NIKOLLË LOKA
Av. ALFDRED DUKA
NIKOLIN KURTI
Pjesa e njëzet e gjashtë
-VRASJA E PARALAJMËRUAR E NJË KLERIKU RILINDËS –
Memorie.al / Përpara se të fillojmë të analizojmë përciptazi dosjen hetimore e gjyqësore në ngarkim të pandehurit Shtjefën Kurti e të tjerë, për lexuesin do të bëjmë një parantezë të të drejtës dhe historisë se saj në shoqërinë njerëzore, me qëllimin e përqendruar për të ardhur tek e drejta jonë penale e procedurale, që në fillimet e saj dhe përgjatë viteve të diktaturës.
Një rishqyrtim i gjykimit të parë, për të kuptuar gjyqin e dytë
Kemi vlerёsuar mё lart se ligjet dhe legjislacioni penal nё vendin tonё, qё prej hyrjes nё fuqi tё Kodit Penal tё vitit 1928, e deri nё ndryshimet qё ju bёnё kёtij Kodi nga Parlamanti i parё Pluralist nё vitit 1991, ka pёsuar regres, nё pikёpamjen e ngushtimit tё tё drejtave tё subjekteve tё ligjit. Ndёrmjet kёsaj hapësire kohore, kemi thyerjen e parё tё fortё me ndryshimet e vitit 1945, tё cilat pasuan pothuajse vit pas viti e dekade pas dekade përkeqësimin dhe ngushtimin e tё drejtave tё subjekteve tё ligjit deri nё vitin 1967, vit i cili shembi pёrfundimisht sistemin e drejtёsisё nё vendin tonё, me heqjen e shёrbimit tё avokatisё. Pas kёtij viti peshores mijёra vjeçare të drejtёsisё, ju pre njёri krah dhe ajo erdhi duke u mёnjanuar e mёnjanuar pa ndalim, deri nё rrёzimin zyrtar tё saj, sё bashku me dikaturёn e qё kishte pjellё atё monstёr, qё quhej “Drejtёsi”.
Shembuj pёr vёrtetimin e asaj çfarё u tha me lart, janё me mijёra, por ne do tё ndalemi vetёm tek “heroi” i kёtij punimi, Don Shtjefёn Kurtit, si subjekt i ligjit prej vitit 1946, kur ёshtё arrestuar, e deri nё vitin 1971, kohё nё tё cilёn ёshtё pushkatuar. Nga materialet qё sollёm me lart vlen tё theksohet se, Dom Shtjefёn Kurti, akuzohet se: “Në kohёn e okupacionit ka qenё agjent i Jakomonit e ka bashkёpunuar kundёr Lёvizjes N.-Çl. Se ka qenё anёtar udhëheqёs e organizues i organizatёs fashiste terroriste tё Sami Qeribashit ku, veproi si ndёrlidhёs i kёsaj me atё Demo-Kristiane nё Shkodёr, me kriminelёt e arratisur tё Veriut me atё tё Andon Dukagjinit dhe me agjentё tё reaksionit tё huaj. Se ka vepruar si agjent i reaksionit tё huaj i ka ndihmuar me vepra spiunazhi duke dorёzuar sekrete shtetёrore dhe ka nxitur shtetet e hua pёr ndёrhyrje tё armatosur pёr kundёr Pushtetit Popullor. Se ka bёrё kontrabandёn e monedhave tё huaja e duke fshehur 3000 e disa dollarё me qёllim qё tё mos i denonconte”.
Pasi faji i tij parashikohet si faj i ndёshkueshёm prej nenit 7, 2, 3, paragr.8, 9,10 tё ligjit 372, ёshtё parё e nevojshme tё gjykohet dhe nё pёrfundim te shqyrtimit gjyqёsor Prokuroria Ushtarake e Garnizonit te Tiranes, kёrkoi gjykimin e tij nё bazё tё nenit 3, parag. 5 tё Ligjit 372, nga ana e kёsaj Gjykate dhe mbasi i “faktohet“ faji pёr tё cilin akuzohet, vendoset ndёshkimi i tij, nё bazё tё neneve tё mёsipёrme dhe denimi i tij me 18 vjet heqje lirire.
Gjykata Ushtarake vendosi: Fajёsinё e fajtorit Don Shtjefen Kurti dhe ndёshkimin e tij me njёzet (20 ) vjet privim lirie, punё tё detyruar, humbjen e tё drejtave civile dhe politike pёr pesё vjet kohё.
Pavarёsisht strukturёs sё dispozitave penale tё sipёr cituara, sidomos nё lidhje me sanksionet e tyre, pasi secila mё vete parashikonte dёnim me vdekje dhe tё gjitha sё bashku, sigurisht do ta çonin nё litar “fajtorin” Don Shtjefёn Kurti, pas njё mbrojtje tё pёrkohshme mund tё themi, por gjithsesi mbrojtje, Prokurori Ushtarak kёrkoi vetёm 18 vjet burgim, ndёrsa Gjykata Ushtarake e dёnoi pёrfundimisht me 20 vjet burgim. E theksuam kёtё proçes gjyqёsor, pёr ta vёnё pёrballё njё proçesi tjetёr nё ngarkim tё Don Shtjefёn Kurtit, atё tё vitit 1971, pra 24 vjet mё pas, nё pёrfundim tё tё cilit ai do tё dёnohej me pushkatim nё moshёn 73 vjecare, pa faj!
Pa faj! Themi me siguri absolute se ёshtё dёnuar me pushkatim, pa shkelur asnjё ligj, asnjё ligj tё kohёs! Nuk mund tё gjendet sot as atёherё pёrveçse nё Shqipёri, njё gjyqtar, qё t’a merrte tё pandehur Dom Shtjefёn Kurtin pёr, tё gjitha veprimet e mosveprimet e tij, tё kryera prej ditёs qё ai ёshtё liruar nё vitin 1964, e deri nё pushkatimin e tij, bazuar nё ligjet e kohes nё fuqi. Ai nuk kishte konsumuar veprën penale të agjitacionit e të propagandё dhe aq mё pak veprёn penale tё sabotimit, pavarёsisht se ishte njё person i prekur nga regjimi komunist. Pra nuk kishte kryer krim, nё kuptimin siç e parashikonte ligji penal nё fuqi nё atё kohё. Pёrse? Sepse në Kodin Penal të vitit 1952 dhe atij tё vitit 1959, i cili ishte nё fuqi pa ndryshime nё vitin 1971, Neni 73 parashikonte:
Agjitacioni dhe propaganda kundër pushtetit popullor!
“Agjitacioni dhe propaganda që përmbajnë thirrje për të minuar ose dobësuar pushtetin popullor, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja për përhapje e shkrimeve me përmbajtje të tillë dënohen: me heqje të lirisë nga tre gjer në dhjete vjet, me ose pa konfiskim të pasurisë…”.
Nga leximi literal, kuptimor dhe integral i kёsaj dispozite, kuptojmë se agjitacioni dhe propaganda që bёhet për të minuar ose dobësuar pushtetin popullor, konsiderohet e konsumuar me përmbajtje te thirrjes, qё kuptojnëё se çdo mendim i shfaqur, nё biseda tё ndryshme me njё person, ose dhe me shumё persona, pa bёrё thirrje për të minuar ose dobësuar pushtetin popullor, nuk pёrbёn konusmim tё kёsaj vepre penale. Pra forma e kryerjes sё kёsaj vepre penale nuk janё bisedat, cilado qofshin ato, por thirrja. Nga studimi me imtёsi i dosjes se ndjekjes nga organet e Sigurimit, i dosjes sё hetimit nё gjendje arresti nё burg dhe i asaj tё gjykimit tё Don Shtjefёn Kurtit, nё asnjë rast tё vetёm ai nuk rezulton tё ketё bёrё thirrje për të minuar ose dobësuar pushtetin popullor. Megjithatë Drejtёsia e asaj kohe nuk u ndal deri në akuzimin dhe dёnimin e tij pёr kёtё vepёr penale, pasi ajo kishte pёr marzh maksimal dёnimin deri nё dhjetё vjet.
Por, pasi Partia e kёrkonte tё vdekur me pushkatim Don Shtjefёn Kurtin, u sajua njё tjetёr vepër penale qё e shpinte nё plumb atё, ajo e sabotimit. Po si erdhёm deri kёtu? Rezulton nga materialet qё gjendën nё dosjen nё ngarkim tё tij se Sigurimi i Shtetit, kishte rekrutuar nё atё zonё, fshatin Gurrez e pёrreth, disa bashkёpunёtorё, tё cilёt nё zbatim tё vijave tё ndryshme sjelljeje qё ju jepeshin, stimulonin ngjarje tё ndryshme tё bujshme, si helmatisja e ujit tё pijshёm, e furrave tё bukёs, e shkatёrrimit tё linjave tё ndryshme rrugore, tё tensionit, tё telefonisё, tё djegieve tё stallave tё bagёtive, tё bazёs ushqimore tё tyre si tё mullarёve tё barit, depove tё ndryshme etj., etj,, si dhe tё vёnies sё lёndёve eksplozive tё monumenteve tё ndryshme, si tё Stalinit, tё Skёndёrbeut, Vojo Kushit etj. Sado qesharake qё tё duken sot kёtoj lloj veprimesh, janё tё pasqyruara nё dosje, tё cilat aq sa do tё lejohet do t’i paraqesim me faksimile, pёr secilin rast mё vete. Sigurimi nёpёrmjet kёtyre bashkёpuntorёve, stimulonte kryerjen e kёtyre veprimeve sabotazhi, duke konsumuar fazat e komprometimit tё personave qё ai i piketonte për kryerjen e kёtyre veprimeve, por duke mos i kryer ato, pasi pёr dёnimin e personave qё ishte i interesuar Sigurimi, mjaftonte faza e pёrgatitjes dhe vepra penale konsiderohej e konsumuar.
Ndёrsa nё lidhje me minosjen e ndonjëё monumenti, lejonte qё tё kryhej nga kёta bashkёpuntorё, sё bashku me “viktimat”, qё planifikoheshin pёr t’u dёnuar mё vonё, si nё rastin e vendosjes sё lëndёs eksplozive nё monumentin e Stalinit nё Tiranё, nё vitin 1968. Sigurisht qё kryhej vetёm njё veprim stimulues me ndonjëё kapsolle qё Sigurimi e kishte pёrgatitur me kujdesin e duhur, duke i’u dhёnё kёtyre personave njё pako dinamiti nё dukje, por në të vihej vetёm njё kapsolle, pёr tё mos bёrё bujё, vetëm sa pёr t’u pёrdorur si provё pёr dёnimin e personave qё ishin planifikuar pёr t’u dёnuar. Me njё manovёr tё tillё, nё vitin 1958, kishin çuar nё pushkatim Pjetёr Mirin, njё person nga Gurezi, i cili ishte biri i njё familje tё nderuar tё asaj zone si dhe dёnuar disa tё tjerё, me anё tё kёsaj sajese. Tё njёjtin skenar pёrgatit Sigurimi i Shtetit edhe pёr Don Shtjefёn Kurtin nё vitin 1968 dhe njё vit me pas, pas arrestimit tё grupit qё u dёnua sё bashku me tё, pёr kёtё vepёr penale.
Fillimisht të arrestuarit e tjerë përveç Dom Shtjefën Kurtit, merren të pandehur për veprën penale të Vjedhjes parashikuar nga Neni 80 i K. Penal të kohës, dispozitë e cila mund të shërbente si bazë ligjore, vetëm nëse do të vërtetohej me akt ekspertimi përpjesëtimi i madh i vjedhjeve të tyre, por më vonë pushohet kjo akuzë për të gjithë, dhe të gjithë së bashku me Dom Shtjefën Kurtin, akuzohen për veprën penale të Sabotimit, parashikuar nga Neni 72 i K. Penal. Nga pikëpamja ligjore, akuza e vjedhjes së pasurisë socialiste, për të pandehurit e tjerë, duhej të ngrihej dhe qëndronte, sigurisht jo në përpjesëtime të mëdha, por nuk mjaftonte. Nuk mjaftonte pasi mbetej Prifti pa u pushkatuar me këtë formule, sepse ai nuk kishte vjedhur dhe i mbetej vetëm agjitacioni, por agjitacioni nuk e pushkatonte. Atëherë? Atëherë vjedhësit e pasurisë socialiste, duheshin shndërruar në sabotues, pasi vetëm kështu Prifti futet në valle me ata të tjerët. Dhe çfarë valleje se? Vetëm kështu Prifti e hiqte vallen e vdekjes!
Pas një viti torturash çnjerëzore, më 26 shkurt 1971, dosja hetimore i dërgohet Prokurorisë së Krujës për të aprovuar akt-akuzën. Procesin hetimor e kishte bërë hetuesi Iljaz Haxhiaj, i cili e kishte pyetur Dom Shtjefnin më datat: 12 qershor, 13 qershor, 17 qershor, 21 qershor, 15 korrik, 17 korrik, 18 korrik, 13 gusht, 23 gusht, 8 shtator, 11 shtator dhe 1 tetor të vitit 1930.
AKT-AKUZЁ
Kundёr tё pandehurve:
- Shtejfёn Jak Kurti
- Mark (Bardhok) Mark Nikolla
- Agostin Mark Preçi
- Pjetёr Mark Biba
- Zef Gjok Nishi
- Fran Nue Noci
Akuzohen pёr krimet e parashikuara nga neni 72 e 73/1 nё kombinim me nenin 12 tё Kordit Penal. I pandehur Pjetёr Biba, edhe pёr krimin e parashikuar nga neni 285/2 i Kodit Penal.
- Ndue Llesh Leti, pёr krimet e parashikuara nga nenet 73/1, 80/1 dhe 285/2 nё kombinim me nenin 12 tё Kodit Penal.
Organet e Punёve tё Brendshme dhe tё Prokurorisё sё Rrethit Krujё, gjatё vitit 1970, kanё arrestuar: Shtjefёn Kurtin, Mark (Bardhok) Mark Nikolla, Agostin Mark Preçi, Pjetёr Mark Biba, Zef Gjok Nishi, Fran Nue Noci, Ndue Llesh Leti, tё gjithё nga katundi Gurёz i rrethit tё Krujёs, pёr shkak se, nё bashkёpunim me njёri – tjetrin dhe me persona tё tjerё, prej kohёsh, kryenin vjedhje nё dёm tё ekonomisё sё kooperativёs bujqёsore “Ndoc Deda”, Fushё Milot, me qёllim qё tё arrinin nё shkatёrrimin dhe sabotimin e saj dhe se zhvillonin agjitacione e propagandё armiqёsore kundёr pushtetit, e cila synonte nё minimin dhe dobёsimin e pushtetit popullor.
Nga hetimet e zhvilluara, rezultoi se: I pandehuri Shtjefёn Kurti, elemtë me prejardhje dhe predispzocion armiqёsor, i dёnuar nё vitin 1946 me 20 vjet heqje lirie pёr tradhti ndaj atdheut si agjent nё shёrbim tё Zbulimit italian, liruar nga burgu nё vitin 1963, menjёherё, fillon aktivitetin e tij armiqësor kudёr pushtetit. Pёr kёtё, nё takimet ё tij me tё pandehurit e tjerё, si me: Mark (Bardhok) Markun, Pjetёr Bibёn, Zef Nishin, Agostin Preçin dhe Fran Nocin, mbasi njeh dhe bindet pёr predispozionin e tyre armiqёsor kundёr pushtetit, fillon tё zhvillojё me ta biseda amiqёsore, në filim pёr gjoja tё ardhurat e pakta qё merrnin nga puna nё kooperativen bujqёsore, bёnim krahasime ndёrmjet pronёs shoqёrore dhe pronёs private nё tё kaluarёn, pёr jetёn” e mirё” qё bёnim atje dhe jetёn “e keqe” sot ai dhe duke ditur pёr vjedhjet dhe shpёrdorimet qё kёta kryenin nё dёm të kooperatives bujqёsore, puna me ngulm, sistematiksht, jo me veçmas me secilin, por duke arritur tё mblidhen deri nё 5 veta; jo mё nё takime tё rastit nё rrugё, nё punë ose pas pune, por duke organizuar darka kolektive, siç ёshtё rasi nё shtpinё e tё pandeuhrit Pjetёr Biba dhe vetё nё dhomёn ku banonte i pandehuri Shtjefёn, nё te cilat kanё marё pjesё: Shtjefёn Kurti, Mark Marku, Pjetёr Biba dhe Zef Nishi.
Nё këto takime dhe tё ashtuquajtura darka, i pandehuri Shtjefёn Kurti, armik i vjetёr i pushtetit me urrejtjen mё tё madhe, zbraz idetё e tij kundёrrevolucionare duke paraqitur tek tё pandehurit e tjerё se rrёzimi i pushtetit popullor ёshtё i afёrt e çёshtje kohe. Mbi kёtё bazё, duke qenё i favorizuar nga kёto rrethana konkrete i pandehuri Shtjefёn Kurti, hedh parullёn kundёrrevolucionare “vidhni se merrni mundin dhe djersen tuaj” dhe u shpjegon se pёrmbysja e pushtetit popullor vjen duke u dobёsuar baza e tij ekonomike, populli tё marrё pak, tё bёhet i pakёnaqur, tё ngrihet vetё kundёr sistemit kooperativist pёr t’a shkatёrruar vetё atё. Dhe tё pandehurit, pёrpara se tё binin nё kontakt me Shtjefёn Kurtin, pёr njё periudhё tё gjatё kohe qё kanё vjedhur veçmas ose nё bashkёpunim me njёri- tjetrin, kanё kryer pёrvetёsime nё shumёn 24.257 lekё, ndёrsa kur kjo veprimtari merret nё dorё nga i pandehuri Shtjefёn Kurti, me qёllim qё tё sabotohet veprimtaria ekonomike nё kooperativёn bujqёsore e rrjedhimisht, populli vetё tё ngrihet kundёr kёtij sistemi, duke i bёrё tё tyre kёto ide edhe tё pandehurit: Mark Marku, Pjetёr Biba, Zef Nishi, Fran Ndoci, Agustin Preçi e tё tjerё, vjedhjet intensifikohen dhe shuma e pёrvetёsimeve pёr njё periudhё relativisht tё shkurtёr kohe (gjatё vjtёve 1968-1969) arrin nё shumёn e pёrvetёsimeve qё ishin kryer gjatё 10 vjetёve në 20/871 lekё.
I pandehuri Shtjfёn Kurti si nxitёs, frymёzues dhe pёrgjithёsisht udhёheqёs shpirtёror i kёsaj veprimtarie armiqёsore, pёr tё bindur tё pandehurin dhe pёr t’i bёrё koshient nё kryerjen e sabotimit ekonomik, i pёrpunon politikisht dhe ideologjikisht tё pandehurit e tjerё duke zhvilluar me ta biseda armiqёsore nga mё tё ndryshmet si:
– Tё dalёsh nё punё nё kooperativё dhe tё mos dalёsh ёshtё njёlloj, prandaj nuk duhet dalё nё punё:
– Nё kooperativё nuk shpёrblehet as puna e rёndё qё bёn;
– Sistemi kooperativist e varfёroi dhe e shkatёrroi fshatarin;
– Rendi nё Shqipёri do tё ndryshojё me ndёrhyrjen e forcave revizioniste e imperialiste si nё Çekosllovaki. Se nё vendin tonё nuk ka demokraci, ka diktaturё, nuk ka liri fjale e shtypi;
– Ka folur kundёr masave revolucionare qё ka marrё Partia si nё drejtim tё fesё, shkurtimit tё oborreve e bagёtive personale etj.
– Kanё dёgjuar e komentuar lajmet e radiostacioneve tё huaja;
– Kanё folur kundёr udhёheqjes sё partisё dhe tё shtetit;
– Kanё shfaqur dёshirёn pёr tu arratisur jashtё shtetit nё Jugosllavi.
Karakteristikё qё vёrteton verbёrimin e tё pandehurit Shtjefёn Kurti nga urrejtja e tij kundёr pushtetit popullor ёshtё fakti se nuk mjafton vetёm tё bindё tё aktivizojё Mark Markun, Agustin Preçin, Pjetёr Bibёn, Zef Nishin, dhe Fran Ndocin, por duke qenё nje antisocialist i tёrbuar, i bisedon vajzёs Dava Biba se, po tё arratisen do ta marrin me vete dhe do ta futin nё shkollë, pёr t’u bёrё murgeshё. I pandehuri, pёr tё kthyer tё kaluarёn, nuk kursen asnjё mjet kundёr pushtetit popullor.
Duke analizuar faktet e mbledhura nё çёshtjen penale nё ngarkim tё tё pandehurve, provohet se:
Tё pandehurit: Mark Marku, Agustin Preçi, Pjetёr Biba, Zef Nishi, Fran Ndoci dhe Ndue Leti, tё gjithё me pёrbёrje armiqёsore. Tё deklasuar ose qё tё afёrmit e tyre kanё luftuar kundёr pushtetit popullor e janё dёnuar nga gjyqet tona e rrjedhimisht edhe tek tё pandehurit e sipёrpёrmendur ёshtё krijuar urrejtja e luftёs sё klasave, e cila tek kёta konkretisht u shpreh nё dёshiren e tyre tё flaktё pёr tё ndryshuar dhe zёvёndёsuar pushtetin popullor me njё pushtet qё tё pёrkrahё tё pasurit dhe pronen private. Ja baza qё i bashkon kёta pё pandehur dhe qё duke qenё nё takime me njёri – tjetrin secili shpreh mendime, dёshira, kёrkesa dhe propozojnё qё nё fund tё fundit tё luftojnё pushtetin popullor.
Kёshtu p.sh., kur i pandehuri Mark Marku, Fran Ndoci, Ndue Leti e tё tjerё dёgjojnёnё radiot e tyre ndonjё lajm si veprimin fashist tё revizionistёve sovjetikё ndaj popullit çekosllovak, tek kёta tё pandehur fuqizohet shpresa, lulёzon entuziazmi se njё veprim i tillё mund tё ndodhё edhe mbi Shqipёrinё., ose duke qenё tё brumosur, te pёrpunuar dhe tё frymёzuar nga kontaktet e tyre me tё pandehurin Shtjefёn Kurti, kur shikojnё nё jetё konkretizimin e parullёs sё Partisё “Populli ushtar” dhe masat e marra pёr stёrvitjet e ndryshme mёsimore qё bёn ushtria dhe populli bashkё, kёta tё pandehur i komentojnё si shfaqje tё dobёsisё tё pushtetit popullor, duke mburrur forcёn e vendeve armiq tё Republikёs Popullore tё Shqipёrisё.
Duke qenё tё pёrgatitur nё kёtё mёnyrё si armiqё tё tёrbuar, tё pandehurit vёnё nё jetё me zell tё madh dhe urrejtje tё pashoqe mёsimet e armikut tё popullit, Priftit Katolik, tё pandehurit Shtjefёn Kurti, qё nёpёrmjet pёrvetёsimeve tё dobёsojnё bazёn ekonomike tё kooperativёs bujqёsore dhe kёtё fakt e arrijnё jo vetёm me sendet qё kёta pёrvetёsojnё vetё në pasurinë shoqërore të kooperativës Fush-Milot por, duke transmetuar parullën armiqësore të të pandehurit Shtjefën Kurti, nxisin përkrahin dhë mësojnë që të vjedhin edhe persona të tjerë. Kjo gjallërohet në atë masë sa që shuma e përvetësimeve nga të gjithë të pandhurit srrin në 45.128 lekë duke përjashtuar përvetësimet e kryera nga persona të tjerë që kanë bashkëpunuar edhe me të pandehurit, por që nuk janë marrë në përgjegjësi penale. Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016