• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mizoria komuniste nuk njohu asnjë cak në Shqipëri dhe Kisha Katolike u bë shembulli i shkëlqyer i qëndresës ndaj një ideologjie e praktike liri vrasëse, si….”/ Refleksione nga ish-i dënuari politik

“Pjerin Kçira, ish-hetues i pushkatuem për shpërndarje traktesh kundra pushtetit, tha në gjyq: ‘armët në Kishë i ka fut Sigurimi…”/ Dëshmia e Padër Leon Kabashit
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
“Çfarë bisedova me Monsinjor Thaçin e Vinçens Prenushin në zyrën time, kurse Sali Myftija dhe Hafiz Ali Tari, janë…”/ Dokumentet e panjohura
“Kur nxënësit me kazma filluan shkatërrimin e Manastirit të Ardenicës, Irene Banushi iu doli para e i’u tha…”/ Dëshmia e mikut të Episkopit
“Përveç shtypshkronjës së madhe që kanë në Tiranë për propagandë anti-europiane, si dhe radiostacionit të fuqishëm, kinezët kanë edhe një…”! / Vizita e suedezit në Shqipëri, në ’68-ën
Letra sekrete e Enverit: Klerikët, me përjashtim të katolikëve, janë injorantë, dinë lutje përmendësh si hoxhallarët, por do i rrafshojmë nga faqja e dheut…”
“Pjerin Kçira, ish-hetues i pushkatuem për shpërndarje traktesh kundra pushtetit, tha në gjyq: ‘armët në Kishë i ka fut Sigurimi…”/ Dëshmia e Padër Leon Kabashit
“Përveç shtypshkronjës së madhe që kanë në Tiranë për propagandë anti-europiane, si dhe radiostacionit të fuqishëm, kinezët kanë edhe një…”! / Vizita e suedezit në Shqipëri, në ’68-ën

Nga Eugjen Merlika

                                                       -ZOJA E  SHKODRËS –

Memorie.al / Xhenacano është një qytet i vogël kodrinor në pjesën perëndimore të krahinës së Lacios, n’Italinë qendrore. Është një qytet mesjetar që bënte pjesë në Shtetin papnor e gëzonte privilegjet e mos pagimit të taksave, në sajë të mbrojtjes së princërve të fuqishëm Kolona. Ndërmjet këtij qyteti dhe kryeqendrës veriore të Shqipërisë, Shkodrës, ekziston një lidhje e veçantë, që del nga të gjitha kornizat e zakonshme të marrëdhënieve që, për arsye të shumanshme, bashkojnë qytete e krahina të ndryshme në të katër anët e planetit. Legjenda thotë se një ditë të vitit 1479, kur qëndresa shqiptare 35- vjeçare ndaj mvatimit turk ishte në grahmat e fundit, një ikonë e Zojës së Bekueme, u shkëput nga kisha e kalasë së Shkodrës.

Ajo fluturoi lart duke kapërcyer detin dhe një pjesë të mirë të tokës përballë e u ndal në kishën e Xhenacanos. E ndoqën këtë ikonë në, fluturimin e saj, dy burra të cilët e kaluan detin në këmbë, si duket edhe tek piktura në hyrje të kishës, e frymëzuar nga kjo legjendë. Kjo ishte legjenda, ndoshta e vërteta i afrohet më shumë një tjetër versioni, atij që na thotë se këtë kuadër e prunë nga Shkodra, e rënë nën pushtimin turk, dy tregtarë të cilët deshën t’a shpëtonin objektin e kultit të qytetit të tyre nga rreziku që i kanosej prej pushtuesve të një feje tjetër.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

‘Zoja e Këshillit të Mirë’ ose ‘Zoja e Shkodrës’ iku larg dhe shkodranët kthenin kokën gjithmonë nga perëndimi kur vazhdonin t’i luteshin mbrojtëses së qytetit të tyre në vazhdimësi të shekujve. Me kohë ajo ikonë e ‘Zojës së Shkodrës’ u bë objekti i kultit të gjithë shqiptarëve që, për t’i u shmangur rrezikut në dheun e lindjes, kapërcenin detin e strehoheshin në pjesë të ndryshme të Italisë fqinje. Mërgata shqiptare në gjysishullin Apenin, kishte filluar shumë më parë rënies së Shkodrës, por për të gjithë arbrit, ajo ikonë simbolizoi besimin e të parëve e shpresën për ditë më të mira.

Kulti i Zojës, i nënës së Krishtit, i gruas që do të lindte nga trupi i saj birin e Zotit, është më i përhapuri në botën e krishterë, madje ajo figurë shihet me nderim edhe në botën islame. Lurdi, Çestokova, Mezhdugorie, Fatima, janë më të famshmet simbole të pranisë, madhështisë e forcës së pashterur të Zojës, kësaj figure hyjnore të gruas si përtëritëse e jetës njerëzore

Maji është muaji i Zojës e çdo ditë të këtij muaji besimtarët i drejtojnë asaj lutjet, shpesh të mbledhur në grupe. E djela e fundit e këtij muaji, për shqiptarët e krishterë në Itali, është dita e Zojës së Këshillit të Mirë. Nga të gjitha viset e këtij Vendi, ata grumbullohen atë ditë në Xhenacano. Kështu ndodhi edhe në 31 majin e shkuar. Kisha ishte mbushur plot me besimtarë shqiptarë që luteshin në gjuhën e tyre, sepse atë ditë një nga meshat, më kryesorja, ajo e orës njëmbëdhjetë, thuhej në gjuhën shqipe.

Qe një ceremoni disi e veçantë, që sillte jehonën e një kohe të shkuar, e një epoke historike kur, për shqiptarët, kisha nuk ishte vetëm vendi i lutjeve, i adhurimit të Zotit apo i rrëfimit të mëkateve, por edhe logu i shqiptarizmit, i idealeve atdhetare të një populli të robëruar, i aspiratës për liri. “Fe e Atdhe” kjo qe emblema e Kishës Katolike shqiptare gjatë kohëve.  Misioni i meshtarëve nuk mbaronte me predikimin e Ungjillit e të mësimeve të tij morale, as me veprat e bamirësisë e të ndihmës për të vobektit, të sëmurët e të dobëtit. Ai kishte edhe një tjetër synim, atë të idealit atdhetar në një Vend që lëngonte nën pushtimin e huaj. Meshtari duhej t’ishte njëherësh mësues, organizues, këshillues, propagandues i gjuhës, i historisë, i traditës, i frymës së Kombit.

Meshtarët shqiptarë e kryen këtë funksion nën trysni, me çmimin e sakrificave, shpesh herë me jetën e tyre. Prandaj Shqipëria e lirë u shprehu mirënjohjen e i vuri në piedestal e shumë prej tyre u bënë edhe drejtues politikë të Shtetit të ri. Por provat e Kishës katolike nuk kishin mbaruar. Ato më të vështirat, më të pamundurat do të vinin më pas, në ballafaqimin jo me pushtuesin e huaj, por me regjimin komunist. Qe një kasaphanë e papërshkrueshme, prova më tragjike e kaluar që nga agimet e krishterimit. Numri i martirëve të gjysëm qindvjetit të kuq, ndoshta i kalonte ata të gjithë shekujve paraardhës të marrë së bashku. Mizoria komuniste nuk njohu asnjë cak e, kisha shqiptare u bë shembulli më i shkëlqyer i qëndresës ndaj një ideologjie e praktike liri vrasëse siç ishte enverizmi shqiptar.

Kur meshtari i ri, At Aurel Gjerkaj, që çonte meshën, i kërkoi besimtarëve të lexonin “Lutjen për kanonizimin e martirëve shqiptarë”, si një zë i vetëm, u dëgjua: “O Zot, Atë i mirë dhe i mëshirshëm, me shembullin e ndritshëm të Krishtit, Birit Tënd të kryqëzuar, që vdiq dhe u ringjall, i mbështete në Shqipëri ipeshkvijtë, meshtarët, rregulltarët, dhe shekullarët tanë për të dëshmuar besnikërinë ndaj Ungjillit dhe Kishës në tortura dhe në martirizim, po të lutemi që t’i lumturosh edhe në tokë duke na dhënë hirin që po ta kërkojmë duke i u porositur ndërmjetësimit të tyre…..”

Cilitdo, që njeh sado pak historinë e diktaturës së komunizmit shqiptar, nuk mund të mos i dilnin para sysh, n’ato çaste, ato qindra e mijëra krime, duke filluar nga këmbët e sharruara të Dom Lazër Shantojës, të pësuara nga klerikët katolikë, mjaft prej të cilëve ishin personalitete të njohura të kulturës së Vendit të tyre. Habit fakti i indiferentizmit të Evropës së lirë ndaj fatit të tyre, sikurse ndaj viktimave të komunizmit në përgjithësi… Edhe Shteti shqiptar pas komunist, që vazhdon të ruajë formën në marrëdhëniet me besimet fetare, duke përjashtuar nisma vetjake studiuesish apo ndonjë institucioni kulturor, nuk ka bërë asgjë për të nderuar kujtimin e martirëve të klerikëve të ndryshëm, kryesisht atyre katolikë.

Çasti kulmor i meshës së 31 majit në Xhenacano, mendoj se ishte sjellja n’altar e flamurit shqiptar e mbyllja e saj me të kënduarit e Hymnit kombëtar të Shqipërisë, në përputhje të plotë me konsideratat e shprehura më sipër. Para këtij çasti e mori fjalën At Gazmend Tinaj, Provinciali i Fretërve të Shkodrës, që i u drejtua të pranishmëve, të gjithë të mërguar e larg Atdheut. I’u kujtoi atyre se Atdheu ka ende nevojë për ta, se prania sot, në ditën e Zojës, i shëmbëllen kthimit të bijave tek nëna, tek vlerat e përbashkëta, tek historia e përbashkët, tek ëndërrta e përbashkëta për një Vend të begatë e të përparuar.

Ishte një bisedë prekëse, që pohonte koncepte që nuk dëgjohen çdo ditë, që bënte levë mbi gjendje shpirtërore të trazuara të të mërguarve, që korri një duartrokitje të zgjatur e të sinqertë të gjithë të pranishmëve. Midis tyre kishte edhe besimtarë jo katolikë që i u lutën Zojës së Këshillit të Mirë. Duke dalë pak nga dogmat e feve, mendoj se kjo dukuri është shumë e bukur. Është diçka e mbetur nga regjimi i shkuar, kur besimi ishte ndaluar me ligj e ku filozofia e besimtarit pranonte se çdo objekt kulti ishte i përshtatshëm për t’u lutur, mbasi të gjithë i shërbenin Zotit e Zoti është një për të gjithë.

Më 13 qershor kremtohet festa e Shën Ndout e shumë kush vazhdon të përjetojë emocionet e veçanta të shumë viteve të shkuara, kur kujton radhën e pafund të mijra vetëve nga e gjithë Shqipëria, nga të gjitha moshat, besimet e prejardhjet shoqërore, që n’atë ditë ngjiteshin në gërmadhat e kishës së Laçit. Ai pelegrinazh ishte çasti kulmor jo vetëm i lutjes së përbashkët të një populli, por edhe i qëndresës së tij të fuqishme ndaj një regjimi, të cilit nuk i kishte mbetur asgjë njerëzore në dejt e tij.

Mbas mbarimit të ceremonisë shumë të bukur në Kishën e Zojës festa u kthye në një piknik, ku njerëzit u takuan e u çmallën me miq e të njohur, ku bënë njohje të reja, ku kënduan këngët shqiptare e lojtën vallet e tyre. Ishte një copë Shqipërie festive e trapiantuar këtu në vendin që zgjodhi Zoja e Shkodrës për banesën e saj. Qe një ditë e veçantë, që na entuziazmoi, na afroi më shumë tek Zoti e tek Atdheu, na bëri të mendohemi e t’a shohim jetën në një tjetër kënd vështrimi, larg shqetësimeve e problemeve të panumërta të çdo dite. E gjithë kjo edhe në sajë të meshtarëve të rinj, që e bënë konkrete këtë ditë e të cilëve u shkon falënderimi ynë i veçantë. Memorie.al

Qershor 2009    

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ministri Rrok Gera u tregua shumë i përzemërt me mua, ai ka një arsimim të shkëlqyer në Financë dhe Ekonomi në Universitetin e Vjenës…”/ Relacioni i ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, në ’36-ën

Next Post

Relacioni sekret: “Luan Malltezi i Akademisë Shkencave dhe ambasadori ynë në Austri, kur ishin në Dubrovnik e Beograd, kanë fjetur në hotel me…”/ Ngjarja që alarmoi Komitetin Qendror në ’77-ën

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Relacioni sekret: “Luan Malltezi i Akademisë Shkencave dhe ambasadori ynë në Austri, kur ishin në Dubrovnik e Beograd, kanë fjetur në hotel me…”/ Ngjarja që alarmoi Komitetin Qendror në ’77-ën

Relacioni sekret: “Luan Malltezi i Akademisë Shkencave dhe ambasadori ynë në Austri, kur ishin në Dubrovnik e Beograd, kanë fjetur në hotel me…”/ Ngjarja që alarmoi Komitetin Qendror në ’77-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!