• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Një libër për Rikard Ljarjen, ikonën e kinematografisë shqiptare

Një libër për Rikard Ljarjen, ikonën e kinematografisë shqiptare
Një libër për Rikard Ljarjen, ikonën e kinematografisë shqiptare
Një libër për Rikard Ljarjen, ikonën e kinematografisë shqiptare
Një libër për Rikard Ljarjen, ikonën e kinematografisë shqiptare

Nga Arta Marku         

Memorie.al /“Me artin jam marrë që në moshën 6-vjeçare, kur prindërit e mi, me mendimin për të më dhënë një kulturë të përgjithshme më kishin futur në rrethet muzikore, për piano. Por edhe pse studiova për shumë vite muzikë, madje duke qenë muzikant jo i keq, duke arritur deri në orkestrën simfonike të Prenk Jakovës, si fagotist, kur mbarova gjimnazin në 1960, më doli e drejta e studimit për matematikë-fizikë. Natyrisht këtë gjë nuk e pranova pasi ëndrra ime ishte të bëhesha aktor”.

Kështu do t’i rrëfente Rikard Ljarja në një intervistë, Dashnor Kaloçit.

Diku tjetër rrëfimin e tij e vijon me atë që Marash Hajati do ta quante “flakareshi”. Djali i ri dhe i pashëm, sidomos i lumtur që kishte fituar konkursin për shkollën e lartë të dramës, po ecte rrugës së Elbasanit, diku aty ku asokohe ishte ai që i thoshin libri ndërkombëtar. Përballë i shfaqet Prenk Jakova. Do të ish dashur t’i buzëqeshte djaloshit, ta uronte për ngjarjen e rëndësishme të jetës së tij, por, përkundrazi dukej nervoz dhe as që u përpoq ta fshihte. Me gjasë para sysh kishte koncertet që e kishin ngjitur në skenë Rikardin, duke luajtur në fagot.

Gjithashtu mund të lexoni

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

-Po ti a nuk prite sa të hapej dega e muzikës në Institutin e lartë që të vijoje për muzikë!? – ia pat muzikanti në vend që ta përgëzonte për fitoren aktorin e ardhshëm.

-U skuqa, s’fola, vetëm heshta. – kujton Rikardi.

Me gjasë kish qenë njëfarësoj një humbje ekuilibri. Edhe muzikën e kishte brenda vetes, a duhej prioritizuar

Dilemat sidoqoftë do të merrnin fund një ditë. Shumë shpejt aktori do ta shihte veten në apogje. Deri atij çasti, madje as më vonë, nuk kishte për ta harruar këshillën e babait: “Teatër do të luash, shumë fytyra do të vesh e do të heqësh në skenë, por tënden ruaje me zotësi, me burrëri me personalitet…”

Kështu historia vetëm sa fillon, Rikard Ljarja është në krye të një rruge në të cilën ecja nuk është aspak horizontale, përkundrazi është thellësisht ngjitëse…

Vijon një epokë e artë kur Rikard Ljarja do të skiconte portretin e një artisti të mrekullueshëm, të preferuar nga regjisorët, të adhuruar nga publiku.

***
“Rikard Ljarja me botën e tij të brendshme në rrugën e filmit shqiptar, më shumë se asgjë ka interpretuar heshtjen. Po po heshtjen.”

Kur e lexova të shkruar nga Marash Hajati më goditi fort. S’kisha mundur ta artikuloja vetë, por të lexuar tashmë e gjykova si një interpretim jashtëzakonisht të saktë dhe tejet identifikues.

“Heshtjen, – vijon Marash Hajati, – me atë psikologjinë e qëndrimit befasues përballë partnerit, përballë episodit, përballë shikuesit. Ato vegime gjithnjë më janë dukur, e ashtu kanë qenë, depërtime të aktorit përtej imagjinatës së skenaristit. Me këtë ai është bërë INTERPRETUESI I MADH I HESHTJES. Kudo heshtja e tij, kur ka qenë nevoja, ka folur më fuqishëm sesa fjala”…

Pra DRAMA QË LUANTE RIKARD LJARJA, ZHVILLOHEJ THELLË BRENDA TIJ e ndoshta prandaj shprehej aq e fuqishme.

Rikard Ljarja, ishte aktori, madje super-aktori. Vështirë që dikush të kërkojë ta kundërshtojë.
Rikard Ljarja ishte regjisori. Rikard Ljarja ishte muzikanti gjithashtu. Jo thjesht se mund të luante në vegla të ndryshme por sepse muzika ishte pjesë e rëndësishme brenda tij. Rikard Ljarja pikturonte edhe pse më së shumti e bënte për veten. Rikard Ljarja ishte edhe shkrimtar…

Në intervistën e fundit që pata bërë me të, i them:

-Tashmë si shkrimtar jeni… – mendimin vetëm sa e fillova në këtë mënyrë por ai nuk më la ta çoja deri në fund.
-Prit një minutë, – më tha. – Në librin para këtij e kam shkruar një faqe për të thënë se kush jam unë si shkrues. Nuk e mbaj mend tekstualisht por thelbi është se nuk pretendoj të jem shkrimtar. Për mua fjala shkrimtar është një fjalë e madhe…”

Në fakt ai është autori i disa librave në prozë që kanë zënë vend mirë në bibliotekat tona. Kurse unë, refuzimin për ta quajtur veten shkrimtar, më shumë se sa shenjë modestie e lexova si një shenjë respekti ndaj letërsisë. Se fundja ta duash letërsinë, ta duash artin, ta duash kulturën duke qenë brenda saj, do të thotë, së pari, ta respektosh atë.

Edhe kur Sokrati tha se “Unë di një gjë që s’di asgjë”, me gjasë nuk ishte duke shprehur modesti por respekt ndaj dijes dhe dëshirë të thellë për të shkuar drejt thelbit.

Sidoqoftë RIKARD LJARJA ishte artisti shumëpërmasor, një figurë e dashur arti e po aq në planin njerëzor. Një figurë që njihet por që megjithatë zbulimi nuk ka të mbaruar.

Në funksion të zbulimit, së fundmi ka mbërritur në librari “RIKARDI – nuk kam asnjë peng” – një mundësi njohjeje e mëtejshme. Një përmbledhje shkrimesh të Rikardit dhe për Rikardin.

“Një libër malli, kujtimi dhe respekti” – e përcakton e shoqja, Marjeta Ljarja.

***
Për Rikardin në të gjitha përmasat e tij;
Për FJALËN, LOJËN, IMAZHIN, TINGULLIN që e karakterizojnë;
Për sheshet e xhirimit dhe teatrin “shenjtërinë e tij”;
Për librat dhe leximet;
Për shkrimet dhe botimet;
Për titujt që janë në bibliotekë dhe titullin e fundit të shtuar;
Për njeriun, kolegun, mikun;
Për bisedat dhe rrëfimet që i ruan kujtesa…
Nisur nga libri “RIKARDI – NUK KAM ASNJË PENG”,
me studiuesin e kinematografisë, Josif Papagjonin,

sonte, 19:00 në RTSH1

BIBLIOTEKË

 

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Jugosllavi, takohu me Hasan Bllacën dhe thuaj; mos prisni gjë nga Shqipëria, por lidhuni me Gjermaninë Perëndimore, se ata për Kosovën…”!/ Përgjimet e “Korabit”, për Myrteza Bajraktarin

Next Post

Kalendari Historik 06 Maj 2022

Artikuj të ngjashëm

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 5, 2025
  MOS ZBUKURONI FERRIN!
Art & Kulture

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

June 4, 2025
“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë…” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut
Art & Kulture

“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë…” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut

June 4, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“I ‘infektuar’ nga ‘Lufta e Trojës’, nga Homeri dhe Eskili, shkrimtari Kadare, me ‘Përbindëshin’, shënoi ngjitjen në nivelin më të mirë të letërsisë europiane, pasi…”/ refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës.

June 3, 2025
“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm
Art & Kulture

“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm

June 2, 2025
“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur
Art & Kulture

“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur

June 2, 2025
Next Post
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

Kalendari Historik 06 Maj 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!