• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, November 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 24 Janar

JANARI

1919 – Ndërroi jetë në Peruxhia, Ismail Qemal bej Vlora, i cili ndodhej i ftuar nga Qeveria Italiane për të arritur një bashkëpunim mbi të ardhmen e Shqipërisë. I shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindizi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora. «…Nëse masim madhështinë e një personaliteti politik me dashurinë e popullit të thjeshtë,- shkruante në ‘Kujtime familjare’, Safa Vlora,- duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Në ceremoninë e përmotshme… as fshatar as qytetar nuk qëndroi në shtëpi. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve, që qëndronin gjatë udhëtimit, ishin mbushur me njerëz. Ishte një apotezë madhështore e të gjithë popullit, pa dallim, dhe një kurorë që Ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij, derisa dha frymën e fundit. Studiuesja frënge Nathalie Clayer ka konstatuar se figura e Ismail Qemalit u shndërrua në “baba i kombit” pas shpalljes së pavarësisë. Sipas saj shqiptarizmi i tij ka marrë një ngjyrë krejt tjetër nga ai i shqiptaristëve të tjerë, dhe imazhi i tij si udhëheqës i lëvizjes shqiptare është mjaft i mitizuar

1939 – Tërmeti më vdekjeprurës në historinë e Kilit godet qytetin e Chillan, duke vrarë afërsisht 28 mijë persona. Ky tërmet ishte i magnitudës, 8.3 ballë të shkallës Mercalli, dhe do të mbahet mënd si tërmeti më shkatërrimtar në historinë e këtij vëndi. Një tjetër tërmet i llogaritur si më i fuqishmi në histori, do ta godiste Kilin 21 vite më vonë, por do të shkaktonte më pak viktima në raport me të parin.

 

1949 – Lind në Chicago, Jim Belushi. Belushi, ishte një komedian, aktor, këngëtar dhe një nga shtatë anëtarët origjinal të kastit të shfaqjes së komedisë skicë NBC Saturday Night Live. Origjina e tij ishte shqiptare, nga fshati Qytezë i Devollit. Gjatë gjithë karrierës së tij, Belushi pati një partneritet artistik me një nga aktorët e SNL Dan Aykroyd, me të cilin realizoi bashkëpunimin në filmin Blues Brothers.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 10 Nëntor 2026

Kalendari 9 Nëntor 2026

 

1965 – Vdes në Londër, në moshën 90 vjeçare, Winston Churchill. Churchill, ishte një politikan britanik, oficer i ushtrisë dhe shkrimtar. Ai ishte kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar nga 1940 deri më 1945, kur e çoi Britaninë drejt fitores në Luftën e Dytë Botërore, dhe përsëri nga 1951 deri në 1955. Churchill përfaqësoi pesë mandate elektorale gjatë karrierës së tij si anëtar i Parlamentit (deputet).

 

1972 – Rreshteri japonez, Shoichi Yokoi u gjetur i fshehur në një xhungël të Guamit, ku ai kishte qëndruar, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Yokoi ishte ushtari i tretë i humbur japonez që u gjet pas luftës, duke i paraprirë togerit të dytë Hiroo Onoda (i liruar nga detyra nga ish oficeri i tij komandues në 9 Mars 1974) dhe togerit Teruo Nakamura (arrestuar më 18 dhjetor 1974).

 

1989 – Vrasësi serial famëkeq Ted Bundy, i cili vrau mbi 30 viktima të njohura, ekzekutohet nga karrige elektrike në burgun e shtetit në Florida. Bundy, ishte një vrasës serial amerikan që rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau shumë gra dhe vajza të reja gjatë viteve 1970. Por, numri i vërtetë i viktimave është i panjohur dhe ndoshta më i lartë, nga sa ai depononi në proçesin ndaj tij.

 

1990 – Japonia lëshon Hiten, kapsulën e parë hënore të vendit, dhe gjithashtu të parën pajisje hënore robotike që nga Luna 24 e Bashkimit Sovjetik në 1976. Njëkohësisht Hiten-i, ishte sonda e parë hënore të nisur nga një vend tjetër përveç Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo peshonte 200 kg dhe qëndroi në hapësirë 3 vjet, e 3 muaj. Ajo përshkroi një distancë prej 480 mijë km.

 

2003 – Departamenti i Sigurimit të Brendshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës fillon zyrtarisht funksionimin e tij. Departamenti i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë e Brendshme është një departament kabineti i qeverisë federale amerikane me përgjegjësi në sigurinë publike, afërsisht i krahasueshëm me ministritë e brendshme të vendeve të tjera. Ky department u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit.

Share6TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Si e vrau veten inxhinieri Tomi Kristo, pasi e detyroi Sigurimi i Shtetit të firmoste një dokument për të dënuar…”/ Dëshmia e kolegut në sektorin e naftës

Next Post

“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 1 Nëntor 2026
Kalendari historik

Kalendari 10 Nëntor 2026

November 9, 2026
Kalendari 1 Nëntor 2026
Kalendari historik

Kalendari 9 Nëntor 2026

November 3, 2026
Kalendari 1 Nëntor 2026
Kalendari historik

Kalendari 8 Nëntor 2026

November 3, 2026
Kalendari 1 Nëntor 2026
Kalendari historik

Kalendari 7 Nëntor 2026

November 3, 2026
Kalendari 1 Nëntor 2026
Kalendari historik

Kalendari 6 Nëntor 2026

November 3, 2026
Kalendari 1 Nëntor 2026
Kalendari historik

Kalendari 5 Nëntor 2026

November 3, 2026
Next Post
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg

“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme