• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, November 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pala italiane refuzon të mos botojë biografinë e Fadil Paçramit në Enciklopedinë ‘De Agostini’, se mund të ketë lidhje me Koliqin…”/ Relacioni i ambasadorit Piro Koçi nga Roma, në ’73-in

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1973, ku ndodhet një raport-informacion i ambasadorit shqiptar në Romë, Piro Koçi, dërguar Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, Agim Popa, lidhur me problemin që kishte dalë me shtëpinë botuese italiane në Milano, së cilës në vitin 1972, me anë të profesorit të letërsisë, Gino Fosati, i ishin dorëzuar biografitë e shkrimtarëve dhe dramaturgëve të njohur, Fadil Paçrami dhe Qamil Buxheli, për t’i përfshirë dhe botuar ata në Enciklopedinë Italiane, ‘De Agostini’. Raport-informacioni i plotë i ambasadorit shqiptar nga Roma, për Komitetin Qendror të PPSh-së në Tiranë, ku i bëhen me dije me detaje dhe hollësira të gjitha demarshet që ishin bërë nga ana e diplomatëve shqiptarë në Romë me në krye sekretarin e III-të të ambasadës, Lumo Shehu, pranë asaj shtëpie botuese, për tërheqjen e materialeve të Fadil Paçramit, si dhe në rezistencën që kishin hasur nga pala italiane, e cila, jo vetëm se ishte në dijeni se ai shkrimtar e dramaturg, tashmë kishte probleme për shkaqe politike dhe ishte shkarkuar nga funksionet partiake e shtetërore që kishte mbajtur deri në atë periudhë kur Tirana zyrtare e kishte propozuar për ta përfshirë në Enciklopedinë ‘De Agostini’, por për refuzimin e palës italiane, mund të kishte ndikuar edhe lidhja që kishte ajo shtëpi botuese, me Ernes Koliqin!

Dokumenti me relacionin e hartuar nga ambasadori shqiptar në Itali, Piro Koçi, dërguar Drejtorit të Drejtorisë së Jashtme në aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, Agim Popa, lidhur me refuzimin e shtëpisë botuese italiane në Milano, për të kthyer mbrapsht materialet me biografinë e Fadil Paçramit, të cilat ishin dërguar për botim në Enciklopedinë ‘De Agostini’

Gjithashtu mund të lexoni

“Komisioni vendosi qitjen jashtë Tirane dhe të kihet kujdes që asnjë anëtar i këtyre familjeve…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 500 familjeve “reaksionare” që u përzunë nga Tirana, më 7 nëntor 1946

“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës

AMBASCIATA

DELLA REPUBLICA POPOLARE D’ALBANIA

IN ITALIA

VIA ASMARA 9

                                            ROME 20.12.1973

                   Shoku Agim

Në shkresën Nr. 269 datë 11.11.1973, ju informuam mbi punën e bërë për mosbotimin në Enciklopedinë Italiane ‘De Agostini’ të biografisë së Fadil Paçramit dhe Qamil Buxhelit. Shoku Petro Taku, më transmetoi shqetësimin e shokëve për këtë çështje dhe udhëzimet sesi të veprojmë.

Nuk di, por mbase me shkresën e mësipërme mund të mos e kemi paraqitur të plotë e të qartë këtë çështje, prandaj që në fillim dua t’ju përsëris se, për ne tani është bërë e qartë se qëndrimi i redaktorit përgjegjës për të botuar biografinë e Fadilit, niset nga konsiderata politike dhe si e tillë, më duket e vështirë në mos e pamundur për, të penguar botimin, pavarësisht taktit që do të përdorim.

Problemin e tërheqjes së materialit biografik, të dorëzuar për këta dy persona, ne e filluam me kujdes që në fillim, pikërisht sepse dyshonim për kuriozitetin që do të ngjallte ky veprim në redaksinë e Enciklopedisë. Prandaj së pari morëm kontakt me Gildo Fosati, një profesor letërsie me anë të të cilit, u janë dorëzuar materialet shtëpisë botuese.

Ky, është bashkëpunëtor i jashtëm i saj dhe i predispozuar që të ndihmojë në botimin e të dhënave mbi letërsinë tonë në këtë enciklopedi. Atij, ju kërkua që të na kthente materialet e dorëzuara për Fadil Paçramin e Qamil Buxhelin, me pretekst se ato na kërkoheshin nga dërguesi për t’i parë edhe njëherë pasi kishin disa të meta e mangësi, pa i dhënë fare të kuptohej sesi e kishim hallin.

Meqë po vonohej përgjigja, këtë kërkesë ja përsërita dhe unë atij, kur u takova me të në 1 Tetor në ambasadën kineze me rastin e festës së Republikës Popullore të Kinës. Pas kësaj ai, erdhi në ambasadë dhe na njoftoi se ishte e pamundur që të bënte gjë sepse shtëpia botuese, nuk ja kthente materialin. Në këto kushte ne, menduam që të ndërhyjmë direkt dhe dërguam në Milano, Sekretarin e II-të të ambasadës, shokun Lumo Shehu, për të marrë kontakt me shtëpinë botuese.

Në takimin e parë që pati Lumo me redaktorin përgjegjës të kësaj rubrike të Enciklopedisë, pas shpjegimeve që ju dhanë për të argumentuar kërkesën, u duk sikur ai mbeti dakord, por shtoi se ato i kishte kryeredaktori dhe se për këtë vetëm ai mund të vendoste.

Në takimin me kryeredaktorin që në fillim ai, mbajti qëndrim të prerë dhe deklaroi se materiali është i mjaftueshëm për ata, dhe nëse ne insistojmë ata mund të ma e kthenin, dhe të mos botonin asgjë për Qamil Buxhelin.

Ndërsa për Fadil Paçramin ata, do t’i botonin patjetër këto të dhëna, të marra nga burime të tjera, meqenëse ai na qenka një shkrimtar dhe dramaturg i madh e me talent, dhe se veprat e tij ata e dinin që nuk do të viheshin më në skenën e teatrit shqiptar, dhe se në enciklopedinë e tyre botoheshin të dhëna për shkrimtarë të çdo ngjyre, pa u nisur nga konsideratat politike, etj., etj.

Nga kjo bisedë doli qartë se ai, ishte në dijeni të plotë mbi masat e marra ndaj Fadilit, dhe kjo mbase nëpërmjet shtypit italian, por nuk përjashtohet edhe ndonjë lidhje që kjo shtëpi botuese mund të ketë me Ernest Koliqin. Pra mesa shikohet, këtu kemi të bëjmë me motive politike që e shtyjnë këtë redaktor të insistojë, mbi botimin e të dhënave për Fadilin.

Në fund të bisedës ai, i dha Lumos fotokopjet e materialit biografik të Paçramit e Buxhelit, të dorëzuara nga ne dhe i premtoi se origjinalet, do t’i dërgojë më vonë, pasi gjoja nuk i kishte aty. Por ai theksoi edhe njëherë se pavarësisht kësaj ai, do të botonte diçka mbi Fadil Paçramin, pa përdorur të dhënat tona.

Deri tani ky material, nuk na është kthyer. Ne, ashtu siç na udhëzuat ju do të gjejmë rastin t’i kërkojmë, por na duket e vështirë që këto materiale, të mos botohet në kushtet e lartpërmendura. Memorie.al

Ju përshëndes

                                    Pirro Koçi

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në bregun e djathtë të Dnjeprit, gjatë verës së vitit 1933, rreth tre mijë fëmijë nga 7 deri 12 vjeç, bij kulakësh, u lanë të vdisnin urie, ndërsa...”! / Krimet monstruoze të “Baba Stalinit”

Next Post

Kalendari Historik 29 Qershor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Kur erdhën për ta marrë nga qelia, Xhemili, u tha policëve; s’dua të vdes nga plumbat tuaj dhe pasi ngriti këmishën, me një mjet prerës…”/ Dëshmia rrëqethëse e ish-të dënuarit që vuajti 19 vjet burg
Dossier

“Komisioni vendosi qitjen jashtë Tirane dhe të kihet kujdes që asnjë anëtar i këtyre familjeve…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 500 familjeve “reaksionare” që u përzunë nga Tirana, më 7 nëntor 1946

November 6, 2025
“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës
Dossier

“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës

November 5, 2025
“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
Dossier

“Kur nëna dhe gruaja me djalin dy vjeçar, u nxorrën jashtë pa marrë asnjë plaçkë, partizanët i vunë zjarrin kullës trekatëshe, por Muharremi që ishte afër…”/ Historia e trishtë e familjes Sallaku nga Librazhdi

November 3, 2025
“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës

November 2, 2025
“Edhe pse gjyshi i tij, patriot i njohur, kishte shoqëruar Aqif Pashë Elbasanin në Kongresin e Lushnjes, Murat Dosku, me shtatë fëmijë, u dënua 15 vite burg…”/ Historia e trishte e familjes nga Librazhdi

“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit

November 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Qershor 2022

Kalendari Historik 29 Qershor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme