• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, May 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Qershor 2022

Kalendari Historik 01 Qershor 2022

1910 – Baleti i Igor Stravinsky, The Firebird, shfaqet si premierë në Paris, duke e klasifikuar Stravinsky si një ndër kompozitorët më të mëdhenj në botë. Baleti ka domethënie historike jo vetëm si pjesë e vlerave muzikore të Stravinsky, por edhe si fillimi i bashkëpunimit midis dy kompozitorëve, Diaghilev dhe Stravinsky.

 

 

1936 – U lind në Vuthaj, Rexhep Qosja, është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar. Është anëtar i rregullt dhe korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe ka qenë i angazhuar në politikën kosovare të pasluftës. Është autor i disa romaneve të njohura. Qe njëri ndër zërat më të spikatur të dramës moderne shqipe gjatë viteve 1970. Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera. Pas ndryshimeve politike më 1990 në Shqipëri, Qosja u bë ndër kritikët më të zëshëm të kulturës dhe elitës politike si derivat gjenealogjik i nomenklaturës komuniste. Dhjetëvjeçarin para Luftës së Kosovës mori emër si figurë e realitetit kombëtar shqiptar. Politikisht organizoi Forumin Demokratik të Intelektualëve Shqiptarë si kundërpeshë ndaj LDK-së së Ibrahim Rugovës, më 1998 shkoi edhe më tej, duke e themeluar Lëvizjen Demokratike të Bashkuar (LDB). Në këtë cilësi mori pjesë në bisedimet në Rambouillet në shkurtin e vitit 1999 si anëtar i delegacionit shqiptar. Pas luftës Qosja mori pjesë në Këshillin Administrativ Interim vendosur më 15 dhjetor 1999. Pas një viti, më 16 dhjetor, dha dorëheqjen nga kryetarësia e LDB-së pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 28 tetorit të atij viti

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1944 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fillon Beteja e Tali-Ihantala, beteja më e madhe që është luftuar ndonjëherë në vendet Nordike. Beteja u zhvillua midis forcave finlandeze duke përdorur materialin e luftës të siguruar nga Gjermania nga njëra anë, dhe forcave sovjetike, nga ana tjetër. Në këtë betejë, pësuan humbje të rënda të dyja palët.

 

 

1950 – Gjatë Luftës së Ftohtë dy kriptografë që punojnë për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara u nisën për pushime në Meksikë, dhe prej atje  dezertuan në Bashkimin Sovjetik. Dezertimi i William Martin dhe Bernon Mitchell, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në rradhët e Agjensisë së Sigurisë Kombëtare.

 

1956 – Lind në Strumica, Boris Trajkovski. Trajkovski, ishte presidenti dhe Komandanti Suprem i Republikës së Maqedonisë nga 1999 deri në 2004, ku vdiq në një aksident ajror në malet e Bosnjes. Në 2002, atij u dha Çmimi Botëror për Paqen Metodiste nga Këshilli Metodist Botëror për rolin e tij në promovimin e paqes dhe stabilitetit politik.

 

 

1975 – Kryeministrja Indira Gandhi shpalli një gjendje emergjence të brendshme në Indi. Lëshuar zyrtarisht nga Presidenti Fakhruddin Ali Ahmed sipas nenit 352 të Kushtetutës për shkak të “trazimit të brendshëm” mbizotërues, Urgjenca ishte në fuqi nga 25 qershor 1975 deri në tërheqjen e saj më 21 mars 1977. Në këtë kohë u raportuan shkelje të të drejtave të njeriut.

 

1997 – Një anije kozmike e pa pilotuar përplaset me stacionin hapësinor rus Mir. Mir ishte një stacion hapësinor që funksiononte në orbitë të ulët të Tokës nga 1986 deri në 2001, i operuar nga Bashkimi Sovjetik dhe më vonë nga Rusia. Mir ishte stacioni i parë hapësinor modular dhe u mblodh në orbitë nga 1986 deri në 1996.

 

 

2009 – Vdes në moshën 50 vjeçare, Michael Jackson. Jackson, ishte një këngëtar dhe kantautor amerikan. I quajtur “Mbreti i Pop”, ai vlerësohet si një nga figurat më të rëndësishme kulturore të shekullit të 20-të dhe një nga argëtuesit më të mëdhenj në historinë e muzikës. Tingulli dhe stili i tij kanë ndikuar në artistë të zhanreve të ndryshme.

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për emigracionin shqiptar, Vatikani ka dërguar priftërinj dhe ka çelur kisha në SHBA-ës, Francë, Gjermani, etj., kurse në Romë ka dërguar tre…”/ Relacioni sekret i Drejtorit të Zbulimit në ’74-ën

Next Post

“I pandehuri Agustin Preçi, i propozon Fran Ndocit qё tё hidhnin nё erё monumentin e Stalinit në Tiranё dhe tё arratiseshin nё Jugosllavi ...”/ Procesi hetimor për “Grupin sabotator të Gurëzit”, Krujë 1971

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës

“I pandehuri Agustin Preçi, i propozon Fran Ndocit qё tё hidhnin nё erё monumentin e Stalinit në Tiranё dhe tё arratiseshin nё Jugosllavi ...”/ Procesi hetimor për “Grupin sabotator të Gurëzit”, Krujë 1971

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!