asnjë rrugëdalje, shoku dhe kolegu i paharruar, Ilia Kule, u aksidentua me motoçikletë e vdiq në moshë fare të re…! Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në burgun e Tiranës, Osman Gazepi i tha; or Mehmet Shehu, më kanë thënë se je trim i madh, por trimi, o të vret, o të lëshon, po të them faqe këtyre burrave...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

Next Post

“Një roje nate nga Patosi, rrinte pranë sobës dhe shkruante çdo javë nga 10 letra për Enverin e udhëheqjen, ku thoshte se në naftë...”/ Dëshmia e rrallë e inxhinierit të diplomuar në Bukuresht

Artikuj të ngjashëm

“Prej robit burra, apo prej zotit’? – thirri Katrina, kur pa Markun të vdekun, rrethue prej shokëve të burgut. Kthimi në qeli, një fejesë e shkretë dhe farsa e Sigurimit, që Shkodrën e…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Prej robit burra, apo prej zotit’? – thirri Katrina, kur pa Markun të vdekun, rrethue prej shokëve të burgut. Kthimi në qeli, një fejesë e shkretë dhe farsa e Sigurimit, që Shkodrën e…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 1, 2025
“Tonin, e sa net kemi kaluar te ajo dhomë e dashur, ku ti me Justin, këndonit gjer në të dalë të diellit, o Zot, çfarë kënaqësie…”!/ Kujtimet e ish-prokurorit liberal, miku i artistëve shkodran
Kujtime

“Nga Serreqi, Sokoli, Saraçi e Suma, te Derguti, Pali, Prela, etj., rezistenca dhe vuajtjet e familjeve fisnike shkodrane, në burgjet e regjimit komunist…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati

April 28, 2025
“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!
Kujtime

“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!

April 28, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës

April 28, 2025
“Kazazët e Shkodrës: Tragjedia e një familjeje fisnike në duart e komunizmit – Nderi, trimëria e sakrifica për Shqipërinë, për të cilën ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati
Kujtime

“Kazazët e Shkodrës: Tragjedia e një familjeje fisnike në duart e komunizmit – Nderi, trimëria e sakrifica për Shqipërinë, për të cilën ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati

April 28, 2025
“Postrribasit e filluen kryengritjen me shpresën dhe besimin se pushkës së tyre fshatrat përreth e Shkodra do t’u përgjigjej me pushkë, por kishin gabue, pasi…”! / Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Postrribasit e filluen kryengritjen me shpresën dhe besimin se pushkës së tyre fshatrat përreth e Shkodra do t’u përgjigjej me pushkë, por kishin gabue, pasi…”! / Kujtimet e ish-të burgosurit politik

April 28, 2025
Next Post
“Po pse, vëllanë e Panajot Plakut keni vënë ju te Nafta, ku na kanë sulmuar të gjithë armiqtë”?!/ Debatet e Enverit me Këllezin pas letrës së rojes së natës që “zbuloi” sabotimin…

“Një roje nate nga Patosi, rrinte pranë sobës dhe shkruante çdo javë nga 10 letra për Enverin e udhëheqjen, ku thoshte se në naftë...”/ Dëshmia e rrallë e inxhinierit të diplomuar në Bukuresht

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!