• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ramadan Disha që punon te ‘Zëri i Amerikës’, intervistoi Isuf Azemin, agjent i UDB-së, i cili i kërkoi senatorit Paul Simon, që të ndërhyjë…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar nga SHBA-ës, në ’86-ën

“Ramadan Disha që punon te ‘Zëri i Amerikës’, intervistoi Isuf Azemin, agjent i UDB-së, i cili i kërkoi senatorit Paul Simon, që të ndërhyjë…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar nga SHBA-ës, në ’86-ën
“Ramadan Disha që punon te ‘Zëri i Amerikës’, intervistoi Isuf Azemin, agjent i UDB-së, i cili i kërkoi senatorit Paul Simon, që të ndërhyjë…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar nga SHBA-ës, në ’86-ën
“Kaso i tha shokut të tij, se: Jugosllavi dhe greku kanë programe të bukura, kurse RTSH-ja, jep gjithë ditën atë malokun me çifteli…” / Raporti i Punëtorit Operativ, Novruz Haxhia, janar ‘73
“Ramadan Disha që punon te ‘Zëri i Amerikës’, intervistoi Isuf Azemin, agjent i UDB-së, i cili i kërkoi senatorit Paul Simon, që të ndërhyjë…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar nga SHBA-ës, në ’86-ën
Bilal Xhaferi, Kaso Hoxha
“Ramadan Disha që punon te ‘Zëri i Amerikës’, intervistoi Isuf Azemin, agjent i UDB-së, i cili i kërkoi senatorit Paul Simon, që të ndërhyjë…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar nga SHBA-ës, në ’86-ën
“Si e kalova kufirin i uritur dhe i zhuritur nga etja, këmbëzbathur dhe i veshur me zhele, ku një prift më gjeti gjysmë të vdekur…”/ Dëshmia e rrallë e të arratisurit në ’85-ën
“Ramadan Disha që punon te ‘Zëri i Amerikës’, intervistoi Isuf Azemin, agjent i UDB-së, i cili i kërkoi senatorit Paul Simon, që të ndërhyjë…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar nga SHBA-ës, në ’86-ën
“Çfar më porositi ambasadori amerikan në Athinë, pasi i tregova historinë time në regjimin komunist të Enver Hoxhës…”/ Dëshmia e rrallë e të arrtisurit në 1985-ën
“Çfar më porositi ambasadori amerikan në Athinë, pasi i tregova historinë time në regjimin komunist të Enver Hoxhës…”/ Dëshmia e rrallë e të arrtisurit në 1985-ën

Dashnor Kaloçi

Pjesa e trembëdhjetë

Memorie.al publikon një dosje që është siguruar para pak kohësh nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja hetimore, gjyqësore dhe ajo e përpunimit të shtetasit Kasëm Hoxha, me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim, në SHBA që nga viti 1985, kur ai mundi të arratiset nga Shqipëria për në Greqi, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në kampin e Spaçit, i dënuar për “agjitacion e propagandë, ndaj pushtetit popullor”. Në momentin e arrestimit, më 21 qershor të vitit 1973, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit, të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, në shtëpinë e tij i’u gjetën disa “materiale komprometuese”, si poezi dhe trakte, ku ai bënte thirrje “për përmbysjen e pushtetit popullor”., etj. Dosja në ngarkim të shtetasit Kaso Hoxha, (tashmë e de-klasifikuar) fillon me atë të përpunimit, ku organet e Sigurimit të Shtetit dhe Dega e Punëve të Brendshme e rrethit të Sarandës, bëjnë të gjithë përpjekjet, për të gjetur autorin e letrës “me përmbajtje të thellë armiqësore”, që ishte hedhur në qendër të fshatit Markat (me banorë të komunitetit çam), ku pas shumë kohësh, me ndihmën edhe të Laboratorit Qendror Kriminalistik, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, u bë e mundur, që të saktësohej dhe identifikohej se shkrimi në atë letër, ishte i Kaso Hoxhës, kjo solli edhe arrestimin e tij. Dosja në fjalë vazhdon me procesin hetimor dhe gjyqësor ndaj tij, ku ai pasi vuajti dhjetë vite në burgun e Spaçit, në nëntorin e 1982-in kthehet në fshatin e lindjes, Markat, ku që në ditët e para, ndaj tij fillon ndjekja dhe survejimi nga organet e Sigurimit të Shtetit, që kishin angazhuar jo vetëm disa bashkëpunëtorë të Sigurimit, por edhe familjarë të afërt të tij, kjo e detyroi Kaso, për t’i shpëtuar arrestimit, të arratisej nga Shqipëria, duke kaluar kufirin shtetëror, për në shtetin fqinjë, Greqi. Pas disa kohësh qëndrimi në Kampin e Llavros, fitoi statusin e azilantit politik, për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe atje, ndaj tij vazhdoi ndjekja e survejimi, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik Shqiptar, që ishte i kamufluar me rezidenturën e tij, pranë Misionit Diplomatik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara) dhe disa agjentëve të saj të fshehtë, deri në vitin 1991, që u shemb regjimi komunist në Shqipëri. Historia e Kaso Hoxhës, u bë e njohur pas botimit të librit të tij “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, që ai ia besoi në dorëshkrim Memorie.al, vjen tashmë nëpërmjet dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, (ku ndodhen, raporte bashkëpunëtorësh të Sigurimit të Shtetit, me pseudonimet e tyre, letra, shënime, informacione, relacione, raport-informacione, përgjime me teknikë operative, etj., të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, hetuesve, titullarëve të Degës së Punëve të Brendshme, të rrethit të Sarandës, etj., deri te rezidentura e Zbulimit Politik në SHBA, e agjentët e saj atje), të cilat fillojnë në vitin 1973 dhe përfundojnë në vitin 1991, kur dosja e tij u arkivua njëherë e përgjithmonë.

                                                 Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Dokumenti sekret me raport-informacionin e përpiluar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Aleksandër Thana, lidhur me të dhënat e mbledhura për të arratisurin, Kaso Hoxha

                                                                                                                       Sekret

                                                                                                              Ekzemplar Nr. 1

Tiranë, më 23.6.1986

                                                   I N F O R M A C I O N

I arratisuri Kaso Hoxha, është shprehur se: “Unë në Shqipëri mund të kthehem vetëm i vdekur, se i gjallë jo e jo”. Kasua është stabilizuar në Çikago te kushërinjtë e tij të parë, Selfo dhe Rexhep Hoxha. Flet shumë negativisht për Shqipërinë, sidomos midis kosovarëve.

U nxor për K. Hoxhën, Sh. Hoxhën e R. Hoxhën, nga Rap. Info. i “6854”, i dt. 8.12.1986.

 Punëtori Operativ

  Aleksandër Thana

Dokumenti sekret me raport-informacionin e përpiluar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Aleksandër Thana, me të dhënat e mbledhura nga agjenti i Zbulimit Politik Shqiptar në SHBA-ës me pseudonimin “6856”, lidhur me veprimtarinë e të arratisurit Kaso Hoxha dhe disa emigrantëve të tjerë shqiptarë, që janë pritur në takime nga personalitete të larta të politikës amerikane

                    Sekret

                Ekzemplar Nr. 2

Tiranë, më 11.6.1987

S. Çomo, me tel 871, dt. 28.5.1987, njofton nga New Yorku:

Dhënë nga “6854”

  1. Ramadan Disha, dibran, me punë në “Zërin e Amerikës”, kishte shkruar për disa ditë me punë në Çikago dhe ka intervistuar atje disa të arratisur, si Kaso Hoxhën etj. Intervistoi edhe Isuf Azemin, e Tefik Ashikun, agjent aktiv në shërbim të UDB-së.

Isuf Azemi, i ka kërkuar Senatorit Paul Simon, që të ndërhyjë pranë qeverisë amerikane që, “Zëri i Amerikës”, të flasë ashpër ndaj regjimit komunist të Shqipërisë.

Sipas Ramadanit, emisionit e “Zëri i Amerikës”, për Shqipërinë, janë të aprovuara e përgatitura nga Departamenti i Shtetit, nga sektori përkatës për Shqipërinë dhe nuk mund të ndryshohet nga personat që punojnë atje.

  • Ramadan Disha, intervistoi edhe priftin e Kishës Ortodokse Shqiptare, për lotët që lëshon Shën Mëria në kishën e tij, por, nga që ishte e pabesueshme një gjë e tillë, i tha priftit se, nuk mund të transmetonte një intervistë të tillë në “Zërin e Amerikës”.
  • Luan Gashi, Isuf Azemi, Tefik Ashiku, etj., ishin në 22 janar në Washington dhe u takuan atje me një numër personalitetesh të larta amerikane, si me Senatorin Paul Simon, K. Pell (Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Senatit), Senatorin Filip Kren, kongresmenët W. Bromfild dhe Dioguardi, si dhe Eduard Buzinski, nën/Kryetar për Çështjet e Jashtëm të NATO-s.

Me të gjithë janë diskutuar çështje të Kosovës dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Senatori F. Simon, e ka porositur sekretarin e tij në Çikago, që të presë shqiptarë e t’u marrë shënime, për ankesat e tyre.

Në mbledhjen që u organizua në ‘Aurora’ më 7 shkurt nga (Lidhja Kosova), e ‘Ballit Agrar’, ai tha se: “Në anën tjetër të kufirit të Jugosllavisë, në Shqipëri, gjendja është shumë e rëndë. Sipas pohimeve të shumë shqiptarëve, të drejtat njerëzore shkelen atje brutalisht nga regjimi i pashpirt i Shqipërisë”.

Telin e ka parë shoku ministër, pa shënime.

Sh. Sefer, ka shënuar: D.VI-V.

U nxorrë për burimin sipas implikimeve.

                                      Punëtori Operativ

                                        Aleksandër Thana

Dokumenti sekret me raport-informacionin e përpiluar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Aleksandër Thana, me të dhënat e mbledhura nga agjenti i Zbulimit Politik Shqiptar në SHBA-ës me pseudonimin “6856”, lidhur me veprimtarinë e të arratisurit Kaso Hoxha dhe emigrantëve të tjerë në SHBA-ës

Sekret

                            Ekzemplar Nr. 2

  Tiranë, më 15.5.1987

I.Zuhlati, me tel 781, datë 11.5.1987, njofton nga New Yorku:

Dhënë nga “6856”

  1. Në një bisedë në rreth të ngushtë, Konsulli Jugosllav në Çikago e Detroit, Preng Lulgjuraj, është shprehur, se: “Mehmet Shehu, dhe të tjerët, që u ekzekutuan bashkë me të, nuk janë tradhtarë. Sot, Shqipëria ka probleme, sidomos me rininë, e cila kërkon më shumë liri. Kosova, gëzon më shumë të drejta se popujt e tjerë të Jugosllavisë.

Tirana, po na dëmton shumë me politikën e saj dhe do të na dëmtojë edhe më, në rast se Kosovës i jepet e drejta e statutit të Republikës, gjë që nuk ka për t’ju dhënë kurrë. Problemet që na u krijuan në Slloveni, Kroaci, etj., janë të vogla në krahasim me ato që kemi në Kosovë.

Ne dhe Shqipëria, zhvillojmë një politikë shumë të kontrolluar me njëra tjetrën. Me disa veprime të saj, diplomatike, Tirana po na godet, sidomos, ndaj politikës sonë me Greqinë.

Vetëm për t’ju kundërvënë çështjes së Kosovës, Tirana hapi një Institut Pedagogjik për gjuhën greke për një minoritet të vogël që jeton atje.

Ajo ka ngritur në pozita të larta, shumë minoritarë, gabim që ne e bëmë me kosovarët, dhe që nuk e përsërisim më. Ne  dimë, që rusët kanë e po shtojnë influencën e tyre në Kosovë, por ne po punojmë shumë për zbulimin e fijeve të bashkëpunimit rus në Kosovë.

Ne kemi marrëdhënie si me rusët dhe me amerikanët, por, më të ngushta iu kemi me amerikanët, nga të cilët, kemi marrë sigurinë për t’ju kundërvënë përpjekjeve të rusëve, për t’u future në Jugosllavi.

  • Të arratisurit Kaso Hoxha, i ka dërguar letër, Amnistia Ndërkombëtare, për t’u dhënë sqarime për 20 persona të burgosur në Shqipëri, të kthyer nga emigracioni, por Kasua nuk ka pranuar.
  • I arratisuri nga Velça e Vlorës, Kujtim Delimani, jeton për një kohë të gjatë në Guatemalë, është martuar me guatemalase, dhe ka punuar për disa vjet në Shërbimin Amerikanë në Guatemalë.

Telin e ka parë shoku ministër, pa shënime.

Shoku Razip, shënon: Të bëhet informacion për shokun ministër.

U nxor në katër kopje për burimin, Dega e I-rë, K. Hoxhën dhe Kujtim Delimanin.

                                 Punëtori Operativ

                                    Aleksandër Thana

Dokumenti sekret me raport-informacionin e përpiluar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Aleksandër Thana, me të dhënat e mbledhura nga agjenti i Zbulimit Politik Shqiptar në SHBA-ës me pseudonimin “6856”, lidhur me veprimtarinë e të arratisurit, Kaso Hoxha dhe emigrantëve të tjerë në SHBA-ës

Dhënë nga “6856”                                                               Sekret                                  

Marrë nga I. Zuhlati.                                                          Ekzemplar Nr. 3

New York, 22.3.1987                                                     Tiranë, më 12.5.1987

                                               I N F O R M A T E

Mendimi i disa anëtarëve të organizatës “Vorio-epirote” dhe i vëllezërve Ajazi, është se: vizitat e njerëzve të ndryshëm nga Greqia në Shqipëri, i shërbejnë mjaft Zbulimit Amerikan, për të dërguar edhe njerëzit e tij.

Megjithatë, Vorio-epirotët, i kanë pritur mirë marrëdhëniet aktuale ndërmjet dy vendeve. Sipas Dr. Fotos, pritet ndonjë shtesë në Kushtetutën e Shqipërisë, lidhur me ndonjë lëshim ndaj Perëndimit.

Dr. Foto, nuk është dakord me mendimin që “Vorio-Epiri” të jetë më vete, sepse kjo sipas tij, nuk u realizua në kohën kur Vorio-epirotët ishin të fortë dhe jo tani që kemi mbaruar.

Sipas tij, marrëdhëniet shqiptaro-greke, do të avancojnë sepse nuk ka rrugë tjetër, ndërsa Skënder Shuaipi dhe Fuat Myftija, thonë se qeveria greke, e ka detyruar qeverinë shqiptare, që kjo të mos e përmend çështjen e Çamërisë.

Një kushëri i Stefan Ajazit, ishte vitin e kaluar në Greqi, vizitor, dhe shkuan e takuan Stefanin me Sotirin. Ky i fundit kishte folur edhe me djalin në telefon. Vizitori i kishte thënë Sotirit se, po të donte të takonte djalin, ai mund t’ja nxirrte në Kakavijë.

Sotiri i ka dhënë vizitorit të holla, të cilat ai i ka marrë. Sipas Sotirit e Stefanit, kushëriri i tyre ka qenë në Greqi, bashkë më të shoqen dhe sipas tyre, duhet të jetë njeri i Sigurimit Shqiptar, sepse gjatë bisedës, ai ruhej nga e shoqja, dhe se kur ata të dy, i kishin propozuar vizitorit që të arratisej, ai i kishte thënë: “Me këtë kokë që keni juve, s’kini për të parë kurrë Shqipërinë”.

Babanë e vizitorit e kanë vrarë grekët në Mursi, sepse ai ka qenë në shërbim të tyre dhe i ka tradhtuar më vonë. Mund të jetë i biri i Dhimo Koçit, tha burimi. Më pozitivi nga vëllezërit Ajazi, është Sotiri.

Ai nuk flet keq për Shqipërinë, urren shumë Isuf Azemin. Sotiri ka miqësi me Kaso Hoxhën, i cili punon në lokalin e tij. Një ditë Kasua i ka thënë Sotirit që të martohej, por Sotiri i është përgjigjur se: “Nuk di ç’të bëj, por jam në vështirësi se kam familjen në Shqipëri”.

Sipas Sotirit, kushëriri që ishte vizitor në Greqi, i ka thënë se po të donte, mund ta takonte me ambasadorin shqiptar në Athinë.

Jani Hito, ka për grua, motrën e vëllezërve Ajazi. Ai ka hyrë diversant kohë më parë, në Shqipëri dhe ka tërhequr dikë tjetër në arrati.

Gjatë kohës që ka qenë në Greqi, Stefan Ajazi, nëpërmjet agjentes së linjës ajrore të Janinës, arriti të ulej pranë zv/ministrit të jashtëm shqiptar. Kjo ishte lojë e Zbulimit Grek.

Agjentja e linjës, i ka thënë Stefanit, të mos nisej për Athinë atë ditë, por të nesërmen, sepse ajo mund ta rregullonte, të ulej afër zv/ministrit shqiptar. Për këtë, Stefani ka paguar një shumë të madhe të hollash.

Sipas Stefanit, është ulur në avioni pranë zv/ministrit të Jashtëm dhe ai nuk i ka folur, por kur Stefani ka qeshur dhe reaguar nga bisedat në gjuhën shqipe që zhvilloheshin, atëhere, zv/ministri, e ka pyetur se kush ishte.

Stefani i ka thënë se kishte dëshirë që të vizitonte Shqipërinë dhe zv/ministri i ka thënë se për këtë, duhej t’u drejtohej shokëve tanë në New York.

U nxorr nga raporti operativ i “6856” i dt. 22.3.1987.

Pesë kopje në dosjen e Vorio-Epirit, për Sotirin dhe Stefan Ajazin, Kaso Hoxhën dhe Foto Vasilin. Memorie.al

Punëtori Operativ

Aleksandër Thana

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016      

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Hotel ‘Dajti’, ku drejtori Topollaj na priti si miq të vjetër, daja, Xhiakomo, takoi pas 44 vitesh shokun ekipit, Demnerin...”/ Kujtimet e italianit, nipi i ish-portierit të Kombëtares shqiptare

Next Post

“Kur kryeministri Mehmet Shehu, urdhëroi të shkoja në minierën e Memaliaj, pasi akuzohesha...”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, që u dënua pas Festivalit të 11 të Këngës në Radio-Televizion

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Kur kryeministri Mehmet Shehu, urdhëroi të shkoja në minierën e Memaliaj, pasi akuzohesha…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, që u dënua pas Festivalit të 11 të Këngës në Radio-Televizion

“Kur kryeministri Mehmet Shehu, urdhëroi të shkoja në minierën e Memaliaj, pasi akuzohesha...”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, që u dënua pas Festivalit të 11 të Këngës në Radio-Televizion

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!