1914 – Vdes në moshën 50 vjeçare, si pasojë e plagëve të mara, nga një atentat, Franz Ferdinand. Franz Ferdinand, ishte trashëgimtari i supozuar për fronin mbretëror të Austro-Hungarisë. Vrasja e tij ndodhi në Sarajevë, nga serbo-boshnjaku, Gavrilo Princip, vlerësohet si shkaku i shpërthimit të menjëhershëm të Luftës së Parë Botërore.
1919 – Nënshkruhet zyrtarisht, Traktati i Versajës, duke i dhënë fund gjendjes së luftës midis Gjermanisë dhe Aleatëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Edhe pse armëpushimi, nënshkruar më 11 nëntor 1918, i dha fund luftimeve aktuale, u deshën 6 muaj negociata në Konferencën e Paqes në Paris për të përfunduar traktatin.
1922 – Lufta Civile Irlandeze fillon me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin nga forcat e Shtetit të Lirë. Lufta Civile Irlandeze, ishte një konflikt që pasoi Luftën e Pavarësisë së Irlandës dhe shoqëroi krijimin e Shtetit të Lirë irlandez, një entitet i pavarur nga Mbretëria e Bashkuar por brenda Perandorisë Britanike.
1948 – Gjatë Luftës së Ftohtë, ndërprerja e marrdhënieve midis Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, rezulton në dëbimin e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë nga Konformizmin. Si rezultat i këtij akti, të gjitha vëndet komuniste të Europës, përfshi dhe Shqipërinë, shkëputën lidhjet me Titon. Ato u përmirësuan pas 1953.
1956 – Në Poznan, punëtorët e fabrikës së HCP, dalin në mënyrë demostrative në rrugë, duke shkaktuar një nga protestat e para të mëdha kundër qeverisë komuniste si në Poloni ashtu edhe në Evropë. Këto protesta masive, u shtypën në mënyrë të përgjakshme, nga ana e trupave ushtarake polake. Me dhjetra njerëz do të mbeteshin të vdekur dhe të plagosur.
1964 – Malcolm X formon Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan. Qëllimi i OAAU ishte të luftonte për të drejtat e njeriut të afrikano-amerikanëve dhe të promovonte bashkëpunimin midis popullsisë afrikane, dhe njerëzve me origjinë afrikane në Amerikë. Pas vrasjes së tij në vitin 1965, organizata që ai themeloi, u shpërbë.
1971 – Lind në Pretoria, Elon Musk. Musk, është një inxhinier, dizajner industrial, sipërmarrës i teknologjisë dhe filantrop. Ai është një qytetar i Afrikës së Jugut, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. E gjithë pasuria e tij, u vlerësua në 38.8 miliardë dollarë dhe ai renditet nga Forbes si personi i 31-të më i pasur në botë.
2009 – Presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaya është hequr nga një grusht shteti ushtarak lokal pas një kërkese të dështuar për mbajtjen e një referendumi për të rishkruar Kushtetutën e Hondurasit. Ky ishte fillimi i krizës kushtetuese të Hondurasit në vitin 2009. Ky vend konsiderohet si një ndër më të destabilizuarit në Amerikën Qendrore.