• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, May 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 10 Qershor 2022

Kalendari Historik 01 Qershor 2022

1878 – U themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, qe një organizim politik i parisë së katër vilajeteve shqiptare në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës. Qëndrimet fillestare të Lidhjes, në krye të komitetit qendror të së cilës ishte Iljaz pashë Dibra, u parashtruan në Kararname. Në këtë dokument prijësit shqiptarë theksonin synimin e tyre që të ruanin dhe mbanin integritetin e territoreve të Perandorisë Osmane në Ballkan në mbështetje të Portës. Megjithatë qëndrimet dhe projekti i Lidhjes përvijoi ndryshe duke përshfaqur rrymat e brendshme.

 

1916 – Revolta Arabe kundër Perandorisë Osmane u shpall zyrtarisht nga Husein bin Ali, Sharif i Mekës. Qëllimi i revoltës ishte të krijonte një shtet të vetëm të unifikuar dhe të pavarur arab që shtrihet nga Alepo të Sirisë, deri në Gjirin e Adenit në Jemen, të cilin britanikët kishin premtuar ta njihnin si të tillë. Revolta përfundoi me sukses.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

 

1924 – Fashistët rrëmbejnë dhe vrasin liderin socialist italian Giacomo Matteotti në Romë. Më 30 maj 1924, ai foli hapur në Parlamentin Italian duke pohuar se fashistët kryen mashtrime në zgjedhjet e mbajtura kohët e fundit dhe denoncuan dhunën që ata përdorën për të fituar vota. Njëmbëdhjetë ditë më vonë ai u rrëmbye dhe u vra nga fashistët.

 

1926 – Vdes në moshën 73 vjeçare, Antoni Gaudi. Gaudi, ishte një arkitekt katalanas i njohur si eksponenti më i madh i modernizmit spanjoll. Punimet e Gaudit kanë një stil shumë të individualizuar, arkitekturor dhe dekorativ. Shumica janë të vendosura në Barcelonë, përfshirë punën e tij kryesore, në kishën e Sagrada Familias.

 

 

1942 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryhet Masakra e Lidices, si një hakmarrje për vrasjen e guvernatorit nazist të Pragës, Reinhard Heydrich. Rreth 340 njerëz të pafajshëm nga Lidicetë Çekisë vdiqën për shkak të hakmarrjes naziste gjermane. Ku midis të cilëve ishin 192 burra, 60 gra dhe 88 fëmijë. Pasi mbaroi lufta, vetëm 153 gra dhe 17 fëmijë u kthyen të gjallë në fshat.

 

1959 – Lindi në Reggiolo, Carlo Ancelotti. Ancelotti,  është një ish-futbollist profesionist italian dhe një trajner. Ancelotti është një nga tre menaxherët që ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve UEFA (dy herë me Milanin dhe një herë me Real Madrid), dhe një nga drejtuesit që ka arritur me këto skuadra në katër finale.

 

 

1967 – Përfundon Lufta Gjashtë Ditore. Izraeli dhe Siria bien dakord për armëpushim. Egjipti dhe Jordani ranë dakord për një armëpushim në 8 qershor, Siria u pajtua në 9 qershor, dhe armëpushimi u nënshkrua me Izraelin 24 orë më pas. Lufta Gjashtë Ditore, ishte një nga konfliktet më të mëdha të zhvilluara në LIndjen e Mesme brënda një kohe shumë të shkurtër.

 

1980 – Kongresi Kombëtar Afrikan në Afrikën e Jugut publikon një thirrje për të luftuar për lirimin e  liderit të tyre të burgosur, Nelson Mandela. Kongresi Kombëtar Afrikan është partia politike qeverisëse e Republikës së Afrikës së Jugut. Ajo ka qenë partia në pushtet pas aparteidit, duke fituar çdo zgjedhje që nga atëherë.

 

 

2003 – The Spirit Rover është nisur, duke filluar misionin e NASA’s Mars Exploration Rover. Misioni i NASA’s Exploration Rover, ishte një mision hapësinor robotik që përfshin dy rovera të Marsit, Spiritt dhe Opportunity që eksplorojnë planetin Mars. Të dyja roverët tejkaluan misionet e tyre të planifikuara të 90 ditëve diellore.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me gjenialitetin e saj si violiniste dhe drejtuese e orkestrës së grave në kampin nazist të Aushvicit, Alma Rose i magjepsi SS-ët, por ata e…”/ Historia tragjike e vajzës me origjinë hebreje

Next Post

“Të nxirren të dhënat për N. Lucin e S. Kelmendin, për aktet diversioniste ndaj përfaqësive tona jashtë…” / Raporti sekret i Sigurimit në ’83-in, për ‘grupin’ që do vriste Enver Hoxhën në Krujë

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Të nxirren të dhënat për N. Lucin e S. Kelmendin, për aktet diversioniste ndaj përfaqësive tona jashtë…” / Raporti sekret i Sigurimit në ’83-in, për ‘grupin’ që do vriste Enver Hoxhën në Krujë

“Të nxirren të dhënat për N. Lucin e S. Kelmendin, për aktet diversioniste ndaj përfaqësive tona jashtë…” / Raporti sekret i Sigurimit në ’83-in, për ‘grupin’ që do vriste Enver Hoxhën në Krujë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!